Lajmet

Bislimi takon të ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së

Published

on

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka takuar të ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Në njoftim thuhet se Bislimi dhe Prattipati bashkëbiseduan rreth partneritetit Kosovë-ShBA dhe për fuqizimin e thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona.

Temë e diskutimit ishin edhe zgjedhjet e ardhshme e fushata e cila sapo ka filluar dhe pritshmëritë e 9 shkurtit.

“Në takim u trajtua dhe bashkëpunimi rajonal, marrëdhëniet fqinjësore dhe procesi i dialogut e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”, thuhet në komunikatë.

Zëvendëskryeministri e falënderoi Prattipati për bisedën e sotme e bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke shprehur mirënjohjen për përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.

Lajmet

​IPK-ja heton dy raste në Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviqit

Published

on

By

Inspektorati Policor i Kosovë përmes një hetimi preliminar do të verifikojë rrethanat e arrestimit të dy të dyshuarve nga policia në Mitrovicën e Veriut dhe në Soqanicë të Leposaviqit.

Sipas IKP-së, hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) do të verifikojnë rrethanat e arrestimit dhe pretendimet për keqtrajtim nga policia në Mitrovicën e Veriut lidhur me një incident që raportohet të ketë ndodhur në mbrëmjen e 12 janarit 2025 dhe pretendimet për keqtrajtim gjatë ndërmarrjes së veprimeve policore në një rast tjetër të një arrestimi në Soqanicë të Leposaviqit.

Inspektorati Policor sipas detyrës zyrtare (ex officio) ka filluar procesin e grumbullimit të informacioneve dhe hetimit preliminar lidhur me rrethanat e arrestimeve të dy qytetarëve nga policia në këto dy raste.

Continue Reading

Lajmet

​KQZ akrediton grupin e parë të vëzhguesve të katër subjekteve politike

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur sot, akreditoi grupin e parë të vëzhguesve të subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit. Në grupin e parë bëjnë pjesë 95 vëzhgues nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), 1 mijë e 725 nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), 234 nga Koalicioni Vakat dhe 220 vëzhgues nga Demokratska Stranka.

Këta vëzhgues, nuk janë kandidat për post zgjedhorë në Kosovë siç e kërkon ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe janë votues në listën përfundimtare të vëzhguesve.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Partive Politike, Besnik Buzhala tha se afati i fundit për aplikim për vëzhgues të subjekteve politike të certifikuara përfundon me 15 janar 2025.

“Për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që mbahen me 9 shkurt 2025, afati i fundit për aplikim për vëzhgues të subjekteve politike të certifikuara, përfundon me 15 janar 2025. PDK, nga data 30 dhjetor 2024, deri me datën 12 janar 2025 ka përfunduar aplikimin për 95 vëzhgues, të cilët nuk janë kandidat për post zgjedhorë në Kosovë, siç e kërkon ligji për zgjedhjet e përgjithshme, dhe të gjithë vëzhguesit janë votues në listën përfundimtare të vëzhguesve… LDK, në grupin e parë përfshin një mijë e 725 vëzhgues. Nga radhët e subjektit politik të certifikuar Koalicioni Vakat, në numrin prej 234 vëzhgues. Nova Demokratska Stranka në kuadër të grupit të parë, ka përfshirë 220 vëzhgues”, tha Buzhala.

Ndërkohë, KQZ-ja ka bërë të ditura edhe afatet për aplikim për akreditimin e vëzhguesve.

Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore dhe qeveritare-ndërqeveritare, do të përfundojë më 25 janar 2025. Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare do të përfundojë më 4 shkurt 2025. Ndërsa, afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të përfaqësive të vendeve të huaja dhe të organizatave ndërkombëtare, do të përfundojë më 25 janar 2025, të cilët mund të aplikojnë në platformën online të KQZ-së.

Continue Reading

Lajmet

​Ambasada Amerikane për fushatën: Presim që partitë të jetësojnë traditën demokratike

Published

on

By

Ambasada Amerikane në Kosovë ka mirëpritur fillimin zyrtar të fushatës zgjedhore në Kosovë.

Ambasada në një postin më rrjetet sociale, ka theksuar se presin që partitë politike dhe institucionet demokratike të Kosovës të jetësojnë traditat e tyre të forta demokratike.

“Zgjedhjet e lira, të ndershme dhe transparente janë shtrati i demokracisë dhe mezi presim të gjithë pjesëmarrësit që respektojnë shtetin e së drejtës dhe proceset demokratike”, thuhet në reagim.

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen pako me cigare në Aeroportin e Prishtinës

Published

on

By

Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, si rezultat i implementimit të planeve operative dhe angazhimeve shtesë në identifikimin dhe parandalimin e kontrabandës në aeroport, kanë realizuar disa veprime konkrete mbi dyshimet e bazuara për kontrabandim të duhanit/cigareve, të cilat përmes Kosovës kanë tentuar të destinohen kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar.

“Si rezultat i angazhimeve dhe veprimeve policore vetëm përgjatë muajve dhjetor 2024 – janar 2025, janë identifikuar katër raste të kontrabandimit me duhan/cigare, ku persona të dyshuar me shtetësi të huaj dhe të Kosovës, kanë tentuar që të kontrabandojnë pako/shteka me cigare prej sasive të ndryshme, për në qytetin e Londrës”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se në rastin e fundit të ndodhur me datën 11 janar 2025, është parandaluar kontrabandimi i 41 pakove/shtekave me cigare, të cilat i dyshuari mashkull shtetas Bullgar ka tentuar përmes Kosovës t’i kontrabandojë në Londër, pasi destinimi i tij ishte për në këtë qytet.

Në këto katër raste Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka sekuestruar mbi 340 pako/shteka me cigare të llojeve të ndryshme, kryesisht të llojeve të shtrenjta.

Policia e Kosovës së bashku me institucionet kompetente, njofton opinionin dhe qytetarët se ka rritur angazhimet dhe prezencës e saj në kontrollet e pasagjerëve, tek të cilët ka dyshime për kontrabanda të tilla.

Continue Reading

Të kërkuara