

Lajmet
Deputetja e LVV-së i akuzon për “qasje bllokuese” partitë që ishin në opozitë
Published
2 months agoon
By
UBTnewsDeputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza deklaroi se partitë që deri më tash ishin në opozitë kanë “qasje bllokuese”. Sipas saj, të njëjtat po veprojnë në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ajo u ka bërë thirrje partive tjera politike që të marrin pjesë në votim për komisionin e votimit të fshehtë.
“Edhe sot në këtë vazhdim të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputetët e grupit tonë parlamentar dhe deputetët nga komunitet jo-shumicë ishin prezentë dhe e votuan komisionin për votim të fshehtë. Si një nga mënyrat përmes së cilës do të zgjidhet kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Edhe në këtë seancë, veçanërisht tani pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese e kemi sjelljen e deputetëve të opozitës të cilët veprojnë në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, duke mos marrë pjesë në votim. Kurse, është krejtësisht e qartë që është obligim i të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës pjesëmarrja në votim dhe votimi i Kuvendit të Kosovës. Prej se ka filluar kjo legjislaturë ne kemi pasur një qasje bllokuese nga ana e opozitës, ajo qasje vazhdoi edhe sot”, deklaroi ajo.
Deputetët dështuan për të dyzetën herë të konstituojnë legjislaturën e nëntë të Kuvendit. Ata do të mblidhen sërish të enjten, në orën 11:00.
Aktualitet
Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Finlandës në Kosovë
Published
3 hours agoon
September 1, 2025By
UBTnews
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen, njoftoi Presidenca. Ajo pason ish-ambasadorin finlandez, Matti Nissinen.
Në njoftim thuhet se Osmani e uroi ambasadoren për detyrën e re dhe “shprehu bindjen se gjatë mandatit të saj marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve do të thellohen edhe më tej”.
“Presidentja Osmani e vlerësoi Finlandën si një partner të rëndësishëm të Kosovës, duke ritheksuar mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që ky shtet i ka dhënë rrugëtimit euroatlantik të vendit tonë”, thuhet në njoftim.
Osmani rikujtoi vizitën e saj zyrtare në Finlandë, të cilën e cilësoi si një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale dhe si “dëshmi konkrete të miqësisë dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve”.
Gjatë takimit u diskutua gjithashtu mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, si dhe mbi mundësitë për thellimin e mëtejmë të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, bëri të ditur Presidenca.
Aktualitet
Policia e Kosovës arreston një zyrtar komunal, dyshohet për marrje ryshfeti
Published
3 hours agoon
September 1, 2025By
UBTnews
Policia e Kosovës në Gjakovë ka arrestuar një zyrtar komunal i cili dyshohet për përfshirje në veprën penale “marrje ryshfeti”. Hetimet janë kryer nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë.
Sipas njoftimit të Policisë, hetimet janë iniciuar pas pranimit të informatave relevante për ryshfet nga një zyrtar komunal dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është zbatuar një masë e veçantë e hetimit me urdhër të Gjykatës kompetente.
Gjatë realizimit të masës janë siguruar prova materiale që lidhen me veprën penale.
“Paratë që ishin objekt i simulimit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Personi i dyshuar është intervistuar në prani të mbrojtësit të tij, ku ka vendosur të ushtrojë të drejtën për të mbetur në heshtje. Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin kompetent”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas intervistimit, prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh ndaj të dyshuarit.
Sipas Policisë, hetimet janë në fazë fillestare dhe do të vazhdojnë në drejtim të ndriçimit të plotë të rastit.
Aktualitet
Transformo pasionin tënd në karrierë – edhe pak vende të lira në programin Art dhe Media Digjitale në UBT
Published
3 hours agoon
September 1, 2025By
Driton Iseni
Për të gjithë të apasionuarit pas artit dhe teknologjisë, UBT ofron mundësinë e fundit për të aplikuar në programin Art dhe Media Digjitale, një fushë që kombinon kreativitetin me aftësitë digjitale dhe menaxheriale.
Ky program përgatit studentët për një karrierë të pasur dhe dinamike në industrinë kreative, duke u aftësuar të punojnë si:
- Dizajner grafik,
- Artist digjital,
- Producent multimedial,
- Menaxher kreativ i projekteve artistike dhe mediatike.
Programi ofron njohuri praktike dhe përvojë reale, duke përfshirë punë në projekte multimediale, zhvillim të dizajnimeve inovative dhe menaxhimin e proceseve kreative. Studentët do të kenë mundësinë të punojnë me teknologji moderne dhe mjete digjitale që përdoren në industrinë kreative kombëtare dhe ndërkombëtare.
UBT synon që të krijojë një mjedis ku krijimtaria, teknologjia dhe menaxhimi bashkohen, duke u mundësuar studentëve të formojnë një portofol profesional të nivelit të lartë dhe të jenë gati për sfidat e tregut të punës.
Regjistrohu tani dhe bëhu pjesë e një rrugëtimi që të hap dyert drejt karrierës ndërkombëtare në botën kreative: APLIKO TANI ONLINE!
Aktualitet
Masteri që hap dyert e liderëve të menaxhmentit, biznesit dhe ekonomisë – Studio në UBT
Published
4 hours agoon
September 1, 2025By
Driton Iseni
Për të gjithë ata që kërkojnë një program të avancuar studimi, që kombinon menaxhimin, biznesin dhe ekonominë, UBT ofron programin Master në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (MBE) – një prej programeve më gjithëpërfshirëse dhe inovative në Kosovë dhe rajon.
Ky program është krijuar për të përgatitur gjenerata të reja profesionistësh të aftë të drejtojnë organizata, të ndërmarrin iniciativa të reja biznesi dhe të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik vendor dhe ndërkombëtar.
Një program gjithëpërfshirës dhe praktik
MBE ofron njohuri të thelluara në fusha si:
- ekonomia dhe financat,
- menaxhimi strategjik dhe operativ,
- marketingu dhe shitjet,
- prokurimi publik dhe logjistika,
- ndërmarrësia dhe inovacioni,
- promovimi i investimeve dhe zhvillimi ekonomik.
Duke u bazuar në kombinimin e teorisë me praktikën, programi u mundëson studentëve të zhvillojnë aftësi analitike, kritike dhe krijuese për të zgjidhur probleme reale të tregut dhe të organizatave.
Misioni dhe vizioni i programit
Misioni i MBE-së është në harmoni të plotë me vizionin e UBT-së: të ofrojë një edukim cilësor, bashkëkohor dhe gjithëpërfshirës, që vë studentin në qendër. Ky program synon të formojë udhëheqës të rinj, të përgatitur për të marrë përgjegjësi në biznes, industri, sektorin publik dhe akademi.
Studentët do të mësojnë në një ambient modern me laboratorë të pajisur me teknologjinë më të fundit, duke kombinuar ligjëratat teorike me punën praktike, kërkimin shkencor dhe projektet reale të biznesit.
Orientimet e programit
Në semestrin e tretë, studentët kanë mundësinë të zgjedhin orientimin e tyre profesional:
- Financa, Banka dhe Kontabilitet – fokus në raportim financiar, analiza, auditim dhe tregje ndërkombëtare.
- Marketing dhe Shitje – nga marketingu digjital deri te strategjitë e avancuara të shitjes dhe sjellja e konsumatorit.
- Menaxhment, Ndërmarrësi dhe Inovacion – krijimi i bizneseve të reja, menaxhimi i inovacionit dhe zhvillimi ndërkombëtar.
- Logjistika dhe Menaxhimi i Prokurimit – zinxhiri i furnizimit, prokurimi elektronik dhe praktikat moderne të logjistikës.
Këto orientime e bëjnë programin fleksibil dhe të përshtatur për tregun e punës, duke u dhënë studentëve mundësinë të specializohen sipas interesave dhe objektivave të tyre të karrierës.
Përputhje me standardet ndërkombëtare
Programi është hartuar duke respektuar Kornizën Kombëtare dhe Evropiane të Kualifikimeve, gjë që siguron se diplomat e studentëve njihen dhe vlerësohen edhe në nivel ndërkombëtar.
Pas diplomimit, studentët e MBE-së do të jenë të përgatitur jo vetëm për tregun vendor të punës, por edhe për të vazhduar studimet në nivel doktorature ose për të ndjekur karrierë akademike dhe kërkimore.
Objektivat kryesore të programit
Formimi i kompetencave të avancuara në fushën e menaxhimit, biznesit dhe ekonomisë.
Aftësi analitike për mbledhjen dhe interpretimin e të dhënave.
Qasje kritike dhe profesionale për zgjidhjen e problemeve komplekse.
Përdorimi i teknologjisë moderne në menaxhimin organizativ.
Aftësia për të zhvilluar strategji të suksesshme biznesi dhe lidership inovativ.

Ja pse telefonat do të bëhen edhe më të shtrenjtë vetëm brenda pak muajsh

Katy Perry thyen parashikimet: turneu “The Lifetimes” sjell fitime marramendëse

Cilat janë vitaminat specifike për trupin gjatë verës?

E kemi pritur të gjithë! TikTok sjell risi për përdoruesit

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Finlandës në Kosovë

Policia e Kosovës arreston një zyrtar komunal, dyshohet për marrje ryshfeti

Transformo pasionin tënd në karrierë – edhe pak vende të lira në programin Art dhe Media Digjitale në UBT

“Më falni, më duhet të shërohem”, Jessie J shtyn turneun botëror pas operacionit të dytë për kancerin e gjirit

Senne Lammens portieri më i ri i Manchester United
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA