Aktualitet

Meta dekreton marrëveshjen me Pfizer për vaksinat COVID-19

Meta ka dekretuar edhe ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës për Bashkëprodhimin Kinematografik.

Published

on

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar aktin normativ të votuar në seancë plenare për marrëveshjen mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë Pfizer për vaksinat e Covid-19.

Kreu i Shtetit ka dekretuar gjithashtu edhe ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës për Bashkëprodhimin Kinematografik, si edhe ratifikimin e konventës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Izraelit për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta, në zbatim të Kushtetutës, ka dekretuar me shpallje, ligjet si më poshtë:

– Ligjin nr. 106/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 30, datë 27.9.2021 “Për miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave”.

– Ligjin nr. 109/2021 “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës për Bashkëprodhimin Kinematografik (e rishikuar), Roterdam, 30.1.2017”.

– Ligjin nr. 108/2021 “Për ratifikimin e konventës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së shtetit të Izraelit për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat”./A2

Vendi

Detajet nga vrasja në Gjilan nga raporti i Policisë së Kosovës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja përmes raportit 24-orësh lidhur me vrasjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në Gjilan, ku një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Sipas raportit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur më 11 tetor 2026, rreth orës 19:32, ku i dyshuari burrë dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri viktimën burrë.

Në vendin e ngjarjes, njësitë policore kanë konfiskuar një sasi të konsiderueshme armatimi e municioni, përfshirë një pushkë gjuetie, një pushkë zjarri M48, një pistoletë, si dhe 68 fishekë e 4 gëzhoja.

I dyshuari për kryerjen e kësaj vepre penale gjendet ende në kërkim policor.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Hetimet për rastin po vazhdojnë nga njësitë përkatëse. /E.A/

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Prof. Ass. Dr. Burim Kiseri sjell një perspektivë bashkëkohore mbi estetikën dentare dhe fasetat moderne në Kongresin e XI-të Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Published

on

By

Prof. Ass. Dr. Burim Kiseri, nga Programi i Stomatologjisë në UBT, ishte i ftuar si ligjërues në Kongresin e XI-të Mbarëkombëtar të Stomatologjisë në Republikën e Kosovës, ku prezantoi temën “Nga Perceptimi Estetik te Fasetat Dentare: Krijimi i Buzëqeshjes në Epokën e Personalizimit”, duke sjellë një perspektivë bashkëkohore mbi estetikën dentare dhe zhvillimet në stomatologjinë restauruese.

Në fokus të prezantimit të tij ishte individualizimi i buzëqeshjes, harmonia ndërmjet dhëmbëve, gingivës dhe tipareve të fytyrës, si dhe rëndësia e planifikimit digjital, teknikës mock-up dhe fasetave dentare në arritjen e rezultateve natyrale dhe funksionale.

Përmes kësaj teme, Prof. Ass. Dr. Kiseri theksoi se estetika moderne dentare shkon përtej formës dhe ngjyrës së dhëmbëve, duke synuar krijimin e një buzëqeshjeje që reflekton identitetin dhe karakteristikat individuale të secilit pacient. Ndërthurja e perceptimit estetik me parimet shkencore dhe teknologjitë moderne mundëson trajtime më të personalizuara, duke ruajtur harmoninë dhe funksionalitetin.

Pjesëmarrja e Prof. Ass. Dr. Burim Kiserit në këtë kongres përfaqëson një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave profesionale, si dhe për promovimin e qasjeve inovative në stomatologji.

Continue Reading

Live

Trump pretendon “armëpushim energjetik” mes Rusisë e Ukrainës, Kievi raporton sulme të reja

Published

on

By

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Rusia dhe Ukraina kanë rënë daktord për një “armëpushim energjetik” me efekt të menjëhershëm, mirëpo pa dhënë detaje shtesë për marrëveshjen.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shpreh i papritur nga ky njoftim, por konfirmoi se Kievi është i gatshëm të pezullojë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse nëse Moska bën të njëjtën gjë. Megjithatë, menjëherë pas deklaratës së Trump-it, Zelensky akuzoi Rusinë se goditi me dronë një central elektrik në Kiev dhe objekte energjetike në Kharkiv, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Kërkesa e Trump-it ndaj Ukrainës për ndalimin e goditjeve mbi rafineritë ruse lidhet me një marrëveshje për importin e naftës dizele ruse, e cila ka pezulluar përkohësisht disa sancione me synim uljen e çmimeve të karburantit në SHBA përpara zgjedhjeve të mesmandatit. Kjo iniciativë ka nxitur kritikave të ashpra nga Zelensky, zyrtarë evropianë dhe politikanë amerikanë. Nga ana tjetër, Britania e Madhe, Franca, Kanadaja dhe BE-ja kanë shprehur mbështetje për idenë e një armëpushimi të qëndrueshëm energjetik, ndërsa Moska ende nuk ka bërë ndonjë koment zyrtar. /BBC/

Continue Reading

Lajmet

Vritet një 29-vjeçar në Pogragjë të Gjilanit

Published

on

By

Një person i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1997, ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri të dielën rreth orës 19:30 në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, bëri të ditur se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje. I dyshuari për kryerjen e veprës, i njohur për organet e rendit, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në kërkim policor. Njësitë përkatëse hetimore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmarrin të gjitha veprimet operative për lokalizimin e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Ngjarja pason një tjetër incident tragjik të ndodhur të premten në Livoç të Ulët, ku një burrë vrau bashkëshorten dhe kunatin e tij, si dhe plagosi një person tjetër.

Lidhur me situatën e krijuar, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe ka njoftuar thirrjen e një mbledhjeje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për të hënën në mëngjes. Hyseni theksoi se komuna do të bashkëpunojë ngushtë me organet e rendit për garantimin e sigurisë publike, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve për maturi e qetësi. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara