Aktualitet

BE dërgon 40 gjeneratorë për spitalet ukrainase

Kështu njoftoi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Published

on

Bashkimi Evropian ka dërguar 40 gjeneratorë të mëdhenj në Ukrainë për të furnizuar spitalet e vendit, njoftoi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Kjo ndihmë vjen për të siguruar furnizimin me energji elektrike për 30 spitale në Donetsk, Dnipropetrovsk, Zaporizhzhya, Mykolayiv dhe Kherson”, tha Von der Leyen në një konferencë ndërkombëtare në Paris për të mobilizuar ndihmën për Ukrainën, shkruan ATSh.

“Njëqind gjeneratorë më të vegjël u dërguan gjithashtu nga Franca, 19 nga Sllovakia, 23 nga Gjermania, 52 transformatorë nga Lituania dhe katër sisteme të energjisë emergjente nga Polonia”, thuhet në një deklaratë të Komisionit.

”Kjo sasi i shtohet 800 gjeneratorëve të dërguar në Ukrainë që nga pushtimi i Rusisë. Furnizimet u kanalizuan përmes mekanizmit të mbrojtjes civile të bllokut, një platformë për koordinimin dhe ndarjen e burimeve emergjente”, theksoi Komisioni.

Live

Hapen qendrat e votimit në SHBA: Nis beteja zgjedhore me pjesëmarrje masive

Published

on

By

Procesi i votimit për zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka hyrë në fazën më intensive, me hapjen e qendrave të votimit nga Bregu Lindor e deri në pjesën qendrore të vendit. Ndërsa miliona qytetarë po u drejtohen kutive të votimit në shtete kyçe si Pennsylvania, Florida, Georgia, Michigan dhe Ohaio, të dhënat zyrtare tregojnë se procesi ka nisur me një pjesëmarrje masive falë votimit të hershëm.

Mbi 58 milionë amerikanë e kanë ushtruar tashmë të drejtën e tyre të votës përmes postës ose personalisht ditët e fundit, duke reflektuar një interesim të lartë në këto zgjedhje përcaktuese.

Këto zgjedhje mbartin një peshë të jashtëzakonshme politike, pasi rezultati i tyre do të përcaktojë kontrollin e Kongresit Amerikan. Republikanët synojnë të mbrojnë shumicën e tyre të ngushtë në të dyja dhomat për të çuar përpara prioritetet legjislative të administratës, ndërsa Demokratët kërkojnë të përmbysin balances e forcave për të marrë në dorë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve.

Vëmendja kryesore mbetet te shtetet e ashtuquajtura “fushëbetejë”, ku gara pritet të jetë jashtëzakonisht e ngushtë dhe numërimi i votave mund të zgjasë me orë të tëra pas mbylljes së qendrave.

Prirja e garës është shoqëruar edhe me zhvillime të papritura brenda taborëve politikë, veçanërisht në shtetin e Michigan-it. Kongresmenja me përvojë nga radhët e Demokratëve, Haley Stevens, ka shkaktuar reagime të shumta brenda partisë së saj pasi doli publikisht në mbështetje të kandidatit republikan për Senat, Mike Rogers. Stevens e arsyetoi vendimin e saj duke kritikuar fushatën e rivalit demokrat El-Sayed për gjuhë përçarëse dhe qasje përjashtuese. Me qendrat e votimit që vazhdojnë të presin votuesit gjatë gjithë ditës, rezultatet e para zyrtare pritet të fillojnë të rrjedhin vetëm në orët e vona të mbrëmjes. /BBC/ – /REUTERS/ foto

 

Continue Reading

Vendi

Rama e quan “show politik” dërgimin në Prokurori të kontratës për ndriçimin publik nga LVV

Published

on

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka cilësuar si “show politik” veprimin e përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), të cilët kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale dokumentacionin lidhur me kontratën për ndriçimin publik në kryeqytet.

Përmes një reagimi në Facebook, Rama ka kritikuar përfaqësuesit e LVV-së, duke pretenduar se ata nuk kanë paraqitur propozime konkrete në Kuvendin e Kryeqytetit për përmirësimin e çështjes së ndriçimit publik.

“Vetëvendosja e Prishtinës i paska kapë do letra e paskan shku edhe sot me bo një SHOW POLITIK para Prokurorisë. Votuesit tuaj ish dashtë me e pyet veten, a e keni pru najherë në Asamblenë e Kryeqytetit ndonjë propozim në të mirë të qytetarëve të Prishtinës? Apo keni hi n’asamble me e luajt hetuesin, prokurorin, gjyqtarin, policin, zëdhënësin? Punoni, more, najsen”, ka shkruar Rama.

Reagimi i tij vjen pasi shefi i asamblistëve të LVV-së në Prishtinë, Gëzim Sveçla, dhe deputeti Ilir Kërçeli njoftuan se kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale dokumentacionin për kontratën e ndriçimit “Smart”, duke pretenduar se ka pasur dallime të mëdha në çmime dhe dëmtim të buxhetit të Komunës së Prishtinës.

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Aksion i madh policor në Prishtinë, përfshihen edhe autoritetet ndërkombëtare

Published

on

Forca të shumta policore janë angazhuar në një aksion në Prishtinë, në një objekt afarist ku operojnë qendra të thirrjeve (Call Center).

Sipas raportimeve, aksioni po zhvillohet në objektin afarist, ndërsa në vendin e ngjarjes janë parë pjesëtarë të shumtë të Policisë.

Për Telegrafin, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale ka konfirmuar se është duke u zhvilluar një aksion në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.

“Mund të konfirmojmë që ka aksion, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare”, ka deklaruar Arbnora Luta.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me operacionin, personat e përfshirë apo veprimet konkrete të institucioneve të rendit.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejshme./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shtatë persona të arrestuar për dhunë në familje në disa qytete të Kosovës

Published

on

By

Disa raste të dhunës në familje dhe kanosjes janë regjistruar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, duke çuar në arrestimin e shtatë personave në rajone të ndryshme të vendit.

Në Prishtinë janë regjistruar dy raste. Në njërin rast, një burrë është arrestuar pasi ka kanosur me thikë një grua, ndërsa gjatë kontrollit policia i ka gjetur një thikë dhe 0.36 gramë marihuanë, duke e dërguar në mbajtje. Po ashtu në kryeqytet është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një burrë tjetër për një rast të mëparshëm të dhunës në familje.

Në Pejë, policia ka arrestuar një burrë të dyshuar për ushtrim të dhunës dhe kanosje ndaj një gruaje. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. Rast i ngjashëm është regjistruar edhe në Klinë, ku një burrë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Në Lipjan janë arrestuar dy burra pas një përleshjeje fizike mes vete pas një mosmarrëveshjeje, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Fushë-Kosovë është iniciuar rast ndaj një burri me shtetësi të Shqipërisë, i cili ndodhet në kërkim policor nën dyshimet për dhunë në familje. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara