Kuriozitete

Gruaja lind vajzë me madhësinë e një iPhone

Published

on

Një nënë që lufton me sepsën, ka lindur një vajzë me madhësi sa një iPhone.

Carly Roberts lindi foshnjën në javën e 28-të dhe në spital mjekët zbuluan se ajo vuante nga sepsa, një reagim kërcënues për jetën ndaj një infeksioni.

Gruaja kishte vuajtur nga simptoma të ngjashme me gripin për rreth tre javë, por fillimisht mjekët menduan se ishte një infeksion viral.

Foshnja Isla peshonte vetëm dy kilogramë kur lindi dhe u dërgua me urgjencë në kujdes intensiv për trajtim, raporton Liverpool Echo, transmeton Klankosova.tv.

Të nesërmen, Isla u transferua nga Spitali Bangor në Spitalin Gjinekologjik në Liverpool pasi pësoi tre gjakderdhje në tru.

Carly, e cila është gjithashtu nënë e Millie, tetëvjeçare, dhe Jack, 12, më pas u transferua në spital në një ambulancë të veçantë dhe u trajtua me antibiotikë për tre ditë.

Isla, tani dy vjeçe, u lirua nga spitali kur ishte 35 javëshe dhe më vonë ajo u diagnostikua me paralizë cerebrale. Për shkak të gjendjes së saj, ajo nuk mund të ecë pa ndihmën e një kornize në këmbë ose një karrige me rrota.

Continue Reading

Kuriozitete

Pse ndihemi të lodhur gjatë verës?

Published

on

Stina e verës sjell gëzim, relaks dhe një ndjenjë rigjallërimi. Megjithatë, mund të shoqërohet edhe me ndjenjë përgjumjeje dhe dobësie.

Nëse e ndien veten pa energji gjatë verës, mos u shqetëso – nuk je i vetëm.

Në këtë artikull do të shqyrtojmë shtatë arsye pse mund të ndihesh i dobët gjatë verës, duke hedhur dritë mbi faktorët që ndikojnë në gjallërinë tonë dhe duke ofruar këshilla të vlefshme për ta përballuar këtë periudhë me lehtësi.

Dehidratimi

Me rritjen e temperaturave, është thelbësore të qëndrojmë të hidratuar, gjatë verës djersisim më shumë për shkak të nxehtësisë, duke rritur rrezikun për dehidrim. Edhe një dehidrim i lehtë shkakton lodhje, marrje mendsh dhe ndjesi të përgjithshme dobësie.

Mos harro të pish shumë ujë dhe përfshi në dietën tënde fruta dhe perime të pasura me ujë për të rikthyer elektrolitet.

Lodhja nga nxehtësia (Heat Exhaustion)

Ekspozimi i tepërt ndaj temperaturave ulë nivelet e energjisë, duke shkaktuar dobësi dhe lodhje, lodhja nga nxehtësia ndodh kur trupi nuk arrin të rregullojë temperaturën e vet, zakonisht për shkak të qëndrimit të gjatë në diell dhe mungesës së lëngjeve.

Për ta parandaluar: kërko hije, vish rroba të lehta dhe ajrosëse dhe shmang aktivitetet e rënda gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Mungesa e gjumit cilësor

Ditët më të gjata dhe aktivitetet sociale verës ndikojnë në cilësinë dhe oraret e gjumit, gjumi i pamjaftueshëm mund të të lërë të përgjumur, pa përqendrim dhe me ndjesi dobësie. Krijo ambient të përshtatshëm: mbaj dhomën të freskët, vendos rutinë të rregullt e praktikoni teknika relaksimi para se të flesh.

Gjumi cilësor është kyç për të rifreskuar trupin dhe për të mbajtur energjinë në nivele optimale.

Alergjitë sezonale

Vera mund të jetë sfiduese për ata që vuajnë nga alergjitë, poleni, pluhuri në ajër janë më të përhapur gjatë kësaj stine, duke shkaktuar lodhje, bllokim të hundëve. Nëse dyshon se ke alergji, këshillohu me një mjek që mund të të ndihmojë me këshilla, ilaçe ose ndryshime në stilin e jetesës.

Ushqyerja e papërshtatshme

Vera është e mbushur me ushqime joshëse, ushqime të skarës dhe ëmbëlsira të shumta, edhe pse është në rregull të shijosh këto ushqime, është shumë e rëndësishme të ruash një dietë të balancuar. Konsumi i pijeve me sheqer dhe alkoolit shkakton mungesë të vitaminave, luhatje të sheqerit në gjak dhe rënie të energjisë. Zgjidh ushqime të pasura me vlera si fruta të freskëta, perime, drithëra të plota e proteina të dobëta për të ushqyer trupin me energji.

Mungesa e vitaminës D

E njohur edhe si “vitamina e diellit”, sintetizohet nga trupi kur ekspozohemi ndaj rrezeve të diellit, për shkak të vapës së madhe dhe përdorimit të kremrave mbrojtës, mund të kemi më pak ekspozim ndaj diellit, gjë që mund të çojë në mungesë të kësaj vitamine.

Mungesa e vitaminës D lidhet me lodhje dhe dobësi muskulore. Diskuto me mjekun për mundësinë e marrjes së suplementëve, gjej kohë për të qëndruar në diell në mënyrë të sigurt për të mbajtur nivelet optimale të vitaminës D.

Stresi mendor dhe emocional

Edhe pse vera është kohë pushimesh, sjellë edhe stres qoftë nga pritshmëritë për pushime perfekte a ngjarje shoqërore. Stresi ndikon drejtpërdrejt në energjinë tonë, duke na lënë të lodhur dhe pa fuqi. Praktiko kujdesin ndaj vetes përmes meditimit, teknika të frymëmarrjes, ose aktivitete që të sjellin kënaqësi. Marrja e kohës për të kujdesur për shëndetin mendor është thelbësore për të përballuar dobësinë e shkaktuar nga stresi.

Continue Reading

Kuriozitete

Pse fjetja në bark nuk është e mirë?

Published

on

Çdo njeri ka pozicionin e vet të preferuar të fjetjes dhe në kundërshtim me disa besime popullore, nuk ka asnjë mënyrë “perfekte” për të fjetur.

Megjithatë ka pozicione më të mira dhe më të këqija që ndikojnë në cilësinë e gjumit, por sa e keqe është në të vërtetë të flesh përmbysur?

Mund të shkaktojë dhimbje në qafë

Sipas specialistëve ky është padyshim pozicioni më i keq i gjumit, shkakton disa dhimbje të këqija veçanërisht në qafë. Shpesh, kur njerëzit flenë në bark, qafa e tyre ngrihet lart. Plus, qafa është e përdredhur në njërën anë gjatë gjithë mbrëmjes. Si rezultat, shumë njerëz përjetojnë dhimbje qafe në mëngjes.

Mund të tendosi pjesën e poshtme të shpinës

Dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës është tjetër shqetësim tek personat që flenë ashtu. Ky pozicion ushtron presion tek nyjet në shpinë. Njëkohësisht nuk është e mundur të mbash shtyllën kurrizore siç duhet. Gjumi i vazhdueshëm në bark çon në parehati ose dhimbje për periudha afatgjata.

Ju bën të lëvizni më tepër

Ata që flenë në bark janë ata që lëvizin më shumë gjatë natës. Fjetja me fytyrë poshtë ngjesh nyjet në qafë dhe shpinë e shkakton mpirje të krahëve. Këta persona priren të lëvizin ose të dridhen gjatë natës, duke shkaktuar ndërprerje të gjumit. Dhe mungesa e gjumit cilësor lidhet me të gjitha llojet e efekteve negative shëndetësore, si mbipesha dhe presioni i lartë i gjakut.

Mund të përkeqësojë refluksin e acidit

Kur qëndroni në këmbë ose uleni drejt, graviteti ndihmon në parandalimin e rritjes së acidit të stomakut, që kalon në fyt. Kur shtriheni, graviteti nuk ju ndihmon më. Kjo bën që acidi të ngrihet më lehtë dhe të prishë gjumin tuaj.

Sa e keqe është fjetja në këtë pozicion?

Edhe pse nuk ka asnjë pozicion të përsosur, fjetja në bark është padyshim më i keqi. Ndërsa pozicioni më i mirë i fjetjes është ai në shpinë.

Continue Reading

Kuriozitete

Shishe plastike apo qelqi në punë? Ja çfarë thonë faktet!

Published

on

Nëse jeni ndër ata që mbajnë gjithmonë një shishe me vete në punë, ndoshta është koha të mendoni: qelq apo plastikë?

Vendimi nuk është estetik, por prek shëndetin, mjedisin dhe prakticitetin e përditshëm.

Qelqi, më i sigurt për shëndetin

Shishet prej qelqi janë të padëmshme dhe nuk lëshojnë kimikate në lëngje, madje as kur ekspozohen ndaj nxehtësisë. Krahasuar me plastikën, që përmban substanca si BPA apo BPS, qelqi është alternativa më e shëndetshme për përdorim të përditshëm.

Plastika ndot më shumë, por kërkon më pak energji

Edhe pse plastika është më e lehtë për transport e kërkon më pak energji për t’u prodhuar, është më problematike për mjedisin. Shumë nga plastikat nuk riciklohen e përfundojnë në natyrë, duke lëshuar mikroplastikë që ndot oqeanet dhe zinxhirin ushqimor.

Prakticiteti- plastika fiton

Nëse je në lëvizje, plastika është praktike: e lehtë, nuk thyhet,  vjen në formate që përshtaten në çanta apo makina. Por nëse punon në zyrë fikse dhe dëshiron diçka afatgjatë e të qëndrueshme, qelqi është zgjedhje elegante dhe e qëndrueshme.

Vendimi përfundimtar?

•Nëse prioriteti yt është shëndeti dhe qëndrueshmëria, zgjidh qelqin.
•Nëse ke nevojë për prakticitet dhe lehtësi, plastika pa BPA është alternativë më fleksibël – por kujdes me riciklimin!

Një ide e zgjuar? Përdor një shishe qelqi në zyrë dhe mbaj një plastike të riciklueshme me vete gjatë ditës!

Kështu, kombinon shëndetin, prakticitetin dhe kujdesin për mjedisin.

Continue Reading

Kuriozitete

Pesë vende ku nuk duhet ta lini kurrë celularin

Published

on

Sot është e vështirë të gjesh një person që nuk zotëron një telefon celular. Jemi të varur nga këto pajisje që nuk luajnë më vetëm rolin e një telefoni, por edhe të një kalendari, një axhende, një radioje e lista mund të mos mbarojë kurrë.

Lënia e telefonave në vende të caktuara mund të jetë e rrezikshme për shëndetin. Shumë studime e kanë lidhur rrezatimin e tyre me shfaqjen e kancerit të trurit, tumoreve dhe problemeve riprodhuese.

Në shtrat ose nën jastëk

Të flesh me telefonin nën jastëk është ide e keqe për disa arsye. Njoftimet nuk ndalen natën. Drita nga ekrani na zgjon e çon në probleme afatgjata me gjumin. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj dritës ndikon në prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit, i cili është i rëndësishëm për pushimin tonë. Ekspozimi ndaj fushave elektromagnetike të krijuara nga telefonat shkakton dhimbje koke, ka shumë raste shpërthimesh që kanë ndodhur në të gjithë botën për shkak të temperaturave të rritura që zhvillohen kur pajisjet mbulohen nën pëlhura për një kohë të gjatë.

Në xhep

Lëvizja më e zakonshme që bëjmë të gjithë. E fusim celularin në xhepin e pantallonave dhe vazhdojmë para. Mendojmë se në këtë mënyrë nuk do të humbasim asnjë njoftim. Megjithatë, sado logjike që mund të tingëllojë, ky veprim bën shumë dëm. Rrezatimi i emetuar nga një telefon kur është në xhepin e pantallonave rritet ndjeshëm krahasuar me kur është në çantë. Rrezatimi i telefonit ndikon në strukturën e ADN-së, të shkakton probleme me fertilitetin ose të kontribuojë në zhvillimin e tumoreve. Gjithashtu, mbajtja e telefonit celular pranë kofshëve dobëson kockat e legenit.

Në banjo

Nëse jeni mësuar ta merrni me vete në banjo ose të dëgjoni muzikë kur jeni në dush, mos e bëni më! Bakteret në sipërfaqe, pavarësisht sa mirë i pastrojmë, “ngjiten” në pajisje e transferohen në duart, fytyrën e rroba. Bakteret qëndrojnë në hapësirë ​​për një kohë të gjatë, aq sa ngjiten lehtësisht në sipërfaqe të tjera.

Në vende shumë të ftohta ose shumë të nxehta

Nëse temperaturat e ambientit janë të larta ose shumë të ulëta, është më mirë të mos e merrni telefonin celular me vete ose mbani në çantë. Luhatjet e temperaturës janë të rrezikshme për pajisjet elektronike. Tkurrja e zgjerimi i shkaktuar çon në probleme me funksionet e tij apo në shpërthime fatale.

Në prizë

Jo, ta lësh telefonin në karikim për orë të tëra nuk do të dëmtojë shëndetin tënd, por do të dëmtojë xhepin, telefonin e mjedisin. Është më mirë të mos e lësh telefonin duke u karikuar natën ose për shumë orë. Kjo shkurton jetëgjatësinë dhe performancën e baterisë së telefonit. Gjithashtu kontribuon në rritjen e konsumit të energjisë dhe, rrjedhimisht, në faturën e energjisë elektrike.

Continue Reading

Të kërkuara