Kulturë

Harry dhe Meghan, të ftuar në kurorëzimin e Mbretit Charles III

Kjo pavarësisht marrëdhënieve të tyre të tensionuara me familjen mbretërore.

Published

on

Princi Harry dhe Meghan Markle morën një ftesë për të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles III, pavarësisht marrëdhënieve të tyre të tensionuara me familjen mbretërore.

“Mund të konfirmoj se Duka ka marrë së fundmi korrespondencë me email nga zyra e Madhërisë së Tij në lidhje me kurorëzimin”, tha një zëdhënës i çiftit për The Sunday Times. “Një vendim i menjëhershëm nëse Duka dhe Dukesha do të marrin pjesë nuk do të zbulohet nga ne në këtë moment”.

Mbreti Charles III do të kurorëzohet zyrtarisht më 6 maj, një datë që disa besojnë se është zgjedhur për të shkaktuar një konflikt për Princin Harry dhe Meghan, pasi është ditëlindja e 4-të e djalit të tyre, Archie.

Burimet mbretërore i thanë Page Six muajin e kaluar se çifti do të ftoheshin në ceremoni, pavarësisht tensioneve./UBTNews/

Lajmet

DioGuardi, Cloyes DioGuardi dhe Steven Powles vizitojnë Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

Published

on

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Dr. Blerina Rogova Gaxha, ka pritur në takim ish-kongresmenin amerikan dhe themeluesin e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL), Joseph J. DioGuardi, këshilltaren për çështjet e Ballkanit në këtë organizatë, Shirley Cloyes DioGuardi, si dhe juristin britanik Steven Powles KC, specialist i së drejtës penale ndërkombëtare, krimeve të luftës dhe të drejtave të njeriut.

Sipas Bibliotekës Kombëtare, takimi ishte një mundësi për të shprehur mirënjohje për kontributin shumëvjeçar të tyre në mbështetje të Kosovës dhe të drejtës së popullit të saj për liri, demokraci dhe pavarësi.

Joseph dhe Shirley DioGuardi, që nga themelimi i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në vitin 1989, kanë luajtur rol në sensibilizimin e institucioneve amerikane dhe opinionit publik për çështjen e shqiptarëve të Kosovës.

Ndërkaq, Steven Powles KC kishte punuar në Kosovë në vitin 1999 me International Crisis Group, në kuadër të angazhimeve për hetimin e krimeve të luftës të kryera gjatë konfliktit.

Përmes angazhimit të tyre me Kongresin e Shteteve të Bashkuara, institucione të ndryshme dhe figura politike, ata kanë kontribuar në forcimin e vëmendjes ndërkombëtare ndaj çështjes së Kosovës.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës e ka vlerësuar takimin si një moment kujtese, nderimi dhe mirënjohjeje për personalitetet që, sipas saj, i kanë qëndruar pranë Kosovës në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ka vdekur Eqrem Kryeziu, ish-kryetar i Prizrenit dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës

Published

on

Ka ndërruar jetë Eqrem Kryeziu, ish-kryetar i Komunës së Prizrenit, ish-nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Prizrenit, i cili ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Kryeziut.

Ai e ka vlerësuar Kryeziun si një prej figurave të rëndësishme të jetës politike dhe publike të Prizrenit dhe të LDK-së.

“Për vite me radhë, ai dha kontributin e tij në shërbim të qytetit, qytetarëve dhe vendit”, ka shkruar ai, duke theksuar se Kryeziu, përmes angazhimit të tij politik dhe institucional, ka lënë gjurmë në historinë e Prizrenit dhe të LDK-së.

Eqrem Kryeziu ka mbajtur disa poste politike dhe institucionale, ndërsa ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës në disa mandate.

Për vdekjen e tij janë shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit, miqtë, bashkëpunëtorët dhe strukturat e LDK-së./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

Published

on

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se Kalaja e Prizrenit do të mbyllet përkohësisht për vizitorët, për shkak të fillimit të punimeve për zbatimin e masave emergjente.

Sipas njoftimit, mbyllja do të zgjasë dy javë, duke filluar nga 25 gushti 2026.

Vendimi është marrë nga Njësia Menaxhuese e Kalasë së Prizrenit, me miratimin e Institutit Arkeologjik të Kosovës, me qëllim krijimin e kushteve të sigurta gjatë zhvillimit të punimeve.

Ministria ka bërë të ditur se për çdo ndryshim sa i përket afatit të mbylljes dhe rihapjes së kalasë për vizitorë, publiku do të njoftohet me kohë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bibliotekës Kombëtare të Kosovës i shtohet botimi i ri “La Scanderbeide”

Published

on

Koleksioneve të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës u është shtuar botimi i vitit 2025 i veprës “La Scanderbeide: Edizione integrale commentata” të Margherita Sarrocchi-t.

Botimi është përgatitur nga Olimpia Gargano dhe është publikuar nga Centro di Cultura e Storia Amalfitana, në serinë Biblioteca Amalfitana.

“La Scanderbeide” konsiderohet një vepër e rëndësishme e letërsisë italiane të shekullit XVII dhe poema e parë epike e shkruar nga një grua në letërsinë italiane të asaj periudhe. Vepra e Sarrocchi-t e vendos figurën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në kontekstin e letërsisë evropiane dhe dëshmon jehonën e tij përtej botës shqiptare.

Botimi i vitit 2025 ka rëndësi të veçantë pasi sjell një edicion të ri dhe më të qasshëm të veprës për lexuesit dhe studiuesit.

Sipas Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ky pasurim i koleksioneve përbën një burim me interes të veçantë për studiuesit e letërsisë, historisë, albanologjisë dhe marrëdhënieve kulturore shqiptaro-italiane./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara