Shëndet

Ballkan Booster 2021: Le të gjejmë zgjidhje!

Për Dhimbjet e Stomakut.

Published

on

Me afrimin e stinëve të ftohta, organizmi është i pari që vëren ndryshimet. E në veçanti stomaku i cili ndjen menjëherë të ftohtin duke shkaktuar kështu dhimbje të mëdha. Personat që kanë probleme të vazhdueshme me këtë organ me siguri e kanë parasysh shtimin e dhimbjeve gjatë kësaj periudhe.

Në të gjithë morinë e kurave, mediakamenteve apo ushtrimeve masazhuese për të parandaluar këtë dhimbje, zgjidhjet natyrale janë më të dobishmet e të preferuarat. Për këtë arsye në këtë artikull ju shpjegojmë se si të kuroni dhimbjet e forta të stomakut me një frut shumë të dashur të vjeshtës. Shega mund të përdoret si një kurë natyrale mjekësore për të shpëtuar nga ky problem e veçanërisht lëkura e saj. Ndiqeni më poshtë përgatitjen e saj në shtëpitë tuaja sipas këshillave.

Si të Përgatisni Kurën me Shegë
Megjithëse kur mendoni shegën e para që ju kujtohet është shija e mirë e kokrriza të saj apo ngjyra e mrekullueshme vishnje, edhe lëkura e saj nuk mbetet pas. Pavarësisht se konsiderohet një barrë për t’u hequr sa herë që doni të konsumoni një shegë, që sot shegën do ta përdorni me çdo pjesë të saj. Lëkura e shegës ju ndihmon me një sërë sëmundjesh dhe dhimbjesh duke filluar që nga diarreja deri tek dhimbjet e stomakut.

Për Dhimbjet e Stomakut
Nëse keni kriza të mëdha barku, vuani nga ulçera apo thjesht dhimbje stomaku, drejtohuni nga lëkurët e shegëve. Ato mund t’ju lirojnë nga të gjithë këto dhimbje shumë lehtë vetëm me disa përgatitje të vogla. Mjafton të zieni 200 ml ujë bashkë me 10-20 gr lëkurë shege të thatë e më pas hiqeni nga zjarri. Lëreni ashtu të pushojë për 30 minuta derisa të formohet një lloj lëngu dhe konsumojeni të ngrohtë. Këtë proces mund ta përsërisni disa herë radhas ose derisa dhimbjet e stomakut të pushojnë.

Për gastritin
Gastriti njihet si një nga sëmundjet më të bezdisshme të stomakut dhe gjithashtu si një nga më të përhapurat. Për t’i bërë ballë kësaj gjendje mund të përdorni kombinimet e çajrave me lëkurë shege. Mjafton të përgatisni sërish pak çaj me lëkurë shege, të kulloni ujin dhe ta konsumoni atë menjëherë.

Një mënyrë tjetër është edhe ajo e përzierjes së këtij çaji me pak qumësht apo mjaltë. Kështu stomaku juaj od të gjejë qetësi në një kohë fare të shkurtër. Të njëjtin trajtim mund ta përdorni edhe për dhimbje apo gjendje të tjera të stomakut në çdo kohë.

Për diarrenë
Pa dyshim një ndër dhimbjet më të zakonshme të stomakut që prek çdo moshë pa u kursyer nëse nuk jeni të kujdesshëm. Për të ndaluan diarrenë mjafton të grini 15 gr lëkurë shege dhe 10 gr arrë moskat dhe t’i zieni në formën e një çaji. Në një tenxhere hidhni dy gota ujë rreth 500 ml, bashkë me pluhurin e arrës moskat dhe lëkurën e grirë të shegës. Lërini të ziejnë për disa minuta derisa uji që ndodhet në tenxhere të shterojë deri në gjysmën e tij. Më pas kullojeni çajin tuaj dhe konsumojeni një herë në ditë në varësi të zgjatjes së problemit./AgroWeb.

Continue Reading

Vendi

United Hospital sjell ofertë gjatë gjithë marsit: kolonoskopi me sedacion nga 190€ në 129€

Published

on

By

Muaji mars shënon periudhën e ndërgjegjësimit për kancerin kolorektal, një nga sëmundjet që mund të parandalohet nëse zbulohet në fazat e hershme.

Gjatë gjithë muajit mars, United Hospital ka lansuar një ofertë promocionale për kryerjen e kolonoskopisë me sedacion, me çmim të reduktuar nga 190 në 129 .

Kolonoskopia në United Hospital realizohet sipas standardeve mjekësore dhe me sistem endoskopik të avancuar për imazheri me rezolucion të lartë, që mundëson verifikim të saktë të gjendjes së zorrës së trashë.

Kjo ofertë kryhet vetëm me mjekun tonë të brendshëm Dr. Valon Hamza, specialist i Gastroenterologjisë. Ndërsa gjatë ekzaminimit pacienti është nën monitorim të vazhdueshëm nga mjeku anesteziolog, duke siguruar komoditet dhe kontroll të plotë gjatë procedurës.

Oferta përfshin edhe vizitën specialistike gastroenterologjike, e cila paraprin ekzaminimin dhe ndihmon në vlerësimin e gjendjes së pacientit para kryerjes së kolonoskopisë.

Kolonoskopia rekomandohet veçanërisht për persona mbi moshën 45-50 vjeç, ndërsa në raste të historisë familjare me sëmundje të zorrës së trashë mund të rekomandohet edhe më herët. Ky ekzaminim është një procedurë endoskopike që mundëson kontrollin e rektumit dhe të zorrës së trashë që futet përmes anusit.

Përmes kësaj procedure mjekët mund të bëjnë vlerësimin e drejtpërdrejtë të mukozës së zorrës, të marrin biopsi për analiza të mëtejshme dhe, kur është e nevojshme, të kryejnë edhe ndërhyrje terapeutike gjatë ekzaminimit. Realizimi i kolonoskopisë me sedacion ndihmon që procedura të kryhet pa dhimbje dhe pa stres për pacientin.

Diagnostikimi i hershëm përmes kolonoskopisë luan rol të rëndësishëm në identifikimin dhe parandalimin e patologjive të zorrës së trashë, përfshirë edhe kancerin kolorektal.

Oferta promocionale prej 129 për kolonoskopi me sedacion është e vlefshme gjatë gjithë muajit mars në United Hospital.

United Hospital – Kujdesi që ju meritoni! Së bashku për një qëllim!

Për informata shtesë kontaktoni: 038 60 70 70/ 046 60 70 70

M2 Prishtinë-Ferizaj Km7, Prishtinë-Kosovë

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Një ndërhyrje e rrallë ortopedike realizohet me sukses në United Hospital

Published

on

By

Në United Hospital është realizuar me sukses një ndërhyrje e rrallë kirurgjikale në shpatull, përmes vendosjes së protezës Universe Reverse, një metodë moderne që përdoret në trajtimin e dëmtimeve të rënda të këtij nyji.

Operacioni u krye nga ortopedët traumatologë Dr. Imran Shaqiri dhe Dr. Arian Bujupi, duke shënuar një hap tjetër të rëndësishëm që po e bën United Hospital në trajtimin bashkëkohor të patologjive komplekse të shpatullës.

Bëhet fjalë për një procedurë që aplikohet në raste të përzgjedhura, kur strukturat natyrore të shpatullës janë dëmtuar rëndë dhe trajtimet e zakonshme nuk arrijnë të japin rezultat. Në këto situata, pacientët shpesh përballen me dhimbje të vazhdueshme dhe kufizim të lëvizjes së krahut, ndërsa vendosja e protezës Reverse mundëson stabilizimin e nyjit dhe përmirësimin e funksionit të shpatullës.

Ndërhyrja në United Hospital u realizua pas një planifikimi të detajuar dhe vlerësimit të plotë të gjendjes së pacientit. Falë teknikës moderne kirurgjikale dhe përvojës profesionale të ekipit mjekësor, operacioni u përmbyll me rezultat shumë të mirë, duke treguar rëndësinë e kombinimit të ekspertizës së mjekëve me standardet bashkëkohore të trajtimit.

Realizimi i ndërhyrjeve të tilla, të cilat konsiderohen ndër më të rrallat në kirurgjinë e shpatullës, dëshmon për zhvillimin e vazhdueshëm të shërbimeve ortopedike dhe nivelin e lartë të kujdesit shëndetësor që ofrohet në United Hospital.

Spitali vazhdon të ofrojë trajtim ortopedik të avancuar dhe të sigurt, duke vendosur pacientin në qendër të kujdesit dhe duke aplikuar metoda bashkëkohore të trajtimit për problemet komplekse të sistemit muskuloskeletor.

United Hospital – Kujdesi që ju meritoni!

Së bashku për një qëllim.

Për më shumë kontaktoni në:

Numri i telefonit: 038 60 70 70/ 046 60 70 70.

Adresa e spitalit: M2 Prishtinë-Ferizaj Km7, Prishtinë-Kosovë.

Continue Reading

Vendi

Kontrolli që çdo grua duhet ta bëjë: oferta speciale gjinekologjike në United Hospital

Published

on

By

Në kuadër të Muajit të Gruas, United Hospital ka prezantuar një ofertë të veçantë për kujdesin ndaj shëndetit të grave, duke ofruar një pako gjinekologjike me çmim proporcional gjatë gjithë muajit mars.

Në këtë institucion shëndetësor, kujdesi për pacientët është gjithmonë prioritet. Departamenti i Gjinekologjisë dhe Obstetrisë në United Hospital ofron shërbime moderne diagnostikuese dhe trajtuese, të realizuara nga një ekip i përkushtuar dhe i kualifikuar mjekësh, duke përdorur teknologjinë më të avancuar për zbulimin dhe trajtimin e sëmundjeve gjinekologjike.

Për të inkurajuar kontrollet e rregullta dhe kujdesin ndaj shëndetit të gruas, gjatë muajit mars ofrohet një pako gjinekologjike me çmim promocional prej 50 euro, nga çmimi i rregullt prej 79 euro.

Pakoja përfshin:

  • Echo gjinekologjike
  • PAP Test
  • Strisho vaginale
  • Strisho cervikale
  • Vizitë mjekësore

Kjo pako u mundëson grave të kryejnë një kontroll të plotë gjinekologjik, i cili është shumë i rëndësishëm për diagnostikimin e hershëm dhe parandalimin e problemeve shëndetësore.

Nëse keni nevojë për kontroll, këshillim profesional apo trajtim të avancuar, Departamenti i Gjinekologjisë dhe Obstetrisë në United Hospital ofron kujdes të specializuar dhe profesional për shëndetin e gruas.

Së bashku për shëndetin e gruas.

Caktoni termin tuaj:

📞 038 60 70 70
📞 046 60 70 70

📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë.

United Hospital – Kujdesi që ju meritoni.

Continue Reading

Shëndet

Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve

Published

on

By

Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.

Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.

Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.

Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.

Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.

Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.

Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.

Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.

Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.

Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.

Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.

Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC

Continue Reading

Të kërkuara