Botë

Hong Kong: Kineastët të shqetësuar nga ligji i censurës

Published

on

Një ligj i ri i propozuar që do të injektojë elementë të sigurisë kombëtare në sistemin e censurës në Hong Kong ka shqetësuar kineastët e qytetit. Ligji u lejon zyrtarëve qeveritarë fuqinë retrospektive të ndryshojnë miratimet e ekspozitës të lëshuara më parë dhe parashikon tre vjet burg në rast të shkeljes, transmeton UBT News.

“Ne jemi shumë të shqetësuar”, tha Tenky Tin, kryetar i komitetit ekzekutiv të Federatës së Kineastëve të Hong Kongut, për revistën Variety. “Shqetësimi ynë më i madh është nëse do të shkelim ligjin!”.

“Ka shumë pyetje. Ne kemi pasur takime me zyrtarë, kryesisht për t’i pyetur se çfarë lejohet dhe çfarë jo… Por qeveria nuk ka qenë në gjendje të japë ndonjë përgjigje konkrete”, tha Mabel Cheung, një regjisore dhe producente e filmit e njohur në Hong Kong, për transmetuesin RTHK të mërkurën.

Ajo gjithashtu shprehu shqetësimet për propozimin që kineastët të mos kenë mekanizëm apelimi nëse censorët thërrasin kundërshtime të sigurisë kombëtare. Rruga e tyre e vetme është përmes një shqyrtimi gjyqësor në gjykatë.

Regjisorë të tjerë thonë se ligji i ri sjell rreziqe më të mëdha për investitorët. Kjo mund të bëjë që fondet për industrinë të ‘thahen’.

Ka shqetësime serioze nëse incidentet e trilluara, të tilla si krimi, sfidat ndaj policisë ose terrorizmi, mund të çojnë në probleme të sigurisë kombëtare për kineastët, tha ai.

Tin përmendi rastin në vitin 2018 kur dy krijues u shpallën fajtorë për posedim parash të falsifikuara, sepse kartëmonedhat imituese që ata siguruan për filmin kriminal “Trivisa” dukeshin shumë realiste, pavarësisht se ishin shënuar qartë si të falsifikuara. Në të ardhmen, një rast i tillë mund të konsiderohet një shkelje e sigurisë kombëtare, përcjell UBT News.

Gazeta Ming Pao shkroi se Autoriteti i Censurës së Filmit ka miratuar tashmë një qasje më ndërhyrëse, që të kujton rregullatorët e Kinës kontinentale!

Gazeta raportoi se filmit të shkurtër “Far From Home” iu tha të shkurtonte 14 skena dhe këshilloi të ndryshonte titullin e tij. Censori gjithashtu donte të shtonte një paralajmërim se aktivitetet e përshkruara në film mund të jenë kriminale.

Pavarësisht shtrëngimit të qeverisë mbi sektorin krijues, Tin pohon se situata në Hong Kong “nuk është akoma aq ekstreme sa ajo në Kinën kontinentale”.

Ende ka liri në Hong Kong, tha ai. “Ne thjesht shpresojmë se nuk do të vazhdojë të përkeqësohet, dhe gjërat mund të qetësohen një ditë”.

Ai shtoi se para se të pengohen nga kjo që ndoshta do të vije në vend, shumë regjisorë të Hong Kongut kanë emigruar nga qyteti.

Sipas statistikave, rreth 90,000 njerëz janë larguar përgjithmonë nga qyteti në 12 muajt që kur u vendos Ligji për Sigurinë Kombëtare.

“Ky është një fakt, por kjo është zgjedhja e tyre”, tha Tin./UBTNews

Aktualitet

Trump pretendon “armëpushim energjetik” mes Rusisë e Ukrainës, Kievi raporton sulme të reja

Published

on

By

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Rusia dhe Ukraina kanë rënë daktord për një “armëpushim energjetik” me efekt të menjëhershëm, mirëpo pa dhënë detaje shtesë për marrëveshjen.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shpreh i papritur nga ky njoftim, por konfirmoi se Kievi është i gatshëm të pezullojë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse nëse Moska bën të njëjtën gjë. Megjithatë, menjëherë pas deklaratës së Trump-it, Zelensky akuzoi Rusinë se goditi me dronë një central elektrik në Kiev dhe objekte energjetike në Kharkiv, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Kërkesa e Trump-it ndaj Ukrainës për ndalimin e goditjeve mbi rafineritë ruse lidhet me një marrëveshje për importin e naftës dizele ruse, e cila ka pezulluar përkohësisht disa sancione me synim uljen e çmimeve të karburantit në SHBA përpara zgjedhjeve të mesmandatit. Kjo iniciativë ka nxitur kritikave të ashpra nga Zelensky, zyrtarë evropianë dhe politikanë amerikanë. Nga ana tjetër, Britania e Madhe, Franca, Kanadaja dhe BE-ja kanë shprehur mbështetje për idenë e një armëpushimi të qëndrueshëm energjetik, ndërsa Moska ende nuk ka bërë ndonjë koment zyrtar. /BBC/

Continue Reading

Lajmet

Rritet në pesë numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Stamboll, përfundojnë kërkim-shpëtimet

Published

on

By

Ka arritur në pesë numri i personave të vdekur nga shembja e tre kateve të një pallati shtatëkatësh në lagjen “Cevizli” të zonës Maltepe, në anën aziatike të Stambollit, pasi nga rrënojat u nxorën edhe tre trupa të tjerë.

Sipas njoftimit zyrtar të Prefekturës së Stambollit, katër persona ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa një i pestë vdiq në spital nga plagët e marra. Operacionet e kërkim-shpëtimit u përmbyllën zyrtarisht sot në orën 06:15 pas gjetjes së trupit të fundit, ndërsa në vendngjarje po vazhdon pastrimi i rrënojave.

Si masë paraprake sigurie, autoritetet kanë evakuuar 55 banorë nga tre ndërtesa fqinje, prej të cilëve 44 persona janë strehuar përkohësisht në hotele.

Ndërkohë, shkaqet e shembjes mbeten nën hetim të rreptë. Ekspertët kanë marrë mostra të betonishtes dhe armaturës metalike për analiza, ndërsa policia ka arrestuar arkitektin e ndërtesës dhe përgjegjësin e kantierit të ndërtimit. Ministri i Brendshëm, Mustafa Çiftçi, konfirmoi përmbylljen e fazës së kërkimeve dhe u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave. /TRT/

Continue Reading

Aktualitet

Sulme me raketa në aeroportin e Riadit: Tre të vrarë, pezullohen fluturimet

Published

on

By

Të paktën tre qytetarë sauditë kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e dy sulmeve në aeroportin ndërkombëtar “Mbreti Khalid” në kryeqytetin saudit, Riad, ka njoftuar autoriteti i aviacionit civil të mbretërisë.

Sipas raportimeve, sulmi i parë kishte në shënjestër objektet e aeroportit, ndërsa i dyti goditi një aeroplan të linjës ajrore “Saudia”. Burime nga aeroporti bëjnë të ditur se mbetjet e raketave të kapura nga sistemi mbrojtës kanë rënë mbi njërin nga terminalet. Në rrjetet sociale janë publikuar pamje të një avioni Airbus A320 duke u djegur në pistë, i cili sipas raportimeve të medieve ishte i parkuar dhe pa pasagjerë.

Si pasojë e këtyre zhvillimeve dhe situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, kompania ajrore “Lufthansa” ka njoftuar pezullimin e të gjitha fluturimeve drejt Riadit deri më 16 tetor.

Përgjegjësinë për sulmet dyshohet se e mbajnë kryengritësit Huthi të mbështetur nga Irani, të cilët së fundmi kanë paralajmëruar se objektet e naftës dhe infrastruktura strategjike në Arabinë Saudite mund të jenë shënjestra të ardhshme të goditjeve të tyre. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

Në Gjermani vriten dy zyrtarë gjatë një kontrolli rutinë të armëve, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Policia gjermane ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të së premtes një burrë rreth të 60-ave, i cili dyshohet se ka qëlluar për vdekje dy zyrtarë të qarkut gjatë një kontrolli rutinë të armëve të zjarrit në Berngau të Bavarisë.

Sipas autoriteteve, viktimat janë dy nëpunës civilë të distriktit Neumarkt — një burrë 54-vjeçar dhe një grua 45-vjeçare. Megjithëse fillimisht u raportua se zyrtarja kishte mbetur e plagosur rëndë, policia më vonë konfirmoi se ajo ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.

Pas sulmit pasditen e së enjtes, i dyshuari u ngujua për orë të tëra brenda një ndërtese. Policia rrethoi zonën, udhëzoi banorët të qëndrojnin brenda shtëpive dhe angazhoi njësitë e forcave speciale. Pavarësisht thirrjeve të policisë për t’u dorëzuar, i dyshuari refuzoi dhe paralajmëroi rezistencë.

Gjatë ndërhyrjes së forcave speciale ku u përdorën edhe eksplozivë, 60-vjeçari mbeti i plagosur lehtë në këmbë nga një plumb i policisë dhe më pas u vu në pranga. Ai ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa motivet e këtij krimi mbeten ende të panjohura. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara