Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçare në Prishtinë

Policia e ka cilësuar rastin si “vdekje e dyshimtë”.

Published

on

Një grua rreth moshës 37-vjeçare është gjetur e vdekur sot afër Fakultetit Teknik në Prishtinë. Rastin për UBTNews e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në afërsi të Fakultetit Teknik në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, njoftoi Borovci.

Ai deklaroi se Policia ka nisur hetimet, duke e cilësuar rastin si “vdekje e dyshimtë”./UBTNews/

Lajmet

Mbi një kilogram marihuanë konfiskohet në Brezovicë, arrestohet 27-vjeçari

Published

on

Sipas Policisë së Kosovës, një 27-vjeçar është arrestuar në Brezovicë nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.

Rasti është raportuar më 19 gusht, rreth orës 23:30, pasi njësitet e Stacionit Policor në Shtërpcë kishin pranuar informatë për një substancë të dyshuar narkotike në një villë të pabanuar në Brezovicë.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe dy peshore digjitale. Për shkak të dyshimeve se mund të kishte edhe substanca të tjera, është kontrolluar edhe një vilë tjetër, ku është gjetur sasi shtesë e marihuanës.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar gjithsej 1,063 gramë marihuanë e dyshuar, dy peshore digjitale, një çantë krahu, një thikë metalike dhe një telefon celular.

Për rastin është njoftuar edhe Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve, ndërsa prokurori i shtetit ka autorizuar intervistimin e të dyshuarit dhe ka lëshuar aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Armatim, municion e uniforma të sekuestruara në veri, Policia jep detaje sot

Published

on

Policia e Kosovës ka paralajmëruar mbajtjen e një konference të jashtëzakonshme për media, ku do të prezantohen detaje lidhur me operacionet e fundit policore të zhvilluara në disa lokacione në veri të Mitrovicës.

Konferenca do të mbahet sot, më 20 gusht, duke filluar nga ora 16:00, në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë.

Sipas njoftimit, gjatë operacioneve policore është bërë gjetja dhe konfiskimi i një sasie të konsiderueshme të armatimit, municionit, uniformave dhe dëshmive të tjera relevante. Materialet e konfiskuara pritet të ekspozohen para mediave gjatë konferencës.

Në konferencë pritet të jepen informacione edhe lidhur me veprimet policore në rastin e “Krimeve të Luftës ndaj Popullatës Civile” në Kosovë, për të cilin operacionet po zhvillohen në disa lokacione të dyshuara në Zubin Potok.

Në konferencë do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen mbi 29 mijë euro në Vërmicë, inicohet rast për shpëlarje parash

Published

on

By

Policia e Kosovës sipas raportit 24 orësh, ka iniciuar një rast të dyshuar për “Shpëlarje parash”, pasi gjatë një patrullimi afër liqenit të Vërmicës mbrëmjen e së mërkurës ka ndaluar një automjet të dyshimtë.

Gjatë kontrollit të veturës,  zyrtarët policorë i kanë gjetur ngasësit kosovar një zarf me 29,200 euro të paparalajmëruara.

Lidhur me ngjarjen është njoftuar menjëhatë prokurori kujdestar, ndërsa njësitet kompetente policore kanë nisur hetimet për të zbardhur origjinën e parave dhe rrethanat e plota të rastit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Rast i dyshuar i kontrabandës me migrantë në Han të Elezit

Published

on

By

Një rast i dyshuar i kontrabandës me migrantë është regjistruar të mërkurën, rreth orës 11:30, në pikën kufitare të Hanit të Elezit.

Sipas raportit të Policisë se Kosovës, katër persona të panjohur kanë dalë nga rimorkioja e një kamioni. Efektivët policorë kanë arritur të ndalojnë njërin prej tyre në vendngjarje, ndërsa tre personat e tjerë janë larguar në drejtim të panjohur.

Shoferi i kamionit është shoqëruar në stacionin policor për intervistim, ndërsa njësitë përkatëse kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara