Aktualitet

Ministrja Haxhiu takon anëtarët e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës

Published

on

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka takuar anëtaret e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Në fjalën e saj hyrëse, ministrja Haxhiu fillimisht uroi të gjithë anëtarët për përzgjedhjen e tyre nga Kuvendi i Kosovës, me ç’rast shprehu rëndësinë e mirëfunksionimit të Komisionit si dhe organizimit sa më të kompletuar të krejt procesi të cilit do t’i nënshtrohen juristët e rinj.

Ndër tjera ministrja Haxhiu kërkoi nga të gjithë anëtarët që të jenë në nivelin e detyrës dhe gjithashtu, që në përputhje me legjislacionin dhe kriteret profesionale, të zbatojnë përgjegjësitë të cilat iu janë besuar, duke kthyer kështu kredibilitetin dhe profesionalizimin në këtë proces.

Në anën tjetër Kryetari i Komisionit, Albert Zogaj, në emër të Komisionit ka shprehur falënderimet për besimin e dhënë duke shprehur gatishmërinë dhe vullnetin që Komisioni të jetë në nivelin profesional gjatë ushtrimit të kësaj përgjegjësie.

Sipas njoftimit nga Ministria e Drejtësisë thueht se, Zogaj tutje ka theksuar rëndësinë që Komisionit dhe tërë procesit, t’ia kthejnë integritetin dhe profesionalizmin e munguar.

Në kuadër të reformave, ditë më parë Ministrja e Drejtësisë gjithashtu kishte ulur tarifat 50% për kandidatë të cilët do t’i nënshtrohen provimit si dhe për vet anëtarët e Komisionit.

Ditëve në vazhdim, Ministria e Drejtësisë do të fillojë përgatitjet për organizimin dhe mbajtjen e Provimit të Jurisprudencës, me ç’rast shumë juristë do të kenë mundësinë që t’i nënshtrohen.

Lajmet

Arrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës për dhunë në familje, gjykata e lë në arrest shtëpiak

Published

on

By

Drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha, është ndaluar nga policia nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”. Me urdhër të prokurorit kujdestar ai u ndalua për 48 orë, ndërsa Prokuroria paraqiti kërkesë në gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit.

Mirëpo, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë dhe në vend të paraburgimit i ka caktuar Berishës masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji. Këtë masë do ta monitorojë Stacioni Policor në Vushtrri.

Sipas Gjykatës, arresti shtëpiak është i mjaftueshëm për të parandaluar përsëritjen e veprës dhe për të mbrojtur të dëmtuarën. Masa do të zbatohet në një pronë ku e dëmtuara nuk banon, meqë palët nuk jetojnë më bashkë, duke shmangur kështu kontaktin mes tyre./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Tahiri paralajmëron debat parlamentar për krizën energjetike në Kosovë

Published

on

By

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Besnik Tahiri, ka ngritur shqetësimin për gjendjen në sektorin e energjisë, duke bërë të ditur se javën e ardhshme do të mbahet një debat parlamentar lidhur me dështimet në këtë sektor.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri theksoi se situata aktuale është mjaft shqetësuese, pasi Kosova po blen energji me çmimin më të lartë në Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që blloku B1 ndodhet jashtë funksionit. Ai nënvizoi se trajtimi i kësaj teme me prioritet është forcim i pozicionit strategjik dhe energjetik të vendit.

Ndërkohë, Kryesia e Kuvendit ka caktuar që seanca e radhës e Kuvendit të mbahet këtë të enjte, në orën 12:00.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu kërkon hetim nga Prokuroria Speciale për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë ka deklaruar se pret që të gjithë dëshmitarët e ftuar të përgjigjen para Komisionit Hetimor të formuar pas vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt.

Haxhiu i bëri thirrje Prokurorisë Speciale që pa vonesa të nisë hetimet penale për veprimet apo mosveprimet e secilit zyrtar të përfshirë në këtë rast. Ajo sqaroi se Komisioni Hetimor shërben si mekanizëm shtesë që do të përpilojë një dokument përfundimtar për t’ia deleguar organit të ndjekjes.

Ndërsa vlerësoi pezullimin e kryeprokurores, prokurores së rastit dhe 11 zyrtarëve policorë, Haxhiu shprehu shqetësimin për mungesën e masave nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Komuna e Pejës ndaj zyrtarëve përgjegjës, duke theksuar se ky rast duhet të shërbejë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

AUV asgjëson mbi 21 tonë mish te “ELKOS” dhe bllokohet mishi me salmonelë nga Brazili

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se ka asgjësuar 21 mijë e 226 kilogramë produkte mishi, në kuadër të zbatimit të urdhëresës së Inspektoratit Veterinar.

Bazuar në këtë urdhëresë, operatori ekonomik “ELKOS SH.P.K.” ka vazhduar procesin e gjurmueshmërisë dhe tërheqjes së produkteve ushqimore nga tregu. Si rezultat, më 30 tetor 2026 janë asgjësuar 21,226 kg produkte nën mbikëqyrjen e inspektorëve të AUV-së, ku përfshihen mushkëri dhe kofshë pule, mish pule, mish i grirë, mish gjedhi dhe produkte të tjera ushqimore. Këto veprime pasojnë urdhrin fillestar për ndalimin dhe asgjësimin e 3,130 kg kofshë pule të ngrira me prani myku.

Përveç këtij rasti, AUV-i ka ndaluar shitjen dhe ka urdhëruar tërheqjen e dy lotëve të mishit të ngrirë të pulës të importuar nga Brazili nga kompania “Apetit”, pasi në të është konstatuar prania e bakterit “Salmonella Minnesota”.

Po ashtu, AUV ka asgjësuar edhe 5.56 tonë misër të importuar nga Serbia për shkak të nivelit të lartë të Aflatoksinës. Agjencia bëri me dije se procesi i gjurmueshmërisë dhe kontrollit po vazhdon për çdo produkt që paraqet ndryshime cilësore apo rrezik për shëndetin e konsumatorëve. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara