Lajmet

Gashi: Vetëm me trysni nga ndërkombëtarët Milan Radojiçiqi mund të gjykohet në Kosovë

Thotë se kërkesa për fletarrest ndërkombëtar është legjitime.

Published

on

Avokati Tomë Gashi është shprehur i bindur se pa një trysni nga ndërkombëtarët ndaj Serbisë, Milan Radojiçiqi, i dyshuar kryesor për sulmin e 24 shtatorit në veri, nuk mund të gjykohet në Kosovë.

Ai shtoi që është shumë e vështirë që institucionet vendase të bëjnë të mundur që ai të sillet në Kosovë, edhe pse thotë se kërkesa për fletarrest ndërkombëtar është legjitime.

“Pas sulmeve terroriste të 24 shatorit, institucionet tona respektivisht Prokuroria Speciale e Kosovës, duke  e ditur që Radojiçiq tani më është në Serbi me siguri që ka kërkuar apo do të kërkojë shumë shpejtë lëshimin e fletë-arrestit ndërkombëtare i cili do të kërkohet përmes Ministrisë së Drejtësisë dhe ne duhet të kërkojmë ndihmë nga institucionet ndërkombëtare, dhe besoje që duhet të bëhet vetëm një trysni ndërkombëtare që eventualisht ai të transferohet nga Serbia në Kosovë…Për t’u gjykuar këtu për krimet të cilat ai i ka bere jo vetëm me 24 shtator por sigurisht që ka edhe krime  të tjera duke e ditur invulvimin e tij edhe në vrasjen politikanit serbë Oliver Ivanoviqit, por edhe vepra të tjera kurroptive  dhe vepra tepër të renda penale, duke e  ditur që Kosova nuk ka marrëveshje me Serbinë për ekstradime të tilla atëherë do të jetë tepër vështire mos të thamë e pa mundshme që institucionet tona, t’iu dërgohet Rajdocic për t’u gjykuar në Kosovë”, deklaroi ai.

Sipas avokatit Gashi, deklarata e kryeministrit që një Gjykatë Speciale te merret me sulmin e 24 shtatorit, është më shumë një deklaratë politike. Sipas tij, deri më tani askush nuk ka qenë kundër një hetimi ndërkombëtar.

“Ne kemi par edhe deklaratën e kryeministrit tonë që kërkohet apo propozohet për një Gjykatë Speciale për t’u marruar me krime e 24 shtatorit, por ndoshta edhe krime të tjera por besojë që edhe krime të tjera por besoj që kjo është më tepër një deklaratë politike sesa që mundet realizohet, duke e ditur së bashkësia ndërkombëtare po e merr tepër me të mirë Serbinë, posaçërisht prej fillimit të luftës në Ukrainë dhe institucionet tona janë të fuqishme aq sa Serbia dëshiron të i respektojë ligjet ndërkombëtarë, neve na bëjnë të presim se a do të ketë trysni të mjaftueshme nga bashkësia ndërkombëtare, me qenë se mungon bashkëpunimi mes Kosovës dhe Serbisë për arsye politike me qenë se  Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës atëherë ekstradimi eventual i Radojiçiqit në  Kosovë mundë të behët vetëm me ndihmë të bashkësisë ndërkombëtare. Askush deri më tani nuk është shprehur qe ka kundërshtim për hetim, por të gjithë kanë kërkuar që hetohet edhe Serbia si shtet për involvimin në mënyrë shtetërore të ngjarjeve të 24 shtatorit, ne kemi pasur fatkeqësisht edhe një polic tonë të vrarë nga ky grup”, shtoi ai.

Lajmet

Rinumërim i votave në gjithë Kosovën, shkarkohen përfaqësuesit e partive politike në KKZ-në e Prizrenit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të rinumërohen votat për kandidatë në tërë Kosovën. Përveç rinumërimit edhe në 28 komuna tjera, u është ndërprerë mandati përfaqësuesve të subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Prizrenit.

Ky vendim erdhi pas manipulimit të votave, të cilat janë vërtetuar nga rinumërimi i votave të kandidatëve në 10 komuna të Kosovës.  

Në mbledhjen e Këshillit për Operacione Zgjedhore, është rekomanduar rinumërimi i të gjitha vendvotimeve edhe për 28 komunat tjera dhe ndërprerja e mandatit për përfaqësuesit e subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Prizrenit.

Kështu ka thënë kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi i cili tha se të gjeturat do të t’i adresojnë në Prokurorinë e Shtetit.

Sot, para mbledhjes së KQZ-së, ky raport është diskutuar në mbledhjen e Këshillit për Operacione Zgjedhore, nga ku kanë dalë dy rekomandime kryesore: Rinumërimi i të gjitha vendvotimeve edhe për 28 komunat tjera; Ndërprerjen e mandatit për përfaqësuesit e subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Prizrenit. Në fund, në emër të KQZ-së, ritheksojmë se gjetjet nga procesi i rinumërimit do t’i adresojmë në Prokurorinë e Shtetit dhe në të njëjtën kohë ofrojmë bashkëpunimin e plotë institucional në procesin hetimor”, u shpreh Radoniqi.

Ai tha se procesi i rinumërimit të votave në 10 komunat është në zhvillim e sipër.

Ndryshimi në numrin e votave të kandidatëve për rinumërimit, Radoniqi tha se tregon se procesi i i numërimit të votave të kandidatëve brenda subjekteve politike ka pasur pasaktësi

“Ndryshimi në numrin e votave të kandidatëve pas rinumërimit tregon se procesi i numërimit të votave të kandidatëve brenda subjekteve politike ka pasur pasaktësi. Analiza numerike e veçon komunën e Prizrenit si rastin më ekstrem. Pas rinumërimit në QNR të komunës së Prizrenit janë zbritur nga rezultati 29,343 vota për kandidatë, të cilat u ishin regjistruar atyre në QKN të Prizrenit. Po ashtu, pas rinumërimit u janë shtuar 16,366 vota kandidatëve, të cilat nuk ishin regjistruar saktë në QKN. Megjithatë, në komunat tjera të rinumëruara nuk vërehen dallime të mëdha në votat e kandidatëve. Ndryshimet përfshijnë gabimet eventuale të regjistrimit të votave të kandidatëve dhe shtimin e votave si rezultat i rivlerësimit të fletëvotimeve të pavlefshme, por në vendvotime të caktuara janë evidente ndryshime të mëdha tek disa kandidatë“, ka shtuar Radoniqi.

Continue Reading

Lajmet

UBT prezanton Platformën e Reagimit të Sigurisë Kombëtare – NSRP

Published

on

By

UBT ka lansuar NSRP (National Security Response Platform), një sistem interaktiv i dizajnuar për të trajnuar studentët dhe profesionistët në menaxhimin e krizave të sigurisë dhe reagimin ndaj incidenteve kibernetike. Ky sistem lejon përdoruesit të simulojnë situata reale të krizave dhe të marrin vendime strategjike në kohë reale, duke i përgatitur për sfidat komplekse të sigurimit kombëtar.

Karakteristikat kryesore të platformës:

  • Simulatori Interaktiv i Krizave: Ofron simulime të detajuara të krizave kombëtare, përfshirë sulme kibernetike, kriza diplomatike dhe emergjenca të sigurisë.
  • Harta Interaktive Globale: Një hartë botërore interaktive vizualizon vendndodhjen e krizave, aktorët e përfshirë dhe lëvizjet gjeografike të ngjarjeve në kohë reale, duke ndihmuar studentët të kuptojnë dimensionin gjeografik të sigurisë kombëtare.
  • Sistemi i Vendimmarrjes Multialternative: Çdo krizë ofron vendime kritike me pasoja të ndryshme. Platforma analizon zgjedhjet e përdoruesve dhe ofron feedback të detajuar mbi ndikimin e vendimeve.
  • Panel Administrimi: Instruktorët mund të krijojnë, modifikojnë dhe fshijnë skenarë simulimi, duke personalizuar përvojën edukative sipas nevojave akademike.
  • Sistemi i Vlerësimit dhe Feedback: Përdoruesit marrin një analizë të performancës së tyre, përfshirë pasojat afatshkurtra dhe afatgjata të vendimeve, si dhe sugjerime për përmirësim.
  • Skenarizimi i Ngjarjeve Dinamike: Krizat evoluojnë në mënyrë dinamike në bazë të vendimeve të përdoruesit, duke krijuar një përvojë realistike dhe të përqendruar në praktikë.

Platforma është krijuar nga UBT-CERT (Computer Emergency Response Team), e projektuar për programin e Studimeve të Sigurisë në UBT dhe ofron një mjet praktik për të kuptuar kompleksitetin e menaxhimit të krizave kombëtare. Studentët mund të testojnë strategji të ndryshme, të mësojnë nga gabimet dhe sukseset e tyre, dhe të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit strategjik, të gjitha brenda një mjedisi të sigurt dhe të kontrolluar.

Kjo iniciativë e UBT synon të forcojë aftësitë praktike të studentëve dhe t’i përgatisë ata për sfidat reale të sigurisë kombëtare dhe teknologjive moderne.

Continue Reading

Lajmet

Studentët e Mekatronikës në UBT realizojnë vizitë studimore në “Auto Kaçandolli” në Prishtinë

Published

on

By

Studentët e vitit të tretë të programit Inxhinieri e Mekatronikës në UBT kanë realizuar një vizitë studimore në kompaninë e mirënjohur “Auto Kaçandolli” në Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve praktike që synojnë ndërlidhjen e dijes akademike me industrinë.

Të shoqëruar nga profesori i lëndës, Betim Shabani, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me proceset moderne të diagnostikimit, mirëmbajtjes dhe servisimit të automjeteve, si dhe me teknologjitë bashkëkohore që përdoren në fushën e mekatronikës automobilistike.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit e kompanisë prezantuan pajisjet e avancuara teknologjike, sistemet elektronike të automjeteve dhe mënyrën e integrimit të mekanikës, elektronikës dhe informatikës – fusha këto që përbëjnë thelbin e programit të Mekatronikës në UBT.

UBT është lider në ofrimin e programeve inovative dhe në krijimin e urave të bashkëpunimit me industrinë, duke e bërë programin e Inxhinierisë së Mekatronikës një nga drejtimet më të kërkuara dhe me perspektivë të lartë punësimi.

Continue Reading

Lajmet

Ministria e Financave me njoftim për pagën minimale në sektorin privat

Published

on

By

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe njëherë janë deklaruar për çështjen e pagës minimale në sektorin privat, ku thonë se tashmë është rritur nga 350 euro bruto në 425 euro bruto, duke hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti.

Ata tregojnë për dy fazat, duke thënë se kjo rritje përbën një masë të rëndësishme për rritjen e mirëqenies së punëtorëve dhe përafrimin e pagës minimale me kushtet aktuale të tregut të punës.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se paga minimale në sektorin privat është rritur nga 350 € bruto në 425 € bruto, duke hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti.

🔹Zbatimi i vendimit për rritjen e pagës minimale do të realizohet në dy faza ashtu që të jetë më e lehtë për punëdhënësit t’i përshtaten ndryshimit në mënyrë graduale.

🔹Faza e dytë do të fillojë më 1 korrik, kur paga minimale do të arrijë në 500 € bruto.

Kjo rritje përbën një masë të rëndësishme për rritjen e mirëqenies së punëtorëve dhe përafrimin e pagës minimale me kushtet aktuale të tregut të punës.

Institucionet përgjegjëse do të sigurojnë zbatimin e plotë dhe të rregullt të këtij vendimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Continue Reading

Të kërkuara