Lajmet

Gati 200 milionë njerëz në SHBA po përballen me nxehtësinë ekstreme

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se një valë “e rrezikshme” e të nxehtit e kaploi verilindjen dhe qendrën e Atlantikut më 27 korrik.

Published

on

Gati 200 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ose rreth 60 për qind e gjithsej popullsisë së SHBA-së, mund të përjetojnë të nxehtin ekstrem, teksa temperaturat e larta po përhapen dhe stuhi të reja priten në zona të reja.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se një valë “e rrezikshme” e të nxehtit e kaploi verilindjen dhe qendrën e Atlantikut më 27 korrik dhe do të vazhdojë deri në fundjavë. Stuhi të forta dhe përmbytje të shpejta parashikohet se mund t’i godasin zonat në verilindje dhe jug.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh se ndryshimi i klimës, i nxitur nga djegia e lëndëve djegëse fosile, do të çojë në periudha të zgjatura dhe më të shpeshta të motit ekstrem.

Parashikimi për vapën e vazhdueshme vjen një ditë pasi Organizata Botërore Meteorologjike dhe Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian Copernicus shpallën korrikun e vitit 2023 muajin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë.

Të enjten, nxehtësia dhe lagështia në qytetet e mëdha përgjatë Bregut Lindor, përfshirë Uashingtonin, Filadelfian dhe New Yorkun, bënë që temperaturat të ishin ndjeshëm mbi 38 gradë Celsius.

Për shkak të nxehtësisë ekstreme, dy nga rrjetet më të mëdha të energjisë në vend janë nën trysni, gjë që mund t’ua limitojë amerikanëve mundësinë për t’u freskuar.

Rrjeti më i madh energjetik i vendit, PJM Interconnection, shpalli alarmin e emergjencës energjetike të nivelit të parë për rrjetin e tij në 13 shtete më 26 korrik, që do të thotë se kompania është e shqetësuar për aftësinë e saj për të siguruar energji elektrike të mjaftueshme./Euronews.al

Lajmet

Hamza nis ditën me Walker: Në ditët e nderimit për viktimat e Masakrës së Reçakut, si çdo vit tjetër, ai është pranë nesh

Published

on

By

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka  nisur ditën me Ambasadorin William Walker, për të cilin takim thotë se ai sikurse cdo vit tjetër edhe këtë herë është pranë popullit të Kosovës për të nderuar viktimat e Masakrës së Reçakut.

Ditën e sotme e nisa me mikun e madh të Kosovës, Ambasadorin William Walker. Në ditët e nderimit për viktimat e Masakrës së Reçakut, si çdo vit tjetër, Ambasadori Walker është pranë nesh, ashtu siç ishte edhe në janarin e vitit 1999, kur me guxim i dha jehonë botërore krimit serb në Reçak dhe nuk lejoi që e vërteta të mbetej e heshtur. Miqësia dhe kontributi i Ambasadorit William Walker për Kosovën janë të jashtëzakonshme. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për Kosovën, Ambasador!”, ka shkruar Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Maqedonci nis ditën me takim me Komandantin e KFOR-it dhe atë të Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli

Published

on

By

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiral George M. Ëikoff, si dhe Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Maqedonci thotë se në këtë takim të jetë diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, si dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe bashkëpunimi me KFOR-in.

Sot prita në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiral George M. Ëikoff, si dhe Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş. Diskutuam për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimin e FSK-së dhe bashkëpunimin me KFOR-in. Theksova angazhimin për forcimin e kapaciteteve të FSK-së përmes edukimit të oficerëve sipas doktrinës së shteteve perëndimore si dhe modernizimit me sisteme të armatimit të prokuruara nga shtetet anëtare të NATO-s, në funksion të sigurisë së qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në NATO”, shkruan Maqedonci.

Continue Reading

Lajmet

Përparim Rama viziton familjet e evakuuara nga vërshimet në kryeqytet

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do t’i vizitojë familjet e evakuuara në lagjen Kodra e Trimave, që i bën si shkak i reshjeve të mëdha të shiut e që shkaktuan vërshime.

Nga komuna kanë njoftuar se kjo vizitë po bëhet me qëllimin që të njoftohen nga afër me situatën, dhe për t’iu shpreh mbështetjen e Komunës banorëve të prekur.

Takimi është paraparë të ndodhë në ora 10:00 në Kodrën e trimave, rruga Aziz Zhilivoda.

Continue Reading

Lajmet

Blloku B1 del jashtë funksionit

Published

on

By

Blloku B1 i Termocentralit “Kosova B”,  ka dalë jashtë funksionit mëngjesin e së martës, duke përkeqësuar më tej situatën e furnizimit me energji elektrike në vend.

Kosova vazhdon të përballet me krizë energjetike, pasi ka pasur ditë që është shënuar gjenerim zero nga disa blloqe prodhuese. Sipas burimeve, problemi më delikat aktualisht është pikërisht ai në bllokun B1, transmeton Klankosova.tv.

Dalja nga funksioni e këtij blloku rrit varësinë nga importi i energjisë elektrike dhe rrezikon stabilitetin e furnizimit, sidomos në orët e pikut të konsumit.

Institucionet energjetike ende nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar për kohën e rikthimit në operim të këtij blloku.

Ndërkohë, ditë më parë, konkretisht më 8 janar jashtë funksionit doli edhe blloku A4.

Kështu kishte bërë të ditur njohësja e energjisë, Janina Ymeri, e cila theksoi se që nga 1 janari ka pasur dy rënie të blloqeve, sepse ditë më parë zero gjenerim kushte pasur sërish B1.

Continue Reading

Të kërkuara