Lajmet

Haxhiu: Na duhet mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm që ta votojmë mandatarin

Published

on

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se tashmë janë në pritje të hapave të radhës drejt themelimit të qeverisë së re, pas konstituimit të pjesshëm të Kuvendit.

Në një konferencë për media, Haxhiu theksoi se është urgjente thirrja e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Këshillit të Përgjithshëm, në mënyrë që të votohet mandatarin dhe të procedohet me hapin e radhës institucional.

Na duhet mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm që ta votojmë mandatarin, e pastaj Arbërie Nagavci ta dërgojë emrin e kryeministrit Kurti te presidentja Osmani e mandej presim që presidentja të veprojë në emër të funksionimit demokratik. Unë jam e bindur që ata do të mbajnë mbledhjen të jashtëzakonshme dhe të shpejtë, për shkak të rrethanave që jemi”, tha Haxhiu.

Ajo kritikoi opozitën për mosgatishmëri për bashkëpunim, veçanërisht në rastin e zgjedhjes së Nenad Rashiqit në kryesinë e Kuvendit.

Nuk mund që Kuvendi të mbetet peng i Listës Serbe, apo ndonjë subjekti politik që refuzon të marrë përgjegjësi. Është vërtetë për të ardhur keq që nga 52 deputetë të opozitës, as edhe 4-5 vota për të përkrahur Nenad Rashiqin. Rashiq është një përfaqësues shumë i moderuar dhe që angazhohet për integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës”, u shpreh Haxhiu.

Më tej, ajo shtoi se mazhoranca është e vendosur të ecë përpara me formimin e institucioneve, duke mos lejuar që vullneti i qytetarëve të bllokohet nga interesa politike apo veprime të minorancës.

Ne nuk do të lejojmë që pakicat të bllokojnë funksionimin e institucioneve. Presim hapat e radhës drejt themelimit të institucioneve të tjera, përfshirë këtu natyrisht qeverinë. Kosova ka nevojë për institucione funksionale, përfaqësim të denjë, koha e lojërave e pazareve ka përfunduar”, theksoi nënkryetarja e Kuvendit.

Tutje, nënkryetarja e Kuvendit tha se Rashiq assesi nuk mund të futet në të njëjtin thes me Listën Serbe.

“Unë mendoj që Lista Serbe dhe zoti Rashiq assesi nuk mund të vendosen në të njëjtin thes. Në këtë drejtim zoti Rashiq, nuk mund të futet në të njëjtin thes me Listën Serbe, sepse kryetari formal i saj ka kryer sulm terrorist në Republikën e Kosovës”, u shpreh Haxhiu.

Rajoni

Osmani kujton nisjen e bombardimeve të NATO-s: Aleancat t’i ruajmë sa lirinë

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar përvjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore të Serbisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka vlerësuar lart ndërhyrjen e aleancës që i dha fund shtypjes ndaj popullit të Kosovës.

“27 vjet më parë, kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO veproi. Kosova nuk harron”, ka shkruar presidentja.

Ajo ka theksuar se aleancat që mbrojnë lirinë duhet të ruhen me të njëjtin përkushtim si vetë liria.

Në kuadër të këtij përvjetori, presidentja Osmani ka shpërndarë edhe fjalimin historik të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, përmes të cilit ai kishte dhënë urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese 78-ditore.

Video:

Continue Reading

Sport

Sot luan Kosova U19: Dardanët e rinj përballen me Armeninë

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e moshave nën 19 vjeç do të zbresë sot në fushë për t’u ballafaquar me përfaqësuesen e Armenisë. Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian të UEFA-s për këtë grupmoshë.

Sipas agjendës zyrtare, takimi ndërmjet Armenisë U19 dhe Kosovës U19 do të zhvillohet me fillim nga ora 11:00. Përballja do të luhet në Turqi, konkretisht në kompleksin sportiv “Arslan Zeki Demirci”.

Ky ballafaqim shihet si një mundësi e rëndësishme për dardanët e rinj që të tregojnë formën e tyre në arenën ndërkombëtare dhe të kërkojnë rezultat pozitiv në kuadër të grupit kualifikues.

Lista e 11-shes startuese të Kombëtares së Kosovës U19 kundër Armenisë.

Continue Reading

Vendi

Kosova në ditën e dytë të përgatitjeve: sot seanca vendimtare para udhëtimit

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës po numëron minutat deri në nisjen e seancës së dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, e cila është planifikuar të fillojë sot në orën 11:00.

Pas grumbullimit të djeshëm ku u vu theksi te motivimi dhe rigjenerimi i lojtarëve, dita e sotme pritet të jetë përcaktuese për skemat taktike që përzgjedhësi Franco Foda do të aplikojë ndaj Sllovakisë.

Në stërvitjen e paradites së sotme, pritet që grupi të jetë i plotë në fushë, përfshirë edhe gjashtë futbollistët që dje punuan vetëm në palestër. Ky është momenti kyç ku stafi teknik do të testojë gjendjen fizike të lojtarëve pas ngarkesave me klubet e tyre, duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për gjysmëfinalen e “play-off”-it për Botërorin 2026.

Edhe pse përballja me Sllovakisë shihet si një pengesë e vështirë, energjia pozitive që ka rrethuar kampin dardan që nga dita e parë jep shpresë për një rezultat historik. Pas përfundimit të stërvitjes së sotme, ekipi do të ketë një pasqyrë më të qartë mbi gjendjen e lojtarëve të lënduar dhe formacionin që do të kërkojë fitoren në Bratislavë të enjten mbrëma.

Continue Reading

Lajmet

I dyshuari në kërkim për plagosjen me armë zjarri në Prishtinë

Published

on

By

Një person është plagosur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, pas një incidenti me armë zjarri rreth orës 20:45, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës

Me të mbërritur në vendngjarje, ekipet e emergjencës dhe policia gjetën viktimën me lëndime trupore, i cili u dërgua menjëherë për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

Ndonëse policia ka arritur të identifikojë personin e dyshuar për këtë sulm, ai ende nuk është rënë në pranga dhe po kërkohet intensivisht nga autoritetet.

Hetuesit kanë nisur punën në terren për të mbledhur dëshmitë dhe provat e nevojshme, ndërkohë që rasti po hetohet në koordinim me prokurorin si lëndim i rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje.

Continue Reading

Të kërkuara