Lajmet

​Shtetasi shqiptar dënohet me 5 vjet burg dhe 2 mijë euro gjobë për narkotikë

Published

on

Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me pesë vjet heqje lirie dhe dy mijë euro gjobë E.Ç., shtetas i Shqipërisë, për posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve.

I pandehuri akuzohet se nga data e pacaktuar e deri më datë 30 qershor 2023, duke i koordinuar veprimet me të pandehurin J.B. e transporton narkotikun nga Shqipëria në Kosovë përmes rrugëve malore.

E njëjta substancë deponohet në shtëpinë e të pandehurit J.B., për ta lehtësuar transportin, pasi shtëpia e tij është e fundit në fshatin Devë, në brezin kufitar me Shqipërinë, nga ku mund të kalohet lehtë në territorin e Shqipërisë në këmbë për rreth 40 minuta.

I pandehuri E.Ç., i gjen dhe kontakton blerësit e mundshëm të narkotikëve dhe, përmes numrit të tij të telefonit, komunikon me të pandehurin J.B., për t’u siguruar nëse ai ndodhet në shtëpi, pasi blerësi do të vijë për të marrë substancën narkotike.

Më pas, ai e udhëzon të pandehurin J.B., që t’i marrë blerësit në vendet e caktuara dhe t’i dërgojë në shtëpinë e tij, si dhe e udhëzon për sasinë e substancës narkotike që duhet t’ua japë blerësve, duke iu referuar me termat “i pardjeshmi” dhe “i sotmi”.

Gjatë kontrollit të kryer pas shtëpisë së të pandehurit J.B., janë gjetur dy çanta me substancë narkotike të llojit kanabis (marihuanë), me peshë totale 32 kilogramë e 92 gramë.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar./KP

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë regjistruar tri raste të dhunës në familje.

Rastet kanë ndodhur në Lipjan, Rahovec dhe Malisheve.

Në rastin e parë në Rahovec është arrestuar një person pasi kishte sulmuar nenën e tij dhe me pas kishte tentuar të vetëvritet.

Pas marrjes së tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Pagarushë të Malishevës, lidhur me rastin e datës 18.05.2026, për dhunë në familje është arrestuar një i dyshuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq në Lipjan dyshohet se bashkëshorti i viktimës kishte ushtruar dhunë psikike ndaj saj.

Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me leje të skaduar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një grua në Prishtinë, po qëndronte në QKUK

Published

on

By

Në raportin njëditor te Policisë së Kosovës është raportuar se është zhdukur një grua e cila ishte duke qëndruar në  Repartin e Psikiatrisë në QKUK.

Rastin e ka raportuar nënë e viktimës, sipas raportit.

“Ankuesja f/k ka raportuar se vajza e saj viktima f/ke është larguar nga Reparti i Psikiatrisë-QKUK dhe nuk di për vend ndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga Policia.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen disa qytetarë serb në Graçanicë për dyshime për presion ndaj votuesve

Published

on

By

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të shtatë qytetarëve të nacionalitetit serb në Graçanicë, të cilët dyshohet se kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj votuesve me qëllim ndikimin në procesin zgjedhor.

Sveçla tha se zgjedhjet në Kosovë, pavarësisht sfidave dhe bllokadave politike që kanë ndodhur në raste të caktuara, vazhdojnë të vlerësohen pozitivisht në raportet ndërkombëtare për standardin e organizimit dhe garantimin e shprehjes së lirë të vullnetit të qytetarëve.

Ai përshëndeti veprimin e institucioneve të sigurisë për arrestimin e të dyshuarve në Graçanicë, duke theksuar se ata “përmes kërcënimeve, presionit dhe shantazhit kanë tentuar të ndikojnë në vullnetin e lirë të votuesve”.

Sipas Sveçlës, veprime të tilla që targetojnë qytetarët e komunitetit serb në Kosovë janë rezultat i “direktivave të orkestruara nga Serbia”, të cilat, sipas tij, synojnë të cenojnë pluralizmin politik dhe rendin demokratik në vend.

“Institucionet e Republikës së Kosovës do të veprojnë me vendosmëri ndaj çdo përpjekjeje për të frikësuar qytetarët dhe për të deformuar vullnetin e tyre politik”, deklaroi ai.

Në fund, ministri në detyrë theksoi se institucionet do të garantojnë që procesi zgjedhor të mbetet i lirë dhe i paprekur nga ndërhyrjet e jashtme.

Continue Reading

Lajmet

Diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 21 gradë sot në Kosovë

Published

on

By

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara do të mbajë sot në Kosovë.

Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, vranësira më të dendura priten kryesisht në zonat malore të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 18 deri në 21 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

Continue Reading

Të kërkuara