Njerëzit s’mund të jenë më të emocionuar për rikthimin e Lindsay Lohan.
Për të gjithë ish-adoleshentët që janë rritur duke parë për të 100 herë “The Parent Trap”, “Herbie Fully Loaded”, “Confessions of a Teenage Drama Queen”, “Get a Clue”, “Just me Luck” dhe sigurisht “Mean Girls” dhe “Freaky Friday”- ka një super lajm!
Lindsay Lohan, mbretëresha e atyre viteve është gati për t’u rikthyer sërish, por kësaj here në Netflix!
Lajmi u bë i ditur nga vetë platforma e cila shkroi:
“Lindsay Lohan do të marrë pjesë në një komedi romantike që tregon historinë e një trashëgimtareje hoteli që e gjen veten nën kujdesin e një pronari shtëpize dhe vajzës së tij pasi ka humbur totalisht kujtesën në një aksident teksa bënte ski.”
Nuk ka ende një datë të sakte se kur do të shfaqet premiera, por sipas burime të para thuhet se Krishtlindjet ose Dita e Falenderimeve do ta rikthejnë yllin e filmave për adoleshentë në ekran.
Sesa të emocionuar janë njerëzit nga rikthimi i Lohan, mund ta shihni përmes meme-ve .
“Lindsay Lohan do të rikthehet? Bota do të jetë e lumtur sërish!”- shkruan dikush.
Kurse vetë Lindsay është shprehur për CNN 2 vite më parë se po mendon seriozisht të kthehet në Amerikë për të luajtur filma dhe emocionuar si dikur publikun duke bërë atë që di të bëjë më mirë.
Sot në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Xhazit, një ngjarje globale që kremton fuqinë e muzikës për të bashkuar njerëzit dhe kulturat.
E shpallur nga UNESCO, kjo ditë i kushtohet një prej zhanreve më me ndikim në historinë e muzikës moderne. Xhazi, i lindur në fillim të shekullit 20-të, është bërë simbol i lirisë artistike, improvizimit dhe dialogut kulturor.
Përmes koncerteve, aktiviteteve edukative dhe performancave të ndryshme, artistë dhe institucione në mbarë botën e shënojnë këtë ditë, duke promovuar diversitetin kulturor dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Dita Ndërkombëtare e Xhazit synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin për rolin e muzikës në ndërtimin e paqes dhe mirëkuptimit mes popujve, duke e kthyer xhazin në një gjuhë universale që tejkalon kufijtë.
Baleti Kombëtar i Kosovës ka dhënë premierën e parë për vitin 2026, duke sjellë para publikut një mbrëmje artistike me dy shfaqje koreografike, në kuadër të Ditës Botërore të Baletit.
Programi përfshiu veprën “We Will Never Give Up on Love”, me koreografi nga Erion Kruja, si dhe shfaqjen “Bletë”, me koreografi nga Clébio Oliveira.
Kjo mbrëmje u karakterizua nga një ndërthurje e stileve bashkëkohore dhe ekspresivitetit skenik, duke sjellë reflektime mbi temat e dashurisë, qëndrueshmërisë dhe jetës kolektive. Premiera shënon hapjen e sezonit artistik të këtij institucioni për vitin 2026.
Një mbrëmje e veçantë që vjen në bashkëpunim me Konsullatën e Kosovës në Varshavë, Filharmonia e Kosovës sjell në Prishtinë Kuartetin Harkor të Filharmonisë së Krakovës – një ansambël që mishëron traditën e shkëlqyer polake të muzikës së dhomës dhe finesën e interpretimit evropian.
Më 5 maj 2026, në Hollin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, katër muzikantë të shquar të Filharmonisë së Krakovës – Joanna Konarzewska, Zuzanna Frankiewicz, Jan Czyżewski dhe Martyna Sołtys do të interpretojnë dy kryevepra të muzikës polake për kuartet harkor: Kuartetin Harkor Nr. 3 të Grażyna Bacewicz dhe Kuartetin Harkor Nr. 2, Op. 42 të Władysław Żeleński.
Në këtë program takohen energjia moderne dhe forca ekspresive e Bacewicz me lirizmin romantik dhe finesën kompozicionale të Żeleński-t, duke krijuar një udhëtim artistik përmes identitetit muzikor polak. Për publikun e Prishtinës, kjo mbrëmje është një mundësi e rrallë për të përjetuar nga afër interpretimin e një ansambli që përfaqëson një prej institucioneve më të rëndësishme muzikore të Evropës Qendrore.
Ky koncert është më shumë se një paraqitje artistike është një takim kulturash, një dialog përmes tingullit dhe një dëshmi e fuqisë së muzikës për të ndërtuar ura ndërmjet vendeve.
Muzeu “Reporting House” është anëtarësuar në Network of European Museum Organisations, një arritje e rëndësishme për promovimin e kulturës dhe kujtesës kolektive të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ky vlerësim konfirmon rëndësinë e rrëfimit për luftën, rezistencën dhe rolin e gazetarisë në ruajtjen e së vërtetës, duke e vendosur historinë e Kosovës në një kontekst më të gjerë evropian dhe duke hapur mundësi të reja bashkëpunimi. Ministria e Kulturës ka bërë të ditur se i ka ofruar këtij muzeu mbështetje trevjeçare, duke kontribuar në zhvillimin e tij si një hapësirë e rëndësishme për dokumentim, edukim dhe kërkim.
Nga kjo ministri është vlerësuar puna e ekipit të muzeut, duke e cilësuar këtë sukses si një hap të rëndësishëm në shërbim të ruajtjes dhe promovimit të kujtesës kolektive.