Lajmet

Haxhiu: Pakoja e ligjeve pritet të dërgohet në Kuvend brenda shtatorit

Published

on

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, sot ka takuar krerët e institucioneve të drejtësisë lidhur me Reformën në Drejtësi, në të cilin takim prezent ishin përfaqësues të Këshillit Gjyqësor, Gjykatës Supreme dhe përfaqësues ndërkombëtar.

Ministria e Drejtësisë, njofton se përkundër ftesës për përfaqësuesit e sistemit prokurorial, të njëjtit munguan në takim.

Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu tha se pakoja e ligjeve që rrjedhë nga Deklarata e Përbashkët e Zotimeve në mes të institucioneve të drejtësisë pritet të dërgohet në Kuvend brenda muajit shtator në mënyrë që të përmbyllet Reforma në Drejtësi.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe redaksi

Tutje ministrja Haxhiu kërkoi që në afat sa më të shpejtë, akterët e reformës në drejtësi, t’i përcjellin komentet e fundit mbi aktet e finalizuara në mënyrë që të njëjtat të diskutohen dhe adresohen në punëtorinë e fundit e cila planifikohet të mbahet në fillim të muajit shtator.

“Edhe njëherë shprehu vullnetin tim si ministre e Drejtësisë për ta adresuar sa më shpejtë dhe profesionalisht Reformën në Drejtësi”, tha ministrja Haxhiu.

Gjatë diskutimit, përfaqësues të sistemit gjyqësor dhe partneret ndërkombëtar, shprehën mirënjohjen për arritjet e deritanishme në këtë proces të rëndësishëm reformues, gjithashtu duke u shprehur të gatshëm për kontributin dhe mbështetjen tutje në finalizimin e akteve përkatëse normative.

Në fund ministrja Haxhiu tha se në këtë proces ka qenë i rëndësishëm angazhimi i përbashkët për përmbushjen e obligimeve që rrjedhin nga Deklarata e Përbashkët e Zotimeve për çka falënderoi të gjithë akterët kontribuues, ndërsa shprehu indinjatën e saj për mungesën e vullnetit të KPK-së për të realizuar reformën në drejtësi./UBTNews/

Lajmet

Numërohen 100% e votave të rregullta

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 100 për qind të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Bazuar në këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke rrëmbyer 433 mijë e 394 vota.

Partia Demokratike e Kosovës radhitet e dyta me 184 mijë e 318 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës nga ana tjetër ka siguruar 119 mijë e 201 vota.

Ndërkohë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marr gjithsej 49 mijë e 698 vota.

Continue Reading

Lajmet

Komuna e Prishtinës thërret seancë të jashtëzakonshme

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për të martën.

Seanca ka të bëjë me “propozim-vendimin për miratimin paraprak të listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënien në shfrytëzim në vitin 2026”.

Seanca do të mbahet nga ora 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një vajzë dhe një i mitur në Fushë Kosovë

Published

on

By

Dy raste të zhdukjes janë raportuar nga Policia e Kosovës. Njëri nga rastet është një ku një vajzë është zhdukur në Fushë Kosovë mbrëmjen e 26 dhjetor, ndërsa rasti tjetër po ashtu në Fushë Kosovë por që bëhet fjalë për një të mitur.

Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e kunatit ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh.

Rasti tjetër është në “Më 29.12.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”.

Continue Reading

Lajmet

Kallas thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë

Published

on

By

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, ka bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe është shprehur se mirëpret angazhimin me autoritetet zyrtare të Prishtinës.

Kallas ka konfirmuar se Bashkimi Evropian po ecën drejt heqjes së masave ndaj Kosovës. Në këtë kuadër, ajo ka përsëritur se 216 milionë euro ndihmë financiare janë lëshuar tashmë pas transferimit të rregullt të qeverisjes lokale pas zgjedhjeve të fundit lokale, ndërsa synohet lirimi i 205 milionë eurove shtesë në fillim të vitit të ardhshëm.

Në deklaratën e lëshuar pas ditës së zgjedhjeve në vend, Kallas ka porositur se Qeveria e re duhet të dyfishojë përpjekjet për reformat shumë të nevojshme që lidhen me Bashkimin Evropian. Ajo ka vlerësuar se procesi zgjedhor tregoi një angazhim të fortë ndaj parimeve demokratike.

Thirrje të veçantë, Kallas i ka bërë përbërjes së re të Kuvendit që, menjëherë pas formimit, të ratifikojë marrëveshjet që lidhen me Planin e Rritjes.

“Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një instrument me afat të kufizuar kohor, i miratuar për periudhën 2024–2027, dhe është në interesin e Kosovës që ratifikimi të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur, për të shfrytëzuar plotësisht të gjitha mundësitë që ofron ky plan, në dobi të popullsisë së saj”, ka thënë përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Ajo gjithashtu ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbetet e vetmja rrugë që të dyja palët të avancojnë në proceset e tyre evropiane.

“Presim që të gjitha detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme të Dialogut, të zbatohen pa vonesa dhe pa parakushte të tjera”, ka nënvizuar Kallas, duke rikonfirmuar gatishmërinë për të organizuar një takim në nivelin më të lartë politik sapo kushtet ta lejojnë një gjë të tillë, shkruan në rtklive transmetuesi publik.

Pas procesimit të rezulateve preliminare në platformën e KQZ-së, LVV ka fituar 49.30% të votave, e pasuar nga PDK me 21.01% dhe LDK me 13.59%, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sipas këtyre rezultateve ka marr 5.68% të elektoratit.

Continue Reading

Të kërkuara