Aktualitet

Erdogan: Kanali i Stambollit hap ‘faqe të re’ në zhvillimin e Turqisë

Published

on

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, në ceremoninë inauguruese të projektit per kanalin e ri të Stambollit, ka thënë se ky projekt do të hap një faqe të re në historinë e zhvillimit të Turqisë.

Erdogan ka thënë se ky kanal është i nevojshëm për sigurinë e Stambollit pasi trafiku në rritje i anijeve po bën që të jetë një nga rrugët detare më të ngarkuara në botë, shkruan TRT World.

Sot numri i anijeve që kalojnë çdo vit nëpër ngushticën e Bosforit nga viti 1930 është rritur nga 3 mijë në 45 mijë. Ndërsa, parashikohet që në vitin 2050 të udhëtojnë deri në 78 mijë anije. Erdogan ka promovuar projektin, duke ofruar një rrugë alternative që lidh Detin e Marmarasë me Detin e Zi.

“Ne e konsiderojmë “Kanal Istanbul” një projekt për të shpëtuar të ardhmen e Stambollit”, ka thënë ai.

Kanali që do të ndërtohet në anën evropiane të metropolit turk do të jetë rreth 45 kilometra i gjatë, 275 metra i gjerë dhe 20,75 metra i thellë. Pas një procesi tenderimi, projekti pritet të përfundojë në gjashtë vjet, me rreth një vit e gjysmë punë përgatitore dhe pesë vjet e gjysmë të ndërtimit, ku do të ndërtohen gjashtë ura.

Mega-projekti, i destinuar për të parandaluar rreziqet e paraqitura nga anijet që transportojnë dërgesa të rrezikshme përmes ngushticës së Bosforit, u miratua nga Ministria e Mjedisit dhe Urbanizimit të vendit.

Rajoni

Punimi shkencor i profesoreshës së UBT-së, Miranda Sejdiu Abazi dhe bashkëautorëve botohet në Georgian Medical News

Published

on

Profesoresha e UBT-së, Miranda Sejdiu Abazi me bashkëautorë, kanë publikuar punimin origjinal shkencor, me titull “Assessment of Practical Performance in Orthodontic Clasp Fabrication Among Dental Technician Students at UBT: A Real-Time Analysis of Working Time and Perceived Stress në Gazetën Internacionale – Georgian Medical News, e indeksuar ne Scopus dhe Web of Science.

Ky studim, punim origjinal dhe inovativ është i një rëndësie të veçantë, sepse për herë të parë vlerëson në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikimin e stresit gjatë procesit praktik të ndërtimit të elementeve aktive dhe pasive të aparateve ortodontike mobile. Përmes një metodologjie të qartë, që përfshin matjen e kohës së punës dhe nivelin e stresit me SUDS scale, autorët kanë krijuar një urë të fortë midis teorisë akademike dhe praktikës reale laboratorike.

Autorët kanë arritur të ndërthurin në mënyrë shkencore analizën e performancës praktike, menaxhimin e stresit dhe vlerësimin psikologjik të studentëve, duke përdorur metoda të avancuara statistikore dhe qasje empirike reale gjatë procesit të punës.

Ky punim jo vetëm që rrit vlerën shkencore dhe profesionale të programit të Teknikut Dentarë në UBT, por gjithashtu dëshmon për angazhimin e studentëve dhe mentorëve në zhvillimin e kërkimeve me ndikim praktik dhe akademik.

Continue Reading

Vendi

​Digjet një autobus në Duhël të Suharekës, nuk ka të lënduar

Published

on

Një autobus nën rrethana të pasqaruara ka marrë flakë ditën e djeshme gjatë lëvizjes në Duhël të Suharekës.

Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë në Prizren, ka konfirmuar, se rasti ka ndodhur rreth orës 16:16 dhe se njësitet e policisë dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendngjarje.

“Zjarri është lokalizuar dhe shuar me sukses. Sipas të dhënave fillestare, si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa persona të lënduar nuk ka”, tha ai.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse policore për të përcaktuar shkaqet./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Mot me shi e borë, ja parashikimi për ditën e hënë

Published

on

Gjatë kësaj jave, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë perëndimore dhe veriperëndimore, të cilat do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm dhe me reshje.

Siç njofton, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në zonat e ulëta pritet shi me intensitet mesatar deri në të lartë, ndërsa në viset e larta malore reshjet do të jenë të përziera – shi dhe borë, veçanërisht në lartësitë mbi 1 mijë e 500 metra mbi nivelin e detit.

Sot moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me riga shiu, temperaturat minimale sillen nga 5-7°C.

Kurse, ato maksimalet pritet të jenë nga 8 deri në 11°C. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Aktualitet

Rënie të temperaturave, ja parashikimi i motit

Published

on

Fillimi i tetorit ka shënuar një rënie të ndjeshme të temperaturave, ndërsa në disa vende të Kosovës kanë pasur edhe reshje bore.

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot pjesërisht i vranët e me mundësi të reshjeve.

Temperaturat e ditës do të luhaten nga 1°C deri në 5°C, ndërsa ato të natës mund të zbresin deri në -1°C.

Moti me shi dhe reshje bore do të vazhdojë deri javën e ardhshme, ndërsa më pas pritet një rritje e temperaturave. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara