Kulturë

Hailey Baldwin thotë se Met Gala është event “i mallkuar”

Modelja duket se ka disa eksperienca të këqija sa i përket eventit.

Published

on

Modelja ka bërë gjithsej gjashtë paraqitje në Met Gala, së fundmi përkrah bashkëshortit, këngëtarit Justin Bieber.

Megjithëse, Baldwin së fundi ndau se ka një histori mjaft të keqe me Met Gala-n.

Modelja 24-vjeçare u shfaq në episodin e së premtes në emisionin The Ellen DeGeneres, ku foli për arsyen pse beson se Met Gala është “e mallkuar” për të.

“Herën e parë që shkova në Met, të nesërmen në mëngjes theva këmbën”, tha modelja. “Unë isha 18 vjeç, kështu që kjo ishte shumë kohë më parë. Por, një vit më pas, 365 ditë pas ditës unë theva të njëjtën këmbë”.

Baldwin vazhdoi, “Kështu që unë e kisha gjithë këtë në kokën time se nata e Met Gala-s ose 24 orët brenda eventit janë të mallkuara për mua”./UBTNews/

Magazinë

Matthew McConaughey humbi rolin e Jack në ‘Titanic’, refuzoi kërkesën e thjeshtë të regjisorit

Published

on

Matthew McConaughey mund të ishte Jack Dawson në “Titanic”, por një “jo” kokëfortë e la jashtë një prej roleve më ikonike në historinë e kinemasë.

Sipas një fragmenti nga libri i producentit të ndjerë Jon Landau, “The Bigger Picture”, i publikuar në një gazetë, McConaughey kishte shkuar për audicion dhe kishte bërë një skenë me Kate Winslet. Dhe sipas Landau, “Kate u mahnit nga prezenca dhe karizma e Matthew”.

Por pastaj… ai foli.

McConaughey e interpretoi Jack-un me theksin tipik të Teksasit. Regjisori James Cameron, i tha: “Shumë mirë. Tani ta provojmë ndryshe.”

Por Matthew nuk e pa të nevojshme. U përgjigj: “Jo. Ishte mjaftueshëm. Faleminderit.”

Dhe kaq. Roli iku.

Për kontekst: Jack Dawson supozohej të ishte një djalë jetim nga Chippewa Falls, Wisconsin, dhe jo një cowboy simpatik që flet sikur sapo ka zbritur nga rodeo. Me atë “jo”-në e tij, McConaughey i mbylli vetes derën e anijes, para se Titanic-u të nisej.

Më vonë, roli shkoi te Leonardo DiCaprio, i cili nuk e pati të lehtë. Gjatë audicionit, kur Cameron i kërkoi të lexonte skenarin, Leo u përgjigj “unë nuk lexoj.” (Leo klasik i viteve ’90). Por kur Cameron i tha se pa lexuar nuk ka rol, DiCaprio e mori seriozisht, lexoi që çke me të dhe shkëlqeu!

Regjisori e përshkroi momentin si magjik: “Retë u ndanë dhe një rreze drite ndriçoi Jack-un. Mendova ‘ky është djali’.”

Për ironi, nëse McConaughey do kishte pranuar të ndryshonte theksin për dy minuta, historia e filmit dhe ndoshta karriera e tij do të kishin marrë një kthesë tjetër. Ai zgjodhi të mbetej besnik i stilit të vet dhe të largohej siç vetëm ai di: me shumë vetëbesim dhe një “alright, alright” në mendje.

Continue Reading

Magazinë

Machine Gun Kelly habit fansat kur pranon se nuk ha ushqim kurrë: Unë thjesht pi shumë ujë

Published

on

Continue Reading

Magazinë

Frikë për rikthim të sëmundjes? Pamja e fundit e Kate trazon rrjetin

Published

on

Edhe pse para gjashtë muajsh u bë e ditur se Kate Middleton kishte kaluar fazën më të vështirë të luftës me kancerin dhe gjendja e saj ishte përmirësuar, dalja e fundit publike e saj në Wimbledon ka shkaktuar shqetësim te fansat.

E shoqëruar nga Princi William dhe tre fëmijët e tyre, Princesha e Uellsit u shfaq me buzëqeshje, por pamja e saj tepër e dobët nuk kaloi pa u vënë re.

Burime pranë familjes mbretërore thonë se Kate po vazhdon rikuperimin, por ende është e lodhur dhe tepër e brishtë fizikisht.

“Ajo është shumë e dobët. Njerëzit po shqetësohen sepse kjo mund të jetë pasojë e trajtimit që ka kaluar, ose më keq, një shenjë që sëmundja mund të jetë kthyer,” u shpreh një burim për mediat.

Sipas raportimeve, Princesha ka humbur shumë peshë, thuhet rreth 42 kilogramë e ka vështirësi me ushqimin pas kimioterapisë.

“Ka kaluar shumë dhe dëshiron të rikthehet në detyrat mbretërore, por është e qartë që nuk ndihet mirë,” vijon burimi.

Derisa të ketë një deklaratë zyrtare nga pallati mbretëror, publiku vijon të lutet dhe të shpresojë për shëndetin e plotë të Kate Middleton.

Continue Reading

Magazinë

Nga ish-kunata në shoqe të ngushta! Selena flet për miqësinë me Taylor Swift

Published

on

Selena Gomez na ka treguar ca detaje për miqësinë me Taylor Swift. Këngëtarja dhe aktorja u shfaq në podkastin “Therapuss with Jake Shane” dhe tregoi se si ajo dhe ylli i muzikës pop u “afruan më shumë” pas ndarjeve që patën me vëllezërit Jonas.

“Unë dhe Taylor ishim të lidhura me vëllezërit Jonas”, i tha Sel moderatorit, duke shpjeguar edhe se si u njohën.

“Unë isha me Nick dhe ajo me Joe. Gjithçka ishte e ëmbël…ishim të reja. Të gjithë e njohim dhe e duam njëri-tjetrin dhe kjo situatë është shumë e këndshme. Nuk e dinim çfarë po bënim. Unë dhe ajo themi gjithnjë se gjëja më e mirë që kemi marrë nga ato lidhje ishte miqësia që kemi krijuar me njëra-tjetrën”.

Ylli i “Only Murders in the Building” shtoi se ajo ishte rreth 15 vjeç dhe Taylor rreth 18 vjeç kur dolën me Nick dhe Joe e kujtoi atë kohë si periudhën “kur Taylor kishte flokët kaçurrela që nuk i bindeshin dhe kishte gjithë ato byzylykë, aq shumë sa i shkonin deri lart te krahu”.

Selena tha se që atëherë, të dyja u bënë “mike të ngushta” sepse “u lidhën përmes ndarjeve, siç ndodh shpesh mes vajzave.”

“Që atëherë kemi qëndruar pranë njëra-tjetrës në të gjitha ngritjet dhe uljet që erdhën më pas dhe ja ku jemi, 16 vjet më vonë,” shtoi Sel.

Ajo foli për muzikën dhe këngën e parë që Tay i tregoi: “Besoj se “Love Story” ishte kënga e parë që më ka treguar. Po, ishim në një dhomë hoteli dhe e kujtoj shumë qartë, ishte një nga ato këngët që sapo e dëgjova mendova menjëherë: “kjo është një nga këngët më të bukura që kam dëgjuar ndonjëherë.”

Jake Shane tha: “Wow, nuk mund ta besoj që e ke dëgjuar ‘Love Story’ para se të dilte,” dhe Selena u përgjigj: “E di, ishte kaq e ëmbël”.
 
Gjatë viteve, të dyja kanë treguar mbështetje për njëra-tjetrën; që nga brohoritjet në çmimet dhe arritjet muzikore, deri te dashuria që kanë treguar në festa ditëlindjesh e lidhjet Selena është e lidhur me Benny Blanco, dhe Tay do të jetë “vajza e luleve” në dasmë. Taylor, është e lidhur me sportistin Travis Kelce.

Continue Reading

Të kërkuara