Lajmet

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët me 27 nëntor

Published

on

Kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të jenë të hapura për qytetarët me rastin e Ditës së Forcës që do të jetë me 27 Nëntor.

Forca e Sigurisë së Kosovës ju fton të merrni pjesë në “Ditën e Hapur”, që do të mbahet me rastin e Ditës së Forcës, më 27 Nëntor, nga ora 09:00 deri në ora 14:00.  Në kazermën “Adem Jashari “ në Prishtinë nga ora 09:30 do të jenë të pranishëm udhëheqësit e lartë shtetërorë, mysafirë e ambasador të vendeve mike. Të gjithë qytetarët janë të mirëseardhur të vizitojnë kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në: Prishtinë, Prizren, Pomozotin, Istog, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan. Në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, qytetarët do të kenë mundësi të shohin kapacitetet ushtarake të cilat do të jenë të ekspozuara në këtë ditë feste”, thuhet në njoftim./EO

Lajmet

Kjo është gjendja e gruas që u sulmua me sëpatë nga burri i saj në Lipjan – Syla jep detaje

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lipjan, ku një burrë  ka sulmuar bashkëshorten e tij me një sëpatë

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa drejtori i Qendrës së Emergjencës, Naser Syla, ka deklaruar se gjendja e saj është stabile. Sipas Sylës, ajo po vazhdon trajtimin mjekësor.

Gjendja e saj është stabile, sipas të gjitha gjasave po vazhdon trajtimin Neurokirurgji“, tha Syla.

Continue Reading

Lajmet

KQZ kufizon shpenzimet e fushatës, kaq mjete mund të shpenzojnë subjektet politike

Published

on

By

KQZ mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve për subjektet politike të cilat do të certifikohen për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Sipas vendimit të KQZ-së, një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë deri në 2,047,149 euro, pra jo më pak se një (1) euro për votues të regjistruar.

Kjo llogaritje është bërë duke u mbështetur në Rregulloren Zgjedhore nr. 07/2024 për fushatën e zgjedhjeve, monitorimin dhe deklarimin financiar si dhe duke u mbështetur në të dhënat e listës preliminare të votuesve, sipas të cilës numri i votuesve në vendin tonë është 2,076,422./EO

Continue Reading

Lajmet

OVL e UÇK-së i reagon Speciales: Mbajtja e seancës më 28 nëntor, fyerje e ndjenjave tona kombëtare

Published

on

By

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK’së ka reaguar pasi Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar seancë më 28 nëntor.

OVL UÇK,  shpreh indinjatën dhe zhgënjimin e thellë për faktin që Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar mbajtjen e një konference përgatitore ndaj ish-Presidentit të vendit, z. Hashim Thaçi, pikërisht më 28 Nëntor, ditën më të shenjtë të historisë sonë kombëtare. 28 Nëntori është dita kur Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ngriti flamurin në Krujë, duke shënuar ringritjen e shqiptarëve, shtë dita e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e komandantit tonë Adem Jashari, dhe dita e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në reagim thuhet se kjo datë nuk është vetëm një simbol kombëtar, është një identitet i tërë, i mbështetur mbi gjak, sakrificë dhe krenari.

Kjo organizatë thotë se mbajtja e seancës më 28 nëntor është fyerje e ndjenjave kombëtare.

Për OVL UÇK, mbajtja e një seance gjyqësore në këtë datë përbën fyerje të ndjenjave tona kombëtare dhe shpërfillje të realitetit historik të popullit të Kosovës. Kjo zgjedhje e panevojshme dhe e pakuptimtë vetëm sa e thellon bindjen se Dhomat e Specializuara vazhdojnë të tregojnë mungesë ndjeshmërie dhe një qasje të njëanshme ndaj historisë sonë çlirimtare dhe ndaj atyre që udhëhoqën luftën për liri.”/EO

Continue Reading

Lajmet

Osmani: Kosova nuk ka pasë e as nuk do të ketë qeveri antiamerikane

Published

on

By

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se në takim me kongresistë amerikanë ka diskutuar në lidhje me shumë çështje e me fokus ato të sigurisë dhe mbrojtjes.

Osmani ka theksuar se Kosova është shteti më pro amerikan dhe se asnjëherë nuk ka pasë qeveri antiamerikane.

Sot kisha nderin që t’i mirëpres në Kosovë dy kongresistë amerikanë. Që të dy për një kohë të gjatë kanë mbështetur Kosovën dhe gjithë rajonin tonë dhe si kontribuues të vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon tani kanë këtë vizitë. Bashkëpunimi bilateral mes Kosovës dhe SHBA, zhvillimet në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes, përafrimi ynë me NATO si organizate që synojmë të anëtarësohem, sfidat e sigurisë me të cilat po përballemi dhe mënyrën sesi mund të koordinohemi dhe me shumë me SHBA që të kemi integrim sa më të suksesshëm të komuniteti serb në Kosovë”, tha Osmani.

Presidentja i është përgjigjur diplomatit Philip Reeker, i cili kërkoi një qeveri që të bashkëpunojë me amerikanët, ku tha se Kosova nuk ka pasë e as nuk do të ketë ndonjëherë qeveri antiamerikane.

Secili i ka qëndrimet e veta dhe njëkohësisht dhe Reeker, me të cilin kam pasë bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Në Kosovë nuk ka pasë e nuk do të ketë asnjëherë qeveri antiamerikane. Në Kosovë ka pasë dhe do të ketë gjithnjë Qeverinë më pro amerikane që mund ta gjejë ndokush sepse kemi popullin me pro amerikan dhe secila qeveri që vjen nga ky popull. Pra, nuk mund të ketë dallime mes popullit që krijojnë qeveri dhe qeverisë përderisa secila qeveria ka metodat e veta sesi të punojnë me partnerët… sa i përket punës sime si presidente ju sigurojë që kam pasur dhe do të vazhdojë të kem një bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara ët Amerikës sepse i shoh si partner ekzistencial në zhvillimin e Kosovës dhe mbrojtjen e lirisë dhe pavarësisë sonë dhe tejkalimin sfidave të sigurisë”, tha Osmani./EO

Continue Reading

Të kërkuara