Kronikë e zezë

Gjakovë, sulmohet fizikisht një person

Published

on

Në Gjakovë është arrestuar një person, për shkak që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një person tjetër.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën m/k duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës pas pranimit të tretman mjekësor lirohet për në shtëpi”, thuhet në njoftim./UBTNews

Vendi

Arrestohet një person në Prishtinë për ngacmim të një gruaje: Dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Ngacmim”, pasi i njëjti dyshohet se ka shqetësuar një grua në rrugët e kryeqytetit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, rreth orës 19:00. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor nën dyshimin se e ka përcjellë dhe e ka ofenduar viktimën femër përgjatë rrugës.

Prokurori kujdestar ka vendosur masën e ndalimit, duke e dërguar të dyshuarin në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore. /E.A/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Dyshime për dhunim në Ferizaj: I dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Published

on

By

Një rast i dyshuar për veprën penale “Dhunim” është raportuar të ketë ndodhur më 27 tetor në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një burrë është shoqëruar në stacionin policor, pasi dyshohet se ka kryer këtë vepër ndaj një viktime grua.

Pas intervistimit të palëve dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dhe viktima janë liruar, ndërsa rasti ka kaluar për hetim në procedurë të rregullt.

Policia po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. /E.A/

Continue Reading

lajme

Goditet grupi kriminal në Kosovë: Sekuestrohen 37 kg heroinë dhe arrestohen pesë persona

Published

on

By

Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka finalizuar me sukses një operacion të madh me ç’rast ka goditur një grup kriminal ndërkombëtar të trafikimit të lëndëve narkotike.

Njoftimi është bërë i ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili konfirmoi se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 37 kilogramë lëndë narkotike e llojit heroinë. Droga ishte e ndarë në 62 paketime, ndërsa vlera e saj në tregun e zi përllogaritet të jetë mbi gjysmë milioni euro.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar pesë persona të dyshuar për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Përmes një deklarate publike, ministri Sveçla përgëzoi organet e rendit për punën profesionale dhe nënvizoi se angazhimi i institucioneve të sigurisë do të rritet edhe më tej.

Tutje ai shtoi se Republika e Kosovës nuk është dhe nuk do të shërbejë asnjëherë si zonë e sigurt për grupet kriminale apo për aktivitete që cenojnë shëndetin, mirëqenien e rinisë dhe sigurinë e përgjithshme të qytetarëve. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arratiset nga duart e policisë një shtetas i Shqipërisë në Fushë-Kosovë

Published

on

Një burrë me shtetësi të Shqipërisë është shpallur në kërkim policor pasi është arratisur derisa ishte i privuar nga liria në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:00. Me vendim të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria”, ndërsa hetimet për lokacionin e tij dhe rrethanat e ngjarjes po vazhdojnë./E.A/

Continue Reading

Të kërkuara