

Shëndet
Cila është koha më e mirë gjatë ditës për të ushtruar?
Balancimi që i përshtatet më së miri ritmit tuaj cirkadian, mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit tuaj.
Published
3 years agoon
By
UBT newsDihet mirë se disa njerëz janë adhurues të mëngjesit, ndërsa të tjerë shijojnë më tepër orët e vona të ditës.
Thënë kështu, balancimi i ditës në një mënyrë që i përshtatet më së miri ritmit tuaj cirkadian, mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit tuaj.
Për shembull, shumë njerëz që pëlqejnë të qëndrojnë aktivë, zbulojnë se ka një kohë të ditës që u pëlqen të stërviten.
Nëse jeni një njeri që nuk i pëlqeni zgjimet herët në mëngjes, atëherë me siguri as zgjimi për një stërvitje në orën 5 të mëngjesit nuk është gjëja juaj e preferuar.
A ka me të vërtetë një kohë të mirë për të ushtruar dhe cila është ajo?
Stërvitja në mëngjes mund t’ju ndihmojë të digjni më shumë yndyrë!
Të ushtrohesh në mëngjes me stomakun bosh është mënyra më e mirë për të djegur dhjamin dhe për të humbur peshë.
Nëse dëshironi të ndiheni më vigjilentë në mëngjes, të ushtruarit herët mund t’ju ndihmojnë.
Të qenit aktivë që në mëngjes mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e niveleve të stresit dhe të jeni më produktivë.
Megjithatë, disa njerëz vërejnë se stërvitja në mëngjes i bën ata më të përgjumur më shumë pasdite.
Gjithashtu mund t’ju bëjë më të uritur dhe nëse nuk keni energji mjaftueshëm pas stërvitjes.
Të ushtruarit pasdite mund të jetë gjithashtu e dobishme
Hulumtimet tregojnë se ushtrimet ndërmjet orës 1 dhe 4 të drekës mund të ndihmojnë gjithashtu.
Është zbuluar gjithashtu se trupi juaj mund të djegë natyrshëm më shumë kalori pasdite dhe duke u aktivizuar gjatë kësaj kohe, mund të digjni kalori shtesë, nëse ky është qëllimi juaj.
Duke qenë se trupi mund të prodhojë më shumë testosteron pasdite, stërvitja gjatë kësaj kohe mund të çojë në forcim më të mirë të muskujve.
Po nëse preferoni të bëni ushtrime në mbrëmje?
Nëse për ju është më mirë stërvitja në mbrëmje, disa ushtrime të lehta joge mund t’ju ndihmojnë të flini edhe më mirë.
Megjithatë stërvitja në mëngjes dhe në orët e drekës konsiderohet si më e mira, por të gjithë janë të ndryshëm dhe trupi i njeriut është kompleks.
Mund të ndodhë që stërvitjet e orëve të mëvonshme të jenë më të mirat për ju.
Bëni atë që iu përshtatet më së miri dhe ju lejon të bëni gjumin më të mirë të mundshëm gjatë natës. /AgroWeb.org
Shëndet
Si të zgjidhni mandarinat më të ëmbla dhe më të lëngshme
Published
23 minutes agoon
October 20, 2025By
UBT News
Mandarinat janë një nga frutat më të dashura të stinës së ftohtë – të shijshme, aromatike dhe plot vitaminë C.
Jo çdo mandarinë që duket bukur është e ëmbël dhe e lëngshme. Për të mos gabuar në zgjedhje, kushtoni vëmendje detajeve të thjeshta.
1. Ngjyra e lëvores tregon pjekurinë
Ngjyra është treguesi i parë i cilësisë. Mandarinat me lëvozhgë portokalli të errët dhe uniforme zakonisht janë më të pjekura dhe më të ëmbla. Nëse fruti ka nuanca të gjelbra, kjo mund të nënkuptojë se nuk është plotësisht i pjekur ose është më pak lëngshëm.
2. Pesha tregon sasinë e lëngut
Një mandarinë cilësore duhet të ndihet pak më e rëndë se sa duket. Kjo do të thotë se përmban shumë lëng. Ndërsa frutat më të lehta zakonisht kanë më pak tul dhe më shumë fibra të thata.
3. Tekstura e lëvores zbulon freskinë
Lëvozhga duhet të jetë e lëmuar dhe me shkëlqim, shenjë që fruti është i freskët dhe plot lëng. Nëse ajo duket e ashpër, e rrudhosur ose e thatë, mandarina mund të jetë e tejpjekur ose e tharë.
Një lëvozhgë që ndahet lehtë nga fruti tregon se brendësia është e butë dhe e lëngshme. Por kini kujdes nga mandarinat me lëvozhgë shumë të hollë e ngjitëse, sepse shpesh janë më pak të lëngshme.
4. Aroma – testi më i mirë natyral
Një aromë e fortë, e ëmbël dhe karakteristike është shenjë e sigurt që mandarina është e pjekur dhe e shijshme. Frutat pa aromë nuk kanë arritur pjekurinë e plotë dhe mund të jenë më të athëta.
5. Forma dhe shtresa e bardhë e brendshme
Edhe forma ka rëndësi: mandarinat pak të sheshta ose ovale zakonisht janë më të mbushura me tul, ndërsa ato shumë të rrumbullakëta shpesh janë më të thata.
Nëse nën lëkurë ka shtresë të bardhë të hollë dhe të butë (albedo), kjo është shenjë e mirë – fruti është lëngshëm. Ndërsa një shtresë e trashë dhe fibroze mund të tregojë të kundërtën. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Uthulla e mollës: Përfitimet dhe mënyra e përdorimit të sigurt për organizmin
Published
2 hours agoon
October 20, 2025By
UBT News
Uthulla e mollës njihet nga ekspertët dhe mjekët tradicionalë për shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë përmirësimin e nivelit të sheqerit në gjak, lehtësimin e tretjes dhe reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Sidoqoftë, çelësi qëndron në sasinë e duhur ditore, që siguron efektet pozitive pa shkaktuar dëme.
Uthulla e mollës për sheqerin në gjak
Mund të ndihmojë në uljen natyrale të sheqerit në gjak. Konsumimi i saj para vakteve të pasura me karbohidrate ndihmon në ngadalësimin e përpunimit të ushqimit nga stomaku dhe parandalon rritjen e nivelit të sheqerit.
Rekomandimi:
Katër lugë çaji uthull molle përpara vakteve
Përzieni me pak ujë për të shmangur aciditetin e tepërt
Efekti arrihet vetëm kur pihet përpara vakteve të pasura me karbohidrate
Uthulla e mollës për rënien në peshë
Studimet tregojnë se një ose dy lugë gjelle uthull çdo ditë për tre muaj ndihmon në humbjen e 1.2 – 1.7 kg. Konsumi i dy lugëve gjelle gjatë kësaj periudhe mund të dyfishojë efektin. Uthulla mund të pihet me ujë para vakteve ose të shtohet në sallata.
Kujdes: Uthulla nuk është zgjidhje e vetme për humbje peshe. Ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik i rregullt janë të domosdoshëm.
Për tretjen
Një-dy lugë uthull molle të tretur në një gotë ujë para vakteve ndihmon në përmirësimin e tretjes e lehtësimin e shqetësimeve të stomakut.
Për shëndetin e përgjithshëm
Konsumimi i sasisë së vogël të uthullës çdo ditë ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe infeksioneve, sipas disa studimeve.
Si të shmangni efektet anësore?
Përzieni uthullën gjithmonë me ujë për të neutralizuar aciditetin
Përdorni pipëz për të mbrojtur enamelin e dhëmbëve
Konsumi i sasisë së madhe mund të shkaktojë osteoporozë ose ul nivelin e kaliumit në gjak
Ndaloni përdorimin nëse shfaqen të përziera, urth, gromësira ose shqetësime të tjera
Uthulla e mollës është një shtesë e dobishme në dietë, por përdorimi i saj duhet të bëhet me masë dhe kujdes, duke kombinuar ushqim të shëndetshëm dhe aktivitet fizik. /A.Z/UBT News/
Shëndet
A e rrezikon vrapimi shëndetin e nyjeve?
Published
3 hours agoon
October 20, 2025By
UBT News
Qoftë që po stërviteni për një garë vrapimi apo thjesht dëshironi të ruani formën fizike, shumë njerëz ndihen të pasigurt se mos ushtrimet ndikojnë negativisht në shëndetin e nyjeve.
Kjo frikë është e zakonshme, sidomos duke pasur parasysh se dhimbjet e nyjeve janë një ndër problemet më të shpeshta që shfaqen me kalimin e moshës.
Sipas statistikave, mbi 25 për qind e meshkujve rrezikojnë të zhvillojnë artrit, ndaj shumë prej tyre shmangin aktivitetin fizik nga frika se mund ta përshpejtojnë këtë proces.
Një studim i Lawrence Berkeley National Laboratory zbuluoi se vrapuesit janë më pak të prirë të zhvillojnë dhimbje në nyje krahasuar me ata që nuk ushtrojnë. Vrapimi i rregullt, madje edhe në disa maratona në vit, nuk dëmton nyjet, përkundrazi, ndihmon në ruajtjen e tyre.
Sipas hulumtuesve, mbipesha është faktori më i madh që ndikon negativisht në nyje. Studimi ka treguar një lidhje të qartë mes zvogëlimit të dhimbjeve dhe kalorive të djegura gjatë aktivitetit fizik.
Eksperti Dr. Frederik Fuchs rekomandon të zgjidhni vrapimin e lehtë, të bëni ushtrime zgjatjeje dhe, sa të jetë e mundur, të vraponi në ambiente natyrore, si në park, në vend të treadmill-it.
Ai thekson rëndësinë e vitaminës D, e cila ndihmon në rregullimin e niveleve të kalciumit, mineral thelbësor për shëndetin e kockave.
Mungesa e tyre çon në osteoporozë, ndaj ekspozimi i moderuar në diell është i domosdoshëm për mirëqenien e trupit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Ja pse duhet të pini qumësht me çokollatë pas stërvitjes
Published
5 hours agoon
October 20, 2025By
UBT News
Një studim i ri e ka konfirmuar se qumështi i çokollatës është i dobishëm dhe i preferushëm pasi t’i keni kryer ushtrimet në palestër.
Sipas hulumtimit nga Shaid Sadoughi University në Yazd të Iranit, ky produkt jo vetëm që mundëson të ushtrohet për gjashtë minuta më shumë se sa kur konsumohen pijet sportive, por po ashtu e përmirëson pulsin dhe nivelet e acidit laktik që shkaktojnë ngërçe.
Qumështi i çokollatës përmban karbohidrate, proteina dhe yndyrë, dhe ujë e elektrolite, të gjitha këto qenësore kur vjen puna te rikuperimi pas ushtrimeve.
Hulumtuesit i analizuan 12 studime nga të cilat 150 pjesëmarrës kishin pirë qumësht me çokollatë, pasi i kishin kompletuar testet e ushtrimeve si vrapimi dhe çiklizmi.
Ata më pas kishin gjetur që qumështi me çokollatë ishte barabartë efikas sa pijet tjera, ndonëse hulumtuesit kanë thënë se nevojiten edhe studime të mëtutjeshme që të ndërmerren për të ardhur në përfundime definitive. /A.Z/UBT News/

Si të zgjidhni mandarinat më të ëmbla dhe më të lëngshme

Armëmbajtje pa leje dhe gjueti e kundërligjshme, tre të arrestuar në Zubin Potok

KQZ i afrohet shpalljes së rezultateve përfundimtare

Fatmir Sheholli, i dyshuar për spiunazh, kthehet në paraburgim pas trajtimit në spital

Ndërprerje e madhe globale prek Google, Snapchat, Canva e dhjetëra platforma tjera

Pse duhet t’i lini gjethet në oborr? Truku i thjeshtë që ndihmon natyrën dhe xhepin tuaj

Zelensky i gatshëm t’i bashkohet bisedimeve Trump-Putin

Basha i rezervuar, Haxhiu thotë se Kuvendi është konstituar dhe pritet votimi i qeverisë

Callum Turner zbulon detaje nga lidhja me Dua Lipën: Takimi i parë ishte si në film
Të kërkuara
-
Vendi2 months ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Lajmet3 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Rajoni4 weeks ago
Policia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Lajmet nga UBT1 month ago
Votoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën