Lajmet

Bombarduesit amerikanë godasin bunkerët nëntokësorë të Huthit në Jemen

Published

on

Ushtria amerikane ka kryer sulme ajrore me bombardues B-2 ndaj bunkerëve të rebelëve Huthi të Jemenit të enjten në mëngjes, thanë zyrtarët amerikanë.

Nuk është ende e qartë se çfarë dëmesh kanë shkaktuar këto bombardime.

Në të kaluarën nuk është raportuar për përdorimin e bombarduesve B-2 për sulme ndaj rebelëve Huthi, të cilët ka kohë të gjatë që i sulmojnë anijet në Detin e Kuq për shkak të luftës në Rripin e Gazës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Kanali satelitor i lajmeve i Huthit, al-Masirah, raportoi për sulme ajrore rreth kryeqytetit të Jemenit, Sana, të cilin ky grup e ka nën kontroll prej vitit 2014. Ai gjithashtu raportoi për sulme rreth bastionit të Huthit në Sada. Ky kanal nuk tregoi nëse kishte dëme apo viktima.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha në një deklaratë se bombarduesit B-2 kishin në shënjestër “pesë vende të fortifikuara nëntokësore për ruajtjen e armëve në zonat e kontrolluara nga Huthi në Jemen”.

Ky sulm duket se gjithashtu ishte paralajmërim tërthor për Iranin, mbështetësin kryesor të rebelëve Huthi, i cili ka sulmuar Izraelin me raketa balistike dy herë gjatë vitit të kaluar. Bombarduesit B-2 do të përdoreshin në çdo sulm amerikan ndaj objekteve të fortifikuara bërthamore të Iranit si, Natanz ose Fordo, duke qenë se është i vetmi avion luftarak i cili mund të hedhë bomba GBU-57.

“Ky ishte një demonstrim i veçantë i aftësive të Shteteve të Bashkuara për t’i goditur objektet që armiqtë tanë përpiqen t’i mbajnë larg arritjes sonë, pavarësisht se sa thellë janë futur, fortifikuar apo blinduar”, tha Austin.

Komanda Qendrore e SHBA-së tha në një deklaratë se vlerësimet fillestare tregojnë se nuk ka civilë të vrarë.

Deti i Kuq është bërë fushëbetejë për anijet tregtare prej se rebelët Huthi filluan të kryejnë sulme ndaj anijeve që kalojnë përmes rrugës ujore, nëpër të cilën dikur kalonin mallra në vlerë 1 trilion dollarë në vit.

Huthët kanë sulmuar më shumë se 80 anije tregtare me raketa dhe dronë prej kur filloi lufta në Gaza në tetor 2023. Ata kanë kapur një anije dhe kanë fundosur dy gjatë fushatës së tyre, si pasojë e të cilës gjithashtu janë vrarë katër detarë. Raketa dhe dronë të tjerë janë rrëzuar nga një koalicion i udhëhequr nga SHBA-ja në Detin e Kuq, ose kanë dështuar të arrijnë objektivat e tyre, të cilat përfshijnë anije ushtarake perëndimore.

Rebelët pretendojnë se ata kanë në shënjestër anijet e lidhura me Izraelin, SHBA-në ose Mbretërinë e Bashkuar, në përpjekje për t’i dhënë fund luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gazë. Megjithatë, shumë nga anijet e sulmuara kanë pak ose aspak lidhje me konfliktin.

Bombarduesi B-2, i cili për herë të parë u përdor në luftime në luftën e Kosovës më 1999, përdoret rrallëherë nga ushtria amerikane në luftime, pasi një avion i tillë kushton rreth 1 miliard dollarë.

Ky avion ka hedhur bomba në Afganistan, Irak dhe Libi.

Lajmet

​Ballkani në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës, reagon Agim Ademi

Published

on

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka përgëzuar FC Ballkanin për kualifikimin në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës, pas suksesit kundër FC Floriana-s nga Malta. Pas fitores 4:2 në ndeshjen e parë dhe barazimit 1:1 në takimin e kthimit në udhëtim, portokallezinjtë nga Suhareka vazhdojnë rrugëtimin e tyre në arenën ndërkombëtare.

“Urime FC Ballkani kualifikimi në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës! Portokallezinjtë nga Suhareka vazhdojnë me suksese në arenën evropiane,” ka shkruar Ademi në reagimin e tij.

Ai ka theksuar se skuadra ka dëshmuar stabilitet dhe ambicie në garat evropiane, duke e cilësuar fazën e grupeve jo më si një ëndërr, por si një objektiv real.

“Ky është një tjetër hap i madh drejt ëndrrës për një tjetër fazë grupesh, që tashmë nuk është më utopi, por një objektiv real për këtë skuadër me karakter, cilësi dhe përvojë,” ka shtuar Ademi.

Presidenti i FFK-së ka uruar lojtarët, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe tifozët e zjarrtë të Ballkanit, ndërsa ka shprehur besimin se suksesi do të vazhdojë edhe në përballjen e radhës ndaj Shamrock Rovers nga Irlanda.

“Ju priftë e mbara, Kosova është krenare me ju,” përfundon urimi i kreut të futbollit kosovar.

 

Continue Reading

Lajmet

Partitë nuk i ndryshojnë qëndrimet sa u përket konstituimit të Kuvendit

Published

on

By

Partitë politike parlamentare nuk kanë lëvizur nga qëndrimet rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Edhe gjashtë ditë pas përpjekjes se fundit për zgjedhjen e trupave të legjislativit, partitë kanë vazhduar avazin e njëjtë të fajësimit të njëra-tjetrës për ngërçin në Kuvend.

Gjykata Kushtetuese që nga 27 korriku ka vendosur masë të përkohshme deri më 8 gusht, ku ua ndalon deputetëve çfarëdo veprimi, pas dështimit të konstituimit të Kuvendit deri me 26 korrik, afat i vendosur nga aktgjykimi i parë i Kushtetueses.

Në tryezën që Friedrich Ebert Stiftung (FES) dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) organizuan të premten, u pa që partitë nuk kanë përafrim për zgjidhjen e krizës politike.

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, kërkoi nga partitë ish opozitare që zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të mos politizohet, pasi sipas tij kjo çështje në këtë fazë është teknike.

Mirëpo, këtë e mohoi deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila adresoi akuza të renda ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

“Çka po shohim është grusht-shtet, përpjekje për të përmbysur rendin Kushtetues. LVV-ja dëshiron diktat dhe jo dialog”, tha ajo.

Kritika karshi LVV-së për mungesë të kompromisit për konstituim të Kuvendit shfaqën edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj si dhe deputetja e Nismës, Arbëreshë Krasniqi.

Continue Reading

Lajmet

Kosova heq tarifën doganore për produktet amerikane

Published

on

By

Qeveria në detyrë e Kosovës ka hequr tarifën doganore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tani e tutje, të gjitha produktet me origjinë nga SHBA-ja do të kenë tarifë zero për qind kur të hyjnë në Kosovë, tha kryeministri në detyrë Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë të premten, më 1 gusht.

Tjetër vendim shumë të rëndësishëm që po marrim sot është largimi i tarifës doganore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu tani e tutje të gjitha produktet me origjinë nga SHBA-të do të kenë tarifë zero për qind kur të hyjnë në vendin tonë. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj dhe besojmë fuqishëm që kjo të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar si dhe shtimin e investimeve. Ky është një hap i radhës që dëshmon për marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve tona dhe njëkohësisht tregon përkushtimin dhe vendosmërinë tonë për të pasur një marrëveshje për tregëti të lirë me ShBA-të”, tha Kurti.

Kujtojmë se Kosova kishte tarifë doganore ndaj produkteve amerikane prej 10%.

Pas tarifave të publikuara nga Donald Trump për rreth 200 vende në mbarë botën, Kosova u prek me 10% për produktet e eksportuara në SHBA.

Pas këtij vendimi Qeverisë në detyrë të Kosovës i janë bërë thirrje të vazhdueshme për heqjen e tarifave doganore për importet amerikane.

Continue Reading

Lajmet

Aksident me fatalitet në Skenderaj

Published

on

By

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në Skenderaj.

Dy makina janë aksidentuar teksa vozitësit ishin njëri shtetas i huaj e tjetri shtetas kosovar.

Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar gjashtë viktimat, tri femra dhe tre meshkuj kosovarë, teksa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës fëmijë të përfshirë në këtë aksident.

Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave me vozitës meshkuj, njëri shtetas i huaj ndërsa tjetri kosovar. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar gjashtë viktimat, tri femra dhe tre meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa nga mjeku kujdestar është konfirmuar se njëra viktimë-femije, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit viktima dërgohet në IML për obduksion“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara