Lajmet

Biden: 500 milionë dollarë për refugjatët afganë

Biden i thekson sekretarit Blinken se ky i fundit ishte i autorizuar dhe i udhëzuar të paraqiste këtë vendim në Kongres.

Published

on

Presidenti amerikan, Joe Biden ka urdhëruar financimin e 500 milionë dollarëve për të përmbushur nevojat urgjente të refugjatëve dhe migrimit të tyre, viktima të konfliktit dhe persona të tjerë në rrezik, si rezultat i situatës në Afganistan, sipas Shtëpisë së Bardhë.

“Me këtë veprim, përcaktoj se është e rëndësishme për interesin kombëtar për të ofruar një ndihmë deri në 500 milionë dollarë nga Fondi i Ndihmës së Emergjencave për Refugjatët dhe Migracionin i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Biden në një memorandum drejtuar sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe i publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

Në këtë shënim, Biden i thekson sekretarit Blinken se ky i fundit ishte i autorizuar dhe i udhëzuar të paraqiste këtë vendim në Kongres.

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Në nivel vendi sot pritet të mbajë mot me kryesisht me vranësirë dhe riga lokale shiu, ndërkaq intervalet janë të shkurta me diell.

Sipas IHMK temperaturat minimale do të lëvizin nga 14 – 17°C kurse ato maksimale lëvizin nga 25 – 28°C.

Pritet edhe erë e cila do të fryjë nga veriperendimi 1-8 m/s.

Continue Reading

Aktualitet

​Kamberi propozon që çështja e shqiptarëve të Luginës të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

Published

on

Deputeti shqiptar në Serbi,  Shaip Kamberi ka dorëzuar në procedurë parlamentare rezolutën e cila ka për qëllim që Kuvendi i Serbisë të njohë dhe pranojë pozitën diskriminuese me kërkesën për shprehjen e përkushtimit institucional për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Kamberi ka theksuar se përpjekjet e deritanishme nuk kanë dhënë rezultatet e premtuara, andaj propozohet që çështja e pozitës së shqiptarëve në Luginë të përfshihet në dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë.

“Miratimi i kësaj rezolute do të shërbente si shenjë e vullnetit politik për të adresuar sfidat e kahershme dhe për të siguruar barazi për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike që është parakusht për zhvillim demokratik dhe përparim drejt integrimit evropian”, ka thënë ai në një postim në Facebook.

Kamberi përkujton se nevoja për këtë rezolutë lind nga një gjendje e gjatë e mospërfilljes së kërkesave dhe të drejtave të shqiptarëve në këtë rajon, gjë që ka sjellë pasoja të rënda në jetën shoqërore dhe politike të komunitetit.

Ndër problemet më të theksuara në rezolutë janë praktika e pasivizimit të adresave arbitrar, mosnjohja e diplomave të Kosovës, mungesa e përfaqësimit të drejtë e proporcional në institucionet shtetërore, pengesat në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare dhe mos zhvillimi ekonomik i rajonit.

Përmes kësaj rezolute, bëhet thirrje për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara më 2001, 2009 dhe 2013, ndërprerja e praktikave administrative të pasivizimit arbitrar që çojnë në humbjen e të drejtave qytetare, zbatimi i plotë i dispozitave ligjore që garantojnë të drejtat gjuhësore dhe arsimore, përfaqësimi institucional e proporcional të shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe publike, organet shtetërore të nisin procedura të dënimit të të gjithë atyre që ndaj shqiptarëve përdorin gjuhën e urrejtjes dhe krijimi i fondeve zhvillimore me mbështetje shtetërore dhe ndërkombëtare.

Me rezolutë kërkohet krijimi i një trupi parlamentar, me pjesëmarrjen e OSBE-së, sektorit civil dhe përfaqësuesve shqiptarë që do të ketë detyrë të hulumtojë gjitha rastet e pasivizimeve, kësaj mase që po ndryshon strukturën etnike të këtyre komunave.

 

Continue Reading

Bota

​Pesë të vrarë në tregun e Bangkokut

Published

on

Pesë persona u vranë në një të shtënë masive në një treg ushqimor në Bangkok, ku i dyshuari për sulmin në tregun e pemëve dhe ushqimeve të detit Or Tor Kor i mori jetën edhe vetes, konfirmoi policia në kryeqytetin e Tajlandës, raporton BBC.

Katër nga të vrarët ishin roje sigurie dhe i pesti punonte në treg. Dy shitës të tjerë të tregut u plagosën, tha policia.

Togeri i policisë Siam Boonsom u tha mediave lokale se personi i armatosur ishte tajlandez dhe se kishte pasur mosmarrëveshje me rojet e sigurisë së tregut më parë.

Ai tha gjithashtu se të shtënat nuk kishin lidhje me konfliktin e vazhdueshëm të Tajlandës me Kamboxhian.

Tajlanda ka parë disa incidente vdekjeprurëse vitet e fundit, vitin 2023, një djalë 14-vjeçar vrau dy persona dhe plagosi pesë të tjerë në qendër të Bangkokut.

 

Continue Reading

Lajmet

​Guardiola për Yamal: Mos e krahasoni me Messin

Published

on

Pep Guardiola ka reaguar me maturi dhe përgjegjësi ndaj entuziazmit që po rritet rreth talentit të ri të Barcelonës, Lamine Yamal. Trajneri i Manchester Cityt, u bëri thirrje tifozëve dhe opinionit publik që të tregohen të kujdesshëm me krahasimet, sidomos ato me Lionel Messin tha në një intervistë të fundit për GQ Hype.

“Ta krahasosh Lamine Yamal me Messin është një gjë e madhe. Është si të krahasosh një piktor me Van Gogh-un,” tha Guardiola, duke theksuar se pavarësisht talentit të jashtëzakonshëm të 17-vjeçarit, është e padrejtë dhe e dëmshme të vendoset një barrë kaq e rëndë mbi supe të një lojtari kaq të ri.

Guardiola, i cili ka qenë vetë dëshmitar i shpërthimit të Lionel Messit në Barcelonë dhe ka udhëhequr njërin nga epokat më të lavdishme të klubit katalanas, theksoi se çdo lojtar duhet të ketë kohën dhe hapësirën e tij për të ndërtuar një karrierë të veçantë.

“Duhet ta lejojmë të ndjekë rrugën e tij, të rritet si futbollist dhe si njeri, pa presione të panevojshme. Lojtarët si ai kanë nevojë për mbështetje, jo për krahasime,” shtoi trajneri katalanas.

Lamine Yamal, i cili në sezonin e fundit ka bërë paraqitje mbresëlënëse me fanellën e Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, është cilësuar si një prej talenteve më premtues në futbollin evropian. Megjithatë, fjalët e Guardiolës janë një kujtesë se suksesi në nivelin më të lartë kërkon durim, qetësi dhe mbi të gjitha, një mjedis të shëndetshëm për zhvillim.

 

Continue Reading

Të kërkuara