Aktualitet

Gjermani: Olaf Scholz mund të bëhet kancelar në fillim të dhjetorit

Bisedimet paraprake mes tre partive çuan në rënien dakord për një udhëzues me 12 faqe

Published

on

Tri partitë gjermane që po punojnë për të formuar një koalicion të ri qeverisës synojnë t’i përmbyllin bisedimet nga fundi i nëntorit dhe të zgjedhin social-demokratin Olaf Scholz si kancelar më 6 dhjetor.

Kështu deklaruan ditën e enjte disa zyrtarë gjermanë. Duke folur pas raundit të radhës të bisedimeve me të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë, sekretari i përgjithshëm i social demokratëve Lars Klingbeil tha se synimi është që 22 anëtarët e grupeve të punës të dalin në një përfundim brenda 10 nëntorit.

“Atmosfera është pozitive, por ne jemi të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë që tre partitë kanë për të nisur me shpejtësi dhe për të finalizuar me sukses negociatat. Ne kemi qenë në bisedime intensive me partnerët në ditët e fundit dhe kemi ngritur grupe pune me 22 specialistë”, tha Lars Klingbeil, sekretar i përgjithshëm i SPD-së.

Edhe zyrtarët e partive të tjera u shprehën optimistë se bisedimet do të jenë të suksesshme. Volker Wissing, sekretar i përgjithshëm i Demokratëve të Lirë, deklaroi se negociatat e zhvilluara deri tani kishin qenë inkurajuese.

Bisedimet paraprake mes tre partive çuan në rënien dakord për një udhëzues me 12 faqe, që ka në fokus zotimet për mbrojtjen nga ndryshimet e klimës, taksat dhe pagën minimale.

Continue Reading

Vendi

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte në pesë komuna

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës (IQP) ka ndërprerë punimet në 12 vendpunishte në komunat Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri, Prizren dhe Ferizaj, pas kontrolleve të kryera për zbatimin e legjislacionit të punës dhe sigurisë në punë.

Gjatë inspektimeve, zyrtarët konstatuan shkelje të rënda ligjore që vinin në rrezik të drejtpërdrejtë jetën dhe shëndetin e punëtorëve. Për këtë arsye, punimet janë bllokuar deri në eliminimin e plotë të parregullsive dhe plotësimin e standardeve të sigurisë.

Sipas njoftimit, ky aksion synon parandalimin e aksidenteve në punë, ndërsa rifillimi i punimeve do të lejohet vetëm pas verifikimit të ri nga inspektorët. Inspektorati paralajmëroi se kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të lartë në të gjithë vendin./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një grua nga plumbi qorr në Lipjan, dërgohet në QKUK

Published

on

By

Një grua është plagosur nga një plumb qorr mbrëmjen e së enjtes në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku e dëmtuara është qëlluar në trup.

Për shkak të lëndimeve të marra, ajo është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia e ka cilësuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Të shtëna me armë para një lokali në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të përdorimit të armës, i cili ka ndodhur mesnatën e së enjtes në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, një grua ka njoftuar se një burrë i panjohur ka shtënë tre herë me armë zjarri në ajër përballë lokalit të saj dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. Rasti po hetohet nga organet e rendit./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan: Mashtroi një familje me bileta aeroplani

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan, i cili dyshohet për veprën penale “Mashtrimi i konsumatorëve”.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, i arrestuari i kishte marrë një shumë parash një familjeje, duke u premtuar rrejshëm se do t’u siguronte bileta udhëtimi me aeroplan.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedua të mëtejshme ligjore./E.A/

Continue Reading

Të kërkuara