Lajmet

Gjërat që duhet të bëni në mëngjes, për të qenë të lumtur

Published

on

Mëngjesi nuk është ajo periudha më e bukur e ditës për shumë njerëz. Të themi që mezi zgjoheni pasi alarmi ka rënë disa herë, duhet të bëni fëmijët gati për shkollë, të përgatisni mëngjesin, të bëheni vetë gati për në punë etj.

Çfarë të bëni për të shtuar dozat e lumturisë që herët në mëngjes, në mënyrë që e gjithë dita t’ju ecë mbarë?

Zgjidh një zakon që mund ta kthesh në ritual të përditshëm – Mund të duket si diçka e zakonshme kur e lexoni për herë të parë, por shpesh disa momente të vogla herët kthehen në çaste lumturie që zgjasin gjithë ditës. Disa minuta meditim, shijimi i kafesë teksa kaloni minuta duke u fokusuar te natyra jashtë dritares, zogjtë, bari që ka mbirë në oborr, lulet e freskëta etj.

Hiqni telefonin nga dhoma – Mos kapni telefon, kompjuter, iPad, mos ndizni televizorin në mëngjes, të gjitha pajisjet janë një shtysë më shumë që ndikon në humorin tuaj dhe ka studime që provojnë se ato vërtet pengojnë lumturinë e njerëzve.

Flisni me veten – Njerëzit priren të flasin me veten shumë, sidomos në mëngjes kur ndihen të përgjumur apo të stresuar për vazhdimin e ditës. Të bërit kritika vetes a biseda për një projekt, takim të rëndësishëm apo plane janë teknikë e thjeshtë që ndihmojnë në lumturinë tuaj.

Flisni me një person të afërt për ju – Një bisedë me dikë që është miku juaj, i afërm, koleg a një person për të cilin keni mendim pozitiv, mund të jetë “kontakti social” që ka ndikim në jetën tuaj, qoftë edhe për vazhdimin e ditës. Një telefonatë, një mesazh apo pirja e një kafeje në mëngjes me këta persona mund të jetë “vulë” sigurie për lumturinë dhe vazhdimin e ditës.

Jini mirënjohës/e – Një larmi zakonesh ndikojnë në lumturi, por mirënjohja është një nga themelet kryesore të kësaj gjendjeje. Shkruani në ditar për gjërat që keni qenë mirënjohës gjatë ditëve të fundit. Leximi i tyre në mëngjes ndikon në shtimin e ndjenjave të lumturisë.

Lajmet

Katari mbulon akomodimin për turistët e bllokuar, Ambasada e Kosovës jep udhëzime

Published

on

By

Ambasada e Republikës së Kosovës në Doha njofton se autoritetet e Katarit kanë vendosur të mbulojnë shpenzimet e akomodimit për turistët që nuk mund të largohen për shkak të kufizimeve të përkohshme të udhëtimit.

njoftim thuhet se vendimi hyn në fuqi nga 28 shkurt dhe do të zgjasë deri në rifillimin e operacioneve në aeroport dhe rihapjen e hapësirës ajrore.

Ambasada e Kosovës në Doha u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve katariane dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

“Ne do të vazhdojmë të ndjekim nga afër situatën dhe do t’ju informojmë për çdo zhvillim të ri,” njofton ambasada.

Situata e krijuar lidhet me tensionet rajonale, ku disa zona janë prekur nga sulme të nisura nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli drejtë Iranit, çka ka shkaktuar ndërprerje të operacioneve ajrore dhe kufizime të udhëtimit për turistët në Lindjen e Mesme.

Continue Reading

Lajmet

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ende nuk ka marrëveshje për zgjedhjen e presidentit

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti, pas takimit të tij të fundit me kryetarin e LDK, deklaroi se bisedimet kanë shkuar në një atmosferë konstruktive, por ende nuk ka marrëveshje.

“Takimi shkojë në atmosferë konstruktive, mirëpo kur ka diçka të re do t’ju njoftojmë. Ende nuk i kemi zgjidhjet mirëpo do t’ju njoftojmë së shpejti”, tha Kurti.

Ky është takimi i tretë ndërmjet dy palëve, ndërsa çështja kryesore mbetet zgjedhja e presidentit ose presidentes së vendit. Afati kushtetues për këtë proces përfundon më 5 mars, duke shtuar presionin për arritjen e një marrëveshjeje.

Takimet e vazhdueshme mes Kryeministrit Kurti dhe LDK-së tregojnë përpjekjet për të gjetur një konsensus para fundit të afatit, ndërkohë që vendi pret ende një vendim final. /Ekonomia online/

Continue Reading

Lajmet

Fillon dëshmia e dytë në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Published

on

By

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka nisur dëshmia e dytë e Prokurorisë në rastin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Dëshmitari i dytë, Koen Herlaar nga Instituti i Kriminalistikës së Holandës (IKH), ka treguar se punon aty që prej vitit 2009 si ekspert i kriminalistikës dhe se roli i tij është të ekzaminojë prova dhe gjurmë që lidhen me dokumentet dhe objektet e të dyshuarve. Ai tha:

“Ne bëjmë gjurmimet e materialeve, instrumenteve dhe mjeteve të ndryshme, ekzaminojmë objekte dhe lidhim gjurmët me dokumente ose persona të dyshuar. Mund të analizojmë edhe vendngjarjet dhe objektet e përfshira aty.”

Gjatë seancës, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu kërkuan ndryshimin e kushteve të lirimit me kusht, por Prokuroria kundërshtoi dhe u obligua të zgjerojë parashtrimet më vonë. Ndërkaq, Hashim Thaçi, i pranishëm përmes video-lidhjes, u ankua për mungesë përkthimi gjatë procedurës.

Continue Reading

Lajmet

Kurti dhe Abdixhiku sërish takohen për zgjedhjen e presidentit

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku janë takuar edhe sot për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Kjo ndoshta është edhe përpjekja e tyre e fundit, pasi afati për votim po shkon drejt fundit.

Ende nuk është propozuar asnjë kandidat dhe nuk është arritur ndonjë marrëveshje mes partive. Abdixhiku në takimin e djeshëm  ka theksuar se LDK nuk ka qëndrime përjashtuese ndaj asnjë kandidati, përfshirë edhe presidenten aktuale Vjosa Osmani, dhe se deri tani nuk është paraqitur asnjë emër konkret për mbështetje.

Ai gjithashtu ka shtuar se arritja e një konsensusi politik duket sfiduese dhe se një garë mes partive mund ta çojë vendin drejt krizës ose zgjedhjeve të reja.

Continue Reading

Të kërkuara