Kulturë

Hapet ekspozita e të rinjve shqiptarë dhe serb lidhur me ballafaqimin me të kaluarën dhe dialoun ndërkulturor

Published

on

Është hapur ekspozita e 30 të rinjve nga komuniteti serb dhe shqiptar në Kosovë, në lidhje me ballafaqimin me të kaluarën dhe dialogun ndërkulturor, organizuar nga Youth Initiative for Human.

Drejtoresha e organizatës, Marigona Shabiu tha se Kosova ka nevojë për platforma që kanë në fokus bashkëpunimin mes shqiptarëve dhe serbëve. Sipas saj, ky është një prej aktiviteteve të shumta të organizatës, që ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit mes të rinjve në Kosovë.

Ajo u shpreh se përmes platformave të tilla synojnë të kontribuojnë në krijimin e një shoqërie më paqësore, më të drejtë dhe më të barabartë.

“Jemi shumë të kënaqur që arrijmë të krijojmë platforma të tilla ku të rinjtë dhe të rejat takohen, bashkëbisedojnë, dialogojnë me njëri-tjetrin dhe krijojnë shoqëri të reja, krijojnë shoqëri të reja dhe kanë mundësi të bashkëpunojnë dhe prezantojnë para publikut punime të ndryshme qoftë artistike, që kanë fokus rritjen e bashkëpunimit mes shqiptarëve dhe serbëve. E shohim që kjo është shumë e nevojshme sidomos në shoqërinë tonë dhe kemi shumë nevojë për aktivitete të tilla ku të rinjtë kanë mundësi të njohin njëri-tjetrin”, tha ajo.

30 të rinj nga komuniteti serb dhe shqiptar në Kosovë të moshës 16-30 vjeç kanë shkëmbyer përvoja dhe kanë mësuar në lidhje me ballafaqimin me të kaluarën dhe dialogun ndërkulturor në Programin e Shkëmbimit Rinor IV (YEP IV).

Pjesëmarrësit janë ndarë në 4 grupe tematike të teatrit, prodhimit të videos fotografisë dhe “storytelling” për të përdorur forma arti dhe për të bërë projekte të përbashkëta si një medium për dialog dhe bashkëpunim me njëri-tjetrin, si dhe për të kundërshtuar bashkërisht narrativat nacionaliste që ekzistojnë në shoqëritë e dy vendeve dhe njëkohësisht për të promovuar pajtimin. Projektet e tyre u ekspozuan në këtë ekspozitë./UBTNews

Kulturë

Luvri me drejtues të ri pas grabitjes së stolive mbretërore

Published

on

By

Muzeu i Luvrit ka emëruar një drejtor të ri pas krizës së shkaktuar nga grabitja e stolive të kurorës franceze në tetor.

Historiani i artit Christophe Leribault do të marrë drejtimin e muzeut më të madh në botë, duke zëvendësuar Laurence des Cars, e cila dha dorëheqjen pas ngjarjes. Emërimi u konfirmua nga qeveria franceze.

Grabitja, e kryer brenda pak minutash, çoi në vjedhjen e stolive me vlerë rreth 88 milionë euro dhe nxori në pah mangësi serioze në siguri. Edhe pse disa të dyshuar janë arrestuar, objektet e vjedhura ende nuk janë rikuperuar.

Continue Reading

Kulturë

Filharmonia e Kosovës shënon debutimin e saj në Vjenë

Published

on

By

Dje në qytetin e muzikës, Vjenë, Orkestra Harkore e Filharmonisë së Kosovës u prezantua me sukses, nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani.

Koncerti, i organizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, u mbajt në Sallën e Madhe të Haus der Industrie, duke shënuar një moment historik – prezantimin e parë të Filharmonisë së Kosovës në kryeqytetin austriak.

Programi i mbrëmjes përfshiu vepra nga Felix Mendelssohn, Drinor Zymberi dhe Valton Beqiri, si dhe interpretimet mbresëlënëse të sopranove Arta Jashari dhe Zana Abazi – Ramadani.

Publiku e priti me entuziazëm këtë mbrëmje të veçantë, e cila u realizua në kuadër të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke dëshmuar fuqinë e kulturës si urë lidhëse mes dy vendeve.

Continue Reading

Kulturë

Komedia “Thashethemet” vjen së shpejti në Teatrin e Qytetit “Hadi Shehu”

Published

on

By

Së shpejti, Teatri i Qytetit “Hadi Shehu” do të ngrejë siparin për shfaqjen e re “Thashethemet”, një komedi e bazuar në veprën e njohur të Neil Simon.

Shfaqja sjell në skenë situata që të gjithë i njohim, pasi të gjithë jemi hasur me thashetheme të paktën një herë në jetë. Me humor dhe ritëm të shpejtë, aktorët eksplorojnë fuqinë dhe pasojat e fjalëve që qarkullojnë nga njëri tek tjetri, duke krijuar momente qesharake, por edhe reflektuese për audiencën.

Në rolet kryesore do të shohim Arbies Komoni, Altina Kusari, Besfort Berberi, Edmund Hafizademi, Edi Gjakova, Elida Shasivari, Ulera Pylla, Vlora Dervishi dhe Ylber Mehmeti, të cilët premtojnë të sjellin energji, dinamizëm dhe situata të papritura në skenë.

Premiera e “Thashethemeve” pritet të mbahet shumë shpejt, dhe publiku ftohet të bëhet pjesë e një komedie që premton të sjellë të qeshura, emocione dhe argëtim pa fund.

Mos i besoni çdo fjale… por merrni pjesë dhe shihni si shpalosen thashethemet në skenë!

Continue Reading

Kulturë

Shqiptari Sokol Keraj në ekipin e filmit që fitoi “Golden Bear”

Published

on

By

Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, një nga ngjarjet më prestigjioze të kinematografisë botërore, çmimi i madh “Golden Bear” për film të shkurtër iu nda filmit “Someday, a Child”, me regji nga regjisorja libaneze Marie-Rose Osta dhe me drejtor fotografie shqiptarin Sokol Keraj.

Filmi, me gjatësi 27 minuta, pati premierën e tij botërore në Berlin dhe është një bashkëprodhim mes Francës, Rumanisë dhe Libanit.

Në qendër të rrëfimit është një djalë 11-vjeçar me aftësi të pazakonta, i cili jeton me xhaxhanë e tij në një fshat në Liban, ku zhurma e avionëve luftarakë është pjesë e përditshmërisë. Ndërsa xhaxhai përpiqet ta bëjë të duket “normal”, djali në fshehtësi vë në provë një fuqi që mezi e kupton. Kur ai aksidentalisht shkakton rrëzimin e dy avionëve luftarakë, ajo që ishte e fshehur bëhet e pamundur për t’u kontrolluar, duke e çuar historinë drejt një tensioni dramatik dhe simbolik.

Sokol Keraj, i cili në këtë projekt mban rolin e drejtorit të fotografisë, ka studiuar regji filmi në Rumani dhe aktualisht është pedagog në Universitetin Politecnico Grancolombiano në Bogota, Kolumbi.

Ndër projektet e tij të mëparshme përmenden filmat “Dita e fundit e Loro Shestanit” dhe “Gëzuar Vitin e Ri 1982”, të cilët dëshmojnë për një profil artistik të konsoliduar dhe një kontribut të rëndësishëm në fushën e kinemasë. /euronews/

Continue Reading

Të kërkuara