Kulturë

Eliza Dushku feston sot datëlindjen

Ajo sot ka mbushur 41 vjet.

Published

on

Eliza Patrica Dushku u lind më 30 dhjetor 1980 në Boston, ajo është rritur në Massachusetts. Ajo ka lindur nga një baba me origjinë shqiptare dhe nga një nënë daneze.

Në moshën 12-vjeçare, ajo bën hyrjen e saj në kinema. Eliza Dushku është zbuluar pas pesë muajsh kërkime nëpër Shtetet e Bashkuara për të luajtur rolin e Alice kunder Juliette Lewis në filmin ”That Night”.

Ka luajtur në shumë filma me aktorë të mëdhenj si Robert De Niro, Arnold Schwarzenegger, Ellen Barkin, Leonardo Di Caprio, James Belushi, Paul Reiser etj. Eliza ka studiuar për piano, bateri dhe balet. Por ajo do të bjerë në sy pikërisht në filmin ”True Lies”, ku luan përkrah aktorit Arnold Schwarzenegger, atëherë kur ishte vetëm 14-vjeç.

Ndërsa në moshën 18-vjeçare ajo është një yll i ekranit të madh dhe i propozohet roli i Faith në serinë “Buffy the Vampire Slayer”. Fillimisht ajo do të merrte pjesë në pesë episode, por producentja vendosi që seritë të zgjasnin. Por ky film i dha asaj emrin ”Bad Girl”.

Ajo është ftuar edhe në Shqipëri, ku është kthyer në një lloj simboli kombëtar, duke qenë shqiptaro-amerikania më e famshme (në fakt gjysmë shqiptare, pasi nëna e vet është daneze), si aktore, pas vëllezërve Belushi.

Kulturë

Kryetari i Prishtinës nderon aktoren Fatlume Bunjaku për suksesin në Berlinale

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar aktoren dhe profesoreshën në Fakultetin e Arteve në UBT, Fatlume Bunjaku, për suksesin e saj ndërkombëtar, pasi është përzgjedhur “European Shooting Stars 2026” në kuadër të Berlinale, një nga platformat më prestigjioze evropiane për promovimin e aktorëve me potencial.

Në një takim të veçantë, Rama e nderoi aktoren për këtë arritje të rëndësishme, duke theksuar kontributin e saj në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

“Zbardhje” i Kaltrina Krasniqit merr mbështetje nga Fondi Hubert Bals

Published

on

Filmi i ri artistik i regjisores Kaltrina Krasniqi, “Zbardhje”, është përzgjedhur për mbështetje nga Fondi Hubert Bals i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Roterdam përmes skemës HBF+EU Minority Co-Production. Filmi trajton mënyrat se si gjinia, klasa dhe vetëdija për trupin formësojnë marrëdhëniet e përditshme mes grave që jetojnë në Prishtinë, në rrethana të ndryshme sociale dhe ekonomike.

Skenari është nga Doruntina Basha, ndërsa prodhimi bëhet nga Ares Shporta për Vera Films, në bashkëprodhim me Portokal (Bullgari), Papadhimitri Productions (Shqipëri) dhe Code Blue Production (Mali i Zi). Xhirimet fillojnë këtë javë në Prishtinë.

Fondi Hubert Bals ka mbështetur mbi 1,400 projekte filmike ndër vite, shumë prej të cilave janë shfaqur në Festivalet e Kanës, Venecias dhe Berlinale. Skema HBF+EU Minority Co-Production ka për qëllim të tërheqë bashkëprodhues evropianë dhe të lidhë projekte me kinemanë arthouse ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës sot hap pjesëmarrjen në Panairin e Librit në Leipzig

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës është gati për Panairin e Librit në Leipzig, i cili hapet zyrtarisht sot dhe do të qëndrojë i hapur deri të dielën.

Stenda e saj në Sallën 4, D410, mirëpret vizitorët dhe bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani.

Continue Reading

Kulturë

Nisin punimet për Muzeun e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica në Prishtinë

Published

on

Pas shumë përpjekjeve dhe angazhimit të vazhdueshëm, në kryeqytet nisën punimet për restaurimin dhe konservimin e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica. Ky projekt jo vetëm që rikthen një objekt historik, por përçon edhe mesazhin e rezistencës qytetare përmes arsimit gjatë kohës kur mësimi në Kosovë ishte i ndaluar.

Shtëpia-shkollë e familjes Hertica ka qenë një hapësirë ku dija ruhej dhe transmetohej si formë mbijetese dhe dinjiteti. Muzeu synon të ruajë këtë trashëgimi të jashtëzakonshme dhe ta bëjë të njohur tek brezat e rinj dhe komuniteti ndërkombëtar.

Ky projekt është një dëshmi për guximin dhe sakrificën e atyre që e kuptuan arsimin jo vetëm si proces mësimor, por si akt politik, shoqëror dhe ekzistencial.

Siç u theksua, “aty ku dija mbrohet edhe në kushte të pamundura, aty fillon liria”.

Continue Reading

Të kërkuara