Aktualitet

Biden: Problemi i inflacionit në rritje, ndryshimi i këtij trendi është prioritet

“Ndryshimi i këtij trendi është një prioritet për mua”, tha Biden në një deklaratë

Published

on

Presidenti i SHBA-së Joe Biden, administrata e të cilit dikur e minimizoi inflacionin si një sfidë të përkohshme, u zotua sot se do të adresojë shqetësimin për rritjen e çmimeve pasi të dhënat e publikuara rishtazi treguan se pagat e amerikanëve nuk po rriten aq sa më parë.

Çmimet u rritën 6.2 për qind në tetor në krahasim me vitin e kaluar, duke shënuar rritjen më të madhe në tre dekada, sipas Byrosë së Statistikave të Punës në SHBA. Gjithashtu, çmimet u rritën me 0.9 për qind nga shtatori në tetor.

“Inflacioni i dëmton xhepat e amerikanëve dhe ndryshimi i këtij trendi është një prioritet për mua”, tha Biden në një deklaratë, raporton ATSh.

Komentet e presidentit përfaqësojnë një gatishmëri të re për t’u përballur drejtpërdrejt me problemin, të cilin Rezerva Federale në SHBA e ka përshkruar vazhdimisht si kalimtare ndërsa republikanët kanë akuzuar administratën për neglizhencë.

Shkalla e papunësisë ra në 4.6 për qind muajin e kaluar, një shenjë e rimëkëmbjes së vazhdueshme nga recesioni i thellë i shkaktuar nga pandemia.

Biden fajësoi inflacionin për rritjen e çmimeve të energjisë.

“Kam urdhëruar Këshillin Ekonomik Kombëtar të ndjekë rrugën e duhur për të reduktuar më tej këto çmime dhe i kam kërkuar Komisionit Federal të Tregtisë që të kundërpërgjigjet ndaj çdo manipulimi të tregut apo rritjes së çmimeve në këtë sektor”, tha ai. 

Lajmet

Nuk ka ndryshim: Çmimi i naftës mbetet i njëjtë.

Published

on

By

Çmimet e derivateve në Kosovë nuk kanë pësuar lëvizje gjatë 24 orëve të fundit. Sipas tavanit të përcaktuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), vlerat maksimale të shitjes për sot janë: Nafta: 1.68 euro për litër; Benzina: 1.47 euro për litër; Gazi: 0.85 euro për litër

Shtrenjtimi i theksuar i naftës erdhi si pasojë e tensioneve gjeopolitike që nisën më 28 shkurt, pas shpërthimit të konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Situata u rëndua veçanërisht me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit nga ana e Iranit, një pikë strategjike përmes së cilës qarkullon rreth 20% e furnizimit botëror me naftë.

Continue Reading

Lajmet

Sulm me thikë në Mitrovicë, e dyshuara dërgohet në spitalin psikiatrik

Published

on

By

Një grua është arrestuar pasditen e së mërkurës në jug të Mitrovicës, pasi dyshohet se ka therë me thikë një burrë.

Viktima është dërguar menjëherë për mjekim, ndërsa e dyshuara, me vendim të prokurorit, është dërguar për trajtim në Klinikën e Psikiatrisë.

Policia po e heton rastin si “lëndim i rëndë trupor”.

Continue Reading

Aktualitet

SHBA: 25 miliardë dollarë shpenzime për konfliktin në Iran

Published

on

By

Sipas një raportimi nga agjencia e lajmeve Reuters këtë të enjte, një zyrtar i lartë i Pentagonit ka dhënë vlerësimin e parë zyrtar për koston e konfliktit në Iran, duke deklaruar se lufta e Shteteve të Bashkuara ka kushtuar deri më tani 25 miliardë dollarë.

Kjo shifër, e cila është e barabartë me të gjithë buxhetin vjetor të NASA-s, u bë e ditur nga kontrollori në detyrë, Jules Hurst, gjatë një dëshmie para Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve.

Hurst sqaroi se pjesa dërrmuese e këtyre fondeve është shpenzuar për municione, megjithëse nuk dha detaje nëse në këtë vlerësim përfshihen kostot e parashikuara për riparimin e infrastrukturës së dëmtuar në Lindjen e Mesme.

Ky njoftim vjen në një moment kritik politik, vetëm gjashtë muaj para zgjedhjeve të mesmandatit, ku republikanët e presidentit Donald Trump po përballen me një betejë të vështirë për të ruajtur shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ndërkohë, demokratët po shënojnë rritje në sondazhe, duke u përpjekur ta lidhin luftën jopopullore me koston e lartë të jetesës.

Kongresisti Adam Smith, demokrati më i lartë në komitet, mirëpriti dhënien e shifrës pas kërkesave të shumta të paplotësuara, por mbetet e paqartë sesi Pentagoni e nxori këtë shumë.

Kjo pasi burime të mëparshme për Reuters kishin raportuar se vetëm gjashtë ditët e para të luftës i kishin kushtuar administratës të paktën 11.3 miliardë dollarë, duke krijuar pikëpyetje mbi vërtetësinë e vlerësimit të ri prej 25 miliardësh. /Reuters/

 

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu fton partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ndërmarrë hapat e radhës për procesin elektoral duke ftuar partitë politike në një takim konsultativ nesër në orën 15:00, me qëllim caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i cili bëri të ditur se në emër të këtij subjekti politik në takim do të marrë pjesë Jehona Lushaku, siç njofton Koha.net.

Ky zhvillim vjen menjëherë pas takimit që Haxhiu zhvilloi sot me kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Gjatë asaj bisede, Radoniqi deklaroi zyrtarisht se KQZ-ja ka kërkuar që 7 qershori të jetë data e organizimit të procesit zgjedhor, për të siguruar kohën e mjaftueshme për të gjitha përgatitjet teknike. Takimi i nesërm në Kuvend pritet të qartësojë vullnetin e subjekteve politike dhe të çojë drejt dekretimit final të datës së votimeve.

Continue Reading

Të kërkuara