Aktualitet

Biden fton 110 vende në samitin virtual për demokracinë

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor vetëm Bosnja dhe Hercegovina nuk ka marrë një ftesë për këtë samit.

Publikuar

Kosova e Shqipëria janë mes 110 vendeve të ftuara nga Shtëpia e Bardhë në samitin virtual për demokracinë, të mbështetur fuqishëm nga presidenti amerikan Joe Biden.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor vetëm Bosnja dhe Hercegovina nuk ka marrë një ftesë për këtë samit.

Nga ana tjetër, lista nuk përfshin Kinën, e akuzuar vazhdimisht nga administrata Biden për shkelje të të drejtave të njeriut në rajonin Xinjang, Tibet dhe Hong Kong.

Mbledhja online është një ngjarje që Biden premtoi ta zhvillojë, ndërsa kandidoi për presidencë vitin e kaluar, me synimin për të bashkuar vendet me të njëjtin mendim rreth përpjekjeve për të luftuar korrupsionin dhe autoritarizmin dhe për të promovuar të drejtat e njeriut.

Aktualitet

​Shqipëri-Kosovë, forcim i bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë

Latifi dhe Manastirliu u shprehën se do të forcojnë më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.

Publikuar

nga

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu vizituan sot investimin më të ri që është vënë në funksion, Pediatria e Re e QSUT.

Gjatë vizitës në ambientet e Pediatrisë, ministrja Manastirliu tha se “me ministrin Latifi vendosëm që përveç takimit bilateral të kemi edhe një vizitë në QSUT, në spitalin e sapopërfunduar të Pediatrisë ku janë tre shërbime kryesore: urgjenca, reanimacioni dhe kirurgjia infantile”.

Ministrja Manastirliu u shpreh se “është një nga investimet që do të bëjë më shumë diferencën në shërbimin pediatrik të specializuar”.

Ministri Latifi dhe ministrja Manastirliu u shprehën se do të forcojnë më tej bashkëpunimin mes dy vendeve tona në fushën e shëndetësisë, për të bërë më të mirën për shëndetin e qytetarëve tanë.

Pediatria e re, një investim i qeverisë shqiptare i standardeve evropiane, u përurua në 6 janar të këtij viti dhe do t’i shërbejë mbi 130 mijë fëmijëve në vit.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Komisioni për Legjislacion takon ministrin e Drejtësisë së Shqipërisë, diskutohet për vetingun

Manja vlerësoi se “me Kosovën kemi plot rrugë të përbashkëta në fushën e drejtësisë për të bërë këtë vit”.

Publikuar

nga

Komisioni parlamentar për Legjislacion, kryesuar nga kryetari Adnan Rrustemi, ka takuar sot ministrin e Drejtësisë të Shqipërisë, Ulsi Manja, me të cilën bëhet e ditur se është diskutuar edhe për procesin e vetingut.

Manja vlerësoi se “me Kosovën kemi plot rrugë të përbashkëta në fushën e drejtësisë për të bërë këtë vit, që kanë nisur edhe prej takimit të fundit të dy qeverive në Elbasan”.

“Sot, me Adnan Rrustemin, kryetarin e komisionit parlamentar të Ligjeve, diskutuam dhe ndamë përvojën e Vetingut, situatat, pengesat, problematikën. Kosova do të kalojë nga rruga ku eci Shqipëria. Unë shpresoj dhe uroj, që rruga e tyre të jetë më e shpejtë dhe më e shtruar, edhe duke u mbështetur në përvojën dhe eksperiencën tonë”, tha Manja.

Ministri Manja shprehu kënaqësinë që ky delegacion kishte në përbërje çdo forcë politike të Kosovës.

“Kjo më bën entuziast se Kosova nuk do të hasë aq pengesa e shkopinj nën rrota nga politika në udhëtimin e saj të reformës”, tha Manja.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

​OAK takohet me ministrin e Zhvillimit Rajonal

Ministri shtoi që janë të hapur për çdo formë të bashkëpunimit.

Publikuar

nga

Rëndësia e bashkëpunimit rajonal, sfidat që bizneset po hasin në këtë drejtim, rëndësia e krijimit të kushteve për zonat ekonomike si dhe nevoja për krijimin e ofertave për investitorët potencialë, ishin disa ndër temat e diskutimit në takimin e realizuar ndërmjet përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe Ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka me bashkëpunëtorë.

Kryetari i Bordit të OAK-ut, Skënder Krasniqi theksoi që Oda përmes aktiviteteve të ndryshme në vazhdimësi po identifikon barrierat që bizneset po hasin gjatë bashkëpunimit rajonal si dhe po lobon që në afat sa më të shkurtër kohor të arrihet tejkalimi i tyre. OAK shpalosi gjithashtu edhe organizimet e konferencat rajonale që ka realizuar ndër vite.

Ndërsa, ministri Damka shtoi që janë të hapur për çdo formë të bashkëpunimit, prej të cilës shoqëria dhe komuniteti i biznesit në përgjithësi do të përfitojnë.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Mbi 20 milionë euro pajisje për prodhimin e kriptovalutave nga kosovarët

Kështu ka bërë të ditur Driton Azemi nga Dogana e Kosovës.

Publikuar

nga

Prodhimi i kriptovalutave në Kosovës ka filluar në vitin 2015 dhe deri tani, në vendin tonë janë importuar pajisje për prodhimin e tyre, vlera e të cilave arrin në 22 milionë euro.

Kështu ka bërë të ditur Driton Azemi nga Dogana e Kosovës.

“Prodhimi i kriptovalutave në Kosovë ka nisur qysh herët, që prej vitit 2015 ne kemi pasur rastet e importit për prodhimin e Bitcoin-ëve”, tha ai në KallxoPernime.

“Sipas një analize që e kam bërë, nga viti 2015 deri më sot janë importuar diku rreth 4 milionë euro pajisje për prodhimin e Bitcoin-ëve, ndërsa kartela grafike të cilat përdoren për prodhimin e kriptovalutave, vlera e tyre është 18 milionë euro”, shtoi ai.

Prodhimi i kriptovalutave është ndaluar në Kosovë që nga fillimi i këtij viti, me një vendim të nxjerrë nga Ministria e Ekonomisë, i cili obligon organet e rendit që të sekuestrojnë kudo ku hasin pajisje për prodhimin e monedhave.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara