Shëndet

Disa mënyra të thjeshta se si të hidratohemi gjatë verës!

Published

on

Temperaturat e larta sjellin edhe shumë probleme për organizmin. Problemi konstant i kësaj periudhe është padyshim dehidratimi i trupit ose quajtur ndryshe mungesa e ujit. Shfaqet si pasojë e një morie arsyesh, por kryesisht për shkak të djersitjes së madhe të trupit nga vapa.

Kështu sfida e ditëve të nxehta është të qëndroni të hidratuar sa më shumë. Uji është padyshim zgjedhja e parë që bëhet në këto raste dhe sigurisht edhe më e mira. Gjithsesi njerëzit gjatë ditës konsumojnë edhe pije të tjera. Pije të cilat mund të jenë favorizuese ose jo të hidratimit të mirë të trupit.

Me siguri kur mendoni për hidratimin nuk ju shkon mendja tek një filxhan kafe apo çaji, megjithëse të dyja mund t’i konsumoni çdo ditë.

Çfarë duhet konsumuar gjatë verës?

Sipas mjekëve dhe dietologëve mënyra më e mirë për të mbajtur një organizëm të shëndetshëm është të konsumoni shumë ujë. Gjithsesi edhe nëse konsumoni kafe ose çaj gjatë verës i keni dhuruar pak qetësi dhe hidratim trupit tuaj.

Nuk ka një ndarje mes tyre se cila është më e vlefshme pasi të dyja këto pije përmbajnë kafeinë. Një nga funksionet më të njohura të kafeinës, është mbajtja e trupit dhe trurit zgjuar dhe në lëvizje. Kjo bën që edhe funksionet e tij të jenë më të shpejta gjë që ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut.

Duke qenë se janë të dyja të pasura me ujë e ndihmojnë trupin të gjithnjë i hidratuar dhe i shëndetshëm. Pra, mund të themi që kafja dhe çaji janë të sigurt për t’u konsumuar edhe gjatë verës, duke mbajtur në mendje që sasia e konsumimit të tyre duhet të jetë e vogël.

Sa duhet të konsumoni?

Vetëm tetë gota ujë në ditë mjaftojnë për t’ju mbajtur të hidratuar në mënyrë të sigurt dhe të shëndetshme. Sidomos nëse vuani nga sëmundje të zemrës apo tensioni i ulët pasi kafeina mund të jetë shumë e dëmshme në këto raste. Konsumimi kafes apo i çajit është i sigurt nëse konsumoni jo më shumë se 3-4 filxhanë në ditë. Kjo do t’ju ndihmojë që jo vetëm të qëndroni të hidratuar, por edhe të mbani trupin të shëndetshëm. Gjithnjë mos harroni t’i shoqëroni filxhanët tuaj të kafesë apo të çajit edhe me ujë, pasi është mënyra më e mirë për t’i bërë ballë dehidratimit.

Shëndet

Tetë vende të reja në listën britanike për rrezikun nga pijet e falsifikuara me metanol

Published

on

Tetë shtete të reja janë shtuar në listën e paralajmërimeve të Zyrës së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, për shkak të rrezikut nga helmimi me metanol që mund të ndodhë nga pijet alkoolike të falsifikuara ose të ndotura.

Sipas raportimit të BBC, vendet e reja të përfshira janë: Ekuadori, Japonia, Kenia, Meksika, Nigeria, Peruja, Rusia dhe Uganda, pas disa rasteve të britanikëve që janë prekur në këto shtete.

Më herët, paralajmërimi përfshinte Tailandën, Laosin, Vietnamin, Kamboxhën, Indonezinë, Turqinë, Kosta Rikën dhe Fixhin, pas disa incidenteve serioze — përfshirë vdekjen e gjashtë turistëve në Laos vitin e kaluar.

Autoritetet britanike u bëjnë thirrje udhëtarëve të tregojnë kujdes ndaj shenjave të mundshme të helmimit me metanol, si shikim i turbullt, konfuzion apo probleme me frymëmarrjen, që mund të çojnë në sëmundje të rënda ose edhe vdekje. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Shëndet

Studimi zbulon: Mungesa e kohës për veten rrit rrezikun e demencës

Published

on

Kur mungon koha për veten, truri paguan çmimin – studimi që lidh mungesën e kohës me rrezikun e demencës.

Koha, ose më saktë mungesa e saj, mund të jetë hallka që mungon në parandalimin e demencës.

Një studim i ri paralajmëron se njerëzit që nuk kanë mjaftueshëm kohë për t’u kujdesur për veten janë në rrezik më të madh për rënie njohëse dhe zhvillim të demencës.

Një faktor i ri në shëndetin e trurit

Hulumtimi, i realizuar nga Qendra për Plakje të Shëndetshme të Trurit në Universitetin e New South Wales në Sidnej e botuar në revistën The Lancet Healthy Longevity, identifikon kohën si faktor social kyç për shëndetin e trurit – po aq i rëndësishëm sa arsimi dhe të ardhurat.

Sipas autorëve, “pabarazia kohore”, pra shpërndarja e pabarabartë e kohës ndërmjet grupeve shoqërore, mund të ndikojë drejtpërdrejt në aftësinë e individëve për të ruajtur shëndetin mendor dhe për të ulur rrezikun nga demenca.

Çfarë do të thotë “mungesë kohe për veten”?

Studiuesit analizuan të dhëna epidemiologjike dhe neurologjike, duke lidhur përdorimin e kohës me zhvillimin e demencës.

Ata zbuluan se personat që vuajnë nga “varfëria kohore” – pra, mungesa e kohës për kujdes ndaj vetes, kanë më tepër gjasa të zhvillojnë probleme njohëse në krahasim me ata që gjejnë kohë për gjumë, ushqim të shëndetshëm, aktivitet fizik dhe kontakte shoqërore.

“Njeriut i duhen të paktën 10 orë në ditë për aktivitetet bazë që ruajnë shëndetin e trurit”, shpjegon Dr. Simon Repermund, bashkautore e studimit. “Për shumë njerëz, kjo është e paarritshme për shkak të detyrimeve të përditshme.”

Koha – lidhja mes faktorëve të rrezikut

Komisioni Lancet më 2024 identifikoi disa faktorë kryesorë të rrezikut për demencë, përfshirë hipertensionin, diabetin, mungesën e aktivitetit fizik, izolimin shoqëror dhe kolesterolin e lartë.

Sipas studiuesve të CHeBA, të gjithë këta faktorë lidhen në mënyrë të tërthortë me mungesën e kohës.

Për të ushtruar, për të përgatitur ushqime të shëndetshme apo për të kaluar kohë me familjen dhe miqtë, nevojitet kohë – një burim që shumë njerëz nuk e kanë më. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ky ilaç është premtues për humbje në peshë

Published

on

Continue Reading

Shëndet

Kur kanceri i mëlçisë përhapet në kocka

Published

on

Kur kanceri i mëlçisë metastazon në kocka, zakonisht ndodhet në stadin e katërt (IV).

Ky stad shoqërohet me dhimbje të forta kockore, rrezik të lartë për fraktura dhe komplikime si hiperkalcemia (rritje e kalciumit në gjak) dhe kompresioni i palcës kurrizore.

Dhimbja është e vazhdueshme dhe vështirë kontrollohet edhe me ilaçe.

Sipas klinikave si Cleveland Clinic dhe Mayo Clinic, metastazat kockore mund të shkaktojnë lodhje, të përziera, konfuzion, dhe dobësi ose mpirje në gjymtyrë. Kanceri i mëlçisë shpesh zbulohet në faza të vona, sidomos te pacientët me hepatit kronik, cirozë, diabet apo mbipeshë.

Studimet tregojnë se 3% deri në 20% e pacientëve me karcinomë hepatike zhvillojnë metastaza në kocka, kryesisht në shtyllën kurrizore.

Dhimbja është simptoma më e shpeshtë dhe më e rëndë, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së pacientit.

Trajtimi në këto raste është paliativ, pra synon lehtësimin e dhimbjes dhe përmirësimin e jetës.

Përveç ilaçeve dhe radioterapisë, sot përdoren edhe teknika moderne si ablacioni me radiofrekuencë dhe embolizimi selektiv, që ndihmojnë në kontrollimin e metastazave dhe reduktimin e dhimbjes. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara