Aktualitet

Deputeti gjerman: Ka ardhur momenti që Aleksandër Vuçiq t’ia kthej shpinën Rusisë

Kështu është shprehur deputet i Bundestagut gjerman Josip Juratoviq.

Published

on

Ka ardhur momenti që presidenti serb Aleksandar Vuçiq duhet t’ia kthejë shpinën Rusisë dhe Serbia nuk duhet të rrezikojë që t’i jap fund bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.

Kështu është shprehur deputet i Bundestagut gjerman Josip Juratoviq, duke shtuar se Vuçiq ka ndërtuar mitin pro-rus kundrejt përkrahjes evropiane.

“Vuçiq nuk duhet do të rrezikojë që t’i japë fund bashkëpunimit me BE-në. Unë jam i bindur se ka ardhur momenti që ai do t’ia kthejë shpinën Rusisë dhe do të orientohet drejt Perëndimit”, tha për mediet serbe Josipoviq, i cili është kryetar i Grupit Parlamentar për bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor.

Ai shton se 80 për qind e qytetarëve serbë besojnë në mitin pro-rus.

“Kur ndërton me vite një mit pro-rus, që sot ke 80 për qind të qytetarëve pro-rusë, atëherë je në kurthin tënd, sepse fajin e ka Vuçiqi dhe politika që ka ndjekur, ngase kanë krijuar një gjendje të tillë, ku rezulton se Rusia është partneri më i madh politik dhe ekonomik, jo Bashkimi Evropian”, shton ai.

Juratoviq shprehet se Vuçiq nuk mund të ulet, siç e ka quajtur ai, me dy karrige dhe se duhet të vendos se a dëshiron të anëtarësohet në BE.

“Vuçiq nuk mund të ulet më në dy karrige. Është koha për të vendosur nëse ai dëshiron të anëtarësohet në BE? Mirëpo, faktet tregojnë se prezenca e Bashkimit Evropian është shumë e madhe në Serbi, vetëm për shkak të taktikave politike e që nuk publikohen në medie. BE-ja deri më tani ka dhënë 4 miliardë euro ndihmë zhvillimore. Dy të tretat e eksporteve të kompanive serbe shkojnë në vendet e BE-së. A dëshiron Vuçiq të rrezikojë të gjitha këto për shkak të Rusisë?”, shprehet Juratoviq.

Deputeti gjerman thekson se disa medie serbe po e lëvdojnë Rusinë, duke e kthyer historinë, por se sipas tij kjo e fundit u bë tradhtare për sa i përket çështjes së Kosovës.

“Deri më tani, disa media serbe që kanë lavdëruar Rusinë, duke e kthyer historinë ruse. Rusia u bë tradhtare në Serbi brenda natës, sepse duke e krahasuar se si Perëndimi e veçoi çështjen e Kosovës, kështu e duan me Krimenë dhe vendet separatiste ruse në Ukrainën lindore”, thekson deputeti i Bundestagut.

Ai po ashtu ka folur edhe për vizitën e kancelarit gjerman Olaf Scholz në Beograd dhe vizitën e anuluar të ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov në Serbi.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Live

Lituania do të vendosë shërbimin universal ushtarak nga viti 2032

Published

on

By

Lituania planifikon ta shndërrojë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në një sistem universal nga viti 2032, duke rritur numrin e rekrutëve vjetorë nga 5,000 në rreth 7,500. Vendimi u miratua nga Këshilli Shtetëror i Mbrojtjes dhe u konfirmua nga Presidenti Gitanas Nausėda, me synim forcimin e gatishmërisë ushtarake përballë kërcënimeve në rritje të sigurisë në rajon.

Modeli i ri do të përfshijë të gjithë të rinjtë që plotësojnë kriteret ligjore dhe pritet të kushtojë mes 100 e 120 milionë euro. Krahas kësaj, vendi synon që deri në vitin 2040 ta rrisë rezervën aktive ushtarake nga 50,000 në 74,000 personel. Kryeministri Mindaugas Sinkevicius sqaroi se afati deri në vitin 2032 i është lënë ushtrisë për përgatitjen e infrastrukturës, akomodimit dhe trajnimit të rreth 300 instruktorëve shtesë.

Lituania kishte rikthyer shërbimin ushtarak në formë të pjesshme në vitin 2015 pas aneksimit të Krimesë nga Rusia. Ky hap i ri përkon me shqetësimet e shteteve baltike dhe Polonisë për kërcënimet hibride dhe agresionin e mundshëm nga Rusia, veçanërisht pas incidenteve të fundit me dronë të hyrë nga hapësira ajrore e Bjellorusisë. /The Geopost/

Continue Reading

Lajmet

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara