Aktualitet

Biden i quan të shtënat në shkollën fillore në Teksas ‘një tjetër masakër’

Presidenti tha se këto lloj të shtënash masive rrallë ndodhin diku tjetër në botë

Published

on

Presidenti i ShBA-së Joe Biden e quajti të shtënat masive vdekjeprurëse në një shkollë fillore në Teksas “një tjetër masakër” dhe tha se është koha për të vepruar kundër masakrës në të ardhmen.

“Kisha shpresuar që kur të bëhesha president, nuk do të më duhej ta bëja përsëri këtë. Një tjetër masakër në Uvalde, Teksas, në një shkollë fillore. Nxënës të bukur, të pafajshëm, të klasës së dytë, të tretë dhe të katërt”, tha Biden të martën vonë në një një fjalim emocionues në Shtëpinë e Bardhë pasi u kthye nga një udhëtim nga Azia.

“Të humbasësh një fëmijë është njësoj si të të heqin një pjesë të shpirtit. Ka një zgavër në gjoks”, shtoi ai.

Të shtënat në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas, rreth 133 kilometra në perëndim të San Antonios, la të vdekur 19 fëmijë dhe dy të rritur.

Sulmuesi u identifikua si Salvador Romas, 18 vjeç, nga Uvalde dhe u qëllua dhe u vra nga policia që shkëmbyen të shtëna.

Presidenti tha se këto lloj të shtënash masive rrallë ndodhin diku tjetër në botë, duke shtuar se ata me probleme mendore ose ata që “humbën mendjen e tyre” ekzistojnë edhe në kombe të tjera. /UBTNews/

lajme

Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt dakordohet që intervistimet të jenë të hapura për publikun

Published

on

By

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt ka diskutuar mënyrën e intervistimit të zyrtarëve institucionalë, duke u pajtuar që dëgjimet të zhvillohen në seanca të hapura për publikun, përveç rasteve kur trajtohen informacione konfidenciale.

Gjatë mbledhjes, deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, kërkoi sqarime nga kryetari i Komisionit, Burim Ramadani, lidhur me mosdërgimin e kërkesave për dokumentacion në të gjitha institucionet, ndonëse, sipas saj, një gjë e tillë ishte dakorduar më herët.

Ramadani sqaroi se kjo kishte ndodhur për arsye teknike dhe siguroi se një situatë e tillë nuk do të përsëritet.

Ai bëri të ditur se më 27 nëntor janë planifikuar të ftohen për intervistim hetuesit policorë, ndërsa nga 30 nëntori deri më 4 dhjetor pritet të intervistohen zyrtarë të zinxhirit komandues të Policisë dhe Inspektoratit.

Ndërkaq, deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, propozoi që intervistimet të zhvillohen në dy faza: fillimisht me pyetje të përgjithshme në seanca të hapura për publikun dhe më pas me pyetje që përfshijnë të dhëna personale ose konfidenciale në seanca të mbyllura.

Ky propozim u mbështet edhe nga deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, i cili u pajtua që pjesët e intervistimeve që përmbajnë informacione konfidenciale të zhvillohen pa praninë e publikut.

Edhe Kica-Xhelili rekomandoi që intervistimi i zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale të mbahet me dyer të mbyllura, për shkak se pyetjet mund të përfshijnë informacione lidhur me fëmijën.

Në përfundim, kryetari i Komisionit, Burim Ramadani, tha se pala që intervistohet duhet të kërkojë mbylljen e seancës dhe ta arsyetojë kërkesën, ndërsa vendimi përfundimtar do të merret nga Komisioni përmes votimit. /E.A/

Foto: Ekonomia online

 

Continue Reading

Lajmet

Kamenicë: Vdes një person në QKUK, dyshohet se kishte konsumuar substanca të dyshuara

Published

on

By

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi dyshohet se kishte konsumuar barna ose substanca të tjera të dyshuara.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, Viktima ishte shoqëruar për trajtim në QKUK, por gjatë qëndrimit aty është raportuar se kishte ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. /E.A/

Continue Reading

lajme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë nën dyshimin për ngacmim seksual

Published

on

By

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të ngacmimit seksual ndaj një gruaje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 nëntor 2026, rreth orës 17:30, ndërsa i dyshuari është arrestuar më 17 nëntor.

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar nga organet e rendit dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Rasti i Arlinda Zekajt: Komisioni Hetimor interviston sot kryetarin e Pejës dhe zyrtarët e QPS-së

Published

on

By

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me veprimet dhe mosveprimet institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, pritet të intervistojë sot pesë dëshmitarë, në mesin e të cilëve edhe kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Sipas agjendës, mbledhja e Komisionit nis në orën 08:30, ndërsa intervistimi i dëshmitarëve pritet të fillojë nga ora 09:30. Përveç kryetarit Muhaxheri, para anëtarëve të Komisionit do të dëshmojnë edhe katër zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale (QPS) në Pejë: drejtuesja Shpresa Lukaj, udhëheqësi Durim Kelmendi, menaxherja e rastit Toska Gega dhe zyrtari Shpat Morina.

Ky komision hetimor kryesohet nga Burim Ramadani (AAK) dhe ka zëvendëskryesues Adnan Rrustemin (LVV). Pjesë e përbërjes janë deputetët Armend Baloku, Arijeta Rexhepi, Osman Musliu dhe Adelinë Tërshani nga LVV-ja; Besa Kabashi-Ramaj dhe Eman Rrahmani nga PDK-ja; Doarsa Kica-Xhelili nga LDK-ja; si dhe Jovana Radosavljeviq dhe Emilija Rexhepi nga radhët e komuniteteve.

Këto intervistime vijnë tre ditë pasi Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare njoftoi se një inspektim i jashtëzakonshëm në QPS-në e Pejës ka konstatuar shkelje të shumta në trajtimin e rastit të së ndjerës Arlinda Zekaj. Raporti i inspektimit evidentoi mosrespektim të afatit gjyqësor, neglizhencë në detyrë, mosveprim sipas detyrës zyrtare dhe mungesë të mbikëqyrjes profesionale.

Si pasojë e këtyre gjetjeve, Divizioni i Inspektimit i ka rekomanduar kryetarit të Pejës ndërmarrjen e masave disiplinore ndaj menaxheres së rastit (T. G.) dhe udhëheqësit të Shërbimeve Sociale (D. K.), si dhe rritjen urgjente të kapaciteteve të stafit profesional në këtë qendër. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara