Lajmet

Bajrami: Po “luftohet korrupsioni”, 9 milionë euro i falen Ferronikelit

Deputetja Bajrami ka shkruar në Facebook se qeveria e thirrur për luftimin e korrupsionit, nuk po e lufton këtë dukuri.

Published

on

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka reaguar të martën ndaj një vendimi të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) për siç shkruan ajo “falja e mbi 9 milionë euro Ferronikelit, obligime këto ndaj shtetit rentë minerare”.

Deputetja Bajrami ka shkruar në Facebook se qeveria e thirrur për luftimin e korrupsionit, nuk po e lufton këtë dukuri.

“Po thonë po “luftohet korrupcioni”, që nja fakt tjetër qysh 51%-shi po lufton korrupcionin: Bordi Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, KPMM, i zgjedhur nga 51% me datë 6 dhjetor 2021, ka marrë vendim të i falë Ferronikelit (kompani kjo 100% private) 9,019,979.44 Euro obligime ndaj shtetit rentë minerare”, shkruan ajo.

Sipas Bajramit, Bordi i KPMM-së me datë 31.05.2022 e ka njoftuar Ferronikelin për detyrimin prej 9,019,979.44 milionë euro për rentë minerare, mandej me datë 29.08.2022 pendohet dhe nxjerr një vendim tjetër për ta liruar Ferrronikelin nga ky obligim.

Për kundër këtyre fakteve, ajo thotë se Bordi i KPMM-së ende nuk është shkarkuar.

“Shkarkimi i këtij Bordi ishte në rend dite në seancën e 2 shkurtit, por u largu nga rendi i ditës për procedurë dhe për çudi në seancën e ardhshme nuk është në rend dite, d.m.th. përkundër fakteve të ditura ky bord vazhdon të jetë në dëtyrë me kompetenca të plota. Ky Bord sigurisht do të shkarkohet nga Kuvendi, por dëmi tashmë është bërë, tani shteti do të sorollatet nëpër gjykata duke kontestua vendimin e vet/Bordit të KPMM-së në favor të Ferronikelit. Garant komitetet e LVV-së, e cilësojnë këtë si ”luftë kundër korrupsionit””, shkruan Bajrami.

Lajmet

Pesë kadetë nga Kosova diplomojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Published

on

By

Pesë kadetë nga Kosova kanë diplomuan në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ata do të vazhdojnë shërbimin e tyre si oficerë në radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kjo u bë e ditur nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i cili mori pjesë në ceremoninë e diplomimit me ftesë të homologut të tij nga Shqipëria, Pirro Vengu.

Me mbështetjen e ministrit Pirro Vengu dhe të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Arben Kingji, është bërë e mundur që për vitin e ardhshëm të katërfishohet numri i kadetëve nga Kosova që do të ndjekin studimet në këtë akademi prestigjioze”, shkruan Maqedonci në Facebook

Continue Reading

Lajmet

​IPK-ja identifikon dobësi në pasqyrimin e gjobave dhe shkeljeve

Published

on

By

Inspektorati Policor i Kosovës thotë se ka të meta në pasqyrimin e të dhënave në gjoba në raport me shkeljet dhe që këto “sjellin dyshime se mund të abuzohet gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”. Kjo është theksuar me një inspektim që IPK-ja e ka bërë rreth përdorimit të teknologjisë për matjen e shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve në trafik.

Përmes një njoftimi për media, IPK-ja tha se inspektimi është realizuar me kërkesë të kryeshefit ekzekutiv, ndër të tjera, bazuar në informacionet që IPK kishte pranuar se zyrtarët policorë për arsye të ndryshme nuk i gjobisin kundërvajtësit për shkeljet që i kanë kryer.

Inspektimi ka vënë në pah se ka dobësi/të meta në pasqyrimin e të dhënave në gjoba në raport me shkeljet dhe që këto sjellin dyshime se mund të abuzohet gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Sipas IPK-së. gjatë krahasimit të të dhënave në gjoba dhe atyre të regjistruara në radar gjatë inspektimit janë hasur katër natyra të mospërputhjeve: Shpejtësia e lëvizjes së mjetit e përshkruar në gjobë është më e ulët se ajo e regjistruar në radar (në 55 nga 84 mostra/gjoba); Shpejtësia e kufizuar në radar ndryshon nga ajo e regjistruar në gjobë (në 23 nga 84 mostra); Lloji i shkeljes në gjobë ndryshon nga ajo e matur me radar (në 3 nga 84 mostra); Shqiptohet gjobë për tejkalim të shpejtësisë në bazë të një neni (paragrafi) jo adekuat të ligjit (në 3 nga 84 mostra).

IPK-ja në kuadër të Raportit ka dhënë shtatë rekomandime, që kanë të bëjnë me nevojën e nxjerrjes së një udhëzuesi lidhur me përdorimin e pajisjeve për matjen e shpejtësisë së lëvizjes, mbajtjen e një trajnimi shtesë për të pajisur personelin me njohuri të mjaftueshme, ushtrimit të kontrolleve në drejtim të eliminimit të dobësive sa i përket vendosjes së të dhënave në pajisjet e matjes, ushtrimit të kontrolleve në drejtim të eliminimit të praktikave të dëmshme gjatë shqiptimit të gjobave për kundërvajtje, përdorimit efektiv të automjeteve me pajisje inteligjente, monitorimit të procesit të shkarkimit dhe ruajtjes së materialeve të regjistruara nga pajisjet, aplikimit të praktikës së printimit të kundërvajtjeve.

Continue Reading

Lajmet

Një aksident me fatalitet, Policia e Kosovës shqipton mbi 2 mijë e 200 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2289 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 70 aksidente trafiku me dëme materiale, 35 aksidente trafiku me të lënduar kurse një aksident përfundoi me fatalitet.

Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona, 10 janë dërguar në mbajtje kurse një person është në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohen nëntë armë në formë stilolapsi, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Një person është arrestuar pasi të njëjtit i janë gjetur nëntë armë në formë stilolapsi dhe katër fishek.

Policia në Pejë njoftoi se pas informacionit për një përleshje fizike në fshatin Carrabreg-Deçan njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe i janë gjetur dhe i janë konfiskuar armë të dyshuarit.

Nё koordinim me prokurorin e Shtetit, ёshtё kryer kontroll/bastisje ne shtёpinё e personit tё dyshuar mirёpo nuk ёshtё gjetur diçka e kundёrligjshme.I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё“, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara