Lajmet

Emrat e 1,432 fëmijëve të vrarë në Kosovë shfaqen në Prekaz

Published

on

Një simbol me emrat e 1432 fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë është vendosur sot në Prekaz, duke shërbyer si një kujtesë e dhimbshme për tragjedinë dhe padrejtësinë e pësuar.

Fëmijët, ëndrrat e të cilëve u ndërprenë në gjysmë, mbeten një plagë e hapur për familjet dhe shoqërinë kosovare. Drejtësia për ta ende nuk është arritur, ndërsa kujtimi për ta mbetet i paharruar.

Nxënës të shkollave fillore nga mbarë Kosova kanë vizituar sot Prekazin dhe këtë simbol, duke lexuar me dhembshuri emrat e moshatarëve të tyre, të cilët nuk patën mundësinë të rriten, të mësojnë e të ndërtojnë të ardhmen e tyre.

Lajmet

Kryesuesi i seancës konstituive i thërret përfaqësuesit e partive politike për konsultime

Published

on

By

Në nisje të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nga Lëvizja Vetëvendosje, ftoi përfaqësuesit e partive politike për konsultime.

Ai tha se këto konsultime janë të nevojshme në mënyrë që “të mos bëjmë shkelje procedurale, ligjore dhe kushtetuese”.

Kuvendi i Kosovës sot vazhdoi seancën konstituive, që u ndërpre më 15 prill.

Të martën, deputetët dështuan të miratonin pikën e parë, atë të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumeve.

PDK, LDK dhe AAK votuan kundër raportit, duke argumentuar se anëtarët e Qeverisë në detyrë, që janë zgjedhur deputetë, është dashur që më herët të japin dorëheqje.

Këto parti insistojnë që anëtarët e kabinetit qeverisës, që kanë dhënë dorëheqje, nuk mund të vazhdojnë punën në ekzekutiv.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e cilëson si të pakuptimtë kërkesën për dorëheqje, pasi argumenton se Qeveria e tij është në dorëheqje që nga 23 marsi.

Continue Reading

Lajmet

LDK lëshon takimin konsultativ – Bajrami: Dehari nuk ka mandat të zhvillojë konsulta të tilla

Published

on

By

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se Avni Dehari, nuk ka mandat që të zhvillojë konsullta me përfaqësuesit e partive politike, ashtu siç ai i ftoi më herët partitë.

Bajrami ka thënë se kjo ka qenë arsyeja pse dolën prej takimit.

‘‘Zotri Dehari nuk ka të drejtë të thërras përfaqësuesit e partive politike për çfarë do konsulte, thjeshtë është një raport, ai është si kryesues i seancës konstituive dhe janë çështje krejt procedurale , do të thotë këtë ne e thamë , ai nuk ka mandat të tillë të zhvillojë konsulta të tilla dhe dolëm prej takimit’’, ka thënë Bajrami.

Continue Reading

Aktualitet

Haradinaj deklarohet pak para vazhdimit të seancës konstituive

Published

on

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj tha se shpreson që “të zgjidhet çështja e dorëheqjeve” derisa theksoi se si AAK janë të interesuar për konstituimin e Kuvendit. Por ai tha se nuk mund të votojnë “shkelje ligjore”.

Ai tha se mirë është që janë respektuar afatet ligjore, 48 orë të vazhdimit.

“Mirë është që janë respektuar afatet ligjore, 48 orë të vazhdimit. Shpresoj që do të zgjidhet çështja e dorëheqjeve she do të mund të vazhdojmë. Si aleancë e mbështesim konstituimin e kuvendit, por nuk guxojmë të votojmë shkelje ligjore”, tha Haradinaj.

Haradinaj u shpreh se janë të interesuar për konstituimin e kuvendit, meqë ashtu fillon edhe afati ligjor për formimin e qeverisë.

“Sikur ta kishte shumicën do të mund të votonte jashtëligjshmen. Duke mos e pasur shumicën, kjo është situatë, nuk e di qysh do të rezultojë më tutje. E kemi thënë herët që jemi të interesuar për konsitutimin e Kuvendit sepse ashtu fillon edhe afati ligjor për formimin e qeverisë. Dhe jemi të interesuar që pas dështimit, ta mbështesim formimin e qeverisë nga opozita. Unë nuk kam komunikim me Nisman që atëherë, që nga intervista. Jam në dijeni se PDK ka komunikim, edhe kolegët tjerë”, u shpreh Haradinaj.

Ai tregoi edhe nëse i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputeti Adem Hoxha.

“Jo AAK-së, ne keni mungesë të deputetëve në GP, ju kam bërë ftesë të gjithë deputetëve qe janë pa grup që nëse vlerësojnë të na bashkohen. Ademi ka shprehur interesim dhe të tjerët mund t’i bashkohen”, u shpreh ai.

Continue Reading

Lajmet

Deputeti i LVV-së mohon se kanë marrëveshje me Nismën Socialdemokrate

Published

on

Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj, deklaroi se i kanë numrat për formimin e Qeverisë, derisa tha se tashmë kanë edhe emrin e kryeparlamentarit.

Megjithatë, Rexhaj pohoi se i takon kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ta publikon emrin e kryeparlamentarit e po ashtu edhe përbërjen e kabinetit qeveritar.

“Kryeministri e ka emrin, atë do ta shpalos para qytetarëve. I takon atij, nuk kemi ndonjë marrëveshje me Nismën”, tha ai para mediave.

Seanca pritet të fillojë në ora 12:00 por duket se ka vonesa të vazhdueshme. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara