Lajmet
Sa i shëndetshëm është uji mineral?
Published
5 years agoon
By
Betim GashiMbajtja e hidratimit është e nevojshme për funksionet e trupit siç janë rregullimi i temperaturës, transporti i lëndëve ushqyese dhe largimi i substancave të dëmshme nga trupi.
Ekspertët rekomandojnë që çdo i rritur duhet të pijë midis dy dhe tri litra ujë në ditë.
Disa njerëz preferojnë të pinë një lloj tjetër lëngu, siç është uji mineral. A është me të vërtetë uji mineral po aq i mirë për shëndetin tonë sa uji i thjeshtë? Ekspertët besojnë se nuk është aq efektive.
Pijet e gazuara përmbajnë dyoksid karboni të shkrirë në formën e acidit karbonik. Kur pini një gotë pije të gazuar, ka një aktivizim kimik të receptorëve të dhimbjes në gjuhë që reagojnë ndaj këtij acidi, duke i dhënë një shije më të fortë kësaj pijeje. Dhe këtu lind problemi i parë – acidi në një pije të gazuar mund të dëmtojë dhëmbët tuaj, shkruan The Conversation.
Pije të gazuara mund të dëmtojnë smaltin e dhëmbëve dhe nëse një person pi pije të gazuara shpesh, mund të dëmtojë dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve. Kjo vlen për të gjitha pijet e gazuara, duke përfshirë ujin mineral.
Tjetra, uji mineral nuk është qetësues i oreksit. Edhe nëse pini ujë mineral me ushqim, ai do të qëndrojë në trupin tuaj për aq kohë sa uji i zakonshëm. Pra, nuk do të ndiheni të ngopur nëse pini një gotë ujë mineral në vend të ujit të thjeshtë.
Nëse pini shumë pije freskuese të ëmbla, kalimi në ujë mineral është padyshim një zgjedhje më e mirë.
Shumica e pijeve të buta dhe lëngjeve të ëmbla përmbajnë sasi të mëdha sheqeri, i cili ka një efekt negativ në dhëmbë, kështu që uji mineral është një mundësi më e mirë. Por nuk duhet të harrojmë se uji i thjeshtë është ende zgjidhja më e mirë.
Vendi
Kuvendi shqyrton Bordin e Paqes, opozita kundërshton Projektligjin për Byronë
Published
3 hours agoon
April 24, 2026By
UBTNews
Kuvendi i Kosovës sot pritet të shqyrtoje edhe Projektligjin për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes. Kjo pasi propozimi i partisë në pushtet për futjen në rend dite u përkrah edhe nga opozita.
Ndërkohë që opozita nuk është pajtuar që në rend dite të futen disa projektligjeve të tjera, përfshirë atë për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, duke thënë se nuk kanë kaluar në Komisione në lexim të dytë.
“Ne jemi që marrëveshja e Bordit të paqes të futet si pikë e rendit të ditës. Ndërsa për të tjerat jemi kundër. Nuk mund ta trajtojmë byronë këtu pa kaluar në lexim të dytë në Komisionin për Legjislacion”, ka theksuar deputeti i PDK-së Përparim Gruda.
Njëjt është deklaruar edhe deputetja e LDK-së Jehona Lushaku.
“Në përkrahim pikën për Bordin e Paqes ndërkohë që nuk përkrahim futjen e projektligjeve të tjera sidomos, atyre që nuk kanë kaluar në lexim të dytë në komisione”, ka theksuar ajo.
Partia në pushtet e ka arsyetuar urgjencën më situatën në të cilën gjendet Kuvendi, i cili do të shpërndahet automatikisht, nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 28 prill.
“Sa i përket Projektligjit për Byronë ne jemi njoftuar që dëgjimi publik është finalizuar, ndërkohë urgjenca për këtë është pasur parasysh rrethanat që ndodhemi si Kuvend. Ndërkaq dy projektligjet për energjinë, tashmë si Kuvend kemi pranuar edhe një shkresë nga Sekretariati i Komitetit të Energjisë, janë pjesë e planit të rritjes”, ka thënë shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci.
Lajmet
Profesorët e UBT-së publikojnë studim ndërkombëtar për cilësinë e ujërave nëntokësore në Kosovë
Published
4 hours agoon
April 24, 2026By
ubtnews
Profesorët e UBT-së, Hazir S. Çadraku, Pajtim Bytyqi dhe Osman Fetoshi, në bashkëpunim me studiues nga universitete vendore dhe ndërkombëtare, kanë publikuar një artikull shkencor në revistën ndërkombëtare Limnological Review scientific journal.
Studimi, i titulluar “Assessment of Groundwater Quality in Some Regions of Kosovo Based on Physico-Chemical and Microbiological Parameters”, analizon cilësinë e ujërave nëntokësore në disa rajone të Kosovës përmes parametrave fiziko-kimikë dhe mikrobiologjikë.
Rezultatet tregojnë se, megjithëse shumica e parametrave fiziko-kimikë janë brenda kufijve të lejuar, në shumë zona është evidentuar ndotje mikrobiologjike, përfshirë praninë e bakterit Escherichia coli, duke e bërë ujin të papërshtatshëm për konsum pa trajtim.
Studimi thekson ndikimin e faktorëve si aktivitetet bujqësore dhe mungesa e trajtimit të ujërave të zeza, si dhe nënvizon nevojën për masa urgjente në menaxhimin dhe trajtimin e burimeve ujore.
Ky publikim përfaqëson një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe dëshmon angazhimin e UBT-së në kërkime me ndikim në nivel vendor dhe ndërkombëtar.
Vendi
Nderohet kontributi i ish-kongresmenit Engel në shtetndërtimin e Kosovës
Published
5 hours agoon
April 24, 2026By
UBTNews
Udhëheqësit e institucioneve kanë shprehur vlerësim të madh për rolin dhe kontributin e ish-kongresmenit amerikan, Eliot Engel, në historinë dhe procesin e shtetndërtimit të Kosovës.
Gjatë seancës së Kuvendit të mbajtur në nder të Engel, i cili ndërroi jetë më 10 prill, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, u shpreh se ai ka lënë gjurmë të thella në historinë e vendit.
“Në ditët më të vështira të historisë sonë të re, bëshkë edhe me shumë kongresistë e senatorë amerikanë, ngriti zërin fuqishëm kundër shkeljes së të drejtave tona, represionit, dhe persekutimit nga regjimi serbo-jugosllav”, ka theksuar Haxhiu, në seancë që ka nisur më një minutë heshtje në nderim të Engel.
Ajo ka shtuar se gjatë gjithë karrierës së tij, Engel nuk u ndal së kërkuari drejtësi për popullin e Kosovës.
“Në vitet e errëta kur shqiptarët e Kosovës po vuanin nën regjimin e Millosheviqit dhe bota ende hezitonte të vepronte, Eliot Emgel ngriti zërin”, ka theksuar Haxhiu.
Lajmet
Kuvendi mban sot seancë solemne për Eliot Engel dhe seancë të rregullt plenare
Published
6 hours agoon
April 24, 2026By
UBTNews
Kuvendi i Kosovës mban sot dy seanca plenare, duke nisur në orën 10:00 me një seancë solemne në nderim të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili vdiq më 10 prill.
Pas saj, në orën 11:00, do të vijojë seanca e rregullt me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme.
- Deklarimet jashtë rendit të ditës.
- Pyetjet parlamentare.
- Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 2 të Marrëveshjes Financiare Kosovë-BE për Programin IPA 2020.
- Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare Kosovë-BE për programin IPA 2019 (pjesa e dytë, objektivi 1).
- Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
- Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
- Zgjedhja e anëtarëve në Komisionin e Pavarur të Mediave.
- Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
- Propozimi i Grupit parlamentar “Multietnik” për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare.
Italia refuzon idenë për të zëvendësuar Iranin në Kupën e Botës
Studim i ri: Anemia te të moshuarit lidhet me rrezik më të lartë për demencë
Ndalja e internetit po rëndon jetën e iranianëve në kohë lufte
Kuvendi shqyrton Bordin e Paqes, opozita kundërshton Projektligjin për Byronë
Profesorët e UBT-së publikojnë studim ndërkombëtar për cilësinë e ujërave nëntokësore në Kosovë
Donjeta Sadiku synon medalje në Kupën Botërore të Boksit në Brazil
Nderohet kontributi i ish-kongresmenit Engel në shtetndërtimin e Kosovës
Federata e Futbollit e Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen Fetahaj dhe KF Gjakova
Vedat Muriqi feston ditëlindjen, Mallorca e uron si golashënues historik në La Liga
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet2 months agoPërfundon seanca e sotme në Hagë për pengim të drejtësisë
-
Lajmet2 months agoKoordinatorja e projektit AKIL-EU në UBT, prof. Manjola Zaçellari, referon në University of Oxford
-
Live2 months agoKryegjykatësi Smith III shpall mbylljen e çështjes gjyqësore
