Lajmet

Çka thotë Elon Musk për dështimet?

Njeriu më i pasur në botë ka disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë.

Published

on

Nëse dëshironi të jeni të suksesshëm, ju duhet të mendoni gjëra të mëdha. Inspirohuni nga njeriu i cili dëshiron të dërgojë njerëzit në Mars!

Si themeluesi dhe kryeshefi ekzekutiv i SpaceX, bashkë-themeluesi dhe kryeshefi ekzekutiv i kompanisë “Tesla”, drejtori i SolarCity dhe themeluesi i ri i ‘’Boring Company’’, e cila planifikon të ndërtojë tunele nën tokë për t’i ikur trafikut të Los Angeles, Elon Musk cilësohet një njeri me shumë talente.

Duke punuar me orë të gjata dhe duke u përpjekur të ndryshojë botën, Musk është një inspirim dhe një mister për të gjithë. Me shpresa për të mbrojtur tokën nga zhdukja e njerëzimit, ju madje mund ta quani këtë ndërmarrës supernjerëzor.

Duke ndërmarrë rreziqe, duke u ngritur nga dështimet, duke provuar të arrijë të pamundurën, kemi shumë gjëra për të mësuar nga miliarderi i guximshëm.

Dhe kur është fjala për biznes, ide, pasion, ndryshim, Musk ka një përgjigje.

Lexojini këto 10 thënie nga gjeniu inovativ.

Për dështimin

“Dështimi është një mundësi këtu. Nëse gjërat nuk po dështojnë, ju nuk po sillni mjaftueshëm risi’’.

Për fillimet

“Hapi i parë është të vendosni se diçka është e mundur; pastaj mundësitë ndodhin’’.

Për punën e rëndë

“Ju duhet të jeni shumë të rreptë për të bërë më të mirën që mundeni. Gjeni çdo gabim dhe ndreqeni atë. Kërkoni reagime negative, veçanërisht nga shokët’’.

Për motivimin

“Nëse diçka është mjaftueshëm e rëndësishme, edhe nëse mundësitë janë kundër jush, ju prapë duhet ta bëni atë’’.

Për mundësinë

“Është në rregull të vendosni të gjitha vezët në një shportë aq gjatë sa e keni nën kontroll atë shportë’’.

Për rreziqet

“Ka shumë paragjykime kundrejt rreziqeve. Të gjithë po provojnë të ikin nga ato’’.

Për bashkëpunimin

“Njerëzit punojnë më mirë kur e dinë se cili është qëllimi dhe pse është ai. Është e rëndësishme që njerëzit të vijnë me dëshirë të madhe në punë në mëngjes dhe të kënaqen duke punuar’’.

Për pasionin

“Njerëzit duhet t’i ndjekin ato për të cilat janë pasionantë. Ajo do t’i bëjë më të lumtur se çdo gjë tjetër’’.

Për fillimet

‘”Nëse po provoni të krijoni një kompani, është sikur të gatuani një tortë. Ju duhet të keni të gjithë përbërësit në proporcionin e duhur’’.

Për ndryshimin

“Disa njerëz nuk i pëlqejnë ndryshimet, por ju duhet të pranoni ndryshimet nëse alternativa është një katastrofë’’.

Lajmet

​Shtetasi shqiptar dënohet me 5 vjet burg dhe 2 mijë euro gjobë për narkotikë

Published

on

By

Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me pesë vjet heqje lirie dhe dy mijë euro gjobë E.Ç., shtetas i Shqipërisë, për posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve.

I pandehuri akuzohet se nga data e pacaktuar e deri më datë 30 qershor 2023, duke i koordinuar veprimet me të pandehurin J.B. e transporton narkotikun nga Shqipëria në Kosovë përmes rrugëve malore.

E njëjta substancë deponohet në shtëpinë e të pandehurit J.B., për ta lehtësuar transportin, pasi shtëpia e tij është e fundit në fshatin Devë, në brezin kufitar me Shqipërinë, nga ku mund të kalohet lehtë në territorin e Shqipërisë në këmbë për rreth 40 minuta.

I pandehuri E.Ç., i gjen dhe kontakton blerësit e mundshëm të narkotikëve dhe, përmes numrit të tij të telefonit, komunikon me të pandehurin J.B., për t’u siguruar nëse ai ndodhet në shtëpi, pasi blerësi do të vijë për të marrë substancën narkotike.

Më pas, ai e udhëzon të pandehurin J.B., që t’i marrë blerësit në vendet e caktuara dhe t’i dërgojë në shtëpinë e tij, si dhe e udhëzon për sasinë e substancës narkotike që duhet t’ua japë blerësve, duke iu referuar me termat “i pardjeshmi” dhe “i sotmi”.

Gjatë kontrollit të kryer pas shtëpisë së të pandehurit J.B., janë gjetur dy çanta me substancë narkotike të llojit kanabis (marihuanë), me peshë totale 32 kilogramë e 92 gramë.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar./KP

Continue Reading

Lajmet

Çitaku: E vetmja seancë e re që mund të thirret, është ajo për të votuar ose jo Qeverinë

Published

on

By

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK, Vlora Çitaku pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka deklaruar se e vetmja thirrje për seancë të re, mund të jetë ajo për të votuar ose jo Qeverinë e re.

Në emër të PDK qartësova që pika e vetëm e rendit të ditës që mund të trajtojmë është thirrja e seancës së re plenarë për të votuar ose mos votuar qeverinë e re, çdo gjë tjetër është shkelje e ligjit, shkelje e Kushtetutës. Liderët politike aty do të konfirmoj se a kanë shumicë parlamentare”, tha ajo. Çitaku edhe njëherë ka konfirmuar se” Kryetari Krasniqi do të merr pjesë, Kosova nuk ka kohë për të humbur. Është e qartë se nuk ka shumicë të re parlamentare. Duhet të shkojmë në zgjedhje”.

Continue Reading

Rajoni

Ambasadorja e Kosovës në Panama, Heroina Telaku takohet me ekipin First Kosovo në ceremoninë e hapjes së First Global Challenge 2025

Published

on

Ekipi përfaqësues i Kosovës në First Global Challenge 2025, është takuar me Ambasadoren e Republikës së Kosovës në Panama, Heroina Telaku, dhe Sekretaren e Parë të Ambasadës, Gjylymsere Ahmetgjekaj, gjatë ceremonisë hapëse të kësaj gare prestigjioze ndërkombëtare të robotikës.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe frymëzuese, ku u diskutua mbi punën, përkushtimin dhe arritjet e ekipit të Kosovës.

Ambasadorja Telaku shprehu mbështetjen për të rinjtë kosovarë, të cilët po e përfaqësojnë me dinjitet dhe krenari vendin në një skenë globale të dijes dhe inovacionit.

Continue Reading

Lajmet

Mblidhet Kryesia e re e Kuvendit të Kosovës

Published

on

By

Kryesia e re e Kuvendit të Kosovës ka filluar mbledhjen në të cilën pritet që të diskutohen dy çështje të rëndësishme.

Në agjendë janë, funksionalizimi i trupave punuese të Kuvendit si dhe diskutimi rreth miratimit të buxheteve komunale për vitin 2025 për komunën e Prishtinës, Gjilanit, si dhe atë të Zubin-Potokut./EO

Continue Reading

Të kërkuara