Kulturë

Historia e jashtëzakonshme e Tomas EdisonIt

Shpikjet e Edisonit e transformuan rrënjësisht qytetërimin modern.

Published

on

Tomas Alva Edison, ishte një shpikës unik, dhe ndikimi i tij mund të ndihet ende sot në jetën tuaj të përditshme. I lindur në Ohajo të ShBA-së më 11 shkurt 1847. Shpikjet e Edisonit, ku përfshihet edhe përsosja e llambës elektrike dhe gramafonit, e transformuan rrënjësisht qytetërimin modern, dhe ndihmuan që shekulli XX-të të bëhej një nga epokat teknologjikisht më progresive në historinë e njerëzimit.

Përveç llambës elektrike, ishte autor i shumë shpikjeve të tjera

Ndërsa kontributi më i qëndrueshëm i Edisonit në jetën moderne, do të mbetet përgjithmonë llamba inkandeshente, ai mori gjithsej 1093 patenta për shpikjet që realizoi së bashku me stafin e tij. Disa nga shpikjet e Edisonit përfshinin:fonografin, makinerinë e parë që mund të kapte dhe riprodhonte zërin; stilolapsin me shabllon, një instrument shkrimi i fuqizuar nga energjia elektrike; transmetuesin prej karboni, që përmirësoi volumin dhe qartësinë e zërave në telefon. Po ashtu, ai gjithashtu ndihmoi në përmirësimin e shpikjeve ekzistuese, si treguesi i aksioneve dhe telegrafi automatik.

Pati shumë fëmijë, të cilët i edukoi me të gjitha mënyrat me dashurinë për dijen

Në dy martesat e tij, e para me Meri Stilluell nga viti 1871 dhe deri në vdekjen e saj në vitin 1884, dhe e dyta me Mina Miller në vitin 1886, Edisoni pati 6 fëmijë:Merion, Tomas EdisonXhunior, Uilliam, Medlin, Çarls dhe Teodor. Ai u përpoq të rrënjoste tek secili prej fëmijëve dashurinë për dijen, edhe pse metodat e tij nuk ishin gjithmonë të këndshme.

Kështu kur e pyeste për detyrat e shtëpisë çdo mëngjes, Edisoni e prekte Medlin me një lugë të nxehtë në dorë, nëse ajo do të përgjigjej shumë ngadalë apo gabim. Por një mjedis i tillëishte me sa duket shumë toksik për një nga djemtë e tij, Tomas Edison Xhunior.

Ky e e braktisi shkollën përgatitore që në moshën 17-vjeçare, dhe më vonë u sulmua ngamedia për propagandimin e shpikjeve të dyshimta si “Vitalizer”, një kapele, për të cilin ai pretendoi se e bënte të mendohej më shpejt cilindo që e mbante në kokë.

U akuzua për ekzekutimin e një elefanti për qëllime eksperimentale

Në vitet 1890, fuqia elektrike e rrymës direkte (DC) e Edisonit po konkurronte për epërsi me fuqinë e rrymës alternative (AC) të Nikola Teslës. Gjatë kësaj kohe, Edisoni dhe mbështetësit e tij argumentuan se AC ishte e rrezikshme, dhe u përpoqën ta vërtetonin këtë duke goditurkafshët me këtë rrymë.

Sigurisht, edhe rryma direkte DC mund të vriste po aq lehtë. Në vitin 1903, energjia elektrike u përdor për të vrarë Topsin, një elefant cirku që ishte dënuar me vdekje, pasi kishte vrarë një spektator. Megjithëse Edison akuzohej shpesh për ekzekutimin e kafshës, një artikull i Smithsonian në vitit 2017, pretendon se ai nuk ka pasur dijeni mbi atë ngjarje

“Menlo Park” ishte një vend triumfesh dhe tragjedish

Kur Edison ishte 28 vjeç, ai bleu një fermë në Raritan Taunship, Nju Xhersi, të cilën e përdori si shtëpi dhe laborator. Pikërisht aty përgjatë një dekade, Edisoni dhe stafi i tij shpikën më shumë se 400 artikuj. Por ai vend ishte edhe vendndodhja e disa tragjedisë. Kështu gruaja e parë e Edisonit, Meri, vdiq nga një mbidozë e morfinës në vitin 1884, ndërsa po përpiqej të menaxhonte dhimbjet pas lindjes së fëmijës së tyre të tretë.

Pas asaj ngjarjeje Edison u zhvendos nga atje, duke e shkatërruar shtëpinë dhe objektet përreth. Qyteti u riemërua Edison në vitin 1954. Sot në “Menlo Park” gjendet Qendra TomasEdison, ku vizitorët mund të shohin disa nga shpikjet e shkencëtarit të madh.

Disa nga vëllezërit e motrat e tij patën një fat të keq

Tomas Edison kishte 6 vëllezër e motra, Merion, Uilliam, Harriet, Karlil, Samuel dhe Eliza.

Kur Edison lindi në Milano të Ohajos në vitin 1847, ai ishte fëmija i shtatë dhe i fundit i prindërve Samuel Edison dhe Nensi Edison.

Fatkeqësisht, Edisoni nuk pati mundësinë të njihte të gjithë vëllezërit e motrat e tij. Nga 7 fëmijët e prindërve të tij vetëm 4 mbijetuan deri në moshë madhore. Karlil, Samuel dhe Eliza, vdiqën që kur ishin fëmijë të vegjël.

Lufta Civile e SHBA-së, nxiti interesin e Edisonit për shpikjet

Kur Tomas ishte 7 vjeç, familja e tij u zhvendos me banim në Port Huron, Miçigan. Edisoniishte një nxënës i pa interesuar për shkollën, ndaj u arsimua në shtëpi nga nëna e tij. Në moshën 15-vjeçare, ai vendosi të udhëtonte në mbarë SHBA–në, duke dërguar dhe marrë mesazhe përmes telegrafit për trenat dhe Ushtrinë e Unionit gjatë Luftës Civile. Ajo përvojë frymëzoi edhe pasionin e tij të përjetshëm për shpikjet.

Sëmundja ishte çuditërisht një faktor kyç në suksesin e tij

Edison vuajti që nga fëmijëria nga probleme të theksuara me dëgjimin. Askush nuk është saktësisht i sigurt se çfarë i shkaktoi ato. Edhe pse vetë Edison fajësoi një drejtues treni, që nënjë rast e ngriti në ajër duke e kapur nga veshët, dhe duke i shkaktuar në këtë mënyrë dëme tëpariparueshme.

Më shumë gjasa, infeksionet e veshit ndikuan në aftësinë e tij për të dëgjuar. MegjithatëEdisoni thoshte se humbja e dëgjimit, i dha aftësinë e tij të jashtëzakonshme për t’u përqendruar shumë në çdo detyrë që kishte në dorë.

Citate të famshme të Tomas Edison:

“Gjeniu është 1 për qind frymëzim, dhe 99 për qind djersë”.

“Vlera e një ideje, qëndron tek përdorimi i saj”.

“Unë nuk kam dështuar. Sapo kam zbuluar 10.000 mënyra që nuk do të funksionojnë!”./bota.al

Kulturë

Dokumentari si formë rezistence ndaj apatisë

Published

on

By

Në edicionin e katërt të “Dokudaily”, vëmendja përqendrohet te kinemaja si një formë rezistence ndaj apatisë dhe mënyrë për t’iu qasur më nga afër realitetit.

Në këtë numër, Mark Cousins propozon përdorimin e filmit dokumentar si një mënyrë për ta parë dhe kuptuar botën, ndërsa diskutimi shtrihet edhe në çështje të rëndësishme që lidhen me kinemanë bashkëkohore.

Mes temave të trajtuara janë pronësia mbi historitë dhe mënyra se kush ka të drejtë t’i tregojë ato, përdorimi i gjuhës në kinematë kombëtare, si dhe reagimet e njerëzve ndaj përdorimit të inteligjencës artificiale (AI).

“Dokudaily” ndalet gjithashtu te puna e ekipit të mikpritjes, i cili përshkruhet si “motori i padukshëm” që qëndron pas atmosferës dhe humorit të veçantë të këtij aktiviteti.

Përmes këtyre temave, edicioni i katërt e vendos dokumentarin në qendër të një diskutimi më të gjerë mbi shoqërinë, identitetin, teknologjinë dhe mënyrën se si kinemaja mund të sfidojë indiferencën.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Etno Fest: Dita e gjashtë sjell traditën e Istogut, artin e familjes Grubi dhe teatrin e Shkodrës në Kukaj

Published

on

By

Nata e gjashtë e festivalit “Etno Fest” në fshatin Kukaj u karakterizua nga një gërshtim i traditës autoktone, muzikës klasike dhe artit skenik, duke mbledhur artistë e dashamirës të kulturës nga treva të ndryshme.

Sipari i mbrëmjes u hap me performancën e Etno Ansamblit “Vullkani i Istogut”, i cili solli në skenë këngë, valle dhe motive tradicionale të trevës së Istogut.

Programi vazhdoi me një koncert artistik të interpretuar nga Blerim Grubi, Nita Grubi dhe Arjana Kuriu Grubi, të cilët sollën një frymë me finesë muzikore për pranishmit.

Ngjarja qendrore e mbrëmjes ishte shfaqja teatrore “Pesë fytyrat e heshtjes”, me regji të Ilir Bokshit, e realizuar nga trupa e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës. Shfaqja trajtoi tema komplekse njerëzore, me fokus te dhuna familjare dhe përjetimet e pathëna.

Aktivitetet e ditës së gjashtë u përmbyllën në orët e vona me “Etno Nejën”, ku grupi “Melodia e Vjetër” interpretoi pjesë nga repertori i traditës muzikore e shpirtërore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Monodramë, Dokumentarë dhe Muzikë: Çfarë shënoi ditën e tretë të “Etno Fest”

Published

on

By

Dita e tretë e festivalit “Etno Fest” solli një gërshetim të arteve skenike, trashëgimisë kulturore dhe kujtesës kolektive, duke përfshirë shfaqje teatrale, demonstrime tradicionale, dokumentarë historikë dhe muzikë live.

Programi artistik nisi me monodramën “No Surprises”, me regji të Endrit Gashit dhe interpretim të Ergjan Mehmetit. Shfaqja u prezantua përmes një qasjeje skenike interesante, duke trajtuar përjetimet e individit, raportin e tij me realitetin bashkëkohor dhe dimensionin emocional të dashurisë.

Në kuadër të promovimit të trashëgimisë kulturore u prezantua etno-performanca “Zeje në zhdukje: Farkëtari”. Përmes demonstrimit praktik të mjeshtërisë së farkëtimit, performanca vuri në pah rëndësinë e ruajtjes dhe transmetimit të zanateve tradicionale.

Mbrëmja vazhdoi me shfaqjen e dy dokumentarëve me tematikë nga historia e Kosovës:

“Ferdonija” me autorë Gazmend Bajri dhe Shkurte Dauti: Një rrëfim për historinë dhe qëndresën e Ferdonije Qerkezit nga Gjakova, e cila jeton me kujtimin e bashkëshortit dhe katër djemve të saj të humbur gjatë luftës.

“Pesë lulet, një notë e humbur” me autor Fatlum Haziri: Dokumentar që trajton temën e helmimeve të nxënësve në shkollat e Kosovës gjatë viteve ’90, i ndërtuar mbi dëshmi, intervista dhe materiale arkivore.

Aktivitetet e ditës u përmbyllën me “Etno Nejën”, ku interpretoi grupi “Ardian Behrami CIPA & Band”, duke sjellë përpunime muzikore për publikun pranishëm. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Folklor, energji epike dhe balet modern në natën e dytë të “Etno Fest-it”

Published

on

By

Nata e dytë e edicionit të 16-të të “Etno Fest-it” nisi me Ansamblin “Devolli” nga Korça, i cili solli për publikun valle tradicionale devolliane, veshje autoktone dhe harmoninë e lojës instrumentale ku dominonte klarineta.

Programi vazhdoi me aktorin Armend Baloku dhe shfaqjen e tij mbështetur në veprën monumentale të Gjergj Fishtës, “Lahuta e Malësisë”. Permes një interpretimi me ekspresivitet e temporitëm dinamik, ai përcolli fuqishëm historinë dhe mesazhin aktual të Fishtës “Lidhnju bashkë si kokrrat në shegë”, duke i shtuar mbrëmjes dozën e adrenalinës kombëtare.

Më pas, kompania Dance Theatre nga Gjergj Prevazi prezantoi shfaqjen e baletit “Void” (Bosh). Lëvizjet e precizuara të balerinave Katerina Goga dhe Chiara Xoxi përcollën përmes gjuhës së trupit përpjekjen për të mposhtur apatinë e zbrazëtinë përmes artit. Mbrëmja u përmbyll te “Qilimi fluturues i gjyshes” me performancën e grupit “NA” dhe DJ Cabo, duke gërshetuar muziken tradicionale me atë moderne. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara