Aktualitet

​“Gjiri i Amerikës” arrin në Google Maps në SHBA

Published

on

Ky ndryshim vjen pas një urdhri ekzekutiv të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për të ndryshuar emrin e zonës.

Google ka thënë më parë se ka “një praktikë të gjatë të përdorimit të ndryshimeve të emrave kur ato janë përditësuar në burimet zyrtare të qeverisë“, shkruan CNN.

“Përdoruesit që përdorin Maps në SHBA do të shohin ‘Gjirin e Amerikës,’ dhe përdoruesit në Meksikë do të shohin ‘Gjirin e Meksikës’. Të tjerët do të shohin të dyja emrat“, thuhet në një deklaratë të lëshuar të hënën.

Google tha muajin e kaluar se do të ndryshonte gjithashtu emrin e Malit McKinley, majës më të lartë të kombit, në Denali, pas urdhrit të Trump.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) e SHBA lëshoi gjithashtu një njoftim të hënën lidhur me ndryshimet e emrave gjeografikë.

“Ju bëjmë me dije se FAA është në procesin e përditësimit të të dhënave dhe hartave tona për të shfaqur një ndryshim emri nga Gjiri i Meksikës në Gjirin e Amerikës dhe një ndryshim emri nga Denali në Malin McKinley“, tha agjencia.

Pjesa tjetër e Guardës Bregdetare të SHBA, përgjegjëse për patrullimin e ujërave bregdetare, ka filluar gjithashtu të përfshijë ndryshimin e ri të emrit të Gjirit të Amerikës në njoftimet e saj publike.

Vendi

Moti sot

Published

on

By

Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët dhe me intervale me diell, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK-së, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 5 gradë celsius, ndërsa ato maksimale të ditës parashihen të arrijnë nga 11 deri në 15 gradë celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë. /E.A/

Continue Reading

lajme

SHBA ngre akuza ndaj tre operativëve të mbështetur nga Irani për komplote terroriste në Evropë

Published

on

By

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së (DOJ) ka ngritur akuza penale ndaj tre operativëve të mbështetur nga Irani, të cilët akuzohen për përfshirje në një seri komplotesh terroriste në SHBA dhe Evropë, përfshirë një sulm të dështuar ndaj një baze ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar, raporton BBC.

Sipas aktakuzës së bërë publike nga autoritetet amerikane, agjentët iranianë orkestruan një plan sulmi në bazën ushtarake ajrore “RAF Fairford” në Gloucestershire të Mbretërisë së Bashkuar, ku janë të vendosura forcat e armatosura amerikane. Të akuzuarit janë shtetasi iranian Mohsen Mohajeri, shtetasi irakian Mohammad Ali al-Hassani dhe shtetasi me dy shtetësi (iraniane-irakiane) Mohammad Baqer Saad Dawood al-Saadi. Unë prej tyre akuzohet se ka komunikuar me kontaktet e tij në Mbretërinë e Bashkuar nga një burg në Nju Jork, ku po pret gjykimin për akuza të mëparshme, ndërsa dy të tjerët kanë vepruar nga Irani.

Në deklaratën e Departamentit të Drejtësisë thuhet se triot i ngarkohet përgjegjësia për planifikimin e sulmeve në Evropë nën emrin e një grupi fiktiv me pseudonimin “Harakat Ashab al-Yamin al-Islamiya” (HAYI). Nga 18 sulmet terroriste në Evropë për të cilat ky grup mori përgjegjësinë gjatë pranverës së këtij viti, shtatë prej tyre ndodhën në Britani, përfshirë zjarrvënie, përdorim eksplozivi dhe sulmin me thikë ndaj dy burrave çifutë në Londër.

Drejtori i FBI-së, Kash Patel, deklaroi se kjo aktakuzë dëshmon vendosmërinë e Iranit për të kryer sulme terroriste në Evropë dhe SHBA, duke shtuar se të akuzuarit ishin të përfshirë në afërsi të 20 përpjekjeve për sulme në mbështetje të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) dhe milicisë irakiane Kataib Hezbollah.

Sa i përket ngjarjes në bazën ajrore britanike, hetimet tregojnë se në gusht dhe shtator al-Hassani kishte paguar bashkëpunëtorë në Britani për të kryer vëzhgime dhe për të siguruar logjistikën, përfshirë blerjen e furgonave, fuçive me lëndë djegëse dhe lëndëve kimike për shpërthim. Më 27 shtator, tre furgona të dyshimtë u pikasën nga një fermer lokal afër bazës “RAF Fairford”, gjë që çoi në ndërhyrjen e policisë dhe arrestimin e shtatë personave në Britani.

Teherani zyrtar i ka mohuar kategorikisht akuzat për përfshirje në incidentin e bazës ushtarake britanike. /BBC/

 

Continue Reading

lajme

Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshme për Raportin e Progresit

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër një seancë të jashtëzakonshme, e cila është caktuar të nisë në orën 13:00.

Në qendër të këtij takimi të jashtëzakonshëm të deputetëve do të jetë debati parlamentar lidhur me Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, dokument ky që i është dorëzuar zyrtarisht institucioneve të Kosovës para pak ditësh.

Përfaqësuesit e popullit pritet të diskutojnë gjetjet kryesore, të arriturat dhe sfidat e evidentuara nga Bashkimi Evropian sa i përket përmbushjes së reformave dhe standardeve evropiane në vend. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Shkon në 12 numri i të vdekurve nga aksidenti në Bullgari

Published

on

By

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 46 të tjerë janë lënduar si pasojë e dy aksidenteve të rënda zinxhirore të ndodhura mëngjesin e sotëm në autostradën që lidh kryeqytetin e Bullgarisë, Sofjen, me qytetin bregdetar të Burgasit.

Ministrja e Shëndetësisë, Katya Ivkova, bëri me dije se 10 persona ndërruan jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë nuk u mbijetuan plagëve gjatë transportimit për në spital.

Përplasja e fuqishme, e cila ndodhi rreth orës 07:00, përfshiu 86 automjete dhe kamionë të rëndë në të dyja drejtimet e autostradës, duke detyruar autoritetet të bllokojnë tërësisht qarkullimin. Sipas vlerësimeve të para të policisë, shkak për tragjedinë dyshohet të jenë bërë mjegulla e dendur, lagështia në rrugë dhe shpejtësia e papërshtatshme.

Tragjedia ka tronditur udhëheqjen shtetërore në Sofje. Kryeministri Rumen Radev ndërpreu takimin me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për të inspektuar vendin e ngjarjes, ndërsa presidentja Iliana Yotova u kthye me urgjencë nga Forumi i Paqes në Paris. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara