Lajmet

BBC: Pse po rilindin telashet mes Kosovës dhe Serbisë dhe a është përfshirë Rusia?

Presidentja e Kosovës, tha se Putin mund ta përdorë Kosovën për të destabilizuar më tej Evropën.

Published

on

Transmetuesi kombëtar i Britanisë së Madhe, BBC, ka publikuar një artikull për tensionet në veri të Kosovës, duke theksuar se ato po rriten.

Protestuesit kanë bllokuar rrugët dhe thuhet se kanë qëlluar me armë pasi u detyruan të vendosnin targa të Kosovës në makinat e tyre.

Ekziston frika se dhuna midis serbëve etnikë dhe shqiptarëve etnikë mund të ndizet përsëri, 23 vjet pas luftës në Kosovë, shkruan BBC.

Ku ndodhet Kosova dhe kush jeton atje?

Kosova është një vend i vogël, pa dalje në det në Ballkan, në kufi me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë.

Shumë serbë e konsiderojnë atë vendlindjen e kombit të tyre.

Por nga 1.8 milionë banorët që jetojnë në Kosovë, 92% janë shqiptarë dhe vetëm 6% serbë. Pjesa tjetër janë boshnjakë, goranë, turq dhe romë.

Si e fitoi Kosova pavarësinë?

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, në vitet 1990, Kosova – një krahinë e ish vendit – kërkoi autonominë dhe pavarësinë e saj.

Serbia u përgjigj me një goditje brutale kundër shqiptarëve etnikë që kërkonin pavarësinë.

Kjo përfundoi në vitin 1999, me një fushatë bombardimi të NATO-s kundër Serbisë, midis marsit dhe qershorit.

Forcat serbe u tërhoqën nga Kosova – por për shumë shqiptarë dhe serbë të Kosovës, konflikti nuk është zgjidhur kurrë.

KFOR i udhëhequr nga NATO është ende e bazuar në Kosovë, me një forcë aktuale prej tre mijë e 770 trupa.

Në vitin 2008, Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë.

Gjithsej 99 nga 193 vende të Kombeve të Bashkuara e njohin tani pavarësinë e Kosovës, duke përfshirë ShBA-në, Britaninë e Madhe dhe 22 nga 27 vende të BE-së.

Por Rusia dhe Kina, të cilat nuk e bëjnë këtë, e kanë bllokuar anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është zotuar se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën si një vend të pavarur.

As Kosova dhe as Serbia nuk janë në BE – por:

  • Serbia është një vend kandidat për në BE që nga viti 2012
  • Kosova ka treguar se dëshiron të aplikojë deri në fund të vitit 2022

Pse janë ndezur telashet tani?

Marrëdhëniet mes qeverisë së dominuar nga shqiptarët dhe pakicës serbe kanë qenë të acaruara prej vitesh.

Fundjavën e kaluar, tensionet u shndërruan në mosbindje civile.

Qeveria e Kosovës donte t’i detyronte ata në zonat me shumicë etnike serbe të ndërronin targat e tyre të makinave të lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës.

Rreth 50 mijë njerëz në këto zona nuk do të përdorin targat e Kosovës sepse refuzojnë të njohin pavarësinë e Kosovës.

Të dielën, serbët etnikë në rajonin verior të Kosovës, i cili kufizohet me Serbinë, barrikaduan rrugët dhe disa burra thuhet se qëlluan me armë në shenjë proteste.

Qeveria e Kosovës shtyu zbatimin e rregullave të reja për një muaj.

A është e përfshirë Rusia?

Qeveria e Kosovës thotë se Serbia po nxit tensione etnike dhe Rusia po e mbështet atë.

Serbia dhe Rusia janë aleatë tradicionalë.

Pas pushtimit rus të Ukrainës, Serbia refuzoi t’i bashkohej regjimit të sanksioneve të vendeve të tjera evropiane.

Në vend të kësaj, në maj, Vuçiç nënshkroi atë që ai tha se ishte një marrëveshje e favorshme gazi me presidentin rus Vladimir Putin.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova fajësoi për tensionin në Kosovë autoritetet kosovare që vendosin “rregulla të pabaza diskriminuese”.

Një deputet nga partia e Vuçiqit tha se Serbia së shpejti do të detyrohet të fillojë “denazifikimin e Ballkanit”, duke përdorur të njëjtën gjuhë që Presidenti Putin përdori për të justifikuar pushtimin e tij në Ukrainë. Më vonë ai kërkoi falje për fjalët e tij.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se zoti Putin mund ta përdorë Kosovën për të zgjeruar konfliktin aktual në Ukrainë dhe për të destabilizuar më tej Evropën. /UBTNews/

Lajmet

Lirohen nga akuza tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Published

on

Pejë- Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj tre të akuzuarve Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, lidhur me akuzën për vrajsen e trefishtë më 26 nëntor 2021 në Gllogjan, ku kishin mbetur të vdekur dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Të tre – Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj –  akuzoheshin se, më 26 nëntor 2021, nën motivin e hakmarrjes, kanë shtënë me kallashnikov në drejtim të një autobusi në Gllogjan, ku mbetën të vrarë dy nxënës 17-vjeçarë dhe shoferi i autobusit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj u liruan nga akuza për veprën penale “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, kurse Halil Mehmetaj u lirua nga akuza për veprën penale “Shtytje në vrasje të rëndë”. Kastriot Mehmetaj u lirua nga akuza edhe për armëmbajtje pa leje.

Me aktvendim të veçantë, tre të akuzuarve iu ndërpre masa e paraburgimit.

Aktgjykimi u shpall të hënën nga kryetari i trupit gjykues, Leon Përlaska.

Më 21 qershor 2023, në seancën fillestare, tre të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm.

Sipas aktakuzës së ngritur më 5 maj 2023 nga Prokuroria Themelore në Pejë, të pandehurit Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, ngarkoheshin se më 26 nëntor 2021, në fshatin Gllogjan, Komuna e Deçanit, saktësisht në rrugën “Ismajl Haradinaj”, të shtyrë nga hakmarrja e paskrupullt, në marrëveshje e bashkëveprim me njëri-tjetrin, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre të cilët ishin fëmijë. Pra, të vdekur mbetën shoferi i autobusit G.Gj, si dhe nxënësit L.H (17 vjeçar) dhe G.M (17 vjeçare). Detajet nga aktakuza mund t’i gjeni: KËTU. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Continue Reading

Lajmet

Shërbimi Meteorologjik Gjerman korrigjon hartën: Kosova paraqitet me kufijtë e saj kushtetues

Published

on

By

Shërbimi Meteorologjik Gjerman (Deutscher Wetterdienst) ka përmirësuar paraqitjen e hartës së tij zyrtare, duke e pasqyruar tashmë Republikën e Kosovës si shtet të pavarur brenda kufijve të saj kushtetues dhe jo si pjesë të Serbisë.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili theksoi se ky korrigjim erdhi si rezultat i reagimit të qytetarëve dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik.

“Ky është një shembull tjetër i qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive japin rezultate konkrete”, deklaroi Ajeti.

Ambasadori u bëri thirrje qytetarëve që, nëse hasin pasaktësi të ngjashme në institucione apo kompani të tjera gjermane ku Kosova apo qytetet e saj nuk paraqiten korrektësisht, të njoftojnë ambasadën në adresën e emailit [email protected] duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse.

Continue Reading

Lajmet

Vrasja e gruas në Malishevë: Arma dyshohet se ishte me leje të babait të të dyshuarit

Published

on

By

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me vrasjen e 25-vjeçares shtatzënë në fshatin Kërvasari të Malishevës. Komandanti i stacionit policor në Malishevë, Nazmi Zogaj, ka konfirmuar se arma me të cilën dyshohet se u krye krimi kishte leje dhe i përkiste babait të të dyshuarit.

“Në momentin e marrjes së informatës, njësitë policore dhe ekipet e emergjencës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Për shkak të lëndimeve shumë të rënda, personat janë transportuar me urgjencë për në QKUK në Prishtinë”, deklaroi Zogaj për mediat.

Më tej, komandanti i stacionit sqaroi rrethanat e armës së përdorur në këtë ngjarje: “Dyshohet se arma është me leje dhe është e prindit të dorasit. Prokuroria e ka cilësuar rastin si vrasje të rëndë, ndërsa ne jemi në fazën fillestare të hetimeve për të zbardhur të gjitha rrethanat”.

Sipas Prokurorisë, dyshohet se 25-vjeçarja është vrarë nga bashkëshorti i saj, i cili më pas ka mbetur i plagosur rëndë dhe po vazhdon të trajtohet në gjendje kritike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Hetimet nga organet e rendit po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Bibliotekës Kombëtare të Kosovës i shtohet botimi i ri “La Scanderbeide”

Published

on

Koleksioneve të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës u është shtuar botimi i vitit 2025 i veprës “La Scanderbeide: Edizione integrale commentata” të Margherita Sarrocchi-t.

Botimi është përgatitur nga Olimpia Gargano dhe është publikuar nga Centro di Cultura e Storia Amalfitana, në serinë Biblioteca Amalfitana.

“La Scanderbeide” konsiderohet një vepër e rëndësishme e letërsisë italiane të shekullit XVII dhe poema e parë epike e shkruar nga një grua në letërsinë italiane të asaj periudhe. Vepra e Sarrocchi-t e vendos figurën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në kontekstin e letërsisë evropiane dhe dëshmon jehonën e tij përtej botës shqiptare.

Botimi i vitit 2025 ka rëndësi të veçantë pasi sjell një edicion të ri dhe më të qasshëm të veprës për lexuesit dhe studiuesit.

Sipas Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ky pasurim i koleksioneve përbën një burim me interes të veçantë për studiuesit e letërsisë, historisë, albanologjisë dhe marrëdhënieve kulturore shqiptaro-italiane./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara