Sport

Eriksen ka vendosur defibrilator kardioverter, por karriera e tij në Serie A është në rrezik

La Gazzetta dello Sport shpjegon se në Itali, është e ndaluar të luash me një defibrilator të zemrës të implantuar, sipas protokollit të Komitetit Kardiologjik Organizativ për Fitnes Sportiv.

Published

on

Christian Eriksen është operuar dhe ka vendosur një defibrilator kardioverter në zemër, por karriera e tij në Serie A thuhet se ka mbaruar nëse ICD-ja është e përhershme.

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, mesfushori i Danimarkës dhe Interit iu nënshtrua një operacioni dje (e enjte) për të implantuar një defibrilator të zemrës, pasi të shtunën, ai pësoi një arrest kardiak gjatë ndeshjes hapëse të ekipit të tij kombëtar në Euro 2020 kundër Finlandës.

Gazeta italiane raporton se nëse pajisja për rregullimin e ritmit të zemrës është e përhershme, karriera e Eriksen në Serie A do të ketë mbaruar.

La Gazzetta dello Sport shpjegon se në Itali, është e ndaluar të luash me një defibrilator të zemrës të implantuar, sipas protokollit të Komitetit Kardiologjik Organizativ për Fitnes Sportiv, i cili u azhurnua në vitin 2017.

Çdo sport me kontakt është i ndaluar në Itali me një pajisje të tillë të vendosur, por Eriksen mund të vazhdojë të luajë në liga tjera, të tilla si Eredivisie ose Liga Premier.

Mbrojtësi i Ajaxit dhe Holandës, Daley Blind është një shembull pasi qendërmbrojtësi holandez ka vendosur një defibrilator kardioverter.

Ish-mesfushori i Interit, Khalilou Fadiga u diagnostikua me sëmundje të zemrës me mbërritjen e tij në Inter në vitin 2002 dhe kurrë nuk luajti me fanellën e tyre, por vazhdoi karrierën e tij në Ligën Premier.

Autoritetet italiane nuk lejojnë të luhet asnjë sport kontakti me një defibrilator të zemrës të implantuar pasi çdo kontakt ose goditje mund të prishë pajisjen.

Sidoqoftë, nëse ICD-ja nuk është e përhershme, Eriksen mund të ketë një shans të kthehet për të luajtur në Itali, por ai do të duhet të kalojë një proces të komplikuar dhe disa kontrolle rigoroze mjekësore për të marrë dritën e gjelbër.

Eriksen do të lëshohet nga spitali sot (e premte) dhe do të kryejë ekzaminime të reja mjekësore në 4-5 javë në Milano.

Edhe nëse mjekët vërtetojnë se problemi ishte i përkohshëm dhe ICD mund të hiqet, Eriksen do të duhej ekzaminime të mëtejshme për të marrë leje për të luajtur në Serie A.

Atij do të duhet të jepet drita jeshile nga një komision i posaçëm mjekësor në fund të një ‘procesi shumë të komplikuar’ dhe me shumë ‘pika kritike’ që i japin përgjegjësi të drejtpërdrejtë institutit që duhet të vendosë për aftësinë e lojtarit. 

Lajmet

Kurti: Mungesa e unitetit me Komunën e Prishtinës po e rrezikon organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se mungesa e unitetit institucional dhe mospajtimet me Komunën e Prishtinës po e vështirësojnë organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Për këtë ka folur Kurti, i cili ka bërë të ditur se bashkëpunimi me Komitetin Olimpik të Kosovës është shumë i mirë, por situata është ndryshe në raport me Komunën e Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Gjatë deklarimit të tij, Kurti ka kritikuar edhe përplasjet publike pas mbledhjeve të Këshillit Organizativ, duke theksuar se vendimet dhe diskutimet e brendshme nuk duhet të shoqërohen me akuza dhe sulme mes palëve.

Ai ka thënë se vazhdon të jetë optimist për mbajtjen e lojërave, por e ka cilësuar optimizmin e tij si të përmbajtur, për shkak të mospajtimeve dhe mungesës së bashkëpunimit institucional.

“Ne duhet të jemi unikë për këtë gjë dhe kjo mungesë e unitetit të brendshëm na ka sjellë në këtë pikë, kur edhe po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare 2030”, ka deklaruar Kurti.

Kreu i Qeverisë e ka cilësuar fitore të madhe faktin që Kosova ka marrë përsipër organizimin e kësaj ngjarjeje sportive, duke përmendur përfshirjen e dhjetë komunave të Kosovës dhe të Durrësit nga Shqipëria në projekt.

Ai ka theksuar se planifikimet për investime dhe projekti mbi të cilin Kosova ka fituar të drejtën e organizimit duhet të zbatohen në tërësi, ndërsa ka pranuar se mes palëve ka dallime, mospajtime dhe mungesë besimi.

“Do ta bëjmë më të mirën e mundshme, por do ta bëjmë me çdo kusht, pa korrupsion”, ka përfunduar Kurti.

D.L

Continue Reading

Sport

Dion Kaçuri mund të largohet përfundimisht nga Baseli, Austria Lustenau synon ta mbajë

Published

on

By

Dion Kaçuri mund të mos rikthehet te Baseli pas përfundimit të huazimit, pasi Austria Lustenau ka mundësinë ta blejë përfundimisht mesfushorin kosovar gjatë verës së ardhshme.

22-vjeçari po kalon një periudhë të mirë te skuadra austriake, ku është shndërruar në një futbollist të rëndësishëm në repartin e mesfushës, duke luajtur në rolin e mesfushorit defensiv.

Madje, Kaçuri ka fituar edhe besimin për të mbajtur shiritin e kapitenit në një prej ndeshjeve të skuadrës.

Për paraqitjet e tij ka shkruar edhe mediumi zviceran “4-4-2”, i cili thekson rëndësinë që mesfushori ka fituar te Austria Lustenau, duke përmendur edhe ftesën e tij të parë në tetor nga përzgjedhësi Franco Foda për Përfaqësuesen e Kosovës.

Në fanellën e skuadrës austriake, Kaçuri ka regjistruar deri më tani dy gola dhe një asistim.

Ndërkohë, me Baselin ai ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2028, por aktivizimi i mundësisë së blerjes nga Austria Lustenau mund të bëjë që aventura e tij në Zvicër të përfundojë përfundimisht.

Në nivel ndërkombëtar, mesfushori tashmë ka tri paraqitje me Përfaqësuesen e Kosovës.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Lushaku-Sadriu ngre shqetësimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”: Kosova rrezikon të mos i organizojë

Published

on

By

Kosova rrezikon të mos jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, për shkak të mos përmbushjes së obligimeve institucionale dhe vonesave në procesin e përgatitjeve.

Për këtë ka ngritur shqetësim shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, gjatë seancës së Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka theksuar se anulimi i takimit të paraparë të mbahej të enjten në Athinë, ku pritej të përcaktoheshin përgjegjësitë për organizimin e lojërave, është një tjetër sinjal shqetësues për të ardhmen e këtij projekti.

Sipas Lushaku-Sadriut, organizimi i Lojërave Mesdhetare do të përbënte një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e sportit, turizmit dhe investimeve në infrastrukturën sportive të vendit.

Ajo ka paralajmëruar se papërgjegjësia institucionale mund ta rrezikojë realizimin e një projekti që do ta vendoste Kosovën në qendër të vëmendjes sportive dhe kulturore, duke sjellë mijëra sportistë dhe vizitorë ndërkombëtarë.

Lushaku-Sadriu ka përmendur edhe shqetësimet e ngritura nga Komiteti Olimpik i Kosovës lidhur me obligimet e papërmbushura nga institucionet, duke kërkuar përgjegjësi dhe angazhim më të madh për realizimin e këtij projekti.

Ajo ka vlerësuar se Kosova nuk duhet ta humbasë këtë mundësi për ndërtimin e sallave, stadiumeve dhe qendrave të reja sportive, të cilat do të kishin ndikim afatgjatë në zhvillimin e sportit në vend.

D.L

Continue Reading

Sport

Infantino për herë të parë me rivalë në garën për presidencën e FIFA-s

Published

on

By

Gianni Infantino do të përballet për herë të parë me kundërkandidat në garën për rizgjedhjen në krye të FIFA-s, që nga marrja e presidencës në vitin 2016.

FIFA ka konfirmuar zyrtarisht se Philippe Diallo, president i Federatës Franceze të Futbollit (FFF), dhe Kozo Tashima, president i Federatës Japoneze të Futbollit, kanë paraqitur kandidaturat për zgjedhjet që do të mbahen në mars të vitit 2027.

Diallo e bëri publike kandidaturën të hënën, duke siguruar mbështetjen e federatave anëtare të UEFA-s të përfaqësuara në organet drejtuese të FIFA-s. Ndërkohë, Tashima kishte shprehur interesimin për këtë post më herët gjatë muajit, ndërsa kandidaturën zyrtare e dorëzoi të mërkurën.

Megjithatë, të dy kandidaturat duhet t’i nënshtrohen fillimisht shqyrtimit nga komisioni zgjedhor i FIFA-s, i cili do të vendosë për pranimin e tyre.

Sipas njoftimit të FIFA-s, lista përfundimtare e kandidatëve të propozuar dhe të pranuar do t’u dërgohet federatave anëtare jo më vonë se 18 shkurti 2027.

Kjo do të jetë hera e parë që Infantino do të ketë kundërshtarë në garën presidenciale, pasi në vitin 2023 ishte rizgjedhur pa asnjë rival.

Presidenti 56-vjeçar është përballur kohëve të fundit me kritika dhe thirrje për dorëheqje, pas polemikave rreth projektit FIFA Forward Enterprise (FFE), përmes të cilit ishte propozuar shitja e aksioneve në Kupën e Botës dhe gara të tjera madhore të organizuara nga FIFA.

Një zhvillim interesant në këtë garë është edhe fakti se Philippe Diallo, i cili mori drejtimin e Federatës Franceze të Futbollit në vitin 2023, më herët kishte luajtur rol të rëndësishëm në sigurimin e mbështetjes evropiane për Infantinon lidhur me këtë projekt.

Pavarësisht kritikave dhe kundërkandidatëve të mundshëm, Infantino mbetet optimist për rizgjedhjen, duke shprehur bindjen se ka mbështetjen e mjaftueshme të federatave anëtare për të siguruar një mandat tjetër në krye të futbollit botëror.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara