Lajmet

Franca dënon fjalimin ‘paranojak’ të Putinit

Fjalimi përzien ide “të ngurta dhe paranojake”, tha një zyrtar presidencial francez.

Published

on

Franca e përshkroi një fjalim të Putinit drejtuar kombit për Ukrainën si “paranojak”, duke e akuzuar atë për thyerjen e premtimeve të bëra ndaj homologut të tij francez, Emmanuel Macron dhe duke kërcënuar se do të vendosë sanksione, përcjell UBT News.

“Ne do të zbatojmë sanksione të përshtatshme dhe të synuara kundër interesave ruse me partnerët tanë evropianë”, u tha gazetarëve të martën ministri francez i financave, Bruno Le Maire.

Fjalimi i Putinit, në të cilin ai njohu si të pavarura dy rajonet separatiste ukrainase, përzien ide “të ngurta dhe paranojake”, tha një zyrtar presidencial francez, duke shtuar se udhëheqësi rus “nuk kishte respektuar premtimet e bëra” ndaj Macron-it.

Zyrtari, i cili kërkoi të mos përmendet emri, tha se “veprimet e mëtejshme ushtarake” ruse nuk duhet të përjashtohen dhe shtoi se BE po përgatit një listë të subjekteve dhe individëve rusë për t’i sanksionuar në një përgjigje “proporcionale”.

Putini kishte “bërë një zgjedhje të qartë për të thyer zotimet e tij”, tha zyrtari, duke shtuar se diskutimet do të fillonin të martën në Bruksel për hartimin e sanksioneve.

Në një deklaratë të mëparshme, Macron kishte dënuar lëvizjen e Putinit dhe bëri thirrje për sanksione evropiane kundër Rusisë./UBTNews/

Bota

Tërmeti 7.7 balë në Mianmar, Kryeministri i Tajlandës shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Published

on

Kryeministri i Tajlandës, Phatthongthaung Shinawatra, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.7 që goditi Mianmarin, duke marrë masa urgjente për sigurinë e qytetarëve të tij. Në një postim në platformën X, Shinawatra njoftoi se një sistem paralajmërimi për celularët do të implementohet në Tajlandë për të siguruar informacion të shpejtë dhe të saktë në rast të pasgoditjeve apo rreziqeve të tjera.

Ai theksoi se Ministria e Mbrojtjes dhe Administrata e Sigurisë së Brendshme të Tajlandës do të jenë të angazhuara për të siguruar që asnjë qytetar të mos jetë në rrezik. Po ashtu, Ministria e Mjedisit do të ndërmarrë vlerësime të kujdesshme për efektet e mundshme të tërmetit dhe çdo pasgoditje që mund të ndodhte.

Kryeministri gjithashtu udhëzoi Ministrinë e Shëndetësisë të përgatiste spitalet dhe njësitë mjekësore emergjente për të ofruar ndihmë për ata që mund të preken nga pasojat e mundshme të tërmetit.

Nga ana tjetër, pamjet që kanë mbërritur nga Mianmari tregojnë shkatërrimin e tmerrshëm që ka shkaktuar tërmeti. Grumbuj të mëdhenj mbeturinash dhe rrënoja janë shpërndarë në të gjithë Mianmarin si pasojë e ndërtesave të shembura. Në qytetin e afërt Naypyidaw, janë krijuar çarje të mëdha në rrugë, duke detyruar shoferët të ndërpresin udhëtimet për shkak të rrezikut që paraqesin këto dëmtime./UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet

​Gjenden tri armë të fshehura që dyshohet se u përdorën në vrasjen në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri të cilat dyshohet se janë përdorur në vrasjen e cila ndodhi në Prishtinë, ku mbeti i vrarë një person dhe një tjetër u plagos.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se armët e përdorura në kryerjen e veprës penale janë gjetur të fshehura në magjistralen Prishtinë-Mutivodë.

“Rr. ‘Bajram Kelmendi-Rrustem Hyseni’, Prishtinë / 25.03.2025 – 22:25. Lidhur me rastin e datës së lartcekur Policia e Kosovës ka siguruar informacione se armët e përdorura në kryerjen e veprës penale të lartcekur gjenden të fshehura në magjistralen Prishtinë – Mutivodë. Lidhur me rastin në lokacion kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe në konsultim me prokurorin e rastit kanë bërë sekuestrimin e tri armëve të zjarrit: një armë zjarri AK 47, një armë zjarri e tipit TT dhe një armë zjarri COLT’, thuhet në njoftim.

Në raportin e policisë thuhet se po vazhdojnë të punojë intensivisht në hetimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar.

Continue Reading

Bota

Turqi- Imamoglu në paraburgim, arrestohet dhe avokati i tij

Published

on

Autoritetet turke kanë arrestuar avokatin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, Mehmet Pehlivan, në kuadër të hetimeve për korrupsion. Pehlivan u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Stambollit për pastrim pasurish që rrjedhin nga veprimtari kriminale.

Pas arrestimit, ai u dërgua në spital për ekzaminim mjekësor përpara se të transferohej në zyrat e policisë në Stamboll. Ky arrest ka shkaktuar shqetësim, duke përfshirë edhe dyshime për lidhje të mundshme mes arrestimeve të Imamoglu dhe veprimtarive të dyshimta./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Të dielën ndërrohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

Published

on

By

Në natën mes të shtunës dhe të dielës (29-30 mars) fillon llogaritja verore e kohës, ora do të shkojë 60 minuta përpara.

Momenti zyrtar i ndërrimit të orës është pikërisht në orë 02:00, atëherë kur akrepat kalojnë 60 minuta para duke shënuar 03:00.

Ky sistem, i njohur si orari veror, ka filluar të aplikohet për herë të parë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe është përdorur gjerësisht që nga viti 1972, me qëllimin e fillimit për kursimin e energjisë.

Megjithatë, me avancimin e teknologjisë, qëllimi origjinal i tij është bërë më pak i efektshëm, pasi zgjatja e ditës ka çuar në përdorimin më të madh të ajrit të kondicionuar, duke krijuar një efekt “bumerang” që mund të sjellë më shumë shpenzime energjie.

Continue Reading

Të kërkuara