Magazinë

Ed Sheeran i ndalet performanca në rrugë, nuk e njeh polici

Published

on

Një incident i sikletshëm i ndodhi Ed Sheeran, kjo sepse një polic në qytetin Bengaluru të Indisë, nuk e ka njohur këngëtarin e famshëm 33-vjeçar.

E, kështu i njëjti i’a ka shkëputur mikrofonin teksa ai po këndonte. Sheeran në momentin kur ndodhi incidenti po e këndonte live hitin e tij “Shape Of You” kur polici i’u afrua dhe një fans që shikonte performancën në rrugë ishte përpjekur t’i shpjegonte atij se ishte këngëtari i famshëm, por ai vazhdoi i pandikuar, duke i hequr spinën mikrofonit që ishte te këmbët e 33-vjeçarit.

Në një postim në Instagram, artisti tha: “Ne kishim leje, kështu që fakti që po luanim pikërisht në këtë vend ishte planifikuar paraprakisht, nuk ishim se u shfaqëm rastësisht”.

Sheeran është në Indi për të dytin vit në një turne 15-ditor, i cili në shfaqjen e tij në Bengaluru, befasoi fansat duke kënduar dy këngë lokale hit në gjuhën telugu me këngëtaren Shilpa Rao në skenë. Kërkesa për koncerte të muzikës live është rritur në Indi, pas performancës së fundit të Dua Lipës në Mumbai dhe turneut të Coldplay në shumë qytete. /UBT News/

Magazinë

Jeff Bezos nuk plotëson ‘TEKAT’ e Lady Gaga-s, këngëtarja nuk performoi në dasmën e miliarderit

Published

on

Një nga thashethemet më të përhapura ishte se Lady Gaga kishte kërkuar një tarifë prej pesë milionë eurosh…

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez i thanë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni madhështore në Venecia të Italisë.

Ndërkohë, mungesa e këngëtares Lady Gaga, në këtë dasmë ka shkaktuar shumë spekulime dhe thashetheme në media. Në fillim, u tha se këngëtarja 39-vjeçare ishte planifikuar të performonte gjatë kësaj ceremonie madhështore.

Kjo ka ngjallur shumë dyshime, duke bërë që mediat dhe fansat të spekulojnë për arsyet e mungesës së saj.

Një nga thashethemet më të përhapura ishte se Lady Gaga kishte kërkuar një tarifë prej pesë milionë eurosh për të performuar në dasmën e Bezos, një shumë që thuhet se themeluesi i Amazon nuk e ka pranuar.

Megjithatë, një burim i afërt me çiftin i ka thënë “Daily Mail”-it se këto spekulime janë të pabaza dhe që mungesa e Lady Gaga nuk ka të bëjë me çështjen e pagesës. Sipas këtij burimi, asnjë ofertë serioze nuk e ka joshur këngëtaren për t’u angazhuar në dasmë.

Continue Reading

Magazinë

Përplasja ligjore Blake Lively – Justin Baldoni – Aktorja kërkon prova nga emra të famshëm

Published

on

Aktorja e famshme, Blake Lively, ka nisur veprime të reja ligjore në betejën e saj kundër aktorit dhe regjisorit, Justin Baldoni.

Blake ka nisur veprime të reja ligjore në betejën e saj kundër aktorit dhe regjisorit Baldoni, të cilin e akuzon për ngacmim seksual dhe hakmarrje.

Të gjitha këto akuza janë hedhur poshtë nga Baldoni. TMZ shkruan se avokatët e Lively-t kanë nisur thirrje zyrtare ndaj tre emrave të njohur në rrjet: Perez Hilton, Candace Owens dhe Andy Signore, për të mbledhur prova për një fushatë të mundshme njollosjeje nga Baldoni.

Candace Owens reagoi, tha se nuk ka marrë asnjë thirrje dhe ironizoi faktin që lajmi u publikua para se të njoftohej. Hilton dhe Signore nuk kanë komentuar. Padia kundërpërgjigje prej 400 milionë dollarësh e Baldonit ndaj Lively dhe bashkëshortit Ryan Reynolds, u hodh poshtë muajin e kaluar nga gjykata.

Çështja vazhdon të përfshijë edhe emra të tjerë të njohur, përfshirë Scooter Braun, Taylor Swift dhe Hugh Jackman, të cilët janë përfshirë përmes thirrjeve ose komunikimeve të përmendura në proces.

Continue Reading

Magazinë

Lauren Sanchez zbulon fustanin e nusërisë që u qep për 900 orë

Published

on

Mes bujës ekstreme që rrethoi dasmën e saj italiane me Jeff Bezos, Sanchez më në fund zbuloi fustanin e saj të shumëpritur të nusërisë.

Ajo zgjodhi miqtë e saj, stilistët italianë Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana të Dolce & Gabbana, për të krijuar fustanin, dhe në vend që të shtynte kufijtë me një siluetë moderne, Sanchez donte një shkëlqim të përjetshëm. Kështu që, ajo iu drejtua të së kaluarës.

Më konkretisht, nusja u rikthye në vitet ’50-të për frymëzim.

Fustani është bazuar në atë që Sophia Loren veshi për t’u martuar me Cary Grantin në filmin e vitit 1958 ”Houseboat” .

Ndërkaq, e gjithë velloja që mund ta shihni në fotografi u realizua për mbi 900 orë punë.

Continue Reading

Magazinë

Vrasja e Tupac Shakur, dalin në dritë akuza të reja

Published

on

Diddy ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje. Gati 3 dekada pas vdekjes së Tupac Shakur, pretendime të reja kanë ringjallur misterin rreth vrasjes së tij, duke përfshirë Suge Knight, Diddy-n dhe nënën e Tupac, Afeni Shakur.

Në një intervistë të kohëve të fundit nga burgu, Suge Knight pretendoi se Tupac kërkoi t’i jepte fund vuajtjeve të tij pas të shtënave dhe se Afeni e respektoi dëshirën e tij duke i udhëzuar mjekët të mos e ringjallnin.

Knight gjithashtu rishikoi një intervistë të vitit 2009 në të cilën Duane “Keefe D” Davis, tani në pritje të gjyqit, pretendoi se Diddy ofroi 1 milion dollarë për të orkestruar vrasjen. Diddy ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje dhe policia thotë se ai nuk ka qenë kurrë i dyshuar.

Megjithatë, akuzat e ringjallura vijnë ndërsa ai përballet me akuza të tjera të palidhura në New York. Dhe më pas ndodhi krimi.

Knight thotë se Afeni kërkoi që të kryhej menjëherë, kundër dëshirave të njohura të Tupac. Sipas Knight, disa nga hiri i Shakur u tymosën më vonë nga miqtë e tij më të ngushtë.

 

 

 

 

Continue Reading

Të kërkuara