Live

DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 12 mars, nga viti 1993-1999

Published

on

12 mars 1993

Konferencë e rregullt e LDK-së për gazetarë;

Delegacioni suedez për çështje të emigracionit në Kosovë;

AFP: Rugova dënon “spastrimin e heshtur etnik” në Kosovë;

Kamioni me ndihma humanitare pret në doganën e Prishtinës;

Kumtesë e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut;

Në Dobelldeh të Vitisë lëvizje ushtarake;

Bastisje edhe në Mitrovicë;

Në Gjakovë vazhdojnë ftesat për armë;

Përkundër kërcënimeve mësimi u mbajt në Suharekë.

 

Masa të vazhdueshme për kolonizimin e Kosovës

 Mbështetur në Programin e Kuvendit të Serbisë për kolonizimin e Kosovës, i cili u miratua më 1990, për serbët dhe malazezët u hap rruga për të marrë falë kredi, troje, banesa, tokë, mal dhe paisje bujqësore. Madje filloi edhe ndërtimi i kolonive, që do të jenë një lloj tipi i kibuceve izraelite.

Kështu, në Skënderaj që ka 50 mijë banorë, dhe që para tri vjetësh kishte 1.100 serbë dhe malazias, tashti me tërë punët në komuna që udhëheqin serbët. Autoritet lokale të instaluara nga Serbia në këtë komunë, gazetës serbe “Jedinsvo” i deklaruan se nga 174 serbë e malazezë që ishin para tri vjetëve në Skënderaj, tash në këtë qytezë jetojnë e punojnë trefish më shumë serbë e malazias. Prej tyre, 41 veta u janë siguruar vendet punës dhe banesat. Ata janë vendosur në vendet e punës ku më parë punonin shqiptarët dhe të cilët u larguan me dhunë nga vendet e tyre të punës. Kuvendi i Serbisë ka miratuar edhe një vendim për të ndihmuar ndërtimin e 30 banesave të reja për serbë dhe malazezë në këtë komunë. Është duke u zhvilluar edhe porcedura për ndërtimin e tri vendbanimeve serbe në Skënderaj, Tomisllav dhe Morinë. Serbëve në këto vendbanime do t’u sigurohet edhe tokë e punueshme.

 

12 mars 1994

 Policia serbe rrethoi dhe bastisi 22 familje në Cerajë të Leposaviqit

Dje, rreth orës 6 të mëngjesit, një ekspeditë e policisë serbe e përbërë prej afro 100 vetash, nën pretekst të kërkimit të armëve dhe arrestimit të disa të rinjëve, të cilët gjatë viteve 1991-92, kishin ikur nga ish-armata jugosllave, bastisën 22 familje shqiptare në fshatin Cerajë të komunës së Leposaviqit, njofton Komisioni për Informim i Degës së LDK-së në Mitrovicë.

Bastisjet dhe arrestimet e policisë serbe zgjatën deri në orën 12.30, me ç’rast ekspedita e policisë serbe bastisi familjet e Abdyl e Beqir Abdylit, Zenel, Hajrë e Xhevat Hajrës, Jetish, Xhafer e Nazif Halilit, Mahmut Ibrahimit, Shaban Azemit, Faik e Abit Mustafës, Demir e Hazir Aliut, Jetullah e Brahim Miftarit, Abaz Elezit, Afrim e Muharrem Ademit,si dhe familjet e Sinan, Behram e Ramadan Rrahmanit.

Njoftohet se policia serbe arrestoi arsimtarin Beqir Abdylin, ndërsa rrahën brutalisht të rinjtë Feriz Aliun (16), Besim Abdylin (16) dhe Driton Abdylin (16), ndërsa ftesa për t’u lajmëruar sot në organet e policisë në Mitrovicë iu lanë Abdyl Abdylit (58) dhe Latif Aliut (23).

Policët gjatë bastisjes kërkonin për t’i dërguar me dhunë në ushtrinë serbe të rinjtë Muhamet Ademin (19), Faruk Abdylin (21), Nexhat Abdylin (21), Hajriz Aliun (21), dhe Safet Hajrën (18).

Gjatë bastisjes ekspedita e policisë serbe ua konfiskoi armët për të cilat dispononin leje këtyre personave, Behram e Sinan Rrahmanit, Muharrem Ademit, Abaz Elezit, Shyqri Miftarit, Mahmut Ibrahimit, dhe Beqir Abdylit, ndërkaq njoftohet se dy revole për të cilat nuk dispononin leje iu morën Beqir Abdylit dhe Demir Aliut.

Kësaj ekspedite të madhe të policisë serbe i printe komandanti i stacionit të policisë në Leposaviq, Lubisha Qosiç.

Në fund të bastisjes, e cila përfundoi në orën 12.30, policët serbë u kërcënuan se derisa vet fshatarët nuk i dorëzojnë të rinjtë, Muhamet Ademin, Faruk e Nexhat Abdylin, Hajriz Aliun dhe Safet Hajrën, do të kthehen sërish dhe do të vazhdojnë me bastisje e keqtrajtime.

 

Lajmet e tjera:

Ushtria serbe u kërcënohet 300 të rinjve shqiptarë për rekrutim;

Forcimi i pozicionit ndërkombëtar të Kosovës dhe dr. Rugovës përcillet me nervozizëm;

Represioni i policisë serbe në Kosovë;

Reagimet serbe për refugjatët shqiptarë në Gjermani;

 

 

12 mars 1997

Lajmet kryesore:

Bashkim Fino – kryeministër i Shqipërisë;

Ka mosmarrëveshje vetëm për ministrin e brendshëm;

Kuvendi miratoi ligjin për amnistinë;

SHBA mirëpritën caktimin e kryeministrit të ri shqiptar;

Franca, Belgjika dhe Britania e Madhe të shqetësuara për gjendjen në Shqipëri;

Mierlo për rrezikun e përhapjes së konflikteve në Kosovë;

Deklaratë e ASHA të Kosovës për ngjarjet në Shqipëri;

Mark Almond për strategjinë e fshehtë të PS në Shqipëri;

The Sunday Telegraph: Mediat përkrahin komunistët në Shqipëri;

Deklaratë e përbashkët e “11 përfaqësuesve të kryengritësve të armatosur” në Gjirokastër;

Situatë e rrezikshme në veri të Shqipërisë;

Situatë dramatike në Shqipëri;

Tri projektrezoluta për Kosovën në Parlamentin Evropian;

Adem Demaçi priti diplomatët rusë;

Në Brezovicë prej 21 e deri më 23 mars mbahet një takim shqiptaro-serb;

Tre civilë sulmuan një të ri shqiptar;

Persona të maskuar keqtrajtuan një qytetar nga Stagova e Kaçanikut;

Në Lagjen e Spitalit u vunë mbishkrimet serbe të rrugëve;

Në Martinaj policia malaziase bastisi familjen Balidemaj;

Në Gjakovës u shpërndanë mbi 500 thirrje për rekrutim në ushtrinë serbe;

Dhuna e përditshme në Kosovë;

Dr. Ferid Muhiq i detyruar të heshtë ngase në Shkup kërcënohet me linç publik.

 

 

12 mars 1998

Edicioni i parë (ora 13:00):

Kryetari Rugova caktoi Komisionin Republikan të zgjedhjeve parlamentare e presidenciale;

Shiraku kërkon nga Jelcini që të bëjë presion mbi Beogradin;

Bashkimi Evropian kërcënon me ndërhyrje ushtarake;

Kuk: Në Kosovë u masakrua popullata civile;

Prodi foli për Kosovën;

Gelbarti ia dorëzoi Milosheviqit fotografitë e të masakruarve shqiptarë;

Primakovi në Beograd dhe në Prishtinë;

OSBE vendosi të bëjë hetime për të vrarët në Kosovë;

Debat për Kosovën në Parlamentin e Turqisë;

Pakistani dënon gjenocidin në Kosovë;

Pesë pjesëtarë të KKN-së largohen nga Kosova;

Institucionet e Republikës së Kosovës kërkojnë ndihmë nga Senatori Robert Dol;

Forca të mëdha të policisë në Prekaz të Ulët;

Rrëfime të atyre që ia dolën të shpëtojnë nga masakra serbe në Prekaz;

Llausha mbahet ende në gjendje rrethimi;

Kush po hedh bomba në lokalet e shqiptarëve në Pejë;

Situatë e rëndë në fshatrat e Dushkajës së Gjakovës;

Vushtrri: Policia konfiskon miellin nga firmat shqiptare;

Helikopterë e aeroplanë fluturojnë shpesh drejt Drenicës;

Interesim i madh i shqiptarëve në Maqedoni për të ndihmuar drenicasit;

Drejtues të LDK-së pritën drejtues të PL të Sanxhakut, Partisë së Koalicionit e PAD-it.

 

Edicioni i dytë (ora 15:30):

Xh. Mustafa: Ofertat e Beogradit për dialog janë joserioze;

“Dojçe vele” : Shqiptarët e Kosovës nuk mund të ulen në të njëjtën tryezë me vrasësit;

Asnjë shqiptarë nuk iu përgjigj kuaziofertës serbe për bisedime;

UP dhe UPS shprehin pakënaqësi me vendimet e Grupit të Kontaktit;

Xhejms Folli: Refuzimi i dialogut nga pala serbe – thelb i jostabilitetit në Kosovë;

Bashkimi Evropian ka një instrument të efektshëm për zgjidhjen e krizës në Kosovë;

Rumania përcjell nga afër zhvillimet në Kosovë;

Lëvizja të vazhdueshme të forcave serbë në relacionin Mitrovicë-Skënderaj dhe anasjelltas;

Në Tërrnavc policia ka plaçkitur shtëpitë e shqiptarëve;

Brojë: Dje pasdite u liruan 110 veta që mbaheshin peng nga policia;

Broja, Kopiliqi, Turiqeci dhe Vojnika vazhdojnë të mbahen në shënjestër të policisë;

KKK: Nga vartat e tyre janë larguar 13.925 veta;

Kontroll i rreptë i qytetarëve në Shipol të Mitrovicës;

Sipas gazetës së Beogradit “Politika”, Armend Dacin e ka vrarë UÇK!;

Deçan: Dy veprimtarë të LDK-së u morën në pyetje dhe u kërcënuan;

Represion i shtuar në Istog.

 

Edicioni i tretë (ora 19:00):

Klintoni viziton pesë muaj më herët Kinën për shkak të Irakut dhe Kosovës;

Parlamenti Evropian kërkon krijimin e forcës ndërkombëtare për ndërhyrje preventive në Kosovë;

Oferta serbe për dialog cilësohet si ofertë cinike;

Gllogoc: Gjendja vazhdon të jetë e rëndë dhe pa kurrfarë përmirësimi;

Policia ndalon e keqtrajton qytetarët;

KMDLNJ: A ka kamp përqendrimi në Drenicë?;

Dejvid Oven: Kurrë nuk ka qenë momenti më i mirë se tash për zgjidhjen e çështjes së Kosovës;

Në Gjakovë u arrestuan dy veprimtarë të LDK-së;

U arrestua sekretari i Degës së LDK-së në Lipjan;

Prizren: Represion i formave të ndryshme;

Prizren: Për Drenicën u grumbulluan deri tash 35.000 DM;

Në vend të haxhillëkut, dha për Drenicën 3.000 DM.

 

 

12 mars 1999

Ora 11:00:

Vushtrri: Granatime drejt Mihaliqit – mbrëmë u dogjën 7 shtëpi shqiptare në Stanoc;

Vazhdon granatimi i disa fshatrave të Mitrovicë e të Vushtrrisë;

Në rrugën Mitrovicë-Stantërg u gjet një person i vrarë;

Granatohen fshatrat e Llapit;

Në fshatin Besi e Lebanë janë stacionuar forca të mëdha policore serbe;

 

Ora 13:30:

Vazhdojnë të granatohen fshatrat e Vushtrrisë;

Kaçanik: Shpërthime në fshatrat Dubravë, Biçec e Kovaçec;

Mitrovicë: Lëvizje të forcave serbe – arrestime e keqtrajtime të qytetarëve;

Mitrovicë: Lutfi Voca u dënua me 12 vjet burg;

Zhvendosen banorët e fshatrave Stanofc i Epërm e Stanofc i Poshtëm të Vushtrrisë.

 

Ora 14:30:

Konferencë për gazetarë e Kryetarit të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova;

Kryetari Rugova priti anëtarët e Këshillit të Nderit 2 Korriku 1990;

LDK: Trupat serbe po sulmojën fshatrat të gjitha anët e kufirit të Kosovës;

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit Amerikan votoi për dërgimin e trupave amerikane në Kosovë;

Bill Klinton: “SHBA-të kanë interesa të mëdha për t’i dhënë fund konflikt mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë”;

Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë për Kosovën;

Grupi i Kontaktit takohet të dielën në Paris;

Hashim Thaçi në mbledhjen e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së;

Deklaratë e dr. Bujar Bukoshit;

  1. Kosumi: “Kosova del nga korniza serbe dhe jugosllave”;

Në morgun e spitalit të Gjakovës edhe një shqiptar i vrarë;

Përfaqësuesit e OSBE-së sollën trupat pa jetë të dy shqiptarëve të vrarë në komunën e Kaçanikut;

Në Dubravë kanë mbetur të bllokuar 200 shqiptarë;

Prezencë e shtuar e forcave serbe në Hant të Elezit e rrethinë;

Pejë: Dy shqiptarë u dënuan me 8 vjet e gjysëm burg;

Klinë: Policia keqtrajtoi tre nxënës shqiptarë;

Varrimi i Enver Fekës bëhet nesër, më 13 mars, në Lummadh të Vushtrrisë;

Organet serbe mgritën aktpadi kundër tri gazetave shqipe;

  1. Gilman: Bisedimet Hollbruk – Millosheviq ishin të pasuksesshme;
  2. Petriç: “Situata në Kosovë është e rrezikshme”;
  3. Dinstbir: “Ushtria ‘jugosllave’ spastron brezin kufitar”;

Mbështetet nënshkrimi i marrëveshjes së përkohshme për Kosovën;

Zëdhënësi i socialistëve serbë thotë se Marrëveshje e re i plotëson vetëm kërkesat e ekipit negociator shqiptar;

Beogradi refuzoi të pranojë delegacionin e këshillave të politikës së jashtme të disa vendeve ballkanike;

Paramilitarët serbë të fshatit Prilluzhë sulmuan verifikuesit e OSBE-së;

Përfaqësuesit e tri konfesioneve fetare të Kosovës takohen në Vjenë.

 

 

Ora 16:30:

Dihet për 4 të vrarë dhe në fshatrat e Vërrinit – dyshohet edhe për tre të vrarë të tjerë;

Mitrovicë: I vrari që u gjet sot në mëngjes është Kadri H. Kadriu;

Në Balinc të Vushtrrisë dje është vrarë një pjesëtar i UÇK-së;

Nënkryetari i Kuvendit priti një delegacion të Këshillit të Nderit “2 Korriku”;

Dy ushtarë serbë të plagosur u dërguan në spitalin e Mitrovicës;

Civilët serbë shtinë me armë drejt një shqiptari;

Ferizaj: Forcat serbe janë pozicionuar në Gërlicë.

 

Continue Reading

Lajmet

Ndërprerje globale e shërbimeve të Microsoft-it, preken përdoruesit në 74 shtete

Published

on

By

Gjiganti teknologjik Microsoft po përballet me vështirësi serioze në rregullimin e një ndërprerjeje globale të shërbimeve të tij, e cila ka lënë jashtë funksionit platformat kryesore si Teams, Outlook dhe softuerin e inteligjencës artificiale Copilot, për shkak të problemeve me lidhjen.

Sipas të dhënave nga faqet e monitorimit të rrjetit, kjo rënie e sistemit ka zgjatur për më shumë se 11 orë dhe ka prekur përdoruesit në 74 shtete të botës. Kompania, aplikacionet Microsoft 365 të së cilës përdoren nga mbi 430 milionë njerëz, bëri të ditur se përpjekjet e deritanishme për të zgjidhur problemin nuk po japin rezultatet e pritura.

Nga Microsoft-i kanë sqaruar se kjo ndërprerje nuk është shkaktuar nga ndonjë incident i sigurisë kibernetike. Megjithatë, kjo situatë ka nxitur reagime të ashpra në komunitetin teknologjik.

“Nëse ky nuk është një sulm kibernetik, atëherë është një paaftësi e pabesueshme”, deklaroi një ekspert i teknologjisë për BBC-në.

Pasojat e kësaj rënieje të rrjetit janë ndjerë edhe te kompani të tjera të mëdha të teknologjisë, ku gjigantët e inteligjencës artificiale, OpenAI dhe Anthropic, kanë raportuar po ashtu probleme në funksionimin e shërbimeve të tyre. /BBC/

 

Continue Reading

Lajmet

G7 paralajmëron Kinën: Veprimet rreth Tajvanit kërcënojnë stabilitetin rajonal

Published

on

By

Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7-s kanë paralajmëruar se veprimet gjithnjë e më agresive të Kinës në ujërat në lindje të Tajvanit po kërcënojnë seriozisht stabilitetin rajonal, lirinë e lundrimit dhe sigurinë e transportit detar ndërkombëtar.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar pas takimit të tyre në Paris, diplomatët kryesorë të grupit rikonfirmuan kundërshtimin e prerë ndaj çdo përpjekjeje të njëanshme për të ndryshuar status quo-në përmes forcës apo detyrimit. Ky paralajmërim vjen pasi Pekini ka shtuar patrullimet e rojës bregdetare në brigjet lindore të ishullit, veprime që zyrtarët tajvanezë i shohin si përgatitje për një bllokadë të mundshme detare.

Pekini zyrtar e hodhi poshtë me ashpërsi këtë reagim, duke e cilësuar si ndërhyrje të vrazhdë në punët e tij të brendshme.

“Deklarata shpërfill faktet objektive, shpif e njollos qëllimisht imazhin e vendit dhe dëshmon se G7 është një grupim ideologjik që i përmbahet mentalitetit të Luftës së Ftohtë”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning.

Ndërkohë, presidenti kinez Xi Jinping përsëriti thirrjen për “ribashkimin” e plotë të Tajvanit me Kinën, duke u zotuar se kjo do të realizohet në mënyrë paqësore. Nga ana tjetër, Zyra presidenciale e Tajvanit e mirëpriti mbështetjen e vendeve të G7-s, duke theksuar se paqja dhe stabiliteti në Ngushticën e Tajvanit dhe në rajonin Indo-Paqësor janë jetike për sigurinë globale. /Reuters/

Continue Reading

Aktualitet

Sulmet ruse dëmtojnë rëndë rrjetin energjetik të Ukrainës, Kievi deri në 20 orë në ditë pa rrymë

Published

on

By

Qytetarët e Ukrainës po përballen me një dimër të rëndë dhe reduktime drastike të energjisë elektrike, teksa sulmet intensive ruse kanë shkatërruar një pjesë të madhe të infrastrukturës energjetike të vendit. Në kryeqytetin Kiev, disa familje po kalojnë deri në 20 orë në ditë pa rrymë, ujë dhe ngrohje.

Një nga banoret e kryeqytetit, Daryna Kulchytska, nënë e dy fëmijëve që jeton në katin e shtatë të një ndërtese, tregon se jeta e përditshme është shndërruar në një garë me kohën për të gatuar, për të punuar dhe për t’i ndihmuar fëmijët me detyrat para se të ndalet rryma dhe të ndalen pompat e ujit.

“Ditëve të fundit kemi pasur energji elektrike vetëm katër ose pesë orë, dhe jo në të njëjtën kohë. Për dy orë kemi rrymë, pastaj për tetë orë nuk kemi… Shikon jashtë dhe nganjëherë nuk sheh asgjë. Ke një qytet të madh përreth, por nuk sheh asgjë sepse nuk ka dritë”, shprehet Kulchytska.

Orari i reduktimeve të planifikuara është vendosur qysh në tetor, duke nisur më herët dhe duke zgjatur më shumë se dimrin e kaluar. Zyrtarët ukrainas paralajmërojnë se jeta për miliona qytetarë mund të bëhet e paqëndrueshme nëse furnizimi nuk mbahet të paktën katër orë në ditë.

Për të kuptuar përmasat e krizës, mjafton gjendja në njërin prej termocentraleve më të mëdha të Ukrainës, i cili është shndërruar në një grumbull hekurishtesh pas një sulmi me raketa balistike. Punëtorët e energjisë po rrezikojnë jetën çdo ditë për të riparuar dëmet, ndërsa puna e tyre ndërpritet çdo 15 deri në 30 minuta nga sirenat e sulmeve ajrore.

“Është e vështirë emocionalisht, sepse ne tashmë e kishim riparuar këtë vend, e vumë sërish në punë, dhe tani ndodhi përsëri. Dhemb, por ne vazhdojmë të punojmë”, deklaroi Vadym Bobyr, udhëheqës i ekipit të sanimit në termocentral.

Nga ana tjetër, Drejtori Ekzekutiv i kompanisë më të madhe private të energjisë në Ukrainë (DTEK), Maxim Timchenko, ka paralajmëruar se shkalla dhe fuqia e sulmeve ruse është dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar, duke e vënë rrjetin e degraduar nën presion të jashtëzakonshëm. Sipas tij, për shkak të alarmeve të vazhdueshme ku punëtorët arrijnë të punojnë vetëm një ose dy orë produktive në ditë, rindërtimi i termocentralit të dëmtuar do të zgjasë të paktën deri në verën e ardhshme. /BBC/

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Universiteti kinez në listën e zezë blen çipat e ndaluar Nvidia

Published

on

By

Një universitet kinez me lidhje të ngushta me Ushtrinë Çlirimtare Popullore ka blerë çipat e fuqishëm të inteligjencës artificiale Nvidia H200 gjatë muajit të kaluar, me gjithë faktin se ndodhet në listën e zezë të eksportit të SHBA-së.

Dokumentet e prokurimit publik tregojnë se Universiteti Politeknik i Veriperëndimit (Northwestern Polytechnical University), i caktuari në listën e sanksioneve për kërkime ushtarake dhe zhvillim të raketave, ka blerë dy çipa H200 për shumën prej 874,700 juanësh (rreth 123 mijë dollarë) përmes një furnizuesi lokal në Kinë. Po ashtu, institucioni ka siguruar qasje me qira në serverë që përmbajnë procesorë të tjerë të ndaluar si Nvidia A100, A800 dhe H100.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur Drejtori Ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, përballet me presion dhe hetim të rritur nga Kongresi amerikan lidhur me përpjekjet e tij për lehtësimin e kufizimeve të shitjes së çipave në Kinë. Ligjvënësit amerikanë kanë ngritur shqetësime se qasja e Kinës ndaj kësaj teknologjie përshpejton zhvillimin e sistemeve ushtarake dhe analizave inteligjente nga Pekini zyrtar. /Reuters/

Continue Reading

Të kërkuara