Lajmet

Haradinaj: Ikja e përgjegjësisë nga Kurti na solli te sanksionet

Kështu deklaroi ai në takim me mediat dhe shoqërinë civile.

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur tryezën e diskutimit me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave, lidhur me situatën politike në vend.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se takimi është i dobishëm për sensibilizim të brendshëm.

“Shumë mirë që secili nga ne, veçanërisht të gjithë ata që kanë mundësi të kontriuojmë në një sensibilizim të mëtejmë. Një sensbizilim i brendshëm është i dobishëm, e nxit një ballafaqim qoftë me situatën që krijohet, me vështirësitë që kalojmë. Mirëpres rolin e secilit dhe secilës nga përgjegjesitë tona që ta ndihmojmë një sensibilizim të brendshëm të sfidave që po kalojmë”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se edhe pse politika nuk i ka dhënë efektet e veta në paralajmërim të rreziqeve, shoqëria civile e ka dhënë provimin.

“Ne kemi vlerësuar se agresioni i paprovokuar i Rusisë në Ukrainë dhe lufta, një luftë kundër drejtës ndërkombëtare, ka ndërruar edhe mënyrën e të menduarit dhe vepruarit. Detyra e jonë në Kosovë ka qenë se si mund të gjendemi ne pas një situate të reja. Me kujdesin më të madh e kemi marrë një pozicion jo aq të lehtë. Kemi kuptuar që njohja finale në rrethanat të tashme, në kualitetin tonë si palë, është e pamundshme. E kemi përkrahur marrëveshjen e planit franko-gjerman”, ka deklaruar ai.

Kreu i AAK-së ka shtuar se shefi i ekzekutivit ka ikur nga përgjegjësia.

“Ajo që ka ndodhur së fundmi shohim një ikje nga përgjegjësia nga kryetari i qeverisë, që na solli te sanksionet. Në kohën kur kemi përkrahur marrëveshjen, ne kemi zhvilluar një dialog me palë, në terren me palë. Tani, diskutimet që po ndodhin tani prej partive të tjera edhe kjo që sot po ndodhë janë ndihmesë për senzibilizim”, ka përfunduar Haradinaj.

Bashkimi Evropian ka njoftuar të shtunën (1 korrik) se kanë hyrë në fuqi masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës. Sipas BE-së, është pezulluar puna e organeve të MSA-së dhe programi i fondeve IPA.

Lajmet

Spiropali: Prekazi na kujton se liria ka çmim

Published

on

By

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, vizitoi sot Prekazin, ku u përul në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, së bashku me Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Ajo u prit në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari.

Gjatë vizitës, Spiropali theksoi rëndësinë e vendimit të familjes Jashari për të mos u dorëzuar dhe reflektimin mbi çmimin e lirisë.

“Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë. Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon të jemi të denjë.”

Kjo vizita thekson lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe respektin për sakrificën që bëri të mundur lirinë e vendit.

Continue Reading

Lajmet

Elisa Spiropali për vizitë zyrtare në Kosovë, takime me krerët e shtetit

Published

on

By

Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ajo fillimisht do të pritet në takim nga homologu i saj, Glauk Konjufca, i cili njëherësh mban edhe postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e MPJD-së.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Spiropali do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Albin Kurtin në orën 12:35 dhe me pas me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Në agjendën e saj janë paraparë gjithashtu takime me kryetarë të partive parlamentare në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare

Published

on

By

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.

Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.

“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes  Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

 

Continue Reading

Të kërkuara