Botë

G7 i bën thirrje Rusisë të pajtohet me propozimin e SHBA-së për armëpushim

Published

on

Një draft deklaratë përfundimtare nga një takim dy-ditor i G7 i bën thirrje Rusisë të pajtohet me marrëveshjen e armëpushimit të propozuar nga SHBA.

Diplomatët e lartë nga vendet anëtare – Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA – e kanë miratuar deklaratën, por ajo ende ka nevojë për nënshkrim nga ministrat e jashtëm, thanë zyrtarët e G7 për agjencinë e lajmeve Reuters.

Anëtarët e G7 i bënë thirrje Rusisë që të reagojë duke rënë dakord për një armëpushim në kushte të barabarta dhe duke e zbatuar atë plotësisht”, thuhet në deklaratë.

Ata gjithashtu theksuan nevojën për “marrëveshje sigurie” të forta për të siguruar një pjesë të qëndrueshme, duke paralajmëruar Moskën se do të përballet me sanksione të mëtejshme nëse jo.

Lajmet

Uragani Melissa: Xhamajka përgatitet për stuhinë më të fortë në botë të vitit 2025

Published

on

Mediat e huaja kanë raportuar se tashmë tre persona kanë vdekur në Xhamajka, mirëpo thuhet nga meteorologët amerikanë se ajo po përgatitet për stuhinë më të fortë në botë këtë vit, dhe ndoshta më të fortën e regjistruar ndonjëherë në ishull.

Me shpejtësi ere deri në 282 km/orë, Uragani Melissa është një stuhi e kategorisë pesë- forca maksimale.

“Po intensifikohet dhe pritet të arrijë në ishullin e Karaibeve herët të martën”, thuhet në njoftim të BBC.

Ekspertët paralajmërojnë se ritmi i ngadaltë i Melissës mund të nënkuptojë shira të zgjatur të rrëmbyeshëm në disa zona, duke rritur rrezikun e përmbytjeve vdekjeprurëse dhe rrëshqitjeve të dheut./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Lajmet

​Lituania mbyll kufirin me Bjellorusinë, kryeministrja Ruginienë: Nuk do tolerohet asnjë sulm hybrid

Published

on

Përmes një njoftimi, Qeveria lituaneze do të ndjekë një plan për të mbyllur kufirin e saj me Bjellorusinë, me përjashtim të diplomatëve dhe qytetarëve të BE-së që largohen nga Bjellorusia.

Përmes deklaratës të dhënë nga qeveria, bëhet e qartë se çdo balonë e cila do futet në hapësirën ajrore lituaneze, do të rrëzohet.

“Kështu i dërgojmë një sinjal Bjellorusisë dhe themi se asnjë sulm hibrid nuk do të tolerohet këtu , ne do të marrim të gjitha masat më të rrepta për të ndaluar sulme të tilla”, deklaroi kryeministrja lituaneze Inga Ruginienë.

Kufiri lituanez është aktualisht i mbyllur në bazë të një vendimi të përkohshëm të marrë nga forca kufitare e vendit, dhe një mbyllje e mëtejshme për një kohë të pacaktuar do të diskutohet dhe pritet të miratohet në mbledhjen e qeverisë të mërkurën (29 tetor).

Kryeministrja tha në një konferencë për shtyp se qeveria e ka hartuar tashmë urdhrin, i cili përfshin vetëm përjashtime shumë të kufizuara për qytetarët lituanezë dhe të BE-së, si dhe postën diplomatike që do të lejohet ende përmes kufirit.

“Çdo lëvizje tjetër do të ndalet. Kjo i dërgon një sinjal të qartë Bjellorusisë se asnjë sulm hibrid nuk do të tolerohet këtu dhe ne do të marrim masat më të rrepta të mundshme për të ndaluar veprime të tilla”, tha ajo./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Tërmeti i fortë në Turqi

Published

on

Turqia është goditur nga një tërmet i fortë mbrëmjen e djeshme, sipas të dhënave të Institutit të Sizmiologjisë Europiane.

Forca e tërmetit në njoftim thuhet se ka qenë me magnitudë 6.1 ballë.Nga të dhënat paraprake, tërmeti ka ka qenë me epiqendër 60 kilometra nga Balikseiri, ndërsa thellësia fokale 6 kilometra.

Lëkundjet thuhet se janë ndier në disa zona, përfshirë edhe Stambollin, mirëpo nuk ka ende të dhëna për dëme në njerëz dhe materiale./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Trump: Putin duhet të ndalë luftën në Ukrainë e jo të testojë raketa

Published

on

Presidenti amerikan, Donld Trump, tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, duhet t’i japë fund luftës në Ukrainë në vend se të testojë raketa me kapacitet bërthamor.

Udhëheqësi amerikan shtoi se vendi i tij e ka të pozicionuar një nëndetëse bërthamore afër brigjeve të Rusisë.

Një ditë më parë, Putin tha se Rusia ka testuar me sukses raketën lundruese, që funksionon me energji bërthamore, Burevestnik – armë me kapacitet bërthamor që Moska pretendon se mund të depërtojë në çdo mburojë mbrojtëse.

Kurse, Putin tha se shteti do të lëvizë drejt dislokimit të kësaj arme.

Moska theksoi se raketa 9M730 Burevestnik (e njohur si Storm Petrel) kishte fluturuar 14.000 kilometra.

“Ata e dinë që ne kemi një nëndetëse bërthamore, më të mirën në botë, pranë brigjeve të tyre. Kështu që, nuk kemi nevojë të fluturojmë 8 mijë milje (14.000 kilometra)”, u tha Trump gazetarëve nga Shtëpia e Bardhë.

Që kur u bë publik raketa 9M730 Burevestnik më 2018, Putin e ka paraqitur këtë armë si përgjigje ndaj lëvizjeve të SHBA-së për të krijuar një mburojë nga sulmet ajrore, pasi Uashingtoni më 2001 u tërhoq nga Traktati për raketa antibalistike i vitit 1972.

Trump vazhdimisht ka folur për dislokimin e nëndetëseve amerikane pranë brigjeve të Rusisë, pas deklaratave të ish-presidentit rus, Dmitry Medvedev, mbi rrezikun e një lufte midis dy fuqive bërthamore.

Megjithatë, është gjë e rrallë që palët të flasin publikisht për vendndodhjen e nëndetëseve të armatosura me armë bërthamore.

Duke folur për testimin e raketës ruse, Trump u shpreh:“Ne testojmë raketa gjatë gjithë kohës. Ata nuk po luajnë lojëra me ne, e as ne nuk po luajmë lojëra me ta”, përfundoi Trump./S.K/EO/

 

Continue Reading

Të kërkuara