Lajmet

Haxhiu: Norvegjia i largoi nga përdorimi, Vitia i pranoi donacion vaksinat COVID-19

Published

on

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kërkuar të ketë më shumë përgjegjësi në çështjen e vaksinimit ndaj Covid-19.

Ai apeloi tek qytetarët që të kenë më shumë kujdes kur vie tek aplikimi i dozave të vaksinës, për shkak të raportimeve të skadencës, duke iu referuar pranimit nga Ministri Arben Vitia, të vaksinave AstraZeneca si donacion nga Norvegjia, përcjell klankosova.tv.

”Tani 16 muaj po përballemi me pandeminë Covid-19, dhe këtu një punë të jashtëzakonshme që nga fillimi i pandemisë, ka bërë stafi shëndetësor”.

”Vaksinat AstraZeneca u pranuan me shumë vonesë nga Qeveria e Kosovës. Në bazë të raportimeve, thuhet se këtyre vaksnave afati i skadencës iu kalon në qershor dhe korrik. Bazuar në vendimin e EMA-s, shumë vende të BE-së kanë larguar përdorimin e AstraZeneca për përdorim nën moshën 60 vjeç”.

”Pra, Norvegjia i largoi nga përodrimi, Ministri Vitia i pranoi ato vaksina. Pra për të mbrojtur shëndetin e tyre, kërkoj tek qytetarët që para vaksinimit të shiqojnë mirë vendimin e OBSH-së dhe rregullatorëve të barnave, çdo vaksinë e prodhuar me procedurë emergjente, afatin e përdorimit”.

Lajmet

​Mashtrimi diplomatik i Beogradit – OKB demaskon rrenën e Gjuriqit për presidenten Osmani

Published

on

By

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka përgënjeshtruar ashpër pretendimet dhe gënjeshtrat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, si dhe të mediave pro-qeveritare në Serbi, të cilat gjatë javës së kaluar orkestruan një fushatë të tërë dezinformimi kundër pjesëmarrjes së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Gjuriq doli me akuza të pabazuara, duke pretenduar se Osmani ishte “futur fshehurazi” në ndërtesën e OKB-së, duke përdorur kinse një leje hyrjeje të marrë nga një shtet tjetër.

Kjo gënjeshtër u shpërnda me tërbim nga mediat si Tanjug, RTS, Politika, Blic, Informer dhe Alo, të cilat i dhanë jehonë të madhe, duke e paraqitur si të vërtetë absolute dhe duke e mbështjellë me tituj senzacionalistë.

Por e vërteta nuk vonoi të dalë në dritë: vetë Organizata e Kombeve të Bashkuara e rrëzoi këtë mashtrim publik.

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stéphane Dujarric, në një deklaratë për portalin serb ‘Raskrikavanje’, hodhi poshtë kategorikisht akuzat e Gjuriqit dhe të mediave serbe, duke sqaruar se delegacioni i Kosovës ka qenë plotësisht i akredituar dhe në përputhje të plotë me rregullat e OKB-së, shkruan RTV Dukagjini, transmeton KosovaPress.

Nuk pati asnjë problem me delegacionin e Kosovës, të gjithë kishin leje të vlefshme,” – tha në menyrë të prerë Dujarric./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

UBT ofron 20 për qind bursë për programin Master në E Drejta Komerciale për punonjësit e institucioneve të drejtësisë

Published

on

UBT po ofron një mundësi të veçantë për profesionistët dhe punonjësit e institucioneve të drejtësisë në Kosovë. Me bursën prej 20 për qind në programin Master (LLM) në E Drejta Komerciale -Tregtare, të gjithë zyrtarët dhe profesionistët e fushës së drejtësisë kanë mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre akademike, të zhvillojnë aftësi praktike dhe të përfitojnë nga një program modern dhe multidisiplinar që adreson sfidat komplekse të së drejtës tregtare dhe menaxhimit ligjor.

Ky program synon të zhvillojë ekspertizën e studentëve në aspekte të avancuara të së drejtës tregtare, duke u fokusuar në interpretimin kritik të strukturave dhe parimeve të shoqërive tregtare, kuadrit ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe menaxhimin e proceseve gjyqësore dhe kontraktuale në një mjedis biznesi gjithnjë më kompleks dhe global.

Objektivat kryesore të programit LLM në E Drejta Komerciale:

  • Zhvillimi i njohurive të thelluara në të drejtën tregtare: Studentët do të mësojnë interpretimin kritik të shoqërive tregtare, qeverisjen dhe shpërbërjen e tyre.
  • Përvetësimi i metodologjive kërkimore të avancuara: Programi ofron aftësi për të kryer kërkime shkencore dhe analizuar të dhëna ligjore në mënyrë kritike.
  • Kuptimi i thelluar i së drejtës së kontratave afariste: Analizimi i krijimit, ekzekutimit dhe shkeljes së kontratave tregtare.
  • Krahasimi i kuadrove ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare: Njohuri mbi pronësinë intelektuale, financat dhe bankat, konkurencën, falimentimin dhe arbitrazhin tregtar në kontekstin evropian dhe global.
  • Menaxhimi kreativ i të drejtave të pronësisë intelektuale: Zhvillimi i zgjidhjeve për patentat, markat, të drejtat e autorit dhe sekretet tregtare.
  • Analiza e të drejtave të shoqërive tregtare dhe të ligjeve afariste: Kuptim i avancuar mbi etikën e biznesit, kontratat tregtare dhe tregun e brendshëm të BE-së.
  • Zgjidhja e problemeve në qeverisjen korporative dhe përgjegjësinë sociale: Trajtim i çështjeve komplekse të qeverisjes dhe ndikimi i tyre në performancën e biznesit.

Përfitimet për studentët:

  • Njohuri të avancuara në struktura ligjore dhe procedura gjyqësore.
  • Aftësi për të menaxhuar ekipe në simulime të proceseve gjyqësore tregtare.
  • Ekspertizë në hartimin e kontratave tregtare dhe analizimin kritik të fenomeneve dhe tendencave ligjore.
  • Gatishmëri për të zhvilluar projekte kërkimore dhe analiza në fushën e së drejtës tregtare.

Programi LLM në E Drejta Komerciale i UBT-së është ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare dhe ofron mundësi specializimi në fusha të tilla si:

  • E-drejtësia dhe transaksionet E-Commerce
  • Qeverisja e korporatave dhe përgjegjësia sociale
  • Të drejtat digjitale dhe privatësia
  • Etika në biznes
  • Tregu i brendshëm i BE-së dhe konkurrenca

Me laboratorë modernë, staf akademik me përvojë ndërkombëtare dhe mundësi mobiliteti në universitete partnere, UBT siguron një eksperiencë akademike dhe profesionale të plotë.

Ligjëratat do të zhvillohen me orar fleksibël, duke u përshtatur me nevojat e profesionistëve që tashmë janë aktivë në tregun e punës.

Misioni i programit: Të edukojë profesionistë të kualifikuar dhe etikë, të pajisur me njohuri të avancuara në drejtësinë komerciale, duke kontribuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë dhe rajon.

APLIKO TANI ONLINE dhe përfito nga bursa 20 për qind për punonjësit e institucioneve të drejtësisë për të qenë pjesë e këtij programi inovativ dhe avancuar në E Drejta Komerciale.

Continue Reading

Lajmet

Plakolm pas takimit me Osmanin: Qeverisja e mirë e bashkëpunimi janë kruciale për të ardhmen e Kosovës në BE

Published

on

By

Ministrja e shtetit austriak për Evropën, Claudia Plakolm, po qëndron për një vizitë në Kosovë, ku edhe është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Plakolm në profilin e saj zyrtar ka shkruar se kanë biseduar për stabilitetin, qeverisjen e mirë dhe bashkëpunimin rajonal.

Për politikanen austriake të gjitha këto janë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës në Evropë.

Kënaqësi të takoj Presidenten Vjosa Osmani në Kosovë. Diskutuam rëndësinë e stabilitetit, qeverisjes së mirë dhe bashkëpunimit rajonal. Të gjitha janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës në Evropë”, ka shkruar ajo./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Profesoresha e UBT-së, Dr. Blertë Zylfiu – Latifi publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare Journal of Stomatology

Published

on

Profesoresha e Fakultetit të Stomatologjisë në UBT, Dr. Blertë Zylfiu – Latifi, ka publikuar punimin shkencor me titull “Kosovar Dentists’ Knowledge on Oral Cancer” në revistën ndërkombëtare Journal of Stomatology (Poloni). Artikulli është botuar në vëllimin 78, numrin 3 të vitit 2025 dhe është i qasshëm në format Open Access përmes DOI.

Ky studim ka për qëllim të vlerësojë nivelin e njohurive të dentistëve kosovarë për kancerin oral, duke u fokusuar në njohuritë diagnostike, faktorët e rrezikut dhe aftësitë për identifikimin e lezioneve të hershme. Hulumtimi është zhvilluar me 147 dentistë të përfshirë në programet e specializimit në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës (QKSUK), dhe ka arritur një përgjigje prej 93.19% nga pjesëmarrësit.

Rezultatet tregojnë se dentistët specializantë në Kosovë kanë një nivel mesatarisht të kënaqshëm të njohurive mbi diagnostikimin e kancerit oral, ndërsa vërehet nevoja për arsimim të vazhdueshëm dhe trajnime profesionale në këtë fushë. Studimi thekson rëndësinë e edukimit të dentistëve në parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit oral, si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar kujdesin shëndetësor oral në vend.

Punimi është realizuar në bashkëpunim me Dr. Olsa Alku – Latifi, ndërsa është miratuar nga Oda e Stomatologëve të Kosovës (Ref. Nr. 12, 25.05.2021) në përputhje me Deklaratën e Helsinkit.

Ky publikim përbën një tjetër arritje të rëndësishme për UBT-në, duke dëshmuar angazhimin e stafit akademik në kërkimet shkencore me ndikim ndërkombëtar dhe në përmirësimin e praktikave klinike në stomatologji.

Continue Reading

Të kërkuara