Aktualitet

E refuzuan vaksinën, mbi 150 punëtorë spitali shkarkohen ose japin dorëheqje

Published

on

Më shumë se 150 punëtorë të një spitali në Houston dhanë dorëheqje ose u shkarkuan të martën, pasi refuzuan që ta zbatojnë kërkesën për vaksinim kundër Covid-19.

Një zëdhënës i spitalit “Houston Methodist Baytown” tha se në mesin e 200 punëtorëve që iu kërkua marrja e vaksinës deri më 7 qershor ose përballen me pezullim dyjavor, 153 dhanë dorëheqje ose u shkarkuan.

Largimi masiv i punëtorëve erdhi pasi një gjykatës e refuzoi padinë e paraqitur nga një punëtor rreth kërkesës për vaksinim, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Rasti për atë se sa larg mund të shkojnë institucionet e kujdesit shëndetësor për t’i mbrojtur pacientët dhe të tjerët nga koronavirusi ka marrë vëmendje të madhe. Besohet se ky është rasti i parë i këtij lloji në ShBA, por nuk pritet që këtu të jetë fundi i botës.

Gjykatësi u tha punëtorëve që u ankuan se nëse nuk iu pëlqen kërkesa për vaksinim, ata mund të shkojnë dhe të punojnë në ndonjë vend tjetër.

Sidoqoftë, paraqitësja e ankesës, infermierja Jennifer Bridges, u zotua se do ta dërgojë rastin deri në Gjykatën Supreme, nëse është e nevojshme. “Ky është vetëm fillimi. Ne do të luftojmë për goxha një kohë”, tha ajo.

Continue Reading

Lajmet

UBT fiton çmimin e parë në Ballkanin Perëndimor për projektin më të mirë në kuadër të projekteve të financuara nga Regional Challenge Fund

Published

on

UBT është shpallur fitues i çmimit të parë në Ballkanin Perëndimor nga Regional Challenge Fund (RCF) në kuadër të iniciativës “Update & Shine – Net4VET Challenge”, për projektin më të mirë inovativ “Developing Software Developer Skills by Integrating Artificial Intelligence”.

Projekti i UBT-së u dallua për qasjen vizionare në zhvillimin e aftësive të programuesve të rinj, përmes integrimit të inteligjencës artificiale në procesin e të mësuarit dhe trajnimit praktik.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit morën pjesë Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Drejtori i Departamentit për Edukim dhe Zhvillim Profesional, Prof. Dr. Besnik Skenderi.

UBT konfirmon lidershipin në rajon në fushën e teknologjisë, inteligjencës artificiale dhe edukimit profesional, duke dëshmuar se është një model i ekselencës dhe inovacionit ndërkombëtar.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi i ftuar të flasë në Konferencën Rajonale Vjetore të RCF-së në Budva

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me ftesë nga Regional Challenge Fund po merr pjesë në Konferencën Rajonale Vjetore të RCF-së 2025, e cila këtë vit po zhvillohet në Budva dhe ka mbledhur personalitete të njohura nga fusha e arsimit, biznesit dhe politikëbërjes në Ballkanin Perëndimor.

Ky aktivitet rajonal trajton çështje kyçe që lidhen me zhvillimin ekonomik, qeverisjen e mirë, qëndrueshmërinë dhe ndërtimin e kapaciteteve konkurruese në epokën e inteligjencës artificiale dhe automatizimit.

Në këtë ngjarje përveç Rektorit Hajrizi, po merr pjesë edhe Drejtori i Departamentit për Edukim dhe Zhvillim Profesional në UBT, Prof. Dr. Besnik Skenderi.

Në panelin me temë “AI, Automation & Skills: Is the Western Balkans Ready?”, Rektori Hajrizi prezantoi vizionin e tij dhe të UBT-së mbi mënyrat se si rajoni mund të përfitojë nga integrimi i inteligjencës artificiale në sistemin arsimor dhe në sektorin e biznesit.

Ai theksoi se përgatitja e kuadrove profesionale për epokën digjitale kërkon një bashkëpunim më të ngushtë mes universiteteve, institucioneve publike dhe sektorit privat, duke krijuar ura që sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm dhe punësim cilësor për të rinjtë.

Sipas tij, inteligjenca artificiale duhet të shihet si një mjet që fuqizon njeriun dhe shoqërinë, duke mundësuar vendimmarrje më të mençur, procese më efikase dhe rritje të përgjegjshme ekonomike.

Konferenca RCF 2025 sjell së bashku akademikë, liderë të biznesit dhe vendimmarrës politik, duke krijuar një platformë gjithëpërfshirëse për shkëmbim idesh, zhvillim strategjish dhe ndërtim partneritetesh.

Continue Reading

Lajmet

Sot mot i vranët dhe me reshje shiu në gjithë vendin

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu në shumicën e rajoneve të vendit.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 4 dhe 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 10 gradë Celsius.

Kushtet e lagështa pritet të mbeten të pranishme edhe gjatë pjesës së dytë të ditës, ndërsa era e lehtë nga veriperëndimi do të ndikojë në ndjesinë e freskët të motit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT ofron 20 për qind bursë për programin Master në E Drejta Komerciale për punonjësit e institucioneve të drejtësisë

Published

on

UBT po ofron një mundësi të veçantë për profesionistët dhe punonjësit e institucioneve të drejtësisë në Kosovë. Me bursën prej 20 për qind në programin Master (LLM) në E Drejta Komerciale -Tregtare, të gjithë zyrtarët dhe profesionistët e fushës së drejtësisë kanë mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre akademike, të zhvillojnë aftësi praktike dhe të përfitojnë nga një program modern dhe multidisiplinar që adreson sfidat komplekse të së drejtës tregtare dhe menaxhimit ligjor.

Ky program synon të zhvillojë ekspertizën e studentëve në aspekte të avancuara të së drejtës tregtare, duke u fokusuar në interpretimin kritik të strukturave dhe parimeve të shoqërive tregtare, kuadrit ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe menaxhimin e proceseve gjyqësore dhe kontraktuale në një mjedis biznesi gjithnjë më kompleks dhe global.

Objektivat kryesore të programit LLM në E Drejta Komerciale:

  • Zhvillimi i njohurive të thelluara në të drejtën tregtare: Studentët do të mësojnë interpretimin kritik të shoqërive tregtare, qeverisjen dhe shpërbërjen e tyre.
  • Përvetësimi i metodologjive kërkimore të avancuara: Programi ofron aftësi për të kryer kërkime shkencore dhe analizuar të dhëna ligjore në mënyrë kritike.
  • Kuptimi i thelluar i së drejtës së kontratave afariste: Analizimi i krijimit, ekzekutimit dhe shkeljes së kontratave tregtare.
  • Krahasimi i kuadrove ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare: Njohuri mbi pronësinë intelektuale, financat dhe bankat, konkurencën, falimentimin dhe arbitrazhin tregtar në kontekstin evropian dhe global.
  • Menaxhimi kreativ i të drejtave të pronësisë intelektuale: Zhvillimi i zgjidhjeve për patentat, markat, të drejtat e autorit dhe sekretet tregtare.
  • Analiza e të drejtave të shoqërive tregtare dhe të ligjeve afariste: Kuptim i avancuar mbi etikën e biznesit, kontratat tregtare dhe tregun e brendshëm të BE-së.
  • Zgjidhja e problemeve në qeverisjen korporative dhe përgjegjësinë sociale: Trajtim i çështjeve komplekse të qeverisjes dhe ndikimi i tyre në performancën e biznesit.

Përfitimet për studentët:

  • Njohuri të avancuara në struktura ligjore dhe procedura gjyqësore.
  • Aftësi për të menaxhuar ekipe në simulime të proceseve gjyqësore tregtare.
  • Ekspertizë në hartimin e kontratave tregtare dhe analizimin kritik të fenomeneve dhe tendencave ligjore.
  • Gatishmëri për të zhvilluar projekte kërkimore dhe analiza në fushën e së drejtës tregtare.

Programi LLM në E Drejta Komerciale i UBT-së është ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare dhe ofron mundësi specializimi në fusha të tilla si:

  • E-drejtësia dhe transaksionet E-Commerce
  • Qeverisja e korporatave dhe përgjegjësia sociale
  • Të drejtat digjitale dhe privatësia
  • Etika në biznes
  • Tregu i brendshëm i BE-së dhe konkurrenca

Me laboratorë modernë, staf akademik me përvojë ndërkombëtare dhe mundësi mobiliteti në universitete partnere, UBT siguron një eksperiencë akademike dhe profesionale të plotë.

Ligjëratat do të zhvillohen me orar fleksibël, duke u përshtatur me nevojat e profesionistëve që tashmë janë aktivë në tregun e punës.

Misioni i programit: Të edukojë profesionistë të kualifikuar dhe etikë, të pajisur me njohuri të avancuara në drejtësinë komerciale, duke kontribuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë dhe rajon.

APLIKO TANI ONLINE dhe përfito nga bursa 20 për qind për punonjësit e institucioneve të drejtësisë për të qenë pjesë e këtij programi inovativ dhe avancuar në E Drejta Komerciale.

Continue Reading

Të kërkuara