Sport

Golashënuesit më të mirë në “Euro 2020”

Publikuar

Kampionati Evropian, që po mbahet në 12 shtete, është duke dhuruar spektakël të vërtetë.

“Euro 2020” është bërë edhe më i veçantë me praninë e shumtë të tifozëve në çdo ndeshje, të cilët kanë munguar nëpër stadiume për më shumë se një vit, shkaku i pandemisë.

Futbollistët, të cilëve iu ka munguar prezenca e tifozëve, po tentojnë të shijojnë çdo ndeshje dhe të dhurojnë spektakël, duke shënuar gola dhe dhuruar asiste në çdo ndeshje para adhuruesve të tyre.

Deri më tani, pas 2 ndeshjeve nëpër grupe, tetë futbollistë kanë arritur të realizojnë nga dy gola në “Euro 2020” dhe “Këpuca e Artë” do të jetë synim i të gjithëve.

Roman Yaremchuk i Ukrainës, Andriy Yarmolenko po ashtu nga Ukraina dhe Ciro Immobile i Italisë, kanë edhe nga një asist më shumë se pesë futbollistë të tjerë.

Patrik Schick, Cristiano Ronaldo, Manuel Locatelli, Denzel Dumfries dhe Romelu Lukaku gjithashtu kanë shënuar deri më tani nga dy gola.

Sport

Kosovës U19 i bashkohet edhe një “Dardan”

Publikuar

nga

Futbollisti Drilon Përgjeçaj është ardhja më e re për kombëtaren e Kosovës U19.

Kjo është konfirmuar në takimin që pati me të parin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Përgjeçaj është pjesë e klubit FC Freiburger në Gjermani dhe luan në pozicionin e mesfushorit defanziv. Ndërsa më herët ka qenë pjesë e disa ekipeve të grumposhave të reja.

Ndërkohë, grumbullimi i Kosovës U19 pritet të jetë në muajin tetor kur nis faza kualifikuese, ku Dardanët në grup janë bashkë me Norvegjinë, Gjeorgjinë dhe Uellsin.

Vazhdo të lexosh

Sport

Benzema negativ për Covid-19, nis përgatitjet me Realin

Publikuar

nga

Benzema i është bashkuar Real Madridit në stërvitje.

Karim Benzema e ka mposhtur virusin COVID-19. Ai tashmë ka nisur stërvitjet me klubin dhe përgatitjet me sezonin e ri.

Benzema gjeti shumë risi në skuadër, trajner të ri (Carlo Ancelotti), staf të ri, përgatitës fizik të ri – pothuajse gjithçka më ndryshe.

Ai e njeh shumë mirë Carlon nga koha që kanë punuar së bashku dhe edhe këtë sezon, premtojnë gjëra të mëdha.

Benzema është lider i skuadrës tani, bashkë me Marcelon pas largimit të Sergio Ramos. 

Vazhdo të lexosh

Sport

​Luiza Gega renditet e 13 në finale

Publikuar

nga

Sportistja nga Shqipëria Luiza Gega ka përfunduar garën në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, ku në finalen e madhe të vrapimit në 3000 metra me pengesa regjistroi kohën 9:34.10 minuta.

Koha të cilën e regjistroi atletja shqiptare nuk ishte e mjaftueshme për t’i siguruar asaj medalje olimpike, ku u rendit në vendin e 13-të nga 16-të atletë sa ishin.

Tre vendet e para i takuan atleteve nga Uganda, Amerika dhe Kenia, respektivisht Peruth Chemutai nga Uganda, Courtney Frerichs nga Amerika dhe Hyvin Kiyeng.

Peruth Chemutai me kohën 9:01.45 minuta renditet e para në disiplinën e vrapimit 3000 metra me pengesa, duke lënë në vend të dytë amerikanen Courtney Frerichs me kohën 9:04.79 minuta, dhe në vend të tretë Hyvin Kiyeng të Kenisë që regjistroi kohën 9:05.39 minuta.

Vazhdo të lexosh

Sport

Louis van Gaal emërohet për herë të tretë trajner i Holandës

Van Gaal e ka drejtuar kombëtaren e vendit të tij në periudhën 2000-2002 dhe 2012-2014.

Publikuar

nga

Louis van Gaal është emëruar si trajneri i ri i Holandës, duke marrë këtë detyrë për herë të tretë në karrierën e tij. 69-vjeçari zëvendëson Frank de Boer, i cili dha dorëheqjen muajin e kaluar pas humbjes në fazën e 1/8-ave të Euro 2020, kundër Çekisë.

Më parë, Van Gaal e ka drejtuar kombëtaren e vendit të tij në periudhën 2000-2002 dhe 2012-2014. Më pas ai u bë trajner i Manchester United dhe që prej shkarkimit nga detyra nga klubi anglez në vitin 2016 nuk ka drejtuar më skuadër tjetër.

“Futbolli holandez gjithmonë ka qenë pranë zemrës sime dhe pozicioni i trajnerit të skuadrës kombëtare është kyç për ta çuar përpara futbollin holandez”, tha Van Gaal. Aventura e tij nis në shtator, me 3 ndeshje kualifikuese të Botërorit 2022.

Gjatë karrierës, Van Gaal ka fituar më shumë se 20 trofe, mes të cilëve një Champions League me Ajax dhe tituj kampion te Barcelona dhe Bayern Munchen.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara