Live

DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 11 mars, nga viti 1993-1999

Published

on

11 mars 1993

Lajmet kryesore: Papa Gjon Pali II priti dr.Rugovën; Kryetari Rugova u takua me kryeministrin e Italisë D’Amato; Kryetari Rugova u takua me Antonio Karilën; Përvjetori i dymbëdhjetë i kërkesave për status të Republikës së Kosovës; Konferencë për shtyp e Partisë Liberale Shqiptare të Kosovës

Thirrje në gjyq për “rastin e Prekazit”; Edhe më tej trysni policore në Gllogjan dhe Nepole; Rojter: NATO-ja përkrah sigurinë e Shqipërisë; Mbi 4.500 plumba të serbit për një shqiptar fiktiv!; Guverneri i instaluar serb Simoviq paralajmëron “konstituimin e Parlamentit të Kosovës”.

 

11 mars 994

Lajmet kryesore: Konferencë për shtyp e kryetarit të Republikës së Kosovës, dr.Ibrahim Rugova; Presidenti i Eucation International kërkoi nga Klintoni dhe Gali të ndihmojë në zgjidhjen e problemit të arsimit shqip në Kosovë; Komunikatë e KMDLNJ-së lidhur me ndërhyrjen brutale serbe në Institutin Albanologjik; SHBA shtojnë numrin e ushtarëve në Maqedoni; Përfaqësues të shqiptarëve në Nju-Jork do të takohen me kongresmenin Jose Serrano; Gjykata serbe në Suharekë u kërcënohet 24 familjeve shqiptare për marrjen e banesave.

 

Represioni i policisë serbe në Kosovë

Prizren: – Dje, policia serbe për të tretën herë, nën pretekst të kërkimit të armëve bastisi disa familje, dyqane, si dhe mësonjëtoret e shkollës fillore në fshatin Korishë të Prizrenit. Pardje në këtë fshat, nën pretekst të kërkimit të armëve u bastisën familjet e Ferit, Ragip, Hamëz e Tefik Kabashit dhe e Haxhi F.Ahmetajt.

Pas bastisjes, policia arrestoi Ferit, Vetim dhe Fadil Kabashin. Ragipi e Lirimi u liruan pardje, ndërsa Haxhi F.Ahmetaj po mbahet ende në polici, kurse Bali Rexhaj u mor dy herë në pyetje.

Nga arrestimet që ndodhën dy ditë më parë, bëhet me dije se ende po mbahen në polici Gani dhe Avdi Zeka, Zeqir Ukimeri dhe Latif Dakaj, mësues, i cili u arrestua në lokalet e shkollës fillore.

Podujevë: – Pardje, rreth orës 8, policia serbe nën pretekst të kërkimit të armëve, bastisi familjen e Halil M.Krasniqit në fshatin Majac të Podujevës. Meqë Halil Krasniqi nuk gjendej në shtëpi, policët i lanë ftesën që brenda ditës të paraqitet në stacionin e policisë në Podujevë.

Të njëjtën ditë rreth orës 16, në Majac u bastisën familjet e Behxhet, Faik, Murat e Qemajl Krasniqit dhe të Mustafë Miftarit. Policët pas bastisjes u kërcënuan se nëse nuk i dorëzojnë armët e kërkuara, familjet e bastisura do të ndëshkohen edhe më ashpër.

Pardje, policia serbe bastisi edhe familjet e Fejzë Mustafës dhe Muharrem Hysenit në fshatin Metohi të Podujevës, nga të cilët kërkuan që të dorëzojnë nga një revole.

Po këtë ditë në fshatin Repë të Podujevës, policia serbe bastisi edhe shtëpinë e Zukë Ademit, nga i cili kërkuan një revole. Zukë Ademit iu la ftesa që të paraqitet dje në stacionin e policisë në Podujevë në orën 14.

Pardje, policia serbe bastisi edhe familjen e Bejtush Halimit në fshatin Revuç të Podujevës, tek i cili u gjet një pushkë e vjetër.

Prishtinë: – Pardje, në rrugën “Jabllanica” të lagjes Kodra e Trimave në Prishtinë, policia serbe kërkoi në shtëpinë e tij Gani Krasniqin (18), para të cilët policët serbë dëshmuan një fotografi të tij. Se për çfarë arsye policët kërkuan Ganiun nuk arritëm të mësojmë. Po atë ditë, policët kërkuan edhe Islam Krasniqin (16). Mbetet dyshimi se kjo është një formë e re e represionit mbi të rinjtë shqiptarë.

Vushtrri: – Dje, rreth orës 10, tre policë serbë shkuan në shtëpinë e Samedin Islamit në fshatin Bukosh të Vushtrrisë dhe kërkuan Avdi Islamin për të dërguar me dhunë në ushtrinë serbe.

Meqë Avdi Islami nuk gjendej në shtëpi, policët morën me vete Samedin Islamin, i cili në stacionin e policisë në Vushtrri është rrahur brutalisht.

Istog: – Më 3 mars, policia serbe mori me dhunë banesën e Sadri Llullakut, ish-milic nga Istogu. Bëhet me dije se në banesën e Sadri Llullakut u vendos një familje serbe.

Malishevë: Dje, ditën e tregut në Malishevë, shumë policë dhe inspektorë të sigurimit serbë, shtuan kontrollin ndaj tregtarëve dhe qytetarëve shqiptarë.

Njoftohet se policia serbe rrahu shumë qytetarë shqiptarë vetëm pse nuk dinin të flisnin serbisht!

Mitrovicë: – Pardje, rreth orës 10, policia serbe nën pretekst të kërkimit të armëve bastisi shtëpitë e Hajzer, Raif e Behram Fekës në Koshtovë të Bobit. Pas bastisjes së këtyre tri familjeve, policët në lagjen e Binakajve bastisën edhe familjet e Dervish Binakut, Bislim Latifit, dhe të Adem Ahmetit.

Njoftohet se gjatë bastisjes, policët u sollën me brutalitet në të gjitha familjet e bastisura.

Pardje, për të tretën herë u bastis familja e Jusuf Lushtës në Mitrovicë, të cilët kërkonin djalin e tij Florent Lushtën, i cil qe tri vite gjendet në Gjermani. Meqë Jusufi nuk ishte në shtëpi, policët i lanë ftesën që të lajmërohet në stacionin e poilicisë në Mitrovicë.

Pejë: – Pardje, policia serbe e postkomandës së Qallapekut, ftoi që të lajmërohen në polici Kurtesh, Zymber, Cenë, Demush, Brahim dhe Sadik Krasniqin, për dje në orën 9.

Pardje, policia e postkomandës në Qallopek, nën pretekst të dorëzimit të armëve ftoi Rexhep Panxhajn nga Kosuriqi i Pejës, i cili u rrah brutalisht. Rexhep Panxhaj u lirua me kusht që të lajmërohet dje në postkomandën e policisë në Qallopek.

Policia serbe në Qallopek, ftoi edhe Musa Rrahmanajn, kryetar i Nëndegës së LDK-së nga Kosuriqi. Për ç’arsye u ftua Musa Rrahmanaj, tash për tash nuk dihet.

Lipjan: – Sot, rreth orës 5 të mëngjesit, për të katërtën herë nën pretekst të kërkimit të armëve u bastisën familjet e Heset, Azem e Hasan Ollurit dhe të Isë Qiriqit në fshatin Krojmir të Lipjanit.

Obiliq: Në fshatin Mazgit i Poshtëm të Obiliqit, ditë më parë policia serbe, nën pretekst të kërkimit të armëve bastisi familjen e Shemë Bllacës, pardje atë të Murat Prestreshit, ndërsa dje u bastis familja e Isak Tërhollit. Gjatë bastisjes, policët në shtëpinë e Isakut shkaktuan dëme të mëdha materiale duke thyer e demoluar shumë orendi. Pas bastisjes, policia mori me vet Isak Tërhollin, i cili në lokalet e policisë në Obiliq u rrah brutalisht.

 

11 mars 1995

Lajmet kryesore:

Vdiq Akademik Gazmend Zajmi; Administrata amerikane pret takim të shpejtë me dr. Rugovën; Gazmend Pula: Britania përkrah rivendosjen e mëvetësisë politike të Kosovës; Shumë të mashtruar rreth ofertës së rrejshme për punësim në Libi; U ngrit aktakuza kundër udhëheqësve të PNDSH; Emin Halimi u dënua me 20 ditë burg; Gjermania nuk i kthen refugjatët shqiptarë; Beogradi kërkon para për kthimin e azilantëve; Dhuna e përditshme në Kosovë; Në Pejë ndahen edhe 30 troje për kolonët serbë; Policia ndërhyri në tregun e Kamenicës; U shkarkuan udhëheqësit e dhunshëm serbë të “Gërmisë”; Tensionet etnike do të vazhdojnë.

 

11 mars 1997

 Lajmet kryesore:

K.Kinkel: Kërkojmë bisedime në prani të palës së tretë për statusin e Kosovës; Elizabet Ren kërkon përcjellje ndërkombëtare gjatë kthimit të shqiptarëve në Kosovë; U shënua 7- vjetori i themelimit të FR të LDK-së; Krijohen komisione pluraliste për zbatimin e marrëveshjes; Partitë shqiptare diskutojnë rreth qeverisë së re; Nikolas Bërns: Në procesin demokratik nuk ka vend për përdorimin e dhunës;  Spekulimet nga Athina për “kujdestarinë” e Greqisë dhe të Italisë në Shqipëri; Në Gjirokastër shpërtheu një depo armësh; Në Korçë mbështetet marrëveshja; Në Berat pesë të plagosur me armë zjarri; Drejtori i Televizionit Shqiptar shqiptar dha dorëheqje; Turqia do t’i dërgojë ndihma humanitare Shqipërisë; Lamberto Dini priti Eliot Engëllin; Nikolas Bonsor: “Shpresoj se rendi do të mund të rivendoset në mënyrë paqësore”; Parlamenti Evropian do të diskutojë urgjentisht problemin e Shqipërisë; Nils Helveg Peterson: Marrëveshja – një lëvizje e rëndësishme; L. Fërçkovski: Shqipëria nuk është Piemont që mund të zgjidhë çështjen globale shqiptare; Shtypi norvegjez për gjendjen në Shqipëri dhe rrezikun e shpërthimit në Kosovë; Kadare kërkon ndërhyrje ndërkombëtare në Shqipëri;

Parlamenti i Maqedonisë mban nesër mbledhje të jashtëzakonshme; Ministri i jashtëm i Maqedonisë kundër largimit të forcave paqeruajtëse; Skema piramidale edhe në Maqedoni; Policia keqtrajtoi fizikisht anëtarët e familjes Berisha nga Dobraja e Vogël; Kërkohet Isuf Shala nga Prapaçani i Deçanit.

 

11 mars 1998

Edicioni i parë (ora 12:00):

Nën kërcënimin e policisë dhe me ekskavator u varrosën veçantë viktimat e masakrës serbe në Prekaz

 

Policia serbe detyroi me dhunë dje pasdreke varrimin e trupave të masakruar nga forcat serbe në Prekaz të Ulët më 5 -7 mars.

Trupat e të 49 të vrarëve dje gjendeshin në një depo të materialit ndërtimor në hyrje të Skënderajt kah drejtimi i Gllogocit.

Anëtarët e familjeve të të vrarëve e të masakruarve që kishin bërë identifikimin e të afërmve të vet refuzuan dje varrimin duke kërkuar një ekspertizë të autorizuar ndërkombëtare për mënyrën e vrasjeve dhe të masakrimit.

Nga trupat e të vrarëve, shumica fëmijë, gra e pleq, shihej se ishin përdorur armë të rënda dhe se njerëzit ishin qëlluar edhe me granata. Disa trupa ishin masakruar, duke përfshirë edhe nxjerrjen e syve. Ndërsa një fëmijë ishte qëlluar me një plumb.

Të afërmit dhe Këshilli i varrimit i thanë dje një delegacioni të LDK-së se nuk mund të bëhej varrimi përderisa ende nuk ishin identifikuar rreth 17 të vrarë e të masakruar dhe për shkak se shumë të afërm të të vrarëve nuk ishin tashmë në Skënderaj, por në vende të tjera të Kosovës. Po ashtu nuk mund të bëhej varrimi në një situatë kur e gjithë Drenica mbahet në gjendjen e shtetrrethimit më të ashpër.

Në përpjekje për të mbuluar gjurmët e krimit, policia serbe dha dje disa herë ultimatume kërcënuese se do të varroste vetë të vrarët, nëse këtë nuk do ta bënin të afërmit e të vrarëve.

Në mbrëmje, policia serbe i detyroi me dhunë njerëzit pak para orës 17,00 që të bartnin arkivolet me trupat e të vrarëve për në Prekaz të Ulët.

Një dëshmitar nga Skënderaj i tha Degës së LDK-së në Vushtrri se varrimi zgjati deri në orën 18:00.

Në varrim kanë marrë pjesë disa qytetarë, të cilët policia i kishte marrë me dhunë në rrugë në cilësinë e dëshmitarëve dhe pak veprimtarë të LDK-së e të KMDLNj-së në Skënderaj si edhe disa anëtarë të familjeve të viktimave. Varrimi u bë nën kërcënimin e policëve e civilëve të armatosur serbë. Në afërsi ishte edhe autoblinda dhe një kamion.

Viktimat u varrosën në varret e hapura më herët, por pa ndjekur asfarë rendi, madje edhe sipas numrave të identifikimit, vetëm duke i futur në varre, gjithnjë nën kërcënimin e policëve e civilëve serbë të armatosur.

Shumica e varreve janë mbuluar mbrëmë me dhe me eskavator, ndërsa të hapura mbetën rreth 10 varre.

Gjatë tërë kohës forcat serbe kanë qëndruar në gjendje gatishmërie, duke kërcënuar të pranishmit se do të shtijnë nëse dikush lëviz.

Një burim nga Skënderaj ka njoftuar sot se policia serbe ka thënë sot se mund të bëhet mbulimi i varreve të tjera, por ka lejuar që këtë ta bëjnë vetëm 60 veta, të cilëve, siç thanë ata, policia do t’ua garantojë sigurinë.

 

Lajme të tjera: Mjekët shqiptarë protestojnë sot para Fakultetit të Mjekësisë; Numri i shqiptarëve të vendosur në Mitrovicë ka arritur 3400; Gjendje e rëndë edhe në Vushtrri; Hebrenjtë e Zvicrës kërkojnë që të ndërpritet riatdhesimi i kosovarëve; Ankara nuk lejon që të përsëritet Bosnja në Kosovë; Ministrat e pesë vendeve ballkanike bëjnë thirrje për dialog; Këshilli i Sigurimit të OKB-së debatoi për Kosovën; Tribunali i OKB-së është duke mbledhur dëshmi lidhur me Kosovën; L. Arbur: Gjyqi i Hagës ka mandat të ndjekë ata që kryen krime në Kosovë; U rrah me pretekst se është ka qenë në Drenicë.

 

Edicioni i dytë (ora 14:45):

Kryetari Rugova mbajti konferencë për gazetarë të huaj; Vazhdon varrimi i të masakruarve në Prekaz; Dyshohet se dy të vrarë nga Prekazi mbahen ende në morgun e Prishtinës; Halil Geci: Ne në Llaushë do të vdesim para dyerve të shtëpive, por jo si terroristë; Mitrovicë: Policia në hyrje-dalje të qytetit keqtrajton qytetarët; Lëvizje të policisë në drejtim të Skënderajt; Policia gjuan me snajperë qytetarët; Mbi 500 punëtorë të Fakultetit të Mjekësisë mbajtën sot një protestë; Medlin Olbrajt: Nuk do të vonohemi për të zgjidhur krizën në Kosovë; Analistët kërkojnë masa më energjike të SHBA-ve për pengimin e konfliktit në Kosovë; Debat për Kosovën në Parlamentin e Belgjikës; Shtypi amerikan i quan të pamjaftueshme masat e Grupit të Kontaktit; Në protestat paqësore në Pejë forcat serbe rrahën 110 veta; Udhëheqësit e UPS të UP u takuan me Gelbardin;

Disa lande në Gjermani stopojnë kthimin e refugjatëve shqiptarë; Policia serbe keqtrajtoi pesë të rinj shqiptarë në postbllokun e Komoranit; Qeveria serbe lavdëron policinë e vet për masakrat dhe fton “pakicën shqiptare” për dialog në kuadër të Serbisë; Qeveria shqiptare angazhohet për përmbushjen e obligimeve të shtruara nga Grupi i Kontaktit; Sllovenia kërkon ndëshkimin e Beogradit; Të shtëna armësh në Cërmjan të Dushkajës së Gjakovës

 

Edicioni i tretë (Ora 18:30):

Gelbard dhe Toni Lojd dënoi masakrimin e fëmijëve, grave e pleqve; Ambasadori amerikan në OKB kërkoi nga komisionerja e lartë të ndërmarrë një mision në Kosovë; Bruksel: Intervenimi ushtarak ndërkombëtar në Kosovë është i hershëm; Vjenë: OSBE kërkon nga Beogradi të pranojë një komision hetimor lidhur me pushkatimet në Kosovë; Organizatat humanitare ndërkombëtare në Kosovë u kërcënuan me likuidim; Paris: Oferta e Beogradit për dialog me shqiptarët – e pamjaftueshme; Demaçi ofertën serbe e quajti hipokrizi; “Dejli Telegraf” angazhohet për intervenim ushtarak në Kosovë; “Fokusi” me shtojcë speciale për ngjarjet në Kosovë – në anglisht e në gjermanisht; Të shtëna sporadike në Turiçec – dy foshnje vdiqën nga acari; Persona të panjohur hodhën një bombë para shtëpisë së pronarit të “Dukagjinit” në Pejë; Në Viti merren në polici shumë pjesëmarrës të protestave; Sot në Gjilan nxënësit iu rikthyen mësimit; Gjilanasit po i përgjigjen me të madhe aksionit: “Në ndihmë Drenicës”; Dy veprimtarë të LDK-së në Gllogoc u mbajtën në arrest dhe u keqtrajtuan rëndë fizikisht; Në Cërmjan u keqtrajtuan 15 shqiptarë; Policia po keqtrajton shqiptarët në hyrje të Istogut; U krye varrimi në Prekaz.

 

Edicioni i katërt (ora 19:30):

Deklaratat e Rugovës, lajm i parë i shumë televizioneve; Xh. Mustafa: Përmes ofertës për dialog, qeveria serbe e arsyeton terrorin e vet në Kosovë; Reagimet serbe lidhur me komentet e sotme të kryetarit Rugova; Solana: NATO po i ndjek nga afër zhvillimet në Kosovë; Interesim i madh i gazetave të njohura në botë për zhvillimet në Kosovë; Japonia sugjeron dialog të menjëhershëm mes Prishtinës dhe Beogradit; Policia ka plaçkitur fshatin Kopiliq të Skënderajt; Rifilloi mësimi në Ferizaj; Në Shtimje gjobiten autotransportuesit; Federata e Sporteve e Kosovës u bënë apel për ndihmë institucioneve sportive evropiane dhe botërore.

 

 11 mars 1999

Lajmi kryesor: Sot në Lummadh të Vushtrrisë u vra Enver Feka

Prishtinë, 11 mars (QIK) – Sot rreth orës 8.30 të mëngjesit, një person i panjohur vrau me revole në dyqanin e tij në Lummadh të Vushtrrisë, Enver (Skender) Fekën (36).

Vrasësi i panjohur pasi kishte hyrë në dyqanin e Enverit, që ndodhet afër vendbanimit të kolonistëve serbë në Lummadh, e kishte qëlluar të ndjerin me disa plumba. Njoftohet se vrasësi ka ikur në mënyrë të rrufeshme me një veturë të zezë të markës “Golf”, me regjistrim të Mitrovicës.

E njëjta veturë mbrëmë është parë në Lummadh me pesë vetë brenda duke qarkulluar nëpër këtë fshat.

Enver Feka ka qenë kryetar i Aktivit të LDK-së në këtë fshat. Ai la pas vetes katër fëmijë të mitur.

 

Lajme të tjera: Vushtrri: Forcat serbe mbrëmë granatuan fshatrat Pantinë, Oshlan, Okrashticë, Liqej e Balincë; Sot në mëngjes nga Serbia në Kosovë hyri një konvoj me forca serbe;

 

Edicioni i orës 12:00:

Forcat serbe sulmuan sërish 2 fshatra të Mitrovicës dhe 3 fshatra të Vushtrrisë; Prizren: Koncentrim i madh i forcave në fshatrat e Vërrinit; Forca serbe ndërhynë në Rigjevë të Klinës; KMDLNJ: Gjatë shkurtit në Kosova janë vrarë 59 veta;      UÇK: Sjelljet e hyzmeçarëve të pushtuesit serb janë skandaloze; Adem Demaçi priti raportuesin special të KB për të Drejtat e Njeriut z. Jiri Dientsbier;

  1. Gjukanoviq: Regjimi autoritar i Beogradit po e mban klimën e armiqësive me tërë botën demokratike; Prokurori publik i Serbisë mohon se viktimat e fshatit Reçak janë masakruar;

 

Edicioni i orës 14:00:

Kryetari Rugova priti raportuesin special të OKB-së Jizhi Dintsbir; U gjet trupi i pajetë i Fadil Tolajt nga Gjakova; Gjakovë: Në fshatrat e brezit kufitar po dëgjohen detonime të fuqishme; Në Novolan të Vushtrrisë kanë hyrë forcat e policisë serbe; Në Prishtinë dy romë sulmuan një grua shqiptare; Civilë serbë u panë me armë në rrugë të Kamenicës; Nesër në Paris zhvillohet një debat për Kosovën; Ollbrajt kërkoi nga Kongresi që të mos zhvillojë debatin për vendosjen e trupave në Kosovë; Zëdhënësi i Departamentit amerikan mohon se ka ndërrim të planit paqësor për Kosovën; Millosheviqi në bisedë me Hollbrukun kundërshtoi vendosjen e trupave të NATO-s në Kosovë; Familjet shqiptare largohen nga disa fshatra të Klinës; NATO udhëheq forcat ndërkombëtare në Kosovë; Ollbrajt lavdëron qëndrimin e shqiptarëve; Përgatitet një deklaratë për Kosovën e disa shteteve ballkanike

 

Edicioni i orës 14:30:

Afishe të kontrabanduara me shenjën e OSBE-së në Prishtinë; Forcat serbe vazhdojnë t’i granatojnë fshatrat e Mitrovicës dhe të Vushtrrisë; Prizren: Forcat serbe mbajnë në një rrethim të plotë fshatrat e Vrrinit; KMDLNJ: Disa nga fshatrat e Vushtrrisë në tym e flakë; Forumi Rinor i LDK-së shënoi nëntëvjetorin e themelimit; Raportuesi special i OKB-së bisedoi me drejtuesit e KMDLNJ; Rexhep Boja bisedoi me zëvendësin e shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë.

 

Edicioni i orës 17:00:

Forcat serbe mitraluan dhe granatuan sot fshatrat rreth Vërrinit të Prizrenit; Forcat të shumta serbe kanë rrethuar paralagjën e Prizrenit Hoqa e Qytetit dhe po i keqtrajtojnë banorët shqiptarë; Istog: policia serbe keqtrajtoi dy shqiptarë; Suharekë: Policia serbe keqtrajton edhe veprimtarët e SHHB “Nëna Tereze”; Lëvizje ushtarako-policore në drejtim të Lajthishtës dhe të Hades; Kongresi i Internacionales Liberale në Bruksel aprovoi një rezolutë të veçantë për krizën në Kosovë; KMDLNJ kërkon nga banorët e lagjes Ëmshir që të lajmërojnë rastet e keqtrajtimit nga policia serbe.

Continue Reading

Live

DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 10 mars, nga viti 1993-1999

Published

on

By

10 mars 1993

Lajmet kryesore: Vazhdojnë telegramet e ngushëllimit për viktimat e Shkupit; Ambasada e Gjermanisë ngushëlloi Shoqatën Shqiptaro-Gjermane; Milicia e armatosur serbe intervenoi dhe hoqi flamujt shqiptarë në Preshevë; U themelua Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve Shqiptarë në Zvicër; Ministri i Mbrojtjes Italiane paralajmëron masa për të parandaluar konfliktin në Kosovë; Amerika në rrugë për forcimin e sanksioneve kundër Serbisë e Malit të Zi; Gjermania merr pjesë në hedhjen e ndihmave mbi Bosnjë-Hercegovinë;

 

Opinion: Viktimat e tragjedisë ajrore në Shkup dhe fashizmi i pushtetit dhe vetëdijes serbe

“Fashizimi i pushtetit dhe i vetëdijes serbe, është evident dhe për këtë tashmë ka dëshmi të shumta. Njëra prej këtyre dëshmive gjithësesi është edhe e dhëna se komisioni i ashtuquajtur republikan i Serbisë, për identifikimin e viktimave të tragjedisë ajrore në Shkup, siç njoftojnë mjetet serbe të informimit, prej dje mori edhe një detyrë të re. Ky komision, është autorizuar të “bëjë evidencimin dhe të gjejë pronarët e shumave të mëdha të valutave të huaja, të arit dhe të stolive, që i kishin me vete udhëtarët që vdiqën” në këtë tragjedi ajrore.

“Tanjug”-u, bën me dije se jozyrtarisht gjoja se pothuaj të gjithë udhëtarët që gjendeshin në aeroplanin e kompanisë ajrore “Foker”, kishin me vete “ari, marka gjermane, franka zvicerane dhe shuma të tjera të mëdha devizash”. Me një fjalë, shtypi serb dhe jo vetëm ai, sikur duan të përgatisin opinionin që viktimat e tragjedisë ajrore në Shkup, t’i shpallin kontrabandistë të arit dhe të devizave.

Se vetëdija e fashizuar nuk njehë kurrfarë normash morale dhe etike, është punë që dihet. Mirëpo, vërtetë është e pakuptueshme se si mund të fajësohen për kontrabandë edhe viktimat e kësaj tragjedie ajrore dhe atë ende pa u varrosur. Këtë vërtetë mund ta bëjë vetëm një pushtet që tashmë është fashizuar në të gjitha segmentet dhe raportet me njerëz, apo me ngjarje të caktuar”.

 

10 mars 1994

 Lajmet kryesore: Rezoluta për Kosovën e Komisionit të OKB-së për të drejtat e njeriut; Rezoluta për ish-Jugosllavinë e Komisionit të OKB-së për të drejtat e njeriut; Kumtesë e Qeverisë së Republikës së Kosovës; Ambasadori i Shqipërisë në OKB kërkon angazhimin e Këshillit të Sigurimit për Kosovën; Ndërhyrja në Institutin Albanologjik – dëshmi për politikën e agresionit serb në Kosovë; Si njoftojmë masmediumet serbe për ndërhyrjet në Institut?; U kidnapua Abdyl Kadolli; Represioni i policisë serbe në Kosovë; Lëvizjet e ushtrisë serbe në Kosovë; Vdiq aktori Abdurrahman Shala.

 

10 mars 1995

 Lajmet kryesore: Konferencë për gazetarë e kryetarit të Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova; Policia serbe konfiskoi një sasi malli në tregun e automobilave në Prishtinë; Punëtorët shqiptarë vetëm me konkurs mund të kthehen në Fabrikën e Mobileve në Deçan; Në Maqedoni mund të dërgohen trupat e NATO-s?; “Associated Press” njofton për fushatën serbe të rekrutimit të të rinjve shqiptarë në Kosovë; Në komunën e Malishevës 231 të rinjve shqiptarë iu dërguan thirrjet për rekrutim; Dhuna e përditshme në Kosovë; Në Dermjak të Hanit të Elezit ushtarët dhe policët arrestuan l3 shqiptarë; Një i ri u dërgua në Gjykatën ushtarake në Nish; U hap procedura penale kundër një ish-drejtori në Vushtrri; Në Han të Elezit brenda një muaji policia plaçkiti mbi 46 mijë DM; Gjatë muajit shkurt në komunën e Malishevës policia mori në pyetje 71 veta dhe plaçkiti rreth 100 mijë DM; Në Bajnicë të Kaçanikut policia keqtrajtoi disa qytetarë; Në SHM “Kuvendi i Lezhës” në Pozhoran policia mori një profesor; Arben Rusi mbrohet në liri; Në Zagreb promovohet libri i dr. A. Stipçeviçit “Interpretime Albanologjike”; Këshilltarët shqiptarë nuk marrin pjesë në punimet e Kuvendit të KK të Kumanovës; Në Kumanovë filluan “Takimet poetike të Karadakut”;

 

 

10 mars 1997

Lajmet kryesore: Kryetari Rugova përgëzoi dr. Sali Berishën; F. Agani: “Trazirat në Shqipëri nuk do të na shtyjnë në përqafim të Millosheviqit”; Filloi punimet sesioni 53 i Komisionit të të Drejtave të Njeriut i OKB-së; Reagim i SHSHK-së ndaj keqtrajtimit brutal të Bedri Halimit nga policia serbe; Në Pejë inspektorët serbë morën në pyetje bashkëshortët Kastrati; Dhuna e përditshme në Kosovë; Shqiptarët kundërshtojnë ngritjen e kishës serbe në Leshan; Në Gjykatën supreme serbe sot fillon shqyrtimi i ankesave të ish- policëve të Kosovës;

 

10 mars 1998

 Edicioni i orës 12:00:

Në Skënderaj u dërguan edhe trupat e dy të vrarëve

Numri i të vrarëve në Skënderaj nga 47 sa ishte njoftuar dje, u shtua edhe për dy. Policia serbe dërgoi dje trupat e Shaban Jasharit dhe të djalit të tij Hamzë Jasharit.

Duke përfshirë edhe gjashtë viktimat në Llaushë, tash numri i të vrarëve që dihen është 55 të vrarë.

Disa ditë më parë në Qirez dhe në Likoshan ishin vrarë 25 shqiptarë.

Gjatë një jave në fshatrat e Drenicës (Skënderaj e Gllogoc) u vranë të paktën 80 shqiptarë civilë.

Lajme të tjera: Një ekip i mjekëve nuk u lejua të shkonte në Skënderaj; Familjet e të vrarëve nuk lejohen të shkojnë në Skënderaj; Llausha mbahet e rrethuar; Sot në orën 17, qirinj për Drenicën në sheshin “Nëna Tereze”; Në Istog 18 protestues të plagosur; Sipas një ankete të CNN 84% e të anketuarve përkrahin intervenimin e NATO-s në Kosovë; Robert Gelbard arrin sot në Prishtinë; Parlamenti Evropian paralajmëron një rezolutë për Kosovën; Shqipëria kërkon që Greqia të ndihmojë në zgjidhjen e krizës së Kosovës; Klark: “NATO-ja do të marrë një qëndrim më të qartë rreth Kosovës”; Haveli: “Konflikti në Kosovë duhet të ndalet që në fillim”; Geremek: Kosova nuk është vetëm çështje “jugosllave”; NATO-ja nuk don t’i “ikën treni” në Kosovë; U shtri për mjekim në Mitrovicë vajza e plagosur 12- vjeçare; Tre autobusë me gra dhe fëmijë erdhën dje nga Skënderaj në Mitrovicë; Organet e instaluara serbe dhe individët përkrahin aksionet dhe masakrat policore në Drenicë;

 

Edicioni i orës 14:50:

Lajmet kryesore:  Kryetari Rugova priti Ambasadorin Robert Gelbard; Deklarata e kryetarit Rugova dhe e ambasadorit Gellbard pas takimit të sotëm në Prishtinë; Në Brojë 110 veta mbahen të bllokuar nga policia në një shtëpi; Nga Gjakova u nisën 57 arkivole për viktimat e terrorit shtetëror serb në Skënderaj; 600 të ikur nga Drenica janë vendosur në Istog; Istog: Në protestën e djeshme 82 të lënduar; Policia e Kijevës ndaloi dhe i keqtrajtoi protestuesit nga Bubaveci; F. Sejdiu: Deklarata e Grupit të Kontaktit – përkushtim i bashkësisë ndërkombëtare për problemin e Kosovës; Policia pengoi shqiptarët e Bujanocit për të ardhur në protestë në Gjilan; Në Kosovë kanë ardhur edhe mercenarë serbë nga Bosnja; Natasha Kandiq: Forcat serbe në Qirez dhe në Likoshan kanë vrarë njerëzit e pafajshëm; Antonio Bellushi i drejtohet popullit të Kosovës;

 

Edicioni i orës 16:30:

Lajmet kryesore:  Pas takimit të Londrës për Kosovën – Kanadaja e para zbaton masat ndëshkuese ndaj Beogradit; Delegacioni i Republikës së Kosovës u takua dje me zëvendëskryeministrin e Turqisë Bylent Exhevit; Mësimi në komunën e Prishtinës rifillon nesër; 143 të rrahur gjatë protestave në Pejë; NATO-ja dhe Shqipëria pritet të debatojnë për Kosovën; Llausha përpara krimit të paralajmëruar; Papa Gjon Pali i Dytë priti imzot Mark Sopin.

 

Shpalohet tmerri që ndodhi në Prekaz

Në një reportazh nga disa fshatra të Drenicës me titull “Shpalohet tmerri”, të botuar në numrin e sotëm të gazetës “Bujku” sillen dëshmi të njerëzve që kanë përjetuar masakrën e forcave policore e ushtarake serbe në Prekaz të Ulët. Po japim një pjesë të këtij reportazhi.

“E reja Syleme Jashari e përshkroi ngjarjen e atij mëngjesi të ditës së enjte, kur forca të mëdha policore e ushtarake, nga një largësi nisën të hedhin granata drejt shtëpive të tyre. Të gjendur në atë breshër, mundësia e vetme për t’i ruajtur kokat ishte zbritja në katin e parë dhe futja e fëmijëve nën shkallët e ndërtesës.

– Ishim të gjithë së bashku, vazhdon ajo, kurse vëllau Halili doli të shikonte se ç’po ndodhte. Brenda ishim tridhjetë vetë, prej moshës një deri në gjashtëdhjetëvjeçar. Ne më kot pritëm të kthehej Halili, por ai nuk u kthye. Në atë moment të vetmen lidhje e kishim me LDK-në, të cilët në një moment na thanë ‘Vetëm Zoti mund t’ju ndihmojë’, pastaj humbën edhe këto lidhje. Kur ranë granatat mbi ndërtesë, atëherë askush s’ka menduar se do të dalë i gjallë. Granata rrënoi gjysmën e shkallëve, ndërkaq nën shkallë i kishim fëmijët. Në këtë moment nga dritarja e banjës hodhën lotësjellës dhe ne tani e kishim shumë vështirë të shihnim që të dilnim jashtë. E pamë se edhe me ne do të ndodhë njësoj si në Likoshan, u bindëm se vinin të na masakronin. Sana jashtë digjej, shtëpia me të gjitha të tjerat në oborr u bombarduan dhe, ashtu duke i mbajtur fëmijët, dolëm në oborr ku pritnin kordone policësh. Në kordonin e parë na urdhëruan të shkonim te kordoni i dytë i policëve, të cilët i kishin fytyrat të ngjyrosura me të zezë. Ata bënë gati automatikët të na pushkatonin. Ne vazhduam të largohemi nga oborri, – thotë e tmerruara Sylemja – kurse Nazmiun njëzeteshtatëvjeçar, i cili po e mbante nënën e sëmurë për krahu, e rrëmbyen dy policë, të cilët aty për aty, në prani të nënës, e shtrinë përtokë dhe nga afërsia ia lëshuan rafalet mbi trup. Pasi që e pushkatuan Nazmiun ne na thanë se pas meshkujve do të na pushkatojnë që të gjithëve dhe ne ikëm arave… kurse policët vraponin t’i zinin fëmijët meshkuj për t’i vrarë, siç bërtitnin ata. Me këtë rast u plagos një tetëmbëdhjetëvjeçar. Tani hasëm në rrethin e tretë të policisë, të cilët Zukën, tetëdhjetëvjeçar, filluan ta godasin me kundakë automatikësh. Afër një prrocke, – vazhdon të rrëfejë motra, – policët e plagosën rëndë vëllanë tim, Beqirin. Ne provuam t’i ndihmojmë, por ai na lutej që të iknim e ta linim dhe thërriste t’ia ruanim fëmijët… Në atë rrëmujë u plagosën edhe dy vajza me nënën e vet, vritet djali i axhës tim, Qazimi dhe djali i vëllait, Faiku. Gjatë ikjes pashë edhe një plak të vrarë, një tjetër të plagosur…”

Këto shënime, në të vërtetë, paraqesin vetëm një dromcë nga gjithë ajo tragjedi e terrorit serb mbi popullatën e pambrojtur. Vetëm në Shipol, siç thanë, ka edhe shumë familje të tjera, gra e fëmijë që s’dinë ende për meshkujt, pos për ata që vetë i kanë parë të vdekur para dyerve të shtëpive, nëpër oborre, nëpër rrugë dhe në ara”, përfundon reportazhi i “Bujkut”.

 

 

Edicioni i orës 18:00:

Lajmet kryesore: Pamje të llahtarshme të masakrës në Drenicë

Në hyrje të Skënderajt, në një servis të materialit ndërtimor “Servisi i Lahut” gjenden trupat e masakruar të 53 shqiptarëve gjatë ekspeditës terroristike të forcave serbe në Prekaz të Ulët dhe Skënderaj përgjithësisht.

Pamja e kufomave të paluara ngjitas njëra tjetrës, në dy radhë tmerrësisht të gjatë, është e llahtarshme. Afër njëri tjetrit janë trupat e anëtarëve të familjeve të tëra. Nga një familje janë masakruar ose vrarë edhe 19 anëtarë, nga një tjetër pesë.

Pamja e trupave të vrarë është dëshmi për aksionin terroristik me qëllim të masakrimit të popullsisë. Dy trupa janë të goditur nga granatat, njëri në gjoks, tjetri në fyt. Trupi i Shaban Jasharit është masakruar me thikë. Në trup ka një xhep të hapur me thikë, njëra dorë i është këputur, ndërsa sytë i janë nxjerrë. Një të riu i është çarë koka përgjysmë.

Shihet se njerëzit janë vrarë me armë të rënda. Disave u është marrë shpirti dalëngadala me torturë. Adem Jashari, kundër të cilit thotë policia se e ka organizuar aksionin, ka vetëm një vrimë plumbi në fyt.

Të llahtarshme duken pamjet e trupave të fëmijëve të vrarë.

Zenë Jasharit, një 48 vjeçari, i janë vrarë Blerimi 5-vjeçar, Bujari 12-vjeçar, Abdullahu 15-vjeçar dhe gruaja Bahtie 43-vjeçare, e cila ishte shtatzënë. Gruaja me tre fënmijët e tij kishin shkuar për t’u strehuar te axha Haliti. Mirëpo, pikërisht ajo shtëpi kishte filluar të bombardohej. Nga bombardimet ishin vrarë në vend gruaja dhe djali Avdullahu. Ndërsa, dy fëmijët e vegjël policia i kishte marrë me vete dhe i kishte dërguar në oborrin e Fabrikës së Municionit.

– Mendoja se janë gjallë, por u tmerrova kur i pash trupat e tyre të vrarë që i solli policia! – thotë ai.

Trupat e dy fëmijëve kanë plot shenja të goditjeve me mjete të forta. Blerimi ka shenja në anën e djathtë të kokës, ndërsa Bujari është qëlluar edhe me një plumb në tamth në anën e majtë.

– Qe dy ditë e dy net qëndroj këtu. Nuk mund të ndahem nga trupat e vrarë të fëmijëve të mi!- thotë Zena.

Tronditës ishte momenti i identifikimit të të vrarëve gjatë ditës së sotme. Shumë anëtarë të familjeve, për shkak të rrezikut nga snajperistët serbë, nuk e kanë bërë ende identifikimin e të vrarëve.

Abaz Jashari, 22-vjeçar, nuk mund ta përballonte sot tmerrin kur i pa trupat e babait e gjyshes së vrarë për të cilët shpresonte se ishin gjallë. Dhembja e tij ishte edhe më e madhe nga frika se mund t’i jetë vrarë edhe i vëllai i tij në moshë të re, trupin e të cilit e kërkonte.

Në këtë morg të improvizuar, aktivistët e LDK-së dhe të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut përpiqeshin të kryenin identifikimin e të vrarëve. Deri më tash ata kanë arritur të identifikojnë 37 të vrarë. Katër kufoma vështirë se do të mund të identifikohen, pasi janë të karbonizuara. Identifikimi bëhet vështirë edhe për shkak se banorët e Prekazit të Ulët mbahen ende në një rrethim të fortë.

Të gjithë janë të sigurtë se numri i shqiptarëve të vrarë është më i madh se ky që njihet deri më tash. Askush deri më tash nuk e ka kontrolluar terenin e Prekazit të Ulët as shtëpitë që janë sulmuar.

Për të humbur gjurmët e krimit, policia ka bërë presion gjatë gjithë ditës ndaj aktivistëve të LDK-së dhe anëtarëve të familjeve me qëllim që të kryhet brenda ditës varrimi i të vrarëve. Përgjegjësit e policisë serbe në Skënderaj janë kërcënuar disa herë gjatë ditës se do t’i varrosin vetë të vrarët, nëse këtë nuk e bëjnë familjet e tyre.

Varrimi do të jetë i vështirë edhe për shkak të numrit të pakët të njerëzve që do të përgatisnin ceremoninë e varrimit. Nga disa familje nuk ka mbetur askush në Prekaz ose në Skënderaj, pasi, ose janë vrarë, ose janë larguar në vende të tjera.

Në Skënderaj gjatë ditës së sotme kanë qëndruar përfaqësues të disa organizatave humanitare ndërkombëtare dhe ekipe televizive të disa qendrave të njohura në botë. Mirëpo, policia serbe nuk ia lejoi hyrjen në Skënderaj as sot një delegacioni të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe të Hënës së Kuqe.

Skënderajn sot e vizitoi një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në përbërje Anton Noka, nënkryetar, mr. Fatmir Sejdiu, sekretar i përgjithshëm, dr. Rexhep Gjergji, Basri Musmurati, Abdyl Ramaj, Ramë Buja, anëtarë të Kryesisë, dr. Edi Shukriu, kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së, Naim Jerliu, kryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së dhe Enver Maloku, përgjegjës i Qendrës për Informim të Kosovës.

Delegacioni nuk mundi të bisedonte me udhëheqjen e Degës së LDK-së, pasi shumica prej tyre janë të bllokuar në Llaushë, ose në fshatrat tjera.

Aktivistët e Degës së LDK-së në Skënderaj që mundën të bisedonin me këtë delegacion thanë se gjendja në Skënderaj është dramatike në të gjitha planet. Në planin e sigurisë fizike, janë të kërcënuar të gjithë banorët e Drenicës. Forcat serbe në gjendje të gatishmërisë më të lartë kërcënojnë praktikisht secilin. Në kodrat për rreth Skënderajt shiheshin snajperistët serbë, të cilët mbajnë në rrethim të plotë qe disa ditë fshatrat dhe vetë qytezën e Skënderajt.

Gjendja dramatike është edhe në shëndetësi dhe në ushqime. Nga frika ose mungesa e mallrave, në Skënderaj pothuaj nuk rri hapur asnjë shitore. Si në qytet, ashtu edhe në fshatrat e Drenicës përskaj udhës Komoran – Gllogoc – Skënderaj sundojnë pamje të tmerrit që vazhdon. Këto pamje japin pamjen e një jete të shkretëruar. Gjatë shkuarjes dhe kthimit në rrugën që përshkon disa fshatra të Drenicës nuk shihet njeri të lëvizë as tym në oxhaqet e shtëpive. Në Komaran, për një orë, nuk u pa qoftë një njeri në rrugë, ose në shtëpitë për rreth.

Aktivisti i LDK-së Rifat Bejta i tha QIK-ut se nga të vrarët, janë identifikuar deri më tash këta persona:

  1. Qazim Jashari
  2. Nazmi Zukë Jashari
  3. Sinan Ramadan Jashari
  4. Zarife Bahtir Jashari
  5. Zaha Jashari
  6. Kushtrim Adem Jashari
  7. Ali Ramdan Jashari
  8. Osman Shaban Geci
  9. Faik Tahir Jashari
  10. Adem Shaban Jashari
  11. Beqir Bajram Jashari
  12. Sherif Brahim Jashari
  13. Hajrez Zymer Jashari
  14. Halit Imer Jashari
  15. Halil Bajram Jashari
  16. Bahtie Muharrem Jashari
  17. Isak Feriz Halili
  18. Feride Ramadan Jashari
  19. Besim Hamzë Jashari
  20. Blerim Zenë Jashari
  21. Bujar Zenë Jashari
  22. Abdullah Zenë Jashari
  23. Elhame Jashari
  24. Murtez Zymer Jashari
  25. Fatime Gashi
  26. Makfirete Gashi
  27. Gazmend Gashi
  28. Sadik Miran Kaçkini
  29. Miftar Rreci
  30. Hamzë Shaban Jashari
  31. Shaban Jashari
  32. Qerim Hamzë Jashari
  33. Blerim Hamzë Jashari
  34. Igball Rifat Jashari
  35. Fatushe Hamzë Jashari
  36. Elfete Hamzë Jashari
  37. Adile Jashari

 

Lajmet e tjera: Prishtinë: Homazh për viktimat e terrorit serb në Drenicë; Policia pengoi shkuarjen e gazetarëve në Skënderaj e Prekaz; Lëvizje të policisë në drejtimin Skënderaj-Mitrovicë.

Edicioni i orës 19:45:

Gelbard: Poblemit në Kosovë, qeveria serbe qe dhjetë vite i është qasur vetëm me dhunë e represion; Konferencë për gazetarë e drejtuesve të LDK-së pas vizitës në Skënderaj; Felipe Gonzalesi i dërguar i posaçëm i OSBE-së për Kosovën; Veprimtarëve të LDK-së në Vushtrri u merren letërnjoftimet dhe urdhërohen të paraqiten në polici.

 

10 mars 1999

Lajmet kryesore të edicionit të paradites:

Vushtrri: Një shqiptar u vra dhe dy të tjerë u plagosën gjatë ofensivës së djeshme; Forcat serbe granatuan fshatrat e Llapit; Edhe mbrëmë u granatuan fshatrat e Mitrovicës e të Vushtrrisë; Huliganët serbë sulmuan nxënësit shqiptarë; Forcat serbe plaçkitën e dogjën Shtrazhën, Kotlinën, Ivajën; Istog: Një shqiptar u mor në pyetje në sigurimin serb.

 

Edicioni i orës 13:30:

Gjakovë: Në pullazin e shtëpisë së një shqiptari u hodh një mjet shpërthyes; U identifikua trupi i pajetë që ndodhet në spitalin e Gjakovës; Prizren: Tre shqiptarë u dënuan me nga 3 vjet e gjysmë burg; Prizren: Persona të panjohur plagosën një shqiptar; Hysen Suma u varros në Bllacë të Maqedonisë; Policia e Serbisë shpalli fletarrest për 8 udhëheqës të UÇK-së; Forcat ushtarake serbe qëlluan një automjet të OSBE-së; Ushtarët serbë bastisin shtëpitë e boshatisura në Batushë të Gjakovës; Podujevë: Një i ri shqiptar u arrestua nga policia serbe; Nuk dihet për fatin e Ragip Shalës nga Oktashtica; Prej dje nuk dihet për Fadil Tolajn nga Gjakova; Kërkohet Sabri S. Morina; Uiliam Uoker vizitoi Gjilanin; Në kazermën ushtarake serbe të Prishtinës ka arritur një tren special me ushtarë; Riçard Hollbruk arriti në Beograd; Joshka Fisher qëndroi dje në Tiranë; Tajmz: Bleri kërcënon Millosheviqin se mund të akuzohet për krime lufte në Kosovë; Jirzhi Dinstbir u takua me Uilliëm Uokerin; KNKK solli tri autoambulanca në Kosovë; Igor Ivanov më 11 e 12 mars viziton Beogradin e Tiranën; Dhoma përfaqësuese e Kongresit amerikan debaton për dërgimin e trupave në Kosovë; Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës nuk ka shtyrje të bisedimeve shqiptaro-serbe.

 

Edicioni i orës 14:00:

Vushtrri: Në mesditë filloi përsëri granatimi i fshatrave rrëzë Qyqavicës; Shpërthim i fuqishëm në Rahovec; Të shtëna drejt fshatrave të Malishevës; Pejë: Edhe dy shqiptarë u dënuan me burg; Shtime: Një konvoj i forcave serbe shkoi në drejtim të Grykës së Carralevës; Forcat serbe arrestuan sot në afërsi të Shtimës një mësues shqiptar.

 

Edicioni i orës 15:30:

Vushtrri: Në afërsi të fshatit Druar forcat serbe plagosën tre të rinj shqiptarë; Pothuaj i tërë fshati Shallc i Vushtrrisë u dogj sot nga forcat serbe; Policia ka bllokuar spitalin e Mitrovicës; Ferizaj: Lëvizje të forcave serbe; U arrestuan dy veprimtarë të SHHB “Nëna Tereze” në Suharekë; Në Krilevë të Kamenicës policia serbe arrestoi një shqiptar.

 

Edicioni i orës 17:00:

Forcat serbe dogjën fshatrat Shallc, Druar e Mihaliq të Vushtrrisë; Podujevë: Sot forcat serbe granatuan sërish fshatin Godishnjak; Hani i Elezit po mbahet i bllokuar nga forcat e ushtrisë dhe policisë serbe; Në Prishtinë tre persona të maskuar tentuan të kidnapojnë një fëmijë shqiptar;

Gllogoc: Nga Llapushniku forcat serbe po shtijnë me armë zjarri; Kaçanik: Banorët e Kërbliqit u urdhëruan nga ushtarët serbë që t’ua bartin armatimin.

Continue Reading

Live

DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 9 mars, nga viti 1993-1999

Published

on

By

9 mars 1993

Lajmet kryesore:

Shefi i Komitetit Ushtarak të NATO-s në Tiranë;

Në vend të parave – punëtorëve u jipen vërtetime;

“Jedinstvo” zbulon “transverzalen e gjelbërt” në Kosovë;

 

9 mars 1994

Lajmet kryesore:

Kryetari Rugova priti diplomatët suedezë;

Forcat serbe e morën me dhunë ndërtesën e Institutit Albanologjik;

Shqiptarët shpresojnë në mirëkuptimin e Gjermanisë ndaj refugjatëve;

F.Agani: Shpresojmë se nuk do të kthehen ata refugjatë që janë të rrezikuar në Kosovë;

Apel i Kryesisë së PSHDK-së;

Dy kishat më të mëdha të Gjermanisë apelojnë për kujdes më të madh ndaj refugjatëve shqiptarë;

“The Indepedent”: Kritikohet kthimi refugjatëve nga Gjermania;

Reagimet e Beogradit ndaj paralajmërimit të deportimit të refugjatëve nga Gjermania;

Tubim protestues në Bruksel për Kosovën e pavarur dhe neutrale;

Grupit të kongresistëve amerikanë për çështje shqiptare iu bashkuan edhe 5 anëtarë;

Këshilltari për Siguri i SHBA-ve angazhohet për çështjen e Kosovës;

Nga teksti i Rezolutës së aprovuar në takimin e fundit të KSBE-së;

Represioni i policisë serbe në Kosovë;

Në Vjenë riaktivizohet shoqëria e studentëve shqiptarë “Albania”;

Apeli i 100 intelektualëve botërorë dërguar të gjitha qeverive evropiane dhe 0KB;

Reagimet serbe ndaj kërkesës së KSBE-së dhe UNESCO-s;

Kumtesë e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës;

Si njofton gazeta “Borba” për vrasjen e Faik Malokut në Fushë-Kosovë?

 

9 mars 1995

Lajmet kryesore:

Rezolutë për të drejtat e njeriut në ish-Jugosllavi: Të respektohet vullneti i banorëve të Kosovës;

Parlamentarët suedezë ftuan kryetarin Rugova për vizitë në Suedi;

Tribunë shkencore rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës;

Përfaqësuesit e partive shqiptare në Maqedoni biseduan me shefin për çështje civile të UNPROFOR-it;

Në Shkup në praninë e Arensit mbahet dialogu PPD – Qeveri;

Përkrahet aksioni “Muaji i solidaritetit”.

Jepet edhe një lajm për përndjekjen e të rinjve shqiptarë nga policia serbe, me titullin: “Aksion kundër të rinjve shqiptarë në Kosovë:.

Përmbajtja e lajmit:

Në fund të javës së kaluar administrata e instaluar serbe në disa komuna të Kosovës urdhëroi arrestime të të shumë të rinjve dhe shpërndau shumë thirrje për rekrutim me në ushtrinë serbe ose thirrje për evidentimin e të rinjve në regjistrat ushtarakë serbë.

Arrestime të shumta u bënë në Suharekë.

Sipas njoftimeve të Komisionit për Informim të LDK-së ata janë arrestuar: Faik Sali Suka (1967) nga fshati Bllacë, Sali Beqir Ramadani dhe Ruzhdi Kryeziu nga Sopija, Sami Gani Hajdari (1972), Qamil Nazif Bytyçi (1973), Shukri Xhemajli Asllani (1973) dhe Selami Tafil Bytyçi (1974) nga Kastërci, Banush Sylë Morina (1974) e Rifat Nezir Morina (1973) nga Stravaqina, Bashkim Agush Gashi (1972) nga Tërna, Jetish Hajrush Hajdaraj (1973) nga Gjinoci, Rexhep Kurtish Berisha (1972) dhe Rasim Muharrem Neziri (1970) nga Suhareka, si dhe Shaqir H.Kryeziu (1964) nga Leshani.

Njoftohet se forcat serbe kanë kërkuar në shtëpitë e tyre edhe këta të rinj: Sherif Kryeziu nga fshati Sopijë, Skënder Gashi dhe Hysni Gashi nga fshati Mohlan.

Disa prej të arrestuarve kishin dezertuar nga armata ish -jugosllave në kohën e shpërthimit të luftës në Slloveni, Kroaci e Bosnjë e Hercegovinë.

Mirëpo njoftohet se në mesin e të arrestuarve është edhe Feriz Kabashi (1969), i cili ka qenë liruar përkohësisht nga shërbimi ushtarak.

Në fshatin Krushicë e Epërme u arrestuan: Gani Harad Kadriaj (1973) e Bashkim Dalip Kadriaj (1973), në fshatin Peqan u arrestua Ibrahim Shaqir Fondaj (1972), në fshatin Bukosh u arrestua Rrustem Sinan Baraliu (1971), i cili ka dezertuar nga ish-AJ-ja, kurse në fshatin Terrne u arrestuan: Bashkim Qerimn Vranovci (1972), dezertor dhe Haxhi Musli Voci (1972).

Gjatë aksionit policia rrahu në dyqanin e tij Liman Xhemali Gashin nga Suhareka për shkak se nuk e njoftoi policinë se ku gjendet shtëpia e Sadik Gashit.

Është njoftuar se janë kërkuar edhe këta persona: Nexhat Kabashi,

Brahim Bajrush Kadriaj (1973), Islam S.Kadrijaj (1973), Fadil Vesel Kadriajn (1973) dhe Izet Kadrijaj (1973) nga Krushica e Epërme, ndërsa në fshatina Papaz është kërkuar Enver Qazim Maksutaj (1973), dhe Muhamet Ramadan Bajraktari (1973) nga fshati Samadraxhë, që të dy dezertorë nga ish-AJ.

Ndërsa vetëm në qytet në Gjakovë janë shpërndarë më shumë se 600 thirrje për rekrutimin e të rinjve shqiptarë në ushtrinë serbe.

Në fshatin Rahovë të Mitrovicës janë shpërndarë 6 thirrje për rekrutim.

Ndërsa në Kaçanik ditëve të fundit 163 të rinjve të lindur në vitin 1978 u janë dorëzuar thirrjet për rekrutim në ushtrinë serbe. Të rinjtë shqiptarë janë thirrur për t’u paraqitur më 24 mars.

Në fshatin Leshan të Pejës janë shpërndarë 60 thirrje, ndërsa ka njoftime se ky aksion i frikësimit të të rinjve shqiptarë po zbatohet edhe në Gjilan, Viti, e komuna të tjera të Kosovës.

Ndërsa në Rahovec, në kuadër të këtij aksioni janë arrestuar disa të rinj që kishin braktisur ushtrinë ish-jugosllave pas gjatë luftës në Slloveni, Kroaci e Bosnjë.

Në Gjykatën ushtarake në Nish janë dërguar Selajdin Bajram Shala (1972) dhe Muharrem Qani Cena nga Rahoveci. Atë në fillim u dërguan në kazermën ushtarake të Prizrenit, e pastaj në Burgun ushtarak të Nishit.

Komisioni për Informim i Degës së LDK-së në Rahovec ka njoftuar se janë arrestuar edhe pesë të rinjë të tjerë nga kjo komunë, emrat e të cilëve nuk janë njoftuar.

Njoftohet se në shtëpinë e tij është kërkuar edhe Tafil H.Kadolli (1970) nga Suhareka, i cili ka dezertuar nga ish-ushtria jugosllave më 1991.

Malishevë janë shpërndarë qindra thirrje për rekrutimin e të rinjve shqiptarë. Njoftohet se thirrje janë shpërndarë në Lubizhdë, Malishevë dhe Dragobil.

Istog po shpërndahen ftesa për rekrutimin e të rinjve shqiptarë në ushtrinë serbe.

Njoftohet se vetëm në fshatin Saradran janë shpërndarë rreth 50 thirrje.

Vlerësohet se ky aksion i madh kundër brezit të ri shqiptar në Kosovë paralajmëron një fushatë tjetër të dhunës masive, të ngjashme me fushatën e torturimit të njerëzve me pretekst të kërkimit të armës.

Frikësimi dhe represioni ndaj të rinjve ka për qëllim të frikësojë refugjatët shqiptarë që planifikojnë të kthehen nga vendet e ndryshme të botës në Kosovë dhe të pamundësojë realizimin e iniciativave të disa shteteve për ta bërë kthimin e organizuar të pjesës më të madhe të refugjatëve shqiptarë. Është indikativ fakti se kjo fushatë u ndërmor në kohën kur paralajmërohen bisedime në mes Bonit e Beogradit për kthimin e shqiptarëve në Kosovë.

Po ashtu ka vlerësime se me këto aksione Beogradi synon të mbajë dhe të nxisë edhe më tutje spastrimin etnik të Kosovës.

Disa analistë vlerësojnë se këtë fushatë të rekrutimit të të rinjve shqiptarë Serbia po e ndërmerr në kuadër të përgatitjeve të saj për një luftë të re eventuale me Kroacinë.

 

Në lajmet e kësaj dite zënë vend edhe këta tituj:

Pas plagosjes së policit serb u keqtrajtuan shumë qytetarë shqiptarë;

Dhuna e përditshme në Kosovë;

Në Mitrovicë gjatë muajit shkurt u torturuan 24 veta;

Policia sërish bastisi tregun e Malishevës;

Serbët zbulojnë padashur modelet e sjelljes së regjimit ndaj Kosovës;

Punëtoret serbe të “Gërmisë” – në grevë urie;

Shtypi austriak rreth ngjarjeve në Maqedoni;

Një delegacion i UNICEF-it qëndroi në Beograd;

Policia çeke arrestoi një shqiptar që akuzohet për dy vrasje në Gjermani;

Së shpejti edhe Italia aplikon viza;

Në rrethin e Prizrenit u punësuan 78 refugjatë.

 

9 mars 1998

 Edicioni i parë (ora 10:00)

Lajmi kryesor: Trupat e të masakruarve nga forcat serbe në Prekaz janë vendosur në ambulancë në Skënderaj

Policia serbe barti mbrëmë pas orës 21:00 nga morgu i spitalit të Prishtinës trupat e shqiptarëve të vrarëve gjatë ekspeditës terroristike të forcave serbe në fshatin Prekaz i Ulët në Skënderaj gjatë datave 5 – 7 mars.

Trupat e të vrarëve janë vendosur në shtëpinë e shëndetit në Skënderaj. Deri më tash nuk është njoftuar numri i saktë i kufomave të vendosura në ambulancë. Flitet për 62 të vrarë.

Nga Skënderaj mirret vesh se policia ka kërkuar nga anëtarët e familjeve të disa të vrarëve që të mirren urgjentisht kufomat dhe që ato të varrosen menjëherë.

Në këtë mënyrë regjimi serb dëshiron të humbë gjurmët e krimit ndaj shqiptarëve të vrarë e të masakruar. Në mesin e tyre pos burrave ka edhe gra, fëmijë, e pleq e familje të tëra.

Anëtarët e familjeve kanë refuzuar t’i marrin e t’i varrosin të vrarët. Ata kërkojnë një obduksion nga ana e ekspertëve të autorizuar nga ndonjë organizatë ndërkombëtare.

Policia serbe ka pohuar një herë se gjatë aksionit të saj në Prekaz dhe Skënderaj ishin vrarë 20 shqiptarë, të cilësuar nga ajo si terroristë, ndërsa më vonë ka pohuar se i ka vrarë 26 shqiptarë.

Për shkak të rrethimit të hekurt nga ana e forcave serbe, trupat e të vrarëve u lanë për disa ditë në oborre, në shtëpi, në ara e në livadhe. Ata u morën parmbrëmë, në një aksion të policisë serbe, për të pastruar terrenin para shkuarjes në Prekaz të Ulët të dy ekipeve të diplomatëve të huaj të akredituar në Beograd dhe të disa gazetarëve.

 

Lajme të tjera të mëngjesit: Në Llaushë pesë të pavarrosur për shkak të snajperistëve serbë që qëndrojnë rreth fshatit;

Klinë: Policia po ndjek dhe po rrah qytetarët;

Edicioni i dytë (ora 10:30): Para fillimit të protestës, prani e madhe e policisë serbe në Prishtinë

Edicioni i tretë (ora 12:00): Protestë e 200 000 shqiptarëve në Prishtinë

Mbi 200 000 shqiptarë protestuan sot në Prishtinë kundër dhunës e terrorit serb në Drenicë dhe në Kosovë. Në organizim të Këshillit Koordinues të Degëve të partive politike të Prishtinës, protesta e sotme në Prishtinë u mbajt me moton: “Për paqe, kundër dhunës, luftës dhe kundër terrorit serb”.

Qytetarët e Prishtinës dhe rrethinës e mbushën rrugën kryesore “Nëna Tereze”. Rruga prej ndërtesës së Kuvendit të Kosovës e deri te udhëkryqi për Dardani ishte megjithatë e vogël numrin e madh të protestuesve nga Prishtina e rrethina.

Duke ecur ngadalë rrugës kryesore, me dy gishta lart ose duke duartrokitur, protestuesit brohorisnin “Drenicë, Drenicë”, “Drenicë ku je, gjithë Kosovën këtu e ke”,”Rugova – Kosova”, “Rugova, Rugova”, “Rugova – Ollbrajt”, “Londër, Londër”, “Nuk jemi terroristë”, “Serbi ndal terrorin në Kosovë”, “Jetën e japim, Kosovën s’e japim”, “SHBA, SHBA”, “Evropë ku je”, “Stop terrorit”, “Besa besë, besën ta kam dhënë, për Kosovë jetën kam me dhënë”, e tjerë.

Të rinjët mbanin parulla për paqe e kundër dhunës dhe terrorit serb.

Në protestën merrnin pjesë të rinjë, burra e gra si edhe drejtuesit e institucioneve, të partive politike, të shoqatave dhe të asociacioneve të Kosovës e të Prishtinës.

Protesta e sotme, ndoshta më e madhja që është zhvilluar ndonjëherë në Prishtinë, ishte e organizuar në mënyrë jashtëzakonisht të mirë. Ajo u zhvillua pa asnjë ekces e incident.

Përkundër ndërhyrjes së policisë serbe në disa qendra të Kosovës, në Prishtinë sot nuk vërehej fare prania e policisë serbe.

Protesta e sotme në Prishtinë dhe në qytetet tjera të Kosovës u organizua pas një vendimi të përbashkët të Këshillit Koordinues të Partive Politike të Kosovës, të Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe të Këshillit Koordinues të degëve të Partive Politike të Prishtinës.

 

Edicioni i katërt (ora 14:45):  

Në mesin e 52 të vrarëve në Prekaz e Llaushë janë 16 fëmijë, 13 gra e 7 pleq;

Nesër dhe pasnesër ditë zie në Kosovë;

Në Prishtinë u rrah gazetari i ITN-së Kris Valner;

Ambasadori kanadez që vizitoi Prekazin deklaroi se atje kanë pësuar njerëzit e pafajshëm;

Papa kërkoi një zgjidhje për të ardhmen e sigurt të Kosovës;

Një gazetë ruse shkruan se ka ardhur koha për të përmirësuar Jaltën;

“Komesian dejli”: SHBA përgatisin “furtunën ballkanike”;

Kosova jeton nën kontrollin e një ushtrie që sillet si okupatore;

Ganiqi e Silajxhiqi thanë se kasaphanja e Kosovës nuk mund të ndërpritet pa intervenimin e huaj ushtarak.

 

Edicioni i pestë (ora 19:45):

Deklaratë e Grupit të Kontaktit për Kosovën;

Konferencë për gazetarë lidhur me gjendjen më të re në Kosovë;

Në Skënderaj ende nuk janë identifikuar njerëzit e vrarë;

Në Istog policia plagosi me armë zjarri 15 protestues;

Së paku 14 shqiptarë të rrahur në Klinë;

Protesta në të gjitha komunat e Kosovës;

Në Obiliq pas protestës u rrahën disa veta;

Nga Drenica në komunën e Obiliqit janë strehuar 931 persona;

Sipas Kryqit të Kuq të Kosovës nga fshatrat e Drenicës kanë ikur rreth 10 mijë vetë;

FG i LDK-së premton ndihma për banorët që ikën nga Drenica;

LD e Turqve kërkon që çështja Kosovës të shqyrtohet urgjentisht në Parlamentin turk .

 

9 mars 1999

Lajmi kryesor: Gjendje dramatike në disa fshatra të Hanit të Elezit

Prishtinë, 9 mars (QIK) – Edhe në orët e sotme të mëngjesit, në disa fshatra të Hanit të Elezit gjendja është dramatike. Forcat serbe që nga ora 8 kanë filluar granitimet dhe sulmet me këmbësori kundër fshatit Ivajë dhe Pustenik.

Vetëm në fshatin Ivajë gjenden të rrethuar mbi 1500 banorë, banorë vendës e të zhvendosur, të cilët nuk mund të lëvizin askund, ndërkohë që forcat serbe kanë filluar bombardimet dhe depërtimet drejt tyre me tanke e me këmbësori. Ekziston rreziku që të bëhet një masakër mbi ta.

Një veprimtar i LDK përmes telefonit bëri apel që të ndërhyjnë verifikuesit e OSBE-së për të shpëtuar popullsinë, ku shumica janë pleq, gra e fëmijë.

Njoftohet se në fshatrat ku kanë hyrë forcat serbe kanë djegur e shkatërruar rreth 100 shtëpi.

 

Lajme të tjera:

Kaçanik: Një ushtar i UÇK-së i vrarë dhe katër të tjerë të plagosur;

Glloboçicë: 5 mijë vetë presin të kalojnë në Maqedoni;

Në Resnik të Vushtrrisë vdiq plaku i paralizuar Ramadan Zeneli;

Vushtrri: Një konvoj i forcave serbe shkoi drejt fshatit Mihaliq;

Policia serbe u pozicionua edhe në rr. “Jabllanica” të Prishtinës;

SHBA-së i është thënë se UÇK-ja është e gatshme që të nënshkruajë Marrëveshjen;

Riçard Hollbruk shkon sot në Beograd;

Solana: NATO mund të veprojë në Kosovë edhe pa mandatin e OKB-së, nëse vepron më koncenzus të anëtarëve të saj;

Bler: “NATO-ja në Kosovë – pjesë vitale e marrëveshjes”;

Nauman: Disa liderë të NATO-s po dëmtojnë mundësinë për ndërmarrjen e aksioneve kundër forcave “jugosllave”;

Shirak e Solana biseduan për Kosovën;

Zhak Huncinger: Dokumenti për Kosovën u soll në Rambuje – s’ka më neogociata;

Sot në Kosovë arrin Jirzhi Dinstbir;

Një gjykatë serbe e Prizrenit dënoi tre shqiptarë;

Pejë: Për roje – dy shqiptarëve nga dy vjet burg.

 

Lajmi tjetër: Plotësohet lista e të vrarëve në Deçan gjatë vitit të kaluar

Prishtinë, 9 mars (QIK) – KMDLNJ, duke u mbështetur në shënimet e NKMDLNJ në Deçan, ka bërë të ditur emrat e disa shqiptarëve të vrarë gjatë ofensivës së vjetme në fshatrat e Deçanit, ermat e të cilëve deri tash nuk janë publikuar.

Këta janë: Luljeta Adem Selmanaj (22), Hyre Tahiraj (80), Agron Sadri Gjocaj (21), Milaim Rexhë Gjocaj (23) e Avni Bali Sinanaj (21) – nga Baballoçi; Shefqet Curr Belegu (50) e Sadri Adem Zukaj (68) – nga Belegu; Zeqë Halil Qorraj (68), Idriz Bekë Qorraj (48), Faik Jahë Ukëhaxhaj (34), Lush Mahmut Binakaj (72) e Sali Mon Binakaj (61) – nga Carrabregu i Poshtëm; Naim Rrustem Lataj (19), Hate Lataj (68), Murat Selim Dautaj (63), Ilaz Fazli Dautaj (66), Avdyl Jahë Dobraj (70) e Ajshe Rexhë Loshaj (80) – nga Carrabregu i Epërm; Haxhi e Tahir Mic Ibërhysaj, Bajram Rrustem Gogaj – Cacaj, Beqir Rexhë Cacaj (65) e Time Bajraktaraj – nga Deçani; Rexhep Musë Mazrekaj (40), Ahmet Ismet Baqaj (34), Selman Tahir Dukaj (39) e Tahir Rexhep Alaj (58) – nga Drenoci; Sokol Musli Sejfiaj (24), Halil Zymer Sejfiaj (67), Arben Shaqë Qerimaj (20), Artan Isë Hasanaj (27) e Arben Lam Ahmetaj (26) – nga Gllogjani; Arif Demush Sadiku (33) e Musë Ali Ganiaj (58) – nga Gjocaj; Musli Osë Hulaj (55) e Hazir Selim Hulaj (65) – nga Hulaj; Altin Sadri Haskaj (21) e Malë Avdyl Zenaj (44) – nga Irzniqi; Naser Musli Idrizaj (31) e Sofie Berisha – Pepaj (50) – nga Kodralia; Sadri Brahim Zeqiraj (46) e Albert Demë Sejdiaj (27) – nga Lëbusha; Sylë Ahmet Himaj (77) e Tixhe Tolaj (75) – nga Lloçani; Beqir (72) e Sejdi Azem Mataj (68), Fane Mataj (80), Isë Zenun Mataj (79), Mone Mataj (72), Hasan Bajram Tolaj (78), Idriz Zeqë Tolaj (60), Ukë Ramë Tolaj (70), Sabrie Dabiqaj – Tolaj (75), Rexhep Ethem Buqezi (78), Ryve Buqezi (74) e Haxhi Osman Hadërgjonaj (104) – nga Pobergja; Beqir Haxhë Qufaj (21), Gazmend Selman Lokaj (25) e Brahim Arif Lokaj (70) – nga Prejlepi; Agim Abaz Mazrekaj (27) e Halil Imer Lokaj (70) – nga Sllupi; Naim Sadri Gjukaj (21) e Gjyke Gjukaj (45) – nga Strellci i Poshtëm; Adnan Ukë Sumaj (22), Avni Osman Avdimetaj (23) e Halil Bajram Istrefaj (62) – nga Strellci i Epërm dhe Gjyke Hajdaraj (82) e Hatmone Rrukaj (79) – nga Shapteji.

 

Lajme të tjera: Shqiptarët demonstrojnë para selisë së OKB-së më 15 mars;

Si u vra verën e kaluar afër Junikut kryeshefi i Shtabit të Brigadës Parashutiste Goran Ostoiq?

LDK: Vetëm vendosja e trupave të NATO-s në Kosovë mund të mbrojë popullatën shqiptare nga sulmet serbe;

Vushtrri: Vazhdon garantimi i Druarit dhe fshatrave rrëzë Qyqavicës;

Forcat e ushtrisë serbe po i granatojnë fshatrat Kotlinë e Pustenik;

Në Kaçanik policia serbe keqtrajtoi rëndë një qytetar shqiptar;

Istog: Në Banjë tre civilë serbë arrestuan një shqiptar;

Pejë: Ushtarakët serbë keqtrajtuan një të ri shqiptar;

Shtime: Ky kolona ushtarake serbe shkuan në drejtim të Prizrenit;

Suharekë: Lëvizje dhe kontroll i shtuar i policisë serbe;

Në Suharekë po lëvizin vetura me persona të dyshimtë;

Në Mitrovicë po arrijnë forca të reja të ushtrisë serbe;

Në Pirç të Mitrovicës ushtarët serbë u vendosën në shtëpitë shqiptare.

 

 Lajmet e orës 15:00:

Kryetari Rugova priti ambasadorin e Turqisë;

Vushtrri: Një lagje në Shallc e ka përfshirë flaka;

Hani i Elezit: Të shtëna sporadike drehjt Pustenikut, nga fshatrat Ivajë, Gajre e Strazh duket duke dalë tymi;

Situatë shumë e rëndë në komunën e Gjakovës;

Në Prishtinë u kidnapuan 2 civilë shqiptarë;

Malishevë: Në dy muajt e fundit forcat serbe kanë vrarë 2 shqiptarë.

Continue Reading

Live

Lufta Iran–Izrael: Mojtaba Khamenei shpallet udhëheqësi i ri suprem, Izraeli bombardon Teheranin

Published

on

By

Zhvillimet e fundit nga Lindja e Mesem

  • Udhëheqësit ushtarakë dhe politikë të Iranit kanë shprehur besnikëri ndaj Mojtaba Khameneit, i cili është emëruar për të zëvendësuar babanë e tij të vrarë, Ajatollah Ali Khamenei, si udhëheqësi i ri suprem i vendit.

 

  • SHBA-ja dhe Izraeli vazhdojnë bombardimet ndaj Iranit. Shpërthime janë raportuar në Qom dhe Teheran, vetëm disa orë pasi sulmet izraelite ndaj objekteve të naftës shkaktuan tym toksik mbi kryeqytetin iranian.

 

  • Çmimet e naftës janë rritur me më shumë se 25 për qind, duke arritur nivelin më të lartë që nga mesi i vitit 2022. Kjo vjen pasi disa prodhues të mëdhenj kanë ulur furnizimin dhe tregjet kanë frikë nga ndërprerje të zgjatura në transportin detar për shkak të zgjerimit të luftës.

 

  • Është konfirmuar vdekja e një ushtari të tetë amerikan, një ditë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri homazhe në një ceremoni për nder të ushtarëve që kanë humbur jetën në konflikt.

 

  • Dy persona janë vrarë në qytetin Al Kharj në Arabinë Saudite gjatë kundërsulmeve iraniane. Ndërkohë, në Liban më shumë se gjysmë milioni njerëz janë zhvendosur me forcë, ndërsa forcat izraelite dhe Hezbollah vazhdojnë shkëmbimin e zjarrit.

 

  • Për përditësimet më të fundit mbi numrin e viktimave në të gjithë rajonin, mund të ndiqni edhe monitorimin e drejtpërdrejtë të situatës.

 

Continue Reading

Live

DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 6 mars, nga viti 1993-1999

Published

on

By

Sot lajmet janë nga më të ndryshmet. Bota ka ndryshuar. Teknologjia ka ndryshuar shumëçka në jetën tonë, edhe në mënyrën tonë të informimit. Edhe ngjarjet janë të tjera. Të kohës. Por, cilat ishin lajmet që mund të lexonin kosovarët, dekada më herët. Ta zëmë, në kohën më të rëndë për shqiptarët e Kosovës (1990-1999), kur Serbia kishte bërë përpjekje ta instalojë terrin informativ.

Ishin gazetarët shqiptarë që nuk heshtën, edhe pse Serbia mbylli Radiotelevizionin e Prishtinës, gazetën “Rilindja” dhe të gjitha revistat e tjera.

Ishin edhe korrespondentët e mediave të huaja, që ndihmuan që, megjithatë, shqiptarët e Kosovës të mos mbesin në terr informativ.

 

Për shkak të peshës së ngjarjeve, po sjellim së pari lajmet e datës 6 mars 1998:

Lajmi i parë (Ora 8:00):

Rifillon sulmi në Prekaz, të shtëna edhe në Rakinicë e në Açarevë

Në fshatrat e Drenicës që kishin qenë objekt i ekspeditës terroristike të forcave serbe, edhe gjatë natës pati krisma të herë pas hershme. Kurse në mëngjes sot rifilloi një sulm kundër fshatit Prekaz. Njoftimet nga fshatrat përreth thonë se forcat serbe po qëllojnë shtëpitë në lagjen Jasharaj, të cilat kishin mbetur pa u rrënuar gjatë sulmit të djeshëm. Një burim nga Llausha tha në mëngjes se dy autobus me policë i janë afruar fshatit Prekaz. Nga Mitrovica njoftohet se në drejtim të Skënderajt kanë shkuar sot forca serbe. Edhe nga Gllogoci ka njoftime se në drejtim të Skënderajt kanë shkuar dy autobusë me policë dhe dy autoblinda.
Të shtëna dëgjohen edhe nga Rakinica e Açareva.
Njoftimet nga Mitrovica e Vushtrria flasin për qindra familje të larguara nga fshatrat e Skënderajt dhe Vushtrrisë që janë afër caqeve të sulmeve serbe. Disa familje të larguara nga shtëpitë e veta kanë arritur edhe në Lipjan, Shtimje e në Gllogoc.

 

Ora 9:50:

Lajmi kryesor është: Numri i të vrarëve disafish më i madh

Ja përmbajtja e lajmit:
Së paku 50 shqiptarë janë vrarë gjatë ekspeditës terroriste serbe kundër Prekazit.
Druhet se gjatë kësaj ekspedite kanë pësuar anëtarët e familjes së Shaban Jasharit, duke përfshirë edhe fëmijët.
Dëshmitarët thanë mbrëmë se kjo shtëpi ishte djegë deri në themel.
Familja e Shaban Jasharit është sulmuar edhe më 22 janar, kur janë plagosur dy vajza të kësaj familjeje.

Lajme të tjera: Po shtrëngohet rrethimi i Llaushës; Policë me rroba civile keqtrajtojnë shqiptarët në Klinë; Si dezinformon policia serbe; Ambasadorët e Grupit të Kontaktit sot në Prishtinë; Përgatitet mbledhja urgjente e KS të OKB-së për Kosovën;

 

Ora 10:30:  

Filloi sulmi masiv kundër Llaushës;

Lajmet nga politika: Konferencë me gazetarë e kryetarit të Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova; Kryetari Rugova priti diplomatë italianë, suedezë, norvegjezë; Për shkak të Kosovës, SHBA-të ia tërhoqën katër lehtësitë Beogradit; K. Kinkel: Serbia përjashtoi veten nga Evropa; Rubin Kuk: Dhuna policore e regjimit serb nuk do të japë rezultate për zgjidhjen e Kosovës; Qendrat e njohura televizive botërore për aksionet e forcave policore e ushtarake serbe në Kosovë; Reagime të shumta ndërkombëtare kundër regjimit serb për shkak të aksioneve policore e ushtarake në Kosovë; CIA ka ditur për përgatitjet e Beogradit për sulm në Kosovë; Ushtria serbe as nuk e konfirmon as nuk e demanton pjesëmarrjen e saj në sulmet në Drenicë;

Lajmet e pasdites: Vazhdojnë sulmet në disa lagje të Prekazit; Llausha mbahet në rrethim; Në Mitrovicë kanë arritur rreth 1000 të larguar nga Drenica; Mbi 450 veta, të ikur nga Drenica, janë vendosur në fshatrat e Fushë Kosovës; Malisheva dhe 40 fshatrat e saj që dje pa rrymë dhe pa lidhje telefonike; Suharekë: Lëvizje të ushtrisë;

 

Ora 13:30:

Lajmi i fundit: Forcat serbe kërcënohen me masakër ndaj familjeve të lagjes Lushtaku e Kadriaj.

Kjo është përmbajtja e lajmit:

“Në një bisedë telefonike prej Prishtinës me motrën e tij afër Prekazit të Ulët, Zenë Lushtaku nga Prekazi mirret vesh se forcat serbe kanë hyrë në lagjen Lushtaku me 70 shtëpi dhe në lagjen Kadriaj 50. Druhet se forcat serbe po terrorizojnë popullsinë që nuk ka mundur të largohet nga ky fshat.
Z. Zena i tha QIK-ut se familja e tij ka 30 anëtarë.
Ai druan se forcat serbe do të masakrojnë anëtarët e familjes së tij dhe të familjeve të tjera, njësoj si në Likoshan të Drenicës më 28 shkurt e 1 mars kur u vranë dhe u masakruan 24 shqiptarë në shtëpitë e tyre.
Dëshmitarja afër Prekazit tha me telefon se në këto lagjhe kanë hyrë forcat serbe me autoblinda, tankse e mjete të tjera.
Në një lajm të mëhershëm thuhej se në këtë fshat, në lagjen Brahovit po digjeshin katër shtëpi”.

 

Ora 15:00:

Re tymi nga fshati Prekaz; Kinkel: “Tani është e nevojshme diplomacia preventive”; Protestë e madhe në Tiranë në përkrahje të popullit të Kosovës; Kongresmeni amerikan Engel i bën thirrje SHBA-ve që të angazhohet totalisht me Kosovën; Reagime të qeverisë zvicerane dhe kanadeze mbi ngjarjet në Kosovë; Mbi 700 bashkatdhetarë protestuan në Shien të Norvegjisë; Në fshatrat e Lipjanit janë vendosur mbi 250 të ikur nga Drenica; Maqedonia përforcoi kufirin me Kosovën; Gjakovë: Policia arrestoi dy mjekë të SHHB “Nëna Tereze”; Pengohet shpërndarja e shtypit shqip;

 

Ora 17:00:

Vazhdon sulmi serb në fshatrat e Drenicës; Vazhdon sulmi në Prekaz, fshatrat përreth të boshatisura; Shumë të ikur nga Drenica janë vendosur në fshatrat e Vushtrrisë; Lëvizje të kolonave ushatarako-policore në drejtim të Mitrovicës;

 

Ora 19:00:

Kryetari Rugova priti një delegacion të vendeve të Grupit të Kontaktit;  Deklaratë e ambasadorëve të Grupit të kontaktit pas takimit me kryetarin Rugova; Vazhdon sulmi në Prekaz, të shtëna me snajper në Llaushë; Dëshmi e Riad Jasharit që arriti t’i ikte vrasjes; Policë serbë në malet e fshatrave Broboniq e Lushtë; Policia nga shtëpitë e shqiptarëve shtin kundër banorëve që lëvizin në oborret e tyre; Policia plagosi Raif Bajramin dhe shtiu drejt dy vajzave të tij; Në Vojtesh u gjuajtën me snajper dy qytetarë, njëri mbeti i shtrirë; Lëvizje të policisë dhe mobilizim i serbëve edhe në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë; Rreth 2000 të larguar në Vushtrri; Ekspeditë policore në Dumosh të Podujevës.

 

Rikthehemi në rrjedhën logjike të rubrikës. Sjellim lajmet e datës 6 mars ndër vite:

6 mars 1993

Lajmi kryesor: Deri tani 79 të vdekur në fatkeqësinë ajrore në Shkup;

Lajmi vjen pasi një ditë më herët, në afërsi të aeroportit Petrovec të Shkupit, në afërsi të fshatit Haraçinë, eksplodoi aeroplani i tipit “Foker 110”, i cili fluturonte në relacionin Shkup – Cyrih. Në aeroplan ndodheshin 91 udhëtarë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit. Pjesa dërrmuese e udhëtarëve ishin shqiptarë nga Kosova, Maqedonia dhe nga Presheva e Bujanoci.

 

6 marsi i vitit 1994 ishte e diele, nuk kishte zhvillime të rëndësishme.

6 mars 1995

Lajmi kryesor: Forcat serbe arrestuan shumë të rinj shqiptarë në komunën e Suharekës

Thekse nga lajmi:

Pardje në disa fshatra të komunës së Suharekës policia dhe ushtria serbe ndërmorën një një aksion të arrestimit të të rinjve shqiptarë dhe të dërgimit të tyre me dhunë në ushtrinë serbe.

Komisioni për Informim i Degës së LDK-së në Suharekë njoftoi se janë arrestuar: Faik Sali Suka (1967) nga fshati Bllacë, Sali Beqir Ramadani dhe Ruzhdi Kryeziu nga Sopija, Sami Gani Hajdari (1972), Qamil Nazif Bytyçi (1973), Shukri Xhemajli Asllani (1973) dhe Selami Tafil Bytyçi (1974) nga Kastërci, Banush Sylë Morina (1974) e Rifat Nezir Morina (1973) nga Stravaqina, Bashkim Agush Gashi (1972) nga Tërna, Jetish Hajrush Hajdaraj (1973) nga Gjinoci, Rexhep Kurtish Berisha (1972) dhe Rasim Muharrem Neziri (1970) nga Suhareka, si dhe Shaqir H.Kryeziu (1964) nga Leshani.

Njoftohet se forcat serbe kanë kërkuar në shtëpitë e tyre edhe këta të rinj: Sherif Kryeziu nga fshati Sopijë, Skënder Gashi dhe Hysni Gashi nga fshati Mohlan.

Disa prej të arrestuarve kishin dezertuar nga armata ish -jugosllave në kohën e shpërthimit të luftës në Slloveni, Kroaci e Bosnjë e Hercegovinë.

Mirëpo njoftohet se në mesin e të arrestuarve është edhe Feriz Kabashi (1969), i cili ka qenë liruar përkohësisht nga shërbimi ushtarak.

Gjatë aksionit policia rrahu në dyqanin e tij Liman Xhemali Gashin nga Suhareka për shkak se nuk e njoftoi policinë se ku gjendet shtëpia e Sadik Gashit.

Policia rrahu dhe Jeminin, baba i Nexhat Kabashit, i cili po kërkohet nga ushtria. Policët iu kërcënuan atij se do t’ia djegin shtëpinë në rast se nuk e dorëzon në polici djalin deri të hënën. Ndërkaq në fshatin Mohlan gjatë kërkimit të dy të rinjve në mënyrë të vrazhdë është sjellë polici Dragan Jeftiq.

Në rubrikën “Dhuna e përditshme në Kosovë”, njoftohet për dhunë ndaj shqiptarëve edhe në Junik, Prizren, Malishevë e Podujevë.

 Lajme të tjera:  Afër Deçanit për serbët ndërtohet një vendbanim me 224 shtëpi; Grindjet serbe rreth banesave në Lipjan; Në Prishtinë për kolonistët serbë jipen 22 kiosqe; Bankënotat e 12 vendeve evropiane të shtypura nga viti 1965 e deri më 1980 vlejnë vetëm deri më 30 qershor; Përfaqësuesi i kishës serbe viziton Shqipërinë?; Mbahet manifestimi “Takimet e poeteve”; Në Gllogovc tre shqiptarë u larguan nga puna; Ndërhyrje e policisë në një turne të futbollit; Fillon gjykimi kundër policit Boban Kërstiq, vrasësit të fëmiut Fidan Brestovci.

 

6 mars 1997

Lajmet kryesore: Kryetari Rugova priti diplomatët amerikanë, Deklaratë e Ministrit Bicaj me rastin e 110 vjetorit të Shkollës Shqipe e të Ditës së Mësuesit;

Perëndimi thekson të drejtën e përgjegjësinë e qeverisë së Shqipërisë për parandalimin e anarkisë; Masmediat e huaja për zhvillimet më të reja në Shqipëri; Armata maqedone ngriti nivelin e gatishmërisë; 14 shqiptarë u dëbuan nga Gjermania.

Në rubrikën “Dhuna e përditshme në Kosovë” jepen këto lajme:

Skënderaj: – Më 2 mars, policia ishte në fshatin Makermal dhe kërkoi Halil e Muhamet Gjinovcin. Muhameti u kërkua nga policia për të nëntën herë.

Kamenicë: – Më 3 mars policia shkoi në shtëpinë e Hasan Fazliut (70) në Karaçevë dhe e urdhëroi atë që të nesërmen të paraqitet në polici. Të nesërmen z. Fazliu u mor rreth një orë në pyetje me pretekst të kërkimit të një revoleje dhe u keqtrajtua fizikisht. Ai u urdhërua që të paraqitet sërish në polici.

 

Tituj të tjerë: Azilkërkuesit shqiptarë keqtrajtohen gjatë kthimit në atdhe; Një qytetari iu konsfiskuan 13.300 DM; Në Shkup 20 demonstrues filluan grevën e urisë.

 

 6 mars 1999

Lajmi kryesor i ditës është ky:

Një i vrarë e gjashtë të plagosur në një sulm të armatosur në Prishtinë

Lajmi: Një shqiptar u vra dhe së paku gjashtë të tjerë u plagosën gjatë një sulmi kryer nga persona të panjohur mbrëmë në orën 22 në rrugën “Xhemail Ibishi” në Prishtinë.

Sipas informatave të para, në lokalin pronë e Bajram Zakutit, u shti me armë automatike nga një veturë e zezë e tipit “Golf”.

Gazeta “Kosova sot” ka njoftuar se është vrarë në vend një person me emrin Agim, ndërsa janë plagosur Shaban Zeqiri, Gani Pllana, Ismet Llapjani, Bajram Zakuti, Alush Mushica dhe Sabri Selmani.

Në lajmet e mëvonshme u konfirmua se i vrari është Agim Revuçi (36)

Në lajmet e paradites dominojnë këta tituj: Në Magurë të Lipjanit janë pozicionuar civilë dhe policë të armatosur serbë; Grupe civilësh të armatosur serbë thyen pothuaj të gjitha lokalet e shqiptarëve në qytezën e Lipjanit; Vushtrri: Forcat serbe granatuan rreth dy orë drejt fshatrave shqiptare; Ushtria serbe sulmoi sërish 3 fshatra të Mitrovicës dhe 3 të tjera të Vushtrrisë; Gjashtë serbë të plagosur nga një shpërthim në Pejë; Prishtinë: Prani e shtuar e policisë serbe në lagjen “Velania”; Malishevë: Sërish zhvendosje e banorëve; Forcat serbe nuk lejuan ndihmat humanitare për banorët e fshatit Glloboçicë; Hani i Elezit: Vazhdojnë të mbahen në arrest 3 shqiptarë; Gjakovë: Forca të mëdha të ushtrisë serbe janë përqëndruar në fshatin Goden; Kamenicë: Një shqiptar u kërcënua nga policia serbe; Vushtrri: Policia serbe keqtrajtoi fizikisht disa shqiptarë; Kërkohet Qamil D. Morina nga Drenoci i Malishevës.

Në lajmet e pasdites janë këta tituj: Seancë plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës – i thuhet Po marrëveshjes së Rambujesë për Kosovën; Në praninë e mijëra qytetarëve në Prekaz u shënua njëvjetori i rënies së Adem Jasharit; Vushtrri: Forcat serbe granatojnë fshatrat rreth Qyqavicës; Në gjykatën serbe të Pejës hetimet zhvillohen kundër 738 pjesëtarëve të UÇK-së; Në Zogaj të Ulqinit një shqiptare lindi katërneq; Ushtarët serbë u stacionuan në pushimoren e fëmijëve në Nashec të Prizrenit.

Continue Reading

Të kërkuara