Lajmet

Pasuria e talebanëve, kontrollojnë 90% të opiumit në botë, mblodhën 1.5 mld dollarë në 2020

Vetëm në 2020, të ardhurat e talebanëve arritën në 1.5 miliardë dollarë.

Published

on

Prodhimi dhe shitja ilegale e opiumit konsiderohet si çelësi i suksesit që solli talebanët në pushtet. Por, fuqizimi i tyre në Afganistan ka ardhur gradualisht edhe falë kontrollit që kanë pasur në gjysmën e rajoneve si financimeve nga jashtë. Vetëm në 2020, të ardhurat e talebanëve arritën në 1.5 miliardë dollarë.

Talebanët morën Kabulin, ngritën flamurin e tyre dhe hynë në pallatin presidencial. Synimi i tyre 30-vjeçar për shpalljen e Emiratit Islamik të Afganistanit, po realizohet.

Në Afganistan, talebanët janë parë si armiq të perëndimit, por brenda vendit ata kanë mundur të rezistojnë e të forcohen. Falë klaneve, lidhjes shpirtërore me islamin, por edhe pavarësisë ekonomike, ky grup e mori lehtësisht pushtetin këto ditë.

Afganistani është fusha më e madhe e prodhimit të opiumit në botë, me 90 për qind të sasisë globale, i cili kalohet kontrabandë përmes kufirit dhe shitet përfundimisht si heroinë.

Kjo bimë konsiderohet si çelësi i suksesit për fuqizimin e talebanëve. Prej vitit 2010, ata kanë dyfishuar prodhimin dhe shitjen, duke fituar çdo vit 200 deri në 400 milionë dollarë. Falë këtij aktiviteti, ata kanë fituar besimin e mijëra fermerëve, kanë zgjeruar kontrollin e territoreve, madje kanë sprapsur edhe qeverinë legjitime e misionet e huaja ushtarake, transmeton euronews.al.

Por, opiumi është vetëm një mjet fitimprurës. Talebanët kanë gjetur forma të tjera për të gjenëruar para dhe vitin e kaluar ata siguruan 1.5 mld dollarë të ardhura.

Analistët thonë se talebanët vazhdojnë të marrin para edhe nga Pakistani e Irani. Falë këtyre parave, ky grupim është fuqizuar edhe me armë e artileri të rënda.

Në vitin 2017, talebanët kishin nën kontroll 15 milionë njerëz ose gjysmën e popullsisë së vendit dhe sipas NATO-s e inteligjencës afgane, asokohe ishin 25 mijë talebanë të armatosur.

Continue Reading

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara